Tag: deputete

  • Anëtarët e Qeverisë pas betimit si deputetë s’mund të ushtrojnë detyra ekzekutive

    Anëtarët e Qeverisë pas betimit si deputetë s’mund të ushtrojnë detyra ekzekutive

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se anëtarët e Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje pas betimit si deputetë dhe më pas nuk duhet të ushtrojnë funksione ekzekutive.
    Disa orë para mbajtjes së vazhdimit të seancës konstituive – që ka nisur më 15 prill – IKD, gjatë një konference për media, u bëri thirrje partive politike që të miratojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, për t’i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Sipas këtij instituti, ligjet aktuale të Kosovës, Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë janë në mospërputhje, duke krijuar paqartësi sa i përket se kur i fillon mandati një deputeti të zgjedhur dhe kur duhet që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje.
    Melos Kolshi nga IKD tha se në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se mandati i deputetit nis në ditën e seancës konstituive, ndërkaq neni 70 thotë se ai nis në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
    Ndërkaq, në Ligjin për Qeverinë thuhet se anëtarët e ekzekutivit, të zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pra para 27 marsit.
    Naim Jakaj nga IKD tha se letra e paraqitur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 15 prill në Kuvend, nuk përbën akt të dorëheqjes.
    Kjo formë e dorëheqjes është kontestuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka shtyrë këto parti të mos e votojnë raportin për verifikimin e mandateve dhe të kërkojnë që anëtarët e ekzekutivit të dorëzojnë dorëheqje formale në Kuvend.
    “Një gjë është e qartë, nga momenti i betimit [si deputet], në asnjë rrethanë asnjë person nuk mund të jetë edhe anëtar i kabinetit qeverisës edhe deputet, qoftë ky kryeministër apo ministër. Këtu nuk bëhet fjalë nëse bëhet dallim për një qeveri të rregullt apo qeveri në detyrë. Kryeministri dhe ministrat duhet që në momentin e dhënies së betimit të dorëzojnë menjëherë dorëheqjet e tyre pranë kryesuesit të seancës konstituive dhe administratës së Kuvendit”, tha ai.
    Në letër dërguar Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Kurti ka argumentuar se Qeveria e tij është e dorëhequr që nga 23 marsi, kur ka përmbyllur mandatin e plotë katërvjeçar.
    Ai më pas ka thënë se thirrja e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që ai dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë të mos ushtrojnë funksione ekzekutive rrezikon të krijojë “vakum institucional”.
    Por, IKD tha se interpretimi që ekzekutivi i bën Ligjit për Qeverinë sa i përket mandatit të saj, vlen për Qeverinë si institucion, e jo për kreun e saj. Andaj ai tha se Kurti dhe ministrat e zgjedhur deputetë, duhet të ofrojnë dorëheqje formale te kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e jo te kryeparlamentari i mandatit të kaluar, Glauk Konjufca.
    Nëse Kurti dhe ministrat e tij, të zgjedhur deputetë, edhe pas betimit si deputetë vazhdojnë punën në Qeveri dhe nuk japin dorëheqje, sipas IKD-së, deputetët e legjislaturës së re kanë dy rrugë: t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë, apo të ngrenë kallëzim penal për ushtrim të dy funksioneve.
    IKD tha se pas dorëheqjes formale të anëtarëve të Qeverisë, të zgjedhur deputetë, ekzekutivi do të udhëhiqej nga zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministrat dhe zëvendësministrat e tjerë, që nuk janë zgjedhur deputetë.
    Ende nuk dihet nëse partitë do të lëkunden nga qëndrimet dhe në seancën e 19 prillit të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
    Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëm pas kalimit të të gjithë këtyre hapave, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konsiderohej e konstituuar.
    Pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. LVV-ja, që paraprakisht kishte shprehur dëshirën që të formonte një ekzekutiv vetëm me partitë joserbe, së voni ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se i duhet bashkëpunimi edhe me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.
    Më 17 prill, deputeti i zgjedhur nga LVV-ja, Haxhi Avdyli, tha se kjo parti ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, megjithëse jo të shkruar, për ta formuar Qeverinë e re të vendit.
    Nisma, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera. Kjo parti ka fituar tri ulëse në përbërjen e re parlamentare.
    Partitë e tjera shqiptare, që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk preferojnë një bashkëpunim me LVV-në./Radio Evropa e Lirë/

