Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e sotme se personazhi i njohur i krimit Suel Çela, ka marrë porosi nga kryeministri Edi Rama për të zgjedhur deputete kandidaten e PS-së, Sara Milën.
Sipas Berishës, Rama i ka thënë Suel Çelës që kontributi i tij do të matet nga votat që do të sigurojë për kandidaten socialiste në Qarkun e Elbasanit.
Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet në qarkun e Durrësit.
“Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile. Sara Mile dhe se Edi Rama i thotë Suelit që kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Unë i them Suelit që në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë ,më të rëndë për krimin monstruoz elektoral po vazhdoi në këtë mënyrë.
Tani i thotë Edi atij prova jote është “votat e Sarës”. Po në Durrës, Gysi me Pojën, ky Poja qenka nipi i Xhevdet Troplinit, paska marrë fuqinë e klanit me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe krimit nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën për të nxjerrë këtë e atë kandidat.
“Mirë” i them nipit të Troplinëve, Daci a si e ka mbiemrin, ia gjej un atij, “vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin”, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim.
Po, dhe ti mbledhin me krimet tjera që nuk u dalin dy jetë në burg”, tha Berisha.
Tag: deputete
-

Berisha denoncon: Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete Sara Milën
-

“I kërkon të nxjerrë deputete…”/ Denoncimi i Berishës: Suel Çela po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit. Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.
“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mila,” u shpreh Berisha para gazetarëve.
Kreu i opozitës paralajmëroi pasoja për veprimet që ai i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor”, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.
“Unë i them Suelit se do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për krimin monstruoz zgjedhor,” tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita po ndjek nga afër zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. -

Edona Llalloshi shkon e lumtur në Kuvend- Regjistrohet si deputete për herë të parë
Deputetja e Vetëvendosjes, Edona Llalloshi është regjistruar për herë të parë si deputete në Kuvendin e Kosovës.
Para mediave ajo tha se do të bëjë maksimunim, duke vënë theksin te arti dhe kultura.
“Jam shumë e lumtur. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe familjen time. Do të presim në ditët në vazhdim… Përgjigje tjetër për momentin nuk kam. Do të bëjë maksimunim për vendin tim: për komunitetin artistik, për artin dhe kulturën në përgjithësi”, tha deputetja Llalloshi.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

“Kandidatët për deputetë nën lupën e SPAK”/ Gazetari plas ‘bombën’: Ja emrat nën hetim
SPAK ka vendosur nën verifikim kandidatët për deputetë në listat e partive politike, që garojnë në zgjedhjet e 11 majit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit për të pastruar politikën. Gazetari Arsen Rusta raportoi se shumica e kandidatëve, afro 1 mijë prej tyre i kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit, por shtoi se ka prej tyre që kanë procese të hapura lidhur me drejtësinë, ndërsa SPAK ka ngritur një Task Force. Ka kandidatë me CV të pasur për aksident me pasoja, evazion fiskal apo dhe ndërrim emrash.
Me proces të hapur, ende pa kaluar për gjykimin në themel është ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin më 11 prill, gjyqtarja e hetimeve paraprake do marrë vendim do e kalojë apo jo për gjykim dosjen “Partizani”.
Nën hetim është dhe ish-Presidenti Ilri Meta, i cili kandidon si deputet, nga qelitë e burgut “313”, edhe pse deri në 11 maj do ketë sërish kërkesë për revokim mase sigurie.
Ka kallëzime penale, ndaj një funksionari të lartë të Partisë Demokratike, ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, ka kallëzim penal dhe SPAK duhet të jepë përgjigje.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndodhet në gjykim, përveçse person në hetim, është i pandehur për dosjen “Gërdeci. Ka kallëzime për Belind Këlliçin.
Bardh Spahia është marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe pengim i ushtrimit të detyrës, pasi ka refuzuar kthimin në detyrë të një ish-vartësi të tij.
Bashkëshortja e ish-Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi është aktualisht nën hetim.
Nga ana tjetër SPAK nuk e ka mohuar nëse ka nën hetim Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen McGonigal për të cilin ka nisur një hetim kryesisht. Përballë drejtësisë ndodhen nën hetim edhe Plarent Ndreca, madje edhe Klotilda Bushka, si pjesë e dosjes “Veliaj”. Olta Xhaçka është kallëzuar disa herë si për pronat e ushtrisë dhe për pronat e bregdetit. -

