Tag: deputete

  • I erdhi radha? Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

    I erdhi radha? Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

    E rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, telashet e Olta Xhaçkës me drejtësinë, nuk janë mbyllur ende plotësisht, pasi Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.
    Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash.
    Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik.
    Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas e mori të pandehur për shpërdorim detyrë në dy raste.
    Goro u akuzua nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës Shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara mundësoi kalimin e dy sipërfaqeve tokë-shtet në Himarë në pronësi të privatëve dhe në finale u kalua në favor të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste.
    Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Pas dënimit të Jorgo Goros, pronat u konfiskuan me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, Prokuroria e Posaçme nuk nisi procedim penal.
    Beleri e ka kundërshtuar vendimarrjen e SPAK në të dyja shkallët më të ulëta të gjyqësorit e tashmë në Gjykatën e Lartë. Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do ta shqyrtojë këtë çështje në dhomë këshillimi, rekurs i cili nëse pranohet gjatë seacnës së 21 tetorit mund të vbërë në pikëpyetje mandatin e Xhaçkës si deputete.

  • Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

    Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

  • “Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

    “Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës.
    Në një intervistë Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë.
    Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
    Intervista:
    Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë fushatë kritike të ashpërsuar sidomos javët e fundit?
    Murrizi: Nëse quhet deklarimi apo thënia me zë të lartë i realitetit sot si kritik, është çështje perceptimi. Varet si e perceptojnë, qoftë militantët, qoftë ata që e kanë votuar dhe tani e votojnë. Secili prej tyre është i lirë që nëse ndihet i fyer nga ana ime t’i drejtohet gjykatës. Unë po ngre një shqetësim në emër të atyre 7250 qytetarëve që më votuan në 11 Maj dhe të atyre 500 apo 600 mijë demokratëve, të cilët kanë 13 vite në opozitë dhe do rrinë deri në 2029.
    Është një realitet i hidhur për fat të keq, por realitet ku duhet vendosur gishti në plagë për të korrigjuar ca të mundet brenda PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Për fat të keq koha më ka dhënë të drejtë. Kam thënë në korrik që nuk ka deputetë tepër PD që të qerasin grupet parlamentare inekzistente që nuk janë provuar prej 2001 dhe kur i shoh që shpërndahen ato një grusht deputetësh që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit, nuk më vjen mirë, se ato janë vota demokratësh.
    Keni thënë para disa javësh që edhe që ju do të jeni në Parlament. Ka ndonjë zhvillim të ri? E shihni veten në Parlamentin e ri?
    Murrizi: Nuk e shoh unë veten në Parlament, e shohin 7250 qytetarët që më votuan. Dhe më votuan shpirtërisht, sepse unë nuk paguaj lekë për votat. Edhe pse kupolat drejtuese ishin kundër Murrizit. Madje thonin që Murrizi nuk i kalon 2 mijë vota. Ata që nuk kanë asnjë votë nga qytetarët në atë mandat që kanë me vete. Nga 50 deputetë, vetëm 7 deputetë kanë vota qytetarësh.
    A keni kontakte me drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike? Si qëndrojnë ata ndaj kritikave tuaja?
    Murrizi: S’kam pasur kontakte se unë shkoj vetëm për mbledhje. Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera apo paradhoma e kryetarit. Për çfarë të shkoj atje. Çfarë kam për të thënë, ua them publikisht siç ua kam thënë edhe nëpër mbledhje.
    Po bëhen përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Disa figura që besohet se mund të ishin kandidatë të mirë për PD po lënë të kuptohet se refuzojnë të angazhohen. Si mendoni ju?
    Murrizi: Është ndjenjë frike dhe pasigurie pasi kanë siguruar një karrige në Parlament. Tregojnë haptazi që gjithë qëllimi i tyre nuk ka qenë beteja për të përmbysur Ramën. Ka qenë vetëm për të siguruar një karrige në Kuvend.

  • Gazetari Hoxha: Tension brenda PD-së, Berisha i befasuar nga kaosi i deputetëve të tij

    Gazetari Hoxha: Tension brenda PD-së, Berisha i befasuar nga kaosi i deputetëve të tij

    Gazetari Ardit Hoxha tha se kaosi i shkaktuar nga opozita në seancën e sotme plenare, ku u votua programi i qeverisë, është vijim i asaj çfarë PD-ja ka bërë që prej ditës kur ka nisur Parlamenti.
    Hoxha theksoi se Berisha dhe shumë deputetë të Partisë Demokratike nuk ishin dakord me zhurmën e shkaktuar nga grupi i tyre.
    Sipas gazetarit, fajtori më i madh është mazhoranca, ku siç nënvizon Hoxha, Rama i provokoi kundërshtarët e tij në Parlament.