  • Betohen deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës

    Betohen deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës

    Janë betuar sot 120 deputetë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.Pas takimit konsultativ sot paradite të të gjitha partive u dakordësuan që të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.Ky raport nuk u votua nga opozita në seancën e 15 prillit pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së argumentuan se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.Betimi i hap rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Kjo u arrit në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Deklarata e betimit:Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!/ Kosova Press/Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Janë betuar sot 120 deputetë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.Pas takimit konsultativ sot paradite të të gjitha partive u dakordësuan që të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.Ky raport nuk u votua nga opozita në seancën e 15 prillit pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së argumentuan se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.Betimi i hap rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Kjo u arrit në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Deklarata e betimit:Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!/ Kosova Press/

  • “Krimi kërkon deputetë në Kuvend”, gazetarja: Ja zonat ku bandat po ndikojnë në fushatë

    “Krimi kërkon deputetë në Kuvend”, gazetarja: Ja zonat ku bandat po ndikojnë në fushatë

    Zgjedhjet fushata elektorale dhe krimi i organizuar duket se janë një binom i pandashëm sa herë në Shqipëri votohet.
    E ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion plus, gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se sot ka kandidatë që janë sponsorizuar nga krimi.
    Sipas saj krimit i duhet deputetë në Kuvend për të miratuar ligjet që ju interesojnë.

    E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilat janë qytetet ku krimi ka më shumë ndikim këtë periudhë, Topalli listoi Fierin, Elbasanin, Shkodrën dhe Durrësin, ndërsa theksoi se në Tiranë ende nuk ka zhurma në sipërfaqe.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Ka informacione nëse bandat kriminale janë aktive në vendosjen e kandidatëve në këto zgjedhje?
    Topalli: Ne kemi parë dhe mbiemra të caktuar, dhe nuk e dimë nëse ka ndikim banda apo thjeshtë rastësi. Krimi ka synim kryesor të ketë në parlament njerëz që bëjnë ligje në favor të tyre. Unë shpresoj që krikmi mos ketë dorë në disa emra kandidatësh.
    Borakaj: Kush janë qarqet më problematike?
    Topalli: Fieri jo më kot SPAK është aty. Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Tirana duket sikur gëlon por në sipërfaqe nuk thuhet gjë akoma.
     
     

  • Skandali, si Rama ka shndërruar administratën në “rezervuar” elektoral, ka mbushur listat e kandidatëve për deputetë…

    Skandali, si Rama ka shndërruar administratën në “rezervuar” elektoral, ka mbushur listat e kandidatëve për deputetë…