“Luftë e ashpër mes llojit”, Kodheli: Më vjen keq, kjo nuk u bën mirë kandidatëve, do të doja të…
Mimi Kodheli, kandidate për deputete nga PS-ja, ishte e ftuar në A2 CNN nga ku foli për garën e 11 majit dhe fushatën elektorale që nis këtë fundjavë.
Kodheli u shpreh ndër të tjera se ajo do të kërkojë një mandat të radhës për deputete dhe këtë herë do të futet në garë me peshën e eksperiencës që ka mbi supe në politikën shqiptare, por thekson se vazhdon të ketë entuziazmin e një vajze të re.
“Kemi filluar më përpara se zakonisht. E mira është se mbërrin në më shumë dyer familjesh të përçosh mesazhin. E “keqja” është se ndonjëherë njerëzit vihen në presion. Çdo fushatë ka veçoritë e veta dhe është e ndryshme.
Edhe para 4 viteve kam qenë në listën e hapur ku duhej thyer herësi, kështu që nuk jam në nxemje, por në një stërvitje të gjatë. Kam garuar në mazhoritar, po ashtu dhe kam eksperienca të ndryshme. Kjo e sotmja duhej të ishte fokusuar te projekti i madh i PS-së.
Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve. Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes.
Unë jam në garë dhe garat nuk i marr me shaka. Përgjithësisht më kërakterizon serioziteti në punë dhe këtë herë mbajë peshën e eksperiencës dhe të qenit grua dhe një nënë, një gjyshe, janë shumë pesha. Kjo më bën më të përgjegjshme, por vazhdon të kem entuziazmin e një vajze të re”, tha Kodheli. -

Rama ironizon kandidatët për deputetë të Berishës me ‘kolazhin’ e insekteve të kënetës: Janë madhështorë!
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale ditën e sotme një video ironike për disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike.
Kreu i qeverisë ka ndarë një video të montuar me AI, ku shfaqen një ‘kolazh’ insektesh të kënetës, ndërsa në sfond është zëri i disa prej kandidatëve për deputetë të Berishës, nga Flamur Noka, Klevis Balliu, Edi Paloka apo Albana Vokshi, si edhe aleati Fatmir Mediu e zëdhënësja Floriana Garo.
Noka: Unë do ta gjej dhe në këtë errësirë të madhe sinjalin dritës në të cilin do të eci.
Paloka: Gazi mi tregoi dhe mua, se ishin bashkë, këto mesazhet duke qeshur. I thashë kjo nuk është për të qeshur, sigurisht ai e kishte marrë mesazhin si shantazh, por po qeshte. Ne nuk do ta lëm te e qeshura.
Vokshi: Protesta e nesërme hap siparin e protestave të tjera, do jetë një seri protestash. Kështu që rrëzohet Edi Rama me protestat. Jo Edi Rama rrëzohet me votë, edhe pritshmëria jonë është 80 mijë 100 mijë, minimalisht që dalin po mund të jenë edhe më shumë.
Balliu: E keni parë Edi Ramën që thotë do futemi në Europë. Është thjesht mashtrues.
Garo: Një artikull I sapo publikuar nga Ëashington Exeamer ka nxjerrë në pah në të gjithë botën përdorimin e parave publike, për të paguar lobist në SHBA me qëllim sulmin ndaj Sali Berishës dhe opozitësh shqiptare.
Mediu: Unë nuk mendoj që bëhet opozitë me gallatë, unë e kam njohur Unikatilin që në 2013. -