    Pjesë nga biseda:
    Hoxha: Ne si gazetarë ishim përgatitur që seanca të zgjaste edhe deri ditën e nesërme. Ajo që ndodhi është vijimi i asaj se çfarë po bën opozita në këto ditë që ka nisur parlamenti. Nga njëra anë pashë Bardhin me 2 a 3 deputetë që iu turrën foltores dhe nga ana tjetër pashë Berishën, që ishte i befasuar, nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte. Nga kontaktet që unë kam pasur, shumë deputetë të PD-së nuk janë dakord për mënyrën se si shkoi seanca.
    Borakaj: Kush e nxiti konfliktin?
    Hoxha: Asnjëherë nuk ka një fajtor të vetëm, ka 2. Më shumë fajtor bëjë mazhorancën. Rama dha sinjalin që seanca do të mbyllej dhe arsyeja e dytë, se kur ke 83 mandate, një peshë kaq të madhe duhet të jesh edhe pak i përulur përballë opozitës që të tkurret.
    /vizionplus.tv

  • “O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë”, Murrizi shpërthen: I thoni Ramës, Skënderbe…

    “O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë”, Murrizi shpërthen: I thoni Ramës, Skënderbe…

    Myslim Murrizi ka qenë i ashpër me ligjvënësit e rinj me të cilët përfaqësohet Partia Demokratike në këtë legjislaturë të re në Parlament.
    Në një emision televiziv, ai i cilësoi ata si aguridhe deputetë, që vijnë e ikin pa pasur asnjë kapital votash mbi supe, pasi sipas Murrizit nuk janë testuar as në Primare dhe as në zgjedhje, por kanë dalë nga listat e mbyllura.
    “Aty janë 19 deputetë të partisë sime, edhe të Basirit edhe të doktorit, që as kanë fut veten në Primare për të parë sesa i duan demokratët dhe as nuk kanë shkuar në terren të shikojnë sa i duan qytetarët. Në emër të kujt sovraniteti flet, ti s’ke vota në kurriz. Politika është aq sa vota ke, aq edhe peshë ke. Pastaj sesa servil je ky është varianti fundit. Këta e masin me lëpirje. Kush e ka gjuhë më të fortë që quravitet te paradhoma e Berishës, që i thonë Ramës, Skënderbe, herkul, Van Dami, bëhet deputet, aguridhe deputet. Siç vijnë edhe ikin”, tha Murrizi.
    Ai bëri thirrje që të aplikohet një qasje e re në politikë dhe kandidatët për deputetë të dalin para popullit për t’u votëbesuar.
    “Kështu që duhet të ketë një qasje tjetër. Qytetarët kanë që në 2009 që nuk takojnë më deputetë në terren. Se deputetë bëhen si ata me çadra, endacakë, 4 vjet mashtrojnë në një qark, e 4 vjet në një tjetër. Janë 5 palë zgjedhje që qytetarët votojnë si në komunizëm, nuk zgjedhin më”, deklaroi Murrizi në “Off the Record” me Andrea Dangllin.

  • “I thoni Ramës, Skënderbe”/ Shpërthen Murrizi: O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë

    “I thoni Ramës, Skënderbe”/ Shpërthen Murrizi: O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë

    Myslim Murrizi ka qenë i ashpër me ligjvënësit e rinj me të cilët përfaqësohet Partia Demokratike në këtë legjislaturë të re në Parlament. 
    Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ai i cilësoi ata si aguridhe deputetë, që vijnë e ikin pa pasur asnjë kapital votash mbi supe, pasi sipas Murrizit nuk janë testuar as në Primare dhe as në zgjedhje, por kanë dalë nga listat e mbyllura. 
    “Aty janë 19 deputetë të partisë sime, edhe të Basirit edhe të doktorit, që as kanë fut veten në Primare për të parë sesa i duan demokratët dhe as nuk kanë shkuar në terren të shikojnë sa i duan qytetarët. Në emër të kujt sovraniteti flet, ti s’ke vota në kurriz. Politika është aq sa vota ke, aq edhe peshë ke. Pastaj sesa servil je ky është varianti fundit. Këta e masin me lëpirje. Kush e ka gjuhë më të fortë që quravitet te paradhoma e Berishës, që i thonë Ramës, Skënderbe, herkul, Van Dami, bëhet deputet, aguridhe deputet. Siç vijnë edhe ikin”, tha Murrizi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. 
    Ai bëri thirrje që të aplikohet një qasje e re në politikë dhe kandidatët për deputetë të dalin para popullit për t’u votëbesuar. 
    “Kështu që duhet të ketë një qasje tjetër. Qytetarët kanë që në 2009 që nuk takojnë më deputetë në terren. Se deputetë bëhen si ata me çadra, endacakë, 4 vjet mashtrojnë në një qark, e 4 vjet në një tjetër. Janë 5 palë zgjedhje që qytetarët votojnë si në komunizëm, nuk zgjedhin më”, deklaroi Murrizi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. 