    Elmas Bogdani
    Një hulumtim mbi jetëshkrimet e vetëdeklaruara të kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit, sugjeron se në radhët e partisë në pushtet garojnë njerëz që në shumicën dërrmuese janë drejtorë në administratën publike dhe më pak politikanë në profesion. Në listë dallojnë drejtorët e punëve thellësisht teknike, të cilat, logjikisht vështirë se mund të prodhojnë ide politike, të tilla si Agjencia Kombëtare e Ushqimit apo Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Përballë tyre, nga koalicioni Shqipëria Madhështore, vihen re, përveç politikanëve profesionistë, një numër aspak i ulët ish-drejtorësh, të PD-së apo LSI-së, shumë prej të cilëve kanë mbetur të papunë prej shumë vitesh. Të dyja partitë e mëdha, për nga lloji i jetëshkrimeve të kandidatëve, duket se janë, në njëfarë mënyre, parti elitiste.
    Nuk ka fermerë në to apo punëtorë të zakonshëm. Në raste të rralla në garë në listat e tyre gjendet ndonjë dentist apo farmacist, njerëz që punojnë praktikisht në sektorin privat. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit garojnë gjithsej 2046 kandidatë për deputetë – një numër tepër i lartë ky i diktuar nga parashikimet e përcaktuara nga dy partitë e mëdha në Kodin Zgjedhor. Partia Socialiste në mazhorancë dhe aleati i saj i pashpallur, Socialdemokratët e Tom Doshit, kanë bashkërisht 372 kandidatë, ndërsa partitë që garojnë në kampin opozitar, të mëdha dhe të vogla, kanë së bashku 1674 kandidatë. Në radhët e socialistëve, numri i drejtorëve të shtetit bie veçanërisht në sy në krahasim me realitetin e vendit. Kështu, sipas jetëshkrimeve të deklaruara, 163 nga 186 kandidatët e socialistëve ose 87% e totalit janë të punësuar në sektorin publik si deputetë, ministra, zyrtarë të lartë dhe në raste më të rralla, si nëpunës të nivelit të mesëm.
    Prania e stërmadhe e drejtorëve të administratës publike në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në pushtet duket se dëshmon përdorimin e gjerë të aluduar të administratës publike në zgjedhjet parlamentare. Kjo situatë i bën zgjedhjet e 11 majit, minimalisht të pabarabarta. Ndërkohë, lidhja mes institucioneve famëkeqe për shkallë të lartë korrupsioni dhe numrit të kandidatëve të furnizuar nga këto institucione, sugjeron në fakt se Partia Socialiste i ka varur shpresat për fitore, jo te politika e ideve, por te makineria elektorale, e cila mund të mobilizojë vota për shkak të avantazheve që i jep pozicioni shtetëror.
    Hendeku mes dy kampeve
    BIRN hulumtoi jetëshkrimet e kandidatëve të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kuptuar tiparet e qytetarëve që po garojnë në zgjedhjet e 11 majit, për partitë e mëdha apo të vogla, të reja apo të vjetra. Kandidatët e partive kryesore, që perceptohen gjerësisht si pretendente për mandate dhe ndikim në qeverisjen e ardhshme të vendit, u pasqyruan në një bazë të dhënash me profesionet e deklaruara dhe pozicionet e punës, me synimin për të krijuar një ide më të qartë mbi profilin social dhe profesional të tyre. E dhëna më domethënëse duket se konsiston në faktin që, në radhët e partisë në pushtet garojnë zyrtarë të administratës publike, asaj administrate që, nëse vendi dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian, duhet të jetë profesionale dhe jopartiake. Në radhët e partive opozitare, të punësuarit në shtet janë jashtëzakonisht të rrallë. Aktualisht në Shqipëri ka 750 mijë të punësuar në sektorin jobujqësor, rreth 75 mijë të papunë të regjistruar dhe rreth 400 mijë të vetëpunësuar në bujqësi. Nga këta, rreth 185 mijë ose më pak se 10% e të gjithë forcës aktive të punës janë në sektorin publik.
    Por gati 90% e të gjithë kandidatëve të partisë në pushtet vijnë nga ky sektor, ndërkohë që nga sektori privat ka disa biznesmenë, disa stomatologë dhe një farmaciste. Sektori publik ka furnizuar, jo vetëm ata të cilët sot mund të quhen politikanë në profesion, deputetë që kanë shumë mandate, por edhe disa, të cilët, ndonëse janë bërë deputetë apo ministra së fundmi, kanë qenë drejtorë në ndonjë ministri para se të merrnin pozicionin aktual. Por sektori publik ka furnizuar gjithashtu pjesën dërrmuese të socialistëve që garojnë për deputet për herë të parë. Ndërkohë, numri i mjekëve, mësuesve, profesorëve apo profesionistëve të tjerë, puna e të cilëve është lidhur detyrimisht me sektorin publik, është jashtëzakonisht i paktë në radhët e partive të opozitës. Dhe në rastet e pakta kur kandidatët e opozitës janë të punësuar në sektorin publik, pozicionet e tyre të punës duket se janë diametralisht të kundërta me drejtorët dhe shefat e mazhorancës: ndonjë infermier, ndonjë mësues fshati, një oficere sigurie në Elbasan për Lëvizjen Bashkë apo një punonjës tatimor diku.
