Vendimi I deputetes së PDIU Mesila Doda për të dalë e pavaruar duke mos u përfshirë në asnjë grup parlamentare të opozitës, nuk është pritur mirë nga rradhët e demokratëve.
Kryetari I degës së PD në Kavajë Hysen Kadiu, eshte shprehur se i dhanë Mesila Dodës besim të pamerituar duke e vendosur në listën e sigurt, e që nga ana tjetër privuan demokratët të cilët e meritonin.
“PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur edhe pse ishte në listën e sigurt të PD.
Nuk ka asnjë surprizë nga ky veprim. Ajo dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar. Kanë votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë dhe asnjëherë nuk janë rreshtuar në front me demokratët. Ndoshta po t’u jepet mundësia do e bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Sepse problemi nuk është Mesila, Shpëtimi apo modeli i tyre në politikë. Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament”, ka shkruar në Facebook, Hysen Kadiu.
Tag: deputete
-

Mesila Doda del deputete e pavarur, reagojnë zyrtarët e PD: Ju dhamë besim të pameritur, privuam demokratët
-

Reagon Mesila Doda: “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së , nuk u konsultova për grupet parlamentare
Deputetja Mesila Doda, e cila sot ka deklaruar se do te jete e pavaruar ne Kuvend, ka reaguar duke u shprehur se , “unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së, nuk jam deputete e PD-së.
“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, eshte shprehuar ajo. -

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
“Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim për Top Channel, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.
Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.
“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi më herët se në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.
Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupoi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.
-

Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes ‘ministres’ Diella! Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend
E ftuar në intervistën e ditës, në Syri TV me Armela Ferkon, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, ‘Diella’, që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore.
Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i Ramës është që të heqë firmën, emrin dhe përgjegjësinë nga çdo vendimmarrje, duke përjashtuar SPAK-un dhe publikun nga çdo informacion mbi tenderat, koncesionet apo abuzimet me fondet publike. Ajo e cilësoi këtë si një manovër të rrezikshme për të thelluar autoritarizmin dhe për të mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve.
Më tej, deputetja denoncoi përfshirjen direkte të grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje, duke theksuar se mbi 20 deputetë aktualë janë futur në Kuvend me ndihmën e bandave dhe përfaqësojnë interesat e krimit, jo të qytetarëve.
Pjesë nga deklarata:
Sikurse është njoftuar, seanca fillon me diskutimin për programin qeverisës. Jam përqendruar te disa prej fushave të këtij programi dhe nuk e kam përfunduar ende analizimin e tij. Mendoj se Rama e ka bërë këtë për disa arsye. “Diella” i shërben si një mjet propagandistik. Është një “risi” që ai ka vendosur ta shesë në takime, forume dhe institucione ndërkombëtare si një inovacion: që ai do të luftojë korrupsionin duke vendosur një ministre të bazuar në inteligjencën artificiale.
Deri diku ia ka arritur qëllimit për të tërhequr vëmendjen, sepse është hera e parë që një “ministre” dekretohet në mënyrë antikushtetuese një ministre digjitale. Të gjithë kanë folur për këtë.
Nga ato që kam lexuar nga ekspertë të inteligjencës artificiale, kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Sepse, përveç faktit që dekreti është antikushtetues pasi ka një procedurë për emërimin e ministrave që Rama e ka anashkaluar plotësisht kemi të bëjmë me një propozim që presidenti nuk pritej ta kthente mbrapsht, dhe për pasojë ai u dekretua.
Alarmin e kanë ngritur ekspertët për mënyrën se si “Diella” supozohet të veprojë. Rama i ka vendosur një emër dhe një fytyrë, por në thelb nuk kemi më një ministër real. Nëse do të mbledhë tendera apo të merret me prokurime gjë që e dimë se AI programohet atëherë gjithçka do të jetë e programuar që rezultati final të jetë ai që është dashur gjithmonë, por pa një ministër që firmos, pa një ministër që mban përgjegjësi përpara SPAK-ut.
Kjo zëvendësohet me Diellën. Po ajo si do të japë llogari? Si do të mbahet përgjegjëse? Rama e ka hequr fare konceptin e llogaridhënies. Ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani madje mund ta bëjë edhe më shumë. Nuk besoj se ka ndokush që mendon se Rama ka vërtet qëllimin të luftojë korrupsionin. Por tani i ka hequr emrin dhe përgjegjësinë, që askush të mos mund të kërkojë llogari apo të japë llogari para SPAK-ut.
Madje as ne si grup parlamentar i PD-së nuk do të kemi mundësi të kërkojmë llogari për tendera, koncesione, në arsim, në shëndetësi… Më falni, po kush do të vijë të japë përgjigje? Ai e ka hequr mundësinë për llogaridhënie, transparencë dhe informim të publikut. Do të jetë e njëjta gjë me Ramen, por pa asnjë prej mekanizmave që duhet të ekzistojnë në një demokraci.
I gjithë programi i PS-së përmban premtime të përgjithshme, por asgjë konkrete. Të gjitha këto të çojnë drejt autoritarizmit. Rama po e vërteton çdo ditë se jemi në regjim.
Mendoj se zoti Berisha i ka përmendur me emra, por ne kemi bërë një analizë dhe raport të plotë për influencën e krimit dhe karteleve në zgjedhje. Kemi bërë një analizë të të gjitha karteleve, siç është ai i Tropojës. Kemi kartelin e Elbasanit “Çelës”. Janë 10 qarqe dhe në të dhjeta janë mbi 20 bashki ku ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë të bandave të drogës.
Në çdo qark ka pasur deputetë, kryesisht nga lista e hapur, të cilët janë evidentuar si përfitues të një numri të lartë votash. Janë 28 emra deputetësh të mbështetur nga këto struktura në të gjitha qarqet; nga këta, 20-25 kanë hyrë në Kuvend.
Pra, kemi një parlament ku mbi 20 deputetë mund të konsiderohen përfaqësues të karteleve. Ne nuk do të kemi më fjalën e qytetarëve në Kuvend, por interesat e krimit të organizuar.
-