Dosja e përgjimeve/ Veliaj të vëllait: Fol me miqtë deputetë
Vijon publikimi i përgjimeve skandaloze të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.
Në përgjim Veliaj I kërkon vëllait të tij Arbrit që të flaës më miqtë e tij deputetë që të ushtronin presion ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas një reagimi të këtij institucioni I cili dënonte gjuhën aggressive dhe intimidimin e prokurorëve nga ana e kryebashkiakut Veliaj, pas arrestimit të tij.
“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the way’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t’i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet nw dosjen hetimore.
Më herët u publikua edhe një përgjim tjetër mes Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. Kjo e fundit ishte thirrur nga zyra konsullore e ambasadës amerikane por Veliaj I kërkon asaj të mos shkojë në ambasadë dhe të presin sat ë vijë Aleks Soros pasi ai do ti rregullojë gjërat.
“Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t’u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet nw dosje.
Një ditë më parë u publikuan edhe disa përgjime të tjera të cilat ekspozonin angazhimin nga Veliaj të një sërë televizionesh për të ushtruar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të GJKKO-së. Siç del nga përgjimet mediat më të përdorura në këtë drejtim ishin Top Channel, Report TV, Shqiptarja.com, Tema etj ndërsa spikasnin emrat e gazetarëve Karlo Bolino dhe Mero Baze.
Po kështu Veliaj u kërkonte bashkëbiseduesve të tij shmangien e gazetarëve të Syri Televizion nga konferencat që lidheshin me çështjen e tij. Në përgjime Veliaj fajëson Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për lënien në qeli me persona të rrezikshëm dhe e paralajmëron anëtarin e qeverisë se do ta mbysë me thonj. Po ashtu ai përdor një gjuhë të rëndë dhe vulgare ndaj ministrit Manja të cilin e cilëson ndyrësirë dhe katundar të ndryrë.
/CNA/ -

Silva Hasaj, kandidatja për deputete në Qarkun Fier: Prioriteti im, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i grave
Silva Hasaj, një emër i ri në politikën shqiptare, garon si kandidate për deputete në qarkun e Fierit, në listën e Partisë Demokratike. Ajo e ka përqendruar fushatën e saj kryesisht në Mallakastër, prej nga ka origjinën familjare, duke premtuar zhvillim ekonomik dhe mbështetje për gratë dhe vajzat në shoqëri.
E lindur më 22 gusht 1992, Hasaj ka një formim akademik të spikatur, duke përfunduar studimet në ekonomi dhe financë në universitete prestigjioze britanike, si “Royal Holloway, University of London” dhe “University of Warwick”. Ajo zotëron gjithashtu një master në Politikë dhe Qeverisje nga Universiteti i Tiranës. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Pas kthimit në Shqipëri në vitin 2020, ajo ka dhënë kontributin e saj si administratore në një kompani ndërtimi, me fokus në departamentin e financës, duke grumbulluar një eksperiencë 8-vjeçare në këtë fushë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Si kandidate për deputete, Hasaj premton të angazhohet për një ekonomi të qëndrueshme, uljen e taksave dhe nxitjen e punësimit. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e krijimit të një shteti të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takimet me banorët e Mallakastrës, Hasaj ka evidentuar problematika të shumta, përfshirë mungesën e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, infrastrukturës dhe vendeve të punës. Ajo shprehet se politikat e ndjekura vitet e fundit kanë sjellë regres ekonomik dhe shpopullim masiv të të rinjve, ndërsa administrata publike është mbushur pa meritokraci.
Silva Hasaj u bën thirrje qytetarëve të Mallakastrës që të reagojnë përmes votës më 11 maj, duke e mbështetur atë si një përfaqësuese të re me vizion për ndryshimin e zonës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Kandidatët për deputetë, Rama ironizon Berishën me një video ku shihen bufa të vegël
Kryeministri Edi Rama ironizon deklaratat e Sali Berishës, lidhur me kandidatët për deputetë të PD-së. ”E sigurtë…”, shkruan Rama, ndërsa publikon në rrjetet sociale një video me disa bufë, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha. Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që ”konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