    Në kontrast me partitë e tjera, Lëvizja Bashkë garon me njerëzit e thjeshtë, përfshirë kandidatë që nuk ngurrojnë të deklarojnë se kanë mbaruar vetëm shkollë të mesme, apo kanë vetëm arsimin bazë, ndërsa në masë punojnë, qoftë në profesione pak të kualifikuara si fason apo call centre, qoftë në profesione të mirëpaguara dhe me aftësi të mëdha si teknologjia e informacionit apo bota akademike. Mosha e re duket se është emëruesi i tyre i përbashkët, ndërsa një numër jo i vogël, qoftë në profesione të kualifikuara si menaxherë biznesi, qoftë në profesione të tilla si pastiçier apo ndihmës social, garojnë nga emigrimi. Euroatlantikët garojnë me një përzierje, ekspertë në fusha të ndryshme, kandidatë në moshë të mesme që kanë bërë karrierë në një profesion të caktuar dhe njerëz të thjeshtë. Por në radhët e tyre ka një numër jo të vogël kandidatësh që kanë lënë të bardhë seksionin “eksperienca në punë” të formës së jetëshkrimeve të kërkuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjë që sugjeron se mund të jenë edhe të papunë. Edhe në radhët e Euroatlantikëve ka ndonjë ish-drejtor, por këta janë të rrallë. Aktivistë të shumtë nga vendi dhe emigrimi mbushin listat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
    Gara mes drejtorëve të PS
    Shërbime të tilla publike si Kadastra apo siguria ushqimore, të cilat, sipas logjikës më elementare, janë institucione ligjzbatuese, me procedura ngushtësisht teknike, pra institucione të cilat vështirë se mund të prodhojnë politika, qoftë të majta apo të djathta, kanë prodhuar në fakt një numër të lartë kandidatësh. Në qarqe të caktuara, shumë drejtorë njëherësh. Në Durrës, drejtoresha e Postës, Etleva Budini garon në radhët e socialistëve me drejtorin e Portit, Indrit Gjoka dhe drejtorin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ani Dyrmishi. Drejtori i mëparshëm i Portit, Pirro Vengu, sot ministër, garon në qarkun e Vlorës. Dorina Laçi, drejtoreshë e arsimit në Krujë garon krahas Gentian Hillës, kryekomisar i Komisariatit Kurbin, i cili është dorëhequr pak ditë para se të kandidohej nga socialistët. Këta nuk janë të vetmit. Në Elbasan, drejtori i Kadastrës, Adi Qose garon krahas Luan Duzhës, deputetit që PS e bleu nga LSI dhe që gjatë katër viteve të fundit që nuk ka qenë deputet, ka qenë drejtor i Shërbimit Pyjor në qarkun Elbasan. Sara Mila, drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror është në listë bashkë me Ermal Elezin, drejtor në Agjencinë për Bashkëqeverisjen Vendore.
    Përballë tyre, Dashamir Xhika, ish-drejtori i rrugëve në koalicionin PS-LSI garon në radhët e opozitës dhe ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Dritan Sejko, i cili duket se vjen nga radhët e PDIU-së. Pjesa tjetër e listës së opozitës është e mbushur me dy mjekë, dy lektore në universitetin e Elbasanit dhe njerëz të sektorit privat. Dy nga çështjet më shqetësuese dhe dy nga sektorët më të prekur nga korrupsioni në Shqipëri, çështja e titujve të pronësisë nga njëra anë dhe çështja e sigurisë ushqimore janë sektorët që duket se prodhojnë më shumë kandidatë për deputetë, përfshirë nga radhët e socialistëve apo kundërshtarëve të tyre të koalicionit Berisha-Meta. Dikush mund të thotë se analizat për sigurinë ushqimore, të tilla si kontrollimi i pulave për salmonelë, nuk mundet të prodhojë gjë tjetër veçse një rezultat jopolitik, pra që ka ose nuk ka prani të salmonelës. Dhe kjo prani ose mungesë vështirë se mund të ketë të bëjë me politika të majta, të djathta, të qendrës apo diçka tjetër; e megjithatë, drejtorë dhe ish-drejtorë të AKU-së garojnë në këto zgjedhje. Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Danjel Gjura kandidon për socialistët pasi ka qenë më herët drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërsa Besa Spaho, drejtoreshë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Korçë kandidon gjithashtu në qarkun e saj. Persida Shkrepa, specialiste e ALUIZNI-t garon në Tiranë, dhe Ela Toçka, specialiste e ASHK-së, në Elbasan.
    Ani Dyrmishi, kandidati i PS në Durrës, para se të bëhej drejtor në shëndetësi ka qenë drejtor në hipotekë. Drejtorët e shtetit nuk mungojnë as në listat e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Një drejtor në Bashkinë e Dibrës kandidon për PSD-në, ndërsa kryesuesi i listës së Kukësit, Astrit Cengu, shënon në jetëshkrimin e tij si eksperiencë pune të qenit ‘drejtor në OSHEE’. Në fakt, nëse shikon jetëshkrimet e listës së mbyllur të kandidatëve socialdemokratë të Qarkut Tiranë, do të vëresh se shumica dërrmuese e të dymbëdhjetëve kanë një punëdhënës dhe punojnë që të gjithë për kompaninë private, Profarma sh.a., nën pronësinë e kryetarit socialdemokrat, Tom Doshi. E para, Albana Pëllumbi, shënon në jetëshkrimin e saj se është drejtoreshë e kontrollit të cilësisë në Profarma, ndërsa i dyti, Ralf Tafaj, është menaxher IT në të njëjtën kompani. Punonjës me përshkrime pune që sugjerojnë pozicione më të ulëta në hierarki pasojnë dhe vetëm në numrin 12 gjen një kandidat që nuk deklaron vend pune, sugjerohet, nuk është i punësuar në kompanitë e kryetarit Doshi.