“101 deputetë? Lojë kungulleshkash”, Kaso: Fantazoi një numër që të merremi 1 muaj me këtë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ulur numrin e deputetëve në Parlament, duke e çuar në 101.
“Pse 101 dhe jo 102? Kërkon të na fusë në lojë kungulleshkash. Kemi një forcë politike që pretendon se është mazhorancë, pasi ne nuk e njohim si legjitime, pasi i ka marrë nga aleanca me krimin. “De facto” sot kanë 83 mandate në Kuvend. Edhe sikur të lira e të ndershme të ishin zgjedhjet, 83 mandate nuk mjaftojnë për ndryshime kushtetuese”, tha Kaso.
“Nuk ka arsye politike që të ndryshohet Kushtetuta. Nuk ka as nevojë për ndryshim Kushtetute. Rama shpiku numrin 101. Kryeministri, duke mos u ndalur në asnjë nga arsyet që na kanë çuar që të kemi 140 deputetë, me qëllimin e vetëm për të krijuar tymnajë dhe që të merremi me kungulleshkat e Ramës, duhen 101, 99 apo 90, ka hedhur shashkën”, shtoi deputeti demokrat.
Sipas tij, “i njëjti kryeministër që thotë se në census kemi dalë më shumë se asnjëherë, tani del e thotë që duhet ulur numri i deputetëve”. -

“Kryeministri, me qëllim për të krijuar tymnajë”/ Reagon ashpër deputeti: 101 deputetë, Rama bën lojë kungulleshkash
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në një studio televizive, komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ulur numrin e deputetëve në Parlament, duke e çuar në 101.
“Pse 101 dhe jo 102? Kërkon të na fusë në lojë kungulleshkash. Kemi një forcë politike që pretendon se është mazhorancë, pasi ne nuk e njohim si legjitime, pasi i ka marrë nga aleanca me krimin. “De facto” sot kanë 83 mandate në Kuvend. Edhe sikur të lira e të ndershme të ishin zgjedhjet, 83 mandate nuk mjaftojnë për ndryshime kushtetuese”, tha Kaso.
“Nuk ka arsye politike që të ndryshohet Kushtetuta. Nuk ka as nevojë për ndryshim Kushtetute. Rama shpiku numrin 101. Kryeministri, duke mos u ndalur në asnjë nga arsyet që na kanë çuar që të kemi 140 deputetë, me qëllimin e vetëm për të krijuar tymnajë dhe që të merremi me kungulleshkat e Ramës, duhen 101, 99 apo 90, ka hedhur shashkën”, shtoi deputeti demokrat.
Sipas tij, “i njëjti kryeministër që thotë se në census kemi dalë më shumë se asnjëherë, tani del e thotë që duhet ulur numri i deputetëve”. -

Qokë politike/ Berisha i jep Metës tre deputetë për të krijuar grupin e Partisë së Lirisë (Emrat)
Përveç Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvend do të operojnë tre grupe parlamentare bashkë me atë të mazhorancës.
Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do të jetë i përbërë nga 7 deputetë, ku tre prej tyre vijnë si huazim nga Partia Demokratike, si Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Capja.
Ndërkohë që katër deputetët e Partisë së Lirisë do të kenë edhe pozicionet drejtuese në grupin parlamentar, ku kreu i saj do të jetë Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, Sekretare Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse Erisa Xhixho. -

Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha ‘borxh’ Metës për të formuar Grupin
Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament.
Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbehet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edomnd Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu.
Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë.
Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament dhe komisionet parlamentare.