  • Më duhen disa deputetë borxh/ Hilja e poshtër në kuvend, për të marrë ca para qyl nga shteti

    Më duhen disa deputetë borxh/ Hilja e poshtër në kuvend, për të marrë ca para qyl nga shteti

    Nga Esiona Konomi
    Vetëm 6 nga subjektet që garuan më 11 maj, mundën të siguronin mandate në parlament. Por tashmë që Kuvendi i ri është konstituuar, rezulton që parti parlamentare të jenë 15. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së koalicioni i Sali Berishës ka prodhuar 9 parti të tjera.
    Disa prej tyre përfaqësojnë aleatët të cilëve Berisha u dha vende të listat e sigurta, ndërsa disa të tjerë kanë përdorur një truk me ndihmën e PD-së për të figuruar si parti parlamentare.
    Kështu, përveç Partisë së Lirisë, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Republikane, PDIU-së dhe PBDNJ-së që kishin kandidatët e tyre në listat e mbyllura e që fituan mandate, si parti parlamentare figurojnë edhe Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane dhe Fryma e Re Demokratike.
    Për këtë, deputetët e PD-së, Besard Xhaferi, Denisa Vata, Greta Bardeli dhe Klevis Balliu janë deklaruar si kandidatë dhe tashmë si deputetë fitues të këtyre partive.
    E gjithë kjo, bëhet që aleatët e vegjël të Berishës, ata të cilëve nuk u dha dot vende për të hyrë në parlament, të mund të fitojnë para publike nga fondet vjetore që jep shteti për partitë. Ligji përcakton se financimin e marrin partitë parlamentare.
    Kjo është njëra formë se si po ndihmon Berisha partnerët e tij në opozitë. Disa prej atyre që janë në parlament, përmes sërish një truku, i ka ndihmuar të krijojnë grupe parlamentare, duke i dhënë deputetë hua Partisë së Lirisë dhe Partisë Republikane.
    Kjo bën që të dy këto grupime të kenë zyra në Kuvend, staf ndihmues, si dhe të përfaqësohen në organet më të larta parlamentare më fuqishëm se sa të ishin deputetë të lirë.

  • Beteja e opozitës në Parlament, ish deputeti: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

    Beteja e opozitës në Parlament, ish deputeti: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë.
    Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

    INTERVISTA E PLOTË:
    Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë fushatë kritike të ashpërsuar sidomos javët e fundit?
    Murrizi: Nëse quhet deklarimi apo thënia me zë të lartë i realitetit sot si kritik, është çështje perceptimi. Varet si e perceptojnë, qoftë militantët, qoftë ata që e kanë votuar dhe tani e votojnë. Secili prej tyre është i lirë që nëse ndihet i fyer nga ana ime t’i drejtohet gjykatës. Unë po ngre një shqetësim në emër të atyre 7250 qytetarëve që më votuan në 11 Maj dhe të atyre 500 apo 600 mijë demokratëve, të cilët kanë 13 vite në opozitë dhe do rrinë deri në 2029. Është një realitet i hidhur për fat të keq, por realitet ku duhet vendosur gishti në plagë për të korrigjuar ca të mundet brenda PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Për fat të keq koha më ka dhënë të drejtë. Kam thënë në korrik që nuk ka deputetë tepër PD që të qerasin grupet parlamentare inekzistente që nuk janë provuar prej 2001 dhe kur i shoh që shpërndahen ato një grusht deputetësh që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit, nuk më vjen mirë, se ato janë vota demokratësh.
    Keni thënë para disa javësh që edhe që ju do të jeni në Parlament. Ka ndonjë zhvillim të ri? E shihni veten në Parlamentin e ri?
    Murrizi: Nuk e shoh unë veten në Parlament, e shohin 7250 qytetarët që më votuan. Dhe më votuan shpirtërisht, sepse unë nuk paguaj lekë për votat. Edhe pse kupolat drejtuese ishin kundër Murrizit. Madje thonin që Murrizi nuk i kalon 2 mijë vota. Ata që nuk kanë asnjë votë nga qytetarët në atë mandat që kanë me vete. Nga 50 deputetë, vetëm 7 deputetë kanë vota qytetarësh.
    A keni kontakte me drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike? Si qëndrojnë ata ndaj kritikave tuaja?
    Murrizi: S’kam pasur kontakte se unë shkoj vetëm për mbledhje. Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera apo paradhoma e kryetarit. Për çfarë të shkoj atje. Çfarë kam për të thënë, ua them publikisht siç ua kam thënë edhe nëpër mbledhje.
    Po bëhen përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Disa figura që besohet se mund të ishin kandidatë të mirë për PD po lënë të kuptohet se refuzojnë të angazhohen. Si mendoni ju?
    Murrizi: Është ndjenjë frike dhe pasigurie pasi kanë siguruar një karrige në Parlament. Tregojnë haptazi që gjithë qëllimi i tyre nuk ka qenë beteja për të përmbysur Ramën. Ka qenë vetëm për të siguruar një karrige në Kuvend.
    /vizionplus.tv

  • “Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda reagon për Top Channel: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

    “Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda reagon për Top Channel: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

    “Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim për Top Channel, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

    Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.
    “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi më herët se në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.
    Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupoi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

    Top Channel

  • ‘Nuk jam deputete e PD-së’, Doda tregon arsyen pse nuk u bashkua me grupet parlamentare opoziare: Do të mbroj…

    ‘Nuk jam deputete e PD-së’, Doda tregon arsyen pse nuk u bashkua me grupet parlamentare opoziare: Do të mbroj…

    “Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim publik, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

    Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.
    “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.
    Në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.