  • “Rama i frikësuar”, Çollaku: Në SPAK kanë mbërritur dy dosje të forta të trafikut të kokainës

    “Rama i frikësuar”, Çollaku: Në SPAK kanë mbërritur dy dosje të forta të trafikut të kokainës

    Gazetari Basir Çollaku njëkohësisht edhe kandidati i PD-së në Mat, tha se në SPAK kanë mbërritur në shqip, dy dosje të forta të trafikut të drogës. Sipas tij, këto dy dosje i kanë humbur qetësinë Ramës dhe se në ato dosje ka shumë ministria, deputetë dhe kandidatë për deputetë. “Edi Rama e di çfarë di Chris LaCivita, di më tepër se ne, di se çdo të ndodhë këtu me Ramë. Ka dy momente shumë interesante. Kanë ardhur dy telefona të rinj në Tiranë. Jo nga ata që përdor Rama, por ata që përdor shoqëria e Ramës, që në u themi SkyEnchro, janë dy telefona të mafias, krimit të organizuar, biznesit. Njëri i arrestuar dhe ekstraduar, tjetri është një lojtar fushate që nga sikleti dhe sakëlldia, një sipërmarrës, ka dalë duke bërtitur, është në dosjet e “Sky Enchro” dhe këta janë më histori droge, kokaine, pastrim parash, investitorë strategjikë. Janë në komunikime me qeveritarë e ministra, e nuk po shkoj më lart se do të dali vetë.
    Do dali vetë emri më lart se sa ministrat. Nëse nuk do e bëjnë ata, do e bëjmë ne. Ja njëri nga ata që do e bëjë, e ke këtu në tavolinë. Nuk do kursejmë asnjë bandit ne. Ky është një siklet shumë serioz, janë dosje shumë voluminoze. Nuk ja ka ndarë trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe investimeve me leje qeveritarësh e ministrash, këtu në Shqipëri dhe ka pasur përpjekje të një ministri për ta takuar të arrestuarin jashtë. Nuk u la nga autoritet përkatëse. Erdhi telefoni para, banditi mbrapa, janë marrë punë publike me shumicë, nga këto njerëz dhe janë shokët e Ramës, e ai i di ato. Kjo është një nga arsyet kryesore të humbjes së qetësisë së zotësisë. Miqtë e SPAK-ut i dinë këto gjëra, me emra, ministra, deputetë, kandidatë që janë aktualisht, por këta zotërinj duhet të shkojnë në qeli. Kopjet që kanë ardhur nuk janë të vetmet, shqip kanë ardhur nuk ka nevojë për të humbur kohë, janë njerëz shumë të afërt me ministra dhe kabinetin e kryeministrit”, deklaroi Basir Çollaku dje për “Syri Tv”.

