Ndalesa e radhës e takimeve elektorale të Mirela Kumbaros ishte Libohova. Bashkë me të ishin edhe kandidatët për deputetë të qarkut Gjirokastër.
“Në një supertakim me libohovitët e zemrës, prezantuam projektet e #Shqipëria2030, bashkë me Piron, Tërmetin, Anilën e Shyqyriun, ku Libohova vjen në dritën e vëmendjes, sepse mbështetjen dhe besimin e saj e kemi gjithmonë pa kursim, prandaj çdo votë e Libohovës për Partinë Socialiste do të përkthehet në mundësi e programe zhvillimi në vijim të shembujve të mirë siç kemi bërë me rikualifikimin e qendrës së qytetit, me rijetëzimet e trashëgimisë kulturore, me projektet turistike në Nepravishtë e Labovë, për ta konsoliduar Libohovën dhe krejt qarkun e Gjirokastrës si perlën kulturore, natyrore e kulinare të jugut të Shqipërisë”, shkruan Kumbaro teksa publikon pamjet.
Tag: deputete
-

Rëndësia e takimeve të Berishës para 11 majit/ Gazetari: Kandidatët për deputetë kanë zbritur në terren
Gazetari Ermal Rizaj, në një lidhje direkte nga selia blu për A Shoë në SYRI TV me Adi Krastën, i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Rizaj theksoi se porosia kryesore e Berishës për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike ka qënë përgjatë takimeve, dalja në terren e tyre dhe trokitja në çdo derë, ku duhet të paraqesin programin e PD dhe platformën e PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
‘Kandidatët jo vetëm pas direktivave të ditës së sotme, por pas mbylljes së procesit të primareve ata kanë zbritur në terren në bazë të zonave që u janë caktuar dhe vijojnë takimet intensive me qytetarët’, u shpreh Rizaj.
Biseda në studio:
Krasta: Pse duket i rëndësishëm brenda të folurës së opozitës ky takim që ka filluar tani në selinë e PD me kandidatët e Qarkut të Tiranës?
Rizaj: Sot porosia më e rëndësishme e zotit Berisha për drejtuesit politik dhe drejtuesve të degëve, kanë marrë porosi që të jenë çdo ditë në terren dhe të trokasin në çdo derë, të paraqesin programin e PD dhe platformën e PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në datë 11 maj do të ketë një organizim të veçantë. Ka nisur numërimi mbrapsh nisja zyrtare e fushatës në darë 11 prill, ku në 11 prill në orën 19:00 do të hapet edhe zyrtarisht fushata e PD-së.
Krasta: Edhe kandidatët e listave të hapura, pse ka pasur pritshmëri në lidhje me këtë takim me zotin Berisha. Janë ata gati për të hyrë në një garë të tillë.
Rizaj: Mbledhja do të nisë për pak minuta me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës. Kandidatët në listë të hapur dhe të mbyllur kanë ndarë zonat dhe kanë sjellë problematikat e këtyre zonave.
Rëndësia e këtij takimi është se kandidatët e listave të hapura dhe të mbyllura, u janë caktuar 2 zona për të monitoruar dhe punuar, si dhe për të sjellë problematikat e këtyre zonave. Ky takim vjen disa ditë para hapjes zyrtare të fushatës.
Në ditët në vijim zoti Berisha do të ketë takime në qarqet kryesore, si në Shkodër, Elbasan dhe të tjera.
Krasta: Ajo që do ndodhë në fushatë nuk është një betejë titujsh por është një betejë konceptesh dhe pranie. A janë gati këta që të jenë fizikisht të pranishëm në kontakt me popullin e Shqipërisë?
Rizaj: Kandidatët jo vetëm pas direktivave të ditës së sotme, por pas mbylljes së procesit të primareve ata kanë zbritur në terren në bazë të zonave që u janë caktuar dhe vijojnë takimet intensive me qytetarët.
-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbledh Parlamentin e ri më 15 prill
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025, ka njoftuar Zyra e Presidencës.Ky është hapi i parë konkret në formimin e institucioneve të reja të shtetit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.Presidentja kishte afat që brenda 30 ditësh të shpallte datën për mbajtjen e seancës. Në të kundërtën, sipas Rregullores të punës së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti do të mblidhej vetë në ditën e 30-tëZgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt dhe rezultatet nga KQZ-ja janë certifikuar javën e kaluar. Në bazë këtyre rezultateve, LVV ka dalë e para me 48 deputetë, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë dhe AAK-NISMA e katërta me 8 deputetë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025, ka njoftuar Zyra e Presidencës.Ky është hapi i parë konkret në formimin e institucioneve të reja të shtetit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.Presidentja kishte afat që brenda 30 ditësh të shpallte datën për mbajtjen e seancës. Në të kundërtën, sipas Rregullores të punës së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti do të mblidhej vetë në ditën e 30-tëZgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt dhe rezultatet nga KQZ-ja janë certifikuar javën e kaluar. Në bazë këtyre rezultateve, LVV ka dalë e para me 48 deputetë, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë dhe AAK-NISMA e katërta me 8 deputetë.
-

Osmani thërret më 15 prill seancën konstuintive të Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025, njofton Zyra e Presidencës.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt dhe rezultatet nga KQZ-ja janë certifikuar javën e kaluar.
Në bazë këtyre rezultateve, LVV ka dalë e para me 48 deputetë, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë dhe AAK-NISMA e katërta me 8 deputetë. -

Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve
Juristi Kreshnik Spahiu mendon se ky sistem elektoral ku do votohet më 11 maj është më i keqi ndër tre dekada pluralizëm në Shqipëri dhe që i disavantazhon së tepërmi forcat e reja politike.
”Risitë e reja janë partitë e reja politika. Unë që kam përjetuar Dhjetorin 90 ndjej atmosferën edhe pse në rrethana e premisa të reja. Me parti të reja politike, situatës, jo për shkak të krizës ekonomike, por për faktorë të tjerë, ku kryesori është Prokuroria Speciale. Shqiptarët pas tre dekadash u përballën me realitet të ri, ku mbi 1 mijë zyrtarë janë nën akuzë, nën hetim, ku përfshihen ish-presidentë, ministra, zv/kryeministra, deputetë.Shqiptarët panë në atë që ishte përtej mediave se si po dalin xhaketat e vjetra të politikës. Partitë e reja nuk gjejnë mundësi më të mirë se kjo, për më tepër duke përfshirë edhe Diasporën, çerekmilioni shqiptarë që janë jashtë influencës politike, ndikimit të votës, që duke e përkthyer në mandate nëse do votonin të gjithë, do prodhoheshin 25 deputetë. Janë të shpërndara në fakt dhe nuk përkthehen automatikisht. Jo vetëm diaspora, por edhe rrjetet sociale, ku të vegjlit janë bllokuar nga mediat, por kanë rrjetet sociale për të bërë fushatën e tyre”, u shpreh ai.