  • ‘Më shumë deputetë nga Big Brother se nga primaret’, Rama ironizon PD: Demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i kuptoj

    ‘Më shumë deputetë nga Big Brother se nga primaret’, Rama ironizon PD: Demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i kuptoj

    Gjatë një takimi me të rinj e të reja të njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, nuk kurseu ironitë ndaj opozitës, veçanërisht duke vënë në shënjestër procesin e primareve të Partisë Demokratike.
    Rama u shpreh me sarkazëm për mënyrën si u zhvillua ky proces, duke e cilësuar atë si një farsë, dhe duke lënë të kuptohet se rezultatet ishin të paracaktuara. Ai shtoi se më shumë persona nga spektakle si Big Brother po bëhen deputetë, sesa nga procesi i primareve.
    “Këta demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i marr vesh fare, mirë ata që duan pushtet. I patë primaret, bënë primare, u thanë futuni se do votojë populli demokrat dhe kush do votohet do bëhet deputet. A thua se ju thanë futuni që t’ju shohim kush ka më shumë vota t’ju këpusim kokën dhe më shumë deputetë nga Big Brother se sa nga primaret,” – u shpreh Rama.

  • Rama: PD ka kandidatë për deputetë më shumë nga Big Brother, sesa nga Primaret

    Rama: PD ka kandidatë për deputetë më shumë nga Big Brother, sesa nga Primaret

    Gjatë takimit me të rinjtë dhe të rejat e njësive 1, 2, 3 në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama ironizoi procesin farsë të primareve. “Këta demokratët që u shkojnë mbrapa nuk i marr vesh fare, mirë ata që duan pushtet. I patë primaret, bënë primare, u thanë futuni se do votojë populli demokrat dhe kush do votohet do bëhet deputet. A thua se ju thanë futuni që t’ju shohim kush ka më shumë vota t’ju këpusim kokëm dhe më shumë deputetë nga Big Brother se sa nga primaret”,-tha Rama.

  • “Shokët e Ramës në dosjet e drogës”, Çollaku bën deklaratën e fortë: Do dalin emra që shkojnë më lart se ministrat

    “Shokët e Ramës në dosjet e drogës”, Çollaku bën deklaratën e fortë: Do dalin emra që shkojnë më lart se ministrat

    Kandidati i PD-së në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar ditën e sotme në  një emision televiziv, faktin se në SPAK kanë mbërritur në shqip, dy dosje të forta të trafikut të drogës.
    Sipas gazetarit, këto dy dosje i kanë humbur qetësinë Edi Ramës dhe sipas Çollakut, në ato dosje ka shumë ministria, deputetë dhe kandidatë për deputetë.
    Edi Rama e di çfarë di Chris LaCivita, di më tepër se ne, di se çdo të ndodhë këtu me Ramë.

    Ka dy momente shumë interesante. Kanë ardhur dy telefona të rinj në Tiranë.

    Jo nga ata që përdor Rama, por ata që përdor shoqëria e Ramës, që në u themi SkyEnchro, janë dy telefona të mafias, krimit të organizuar, biznesit. Njëri i arrestuar dhe ekstraduar, tjetri është një lojtar fushate që nga sikleti dhe sakëlldia, një sipërmarrës, ka dalë duke bërtitur, është në dosjet e SkyEnchro dhe këta janë më histori droge, kokaine, pastrim parash, investitorë strategjikë.
    Janë në komunikime me qeveritarë e ministra, e nuk po shkoj më lart se do të dali vetë. Do dali vetë emri më lart se sa ministrat.
    Nëse nuk do e bëjnë ata, do e bëjmë ne. Ja njëri nga ata që do e bëjë, e ke këtu në tavolinë. Nuk do kursejmë asnjë bandit ne.
    Ky është një siklet shumë serioz, janë dosje shumë voluminoze. Nuk ja ka ndarë trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe investimeve me leje qeveritarësh e ministrash, këtu në Shqipëri dhe ka pasur përpjekje të një ministri  për ta takuar të arrestuarin jashtë. Nuk u la nga autoritet përkatëse.
    Erdhi telefoni para, banditi mbrapa, janë marrë punë publike me shumicë, nga këto njerëz dhe janë shokët e Ramës, e ai i di ato. Kjo është një nga arsyet kryesore të humbjes  së qetësisë së zotësisë.
    Miqtë e SPAK-ut i dinë këto gjëra, me emra, ministra, deputetë, kandiatë që janë aktualisht, por këta zotërinj duhet të shkojnë në qeli.
    Kopjet që kanë ardhur nuk janë të vetmet, shqip kanë ardhur nuk ka nevojë për të humbur kohë, janë njerëz shumë të afërt me ministra dhe kabinetin e kryeministrit’, tha Basir Çollaku

  • Kuvendi i Serbisë zgjedh Qeverinë e re

    Kuvendi i Serbisë zgjedh Qeverinë e re

    Parlamenti i Serbisë ka zgjedhur qeverinë e re, me kryeministër Gjuro Macut.
    Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 153 deputetë, ndërsa kundër propozimit ishin 46. Të pranishëm nuk ishin 51 deputetë.
    Politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë.

    Të paktën kështu ka paralajmëruar Macut, duke e arsyetuar programin e tij para deputetëve të Kuvendit.
    Ai tha se “do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që kemi pasur deri më tani”.
    Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Milosh Vuçeviç, i cili dha dorëheqje.

  • Albin Kurti: Nuk e lë Kosovën pa qeveri, nuk iki!

    Albin Kurti: Nuk e lë Kosovën pa qeveri, nuk iki!

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.
    Në mbledhjen e ekzekutivit, Kurti tha se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, me votën e tyre kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, pamundësuan vazhdimin e seancës konstituive të martën.

    “Në thelb, ata që nuk pranuan formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër”, tha ai.
    Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit?Kurti përsëriti qëndrimin se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar.
    Ai tha se ligjet dhe Kushtetua thonë se ekzekutivi nga kjo ditë deri në ditën e Qeverisë së re mbetet në detyrë, në rol kujdestar e me kompetenca të kufizuara, duke shtuar se statusin e ekzekutivit të tij ai bëri me dije Kuvendit në letrën që i dërgoi më 15 prill, në ditën e seancës konstituive.
    “Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim – thënë së buti – i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha Kurti.
    Sipas Kurtit, edhe mbledhja e mbajtur sot është detyrim, sipas ligjit, pasi sipas tij, “shteti nuk mund të ketë vakum në qeverisje, Qeveria nuk mund të ketë ndalesë funksionimi”.
    PDK, LDK dhe AAK kanë thënë se Kurti dhe anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, është dashur të japin dorëheqje më herët, duke argumentuar se ata nuk mund të bëjnë betimin si deputetë kur njëkohësisht janë kryeministër, përkatësisht ministra.
    Sipas kryeministrit në detyrë Kurti, edhe në të kaluarën ka pasur raste kur shteti është udhëhequr nga Qeveri në detyrë deri në zgjedhjen e një ekzekutivi të ri.
    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar 48 mandate në legjislaturën e nëntë. Partitë shqiptare, që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 9 shkurtit, e kanë akuzuar LVV-në se po e zvarrit procesin e krijimit të institucioneve, duke argumentuar se partia e Kurtit nuk i ka numrat për votimin e kryeparlamentarit të ri e as të Qeverisë së re.
    “Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe atë sa më parë, e menjëherë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
    Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, e cila u ndëpre afër dy orë pasi nisi.
    LVV-ja më herët është deklaruar kundër një bashkëpunimi me një nga partitë shqiptare, por së voni e ka pranuar se nuk mund ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe.
    Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në, por Nisma Socialdemokrate – që ka fituar tre deputetë – nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë parti, ndonëse ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me partinë e Kurtit./REL/