Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, bën një parashikim për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, teksa është optimist se PD do të marrë 4 mandate, ndërsa PS vetëm 1, edhe ky jo dibran, matjan apo bulqizak.
“Rezultati 11 maj 2025.
PD qarku Dibër do të marrë 4 mandate 100% Dibranë, Matjanë, Bulqizakë dhe Klosjanë.
Rilindja në qarkun Dibër do të marrë 1 mandat, Bledi Klosi mallakastriot dhe 0 deputetë Dibranë, Matjanë, Bulqizakë dhe Klosjanë.”
Tag: deputete
-

Pas shkelmave dhe grushteve, Mziu bën edhe parashikuesin: Në Dibër PD merr 4 deputetë
-

“Nëse ne kemi hasur barriera, Ina është përballur me mure”/ Çuçi takim me komunitetin rom në Vlorë: Nëse nuk zgjidhet deputete do të jetë në qeveri
Takimi i radhës elektoral i drejtuesit politik të Partisë Socialsite, Bledi Çuçi, ishte me banorë të komunitetit rom dhe egjiptian në Vlorë. I shoqëruar nga kandidatja për deputete, Ina Majko, e cila vjen nga radhët e komunitetit rom, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në zgjedhjet e 11 majit.
Teksa vlerësoi kandidaturën e Ina Majkos, ai tregoi arsyet përse zgjodhi pikërisht atë mes shumë aplikantëve të tjerë në platformën “Deputeti që Duam”.
“Nëse ne kemi të tjerët kemi pasur barriera në jetë, Ina ka pasur mure. Ajo ka ditur t’i kapërcejë këto mure, por duke ruajtur integritetin e saj personal. Ajo ka një CV të pasur dhe një profil të spikatur”, tha Çuçi duke treguar më tej edhe reagimin e kryeministrit Rama kur i propozoi Ina Majkon.
“Po, është një zgjedhje befasuese për të mirë”, citoi Çuçi- Ramën.
“Komuniteti rom dhe egjiptian në qarkun Vlorë, por edhe të gjithë qytetarët, duhet ta kenë për nder që t’i japin votën Ina Majkos. Ajo është një kandidaturë që nderon jo vetëm komunitetin tuaj, por nderon gjithë qarkun Vlorë dhe Partinë Socialiste me personalitetin e saj”, tha Çuçi.
Ai rikonfirmoi edhe njëherë atë që është thënë publikisht prej kryeministrit Edi Rama, se nëse Ina Majko nuk arrin dot të zgjidhet deputete, do të jetë pjesë e qeverisë së re të Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të 11 majit. -

S’ka konstituim të Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e gjashtë
Lëvizja Vetëvendosje ka rivendosur kandidaturën e Albulena Haxhiut për pozitat e kryeparlamentares, por ajo ka dështuar sërish në përpjekjen e saj për të siguruar shumicën e votave. Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 118 deputetë.
Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota në favor, 48 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.Seanca është ndërprerë dhe do të vazhdojë pas 48 orësh.
-

“Skrapari me dy deputetë do të ishte kryevepër”, Rama ironizon kundërshtarët: Jepini votën të kapin naj karrige në Parlament zogjve të vegjël
“Skrapari me dy deputetë do të ishte kryevepër”, tha kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në këtë qytet.
Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu ironitë ndaj kreut të opozitës Sali Berisha dhe partive të vogla.
Rama: Në ‘92 populli shqiptar s’kishte zgjidhje tjetër. Buf për herë të tretë Shqipëria as merr më në krah as ka për ta konsideruar më, janë disa zogj të vegjël, jo bëhet jo bashkë, më heqin mallin e Sudes, Vebiut dhe Xhaferrit, e bëjnë detin kos e jetën vaj, jepuni votën dhe s’do të ketë më as çmime të larta, aman jepini votën të kapin naj karrige në Parlament, veç tyre është dhe Luli, i vetmi koalicion tek pull, kur e pyet sa parti ka futu në internet thotë dhe shikoji. Skrapari me dy deputetë do të ishte kryevepër, jepini forca, mblidhini forcat. Gratë nuk flasin por bëjnë punën.Top Channel
-

Kosova në krizë, Abdixhiku: Unë nuk bashkëpunoj me Kurtin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u shpreh se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.
“Jemi të qartë, bindjet tona janë se partia e parë duhet ta ofrojë një kandidat që përfaqëson Kuvendin, jo një kandidat që lexon skriptet e partisë. Ne jemi në opozitë dhe synojmë të jemi në opozitë”, tha Abdixhiku.
“Partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim, nëse nuk ka pasur marrëveshje për kryeparlamentarin, atëherë edhe kjo seancë është e kotë. Është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë”, tha ai. -

Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”/ Si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Për të shpjeguar komunikimin publik të Edi Ramës në rrjete sociale, në mitingje apo edhe në konferenca me gazetarët, shpeshherë flitet për sondazhet që organizon Partia Socialiste dhe që i dhurojnë atij orientimin e duhur mbi çështje dhe probleme të ndryshme që ngrenë qytetarët. Edhe vetë Rama mburret se PS organizon për çdo muaj anketa, të cilat, sipas tij, janë ku e ku më pranë të vërtetës, në krahasim me ato të televizioneve.
Prandaj, kur kryeministri ndan parashikimet për 11 Majit, këto nuk duhen parë si fjalë që i merr era, por si produkte të pyetësorëve, që masin pëlqimin e qytetarëve për njërën parti apo tjetrën, në një moment të caktuar.
Dhe në një hark kohor prej tetë muajsh, Edi Rama ka bërë një seri parashikimesh për rezultatin e 11 Majit, të cilat nëse shihen nga afër tregojnë atë që çdo lider politik do të donte ta fshihte para ditës së zgjedhjeve: pritshmëritë e PS për 11 Majin janë në rënie.
T’i marrim me radhë:
Më 8 shtator 2024, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Edi Rama fluturoi lart me bastin publik për fitoren në zgjedhje. Me arrogancën karakteristike të pushtetarit që sheh para tij një shoqëri të gjunjëzuar para pushtetit, Rama lëshoi një parashikim për të cilin sqaroi se nuk e kishte parë në filxhanët e kafes, por e kishte falë “instituteve moderne të matjes së opinionit”.
Dhe mbajeni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rezultatin e vitit 1997”, deklaroi ai, duke iu referuar një nga momenteve më dramatike të vendit, kur shteti nuk ekzistonte; Partia Demokratike mori vetëm 25 deputetë dhe Partia Socialiste arriti mbi 115 mandate në parlament.
Vetëm një lider delirant ose një autokrat i sigurtë se e ka eleminuar opozitën, mund të shpallë një fitore të tillë 8 muaj para zgjedhjeve.
Pastaj filloi zbritja. Më 10 prill 2025, një ditë para nisjes së fushatës, ndërsa fliste para ekranit të kompjuterit në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, Edi Rama lëshoi një version më të zbutur të fitores: “Nuk e di rezultatin, mbase do të fitojmë më shumë se 77 deputetë” u shpreh ai.
Nuk ishin më 115, por gjithsesi një shumicë komode, që socialistët e synuan por nuk e arritën dot në vitin 2021. Në të njëjtën frymë, ai paralajmëroi se do ta shpallë rezultatin nga Kuçi, siç bëri katër vite më parë.
Shtatë ditë më pas, më 17 prill, u tregua më i rezervuar, ndërsa përsëriste se parashikimin ekzakt do ta bënte nga Kuçi i Vlorës.
“Ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal” tha Rama.
Kësaj radhe, nuk përmendi numër mandatesh, por iu referua numrit prej 74 mandatesh, që ka aktualisht në Kuvend. “Që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi”, u shpreh Rama, që aludoi për rritje simbolike në krahasim me rezultatin e katër viteve më parë.
Por sot në datën 21 prill, ndërsa fliste me simpatizantët në Kavajë, kryeministri zbriti përfundimisht në tokë dhe i çoi pritshmëritë disa herë më poshtë: “Po e përsëris dhe një herë: edhe sikur bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate… PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate” u dëgjua të thotë Rama një parashikim, me të cilën mbyllet cikli i një ëndrre që filloi me 115 deputetë.
Një lider i kujdesshëm politik nuk do të lëshonte në asnjë mënyrë mesazhe të tilla dekurajuese për mbështetësit e tij, të cilët në fillim i ndez me fitore plebishitare, por më pas, ai vetë, ia zbeh pritshmëritë dhe ia pret hovin e angazhimit gjatë fushatës. Të zbresësh reziltatin nga 115 deputetë tek minimumi i 71-shit, tregon më së paku kaos në komunikim dhe mungesën e një strategjie të qartë elektorale.
E nëse ky komunikim, bazohet në anketa dhe sondazhet që organizon vetë Partia Socialiste, kjo rënie graduale dëshmon minimalisht se as vetë Rama nuk i ka të sigurta pritshmëritë dhe rezultatin në 11 Maj.
Dhe kjo është normale, vetëm po të llogarisësh se votat në Shqipëri ose i blen me para në dorë, ose i rrëmben me presionet për një vend pune, ose kur në terren për ty punojnë banditë që nuk i kap dot policia, e jo më t’i kapin sondazhet dhe anketat që bëhen me disa telefonata./ Lapsi.al
-

“Pensionistët s’po vdesin, unë s’vij nga hëna” – Luljeta Bozo: Ne jemi mësuar të kursejmë, s’e kemi problem
Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete, ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin mbrëmjen e së dielës në A2 CNN, nga ku ndër të tjera tregoi si pranoi të bëhet deputete. Bozo zbuloi se kishte dy objektiva.
“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.
Ata nuk janë pak, por një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.
Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo. -

Të largoi Rama apo vendose vetë të mos kandidosh? Ja si përgjigjet Luljeta Bozo
“Inxhinierja që u bë deputete”, Luljeta Bozo, ka zbuluar në një emision televiziv se pse nuk është në listat për deputete për zgjedhjet e 11 majit.
“Ishte zgjedhja ime për të mos qenë kandidate në 11 maj sepse mendova se 4 vjet… e para nuk jam një vajzë e re edhe pse truri më punon sahat, por çdo punë do energjinë e vet dhe njeriu duhet ta dijë, lërë të tjerët të vazhdojnë. Nuk ka nevojë të zësh vendin e deputetit kur ke të tjerë të rinj shumë të mirë.
Në takimet me Ramën, ata të rinj ishin shumë të përgatitur dhe të rritur në familje me një botëkuptim tjetër. Ishin me qëllime shumë të qarta dhe mua kjo më pëlqen”, tha Bozo.
“Nuk u bë deti kos” – Shpërthen deputetja Luljeta Bozo për arrestimet e socialistëve: Respektoni ligjin, mos vidhni!
E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli deputetja Luljeta Bozo, ndët të tjera, rrëfeu nga se është zhgënjyer gjatë 4 viteve si deputete në Kuvend.
“Mua më ka zhgënjyer fakti që në një pjesë të seancave është bërë një shfaqje e shëmtuar. Atje nuk mund të quhesh që ke njerëzit më të mirë, më të zgjedhurit nga populli, pasi atje luftohej me karrige e shashka. Njeriu lufton me argumente, me fjalën. Gjithmonë ka të meta edhe nga mazhoranca”.
Sa i përket socialistëve që kanë pasur probleme me drejtësinë gjatë këtij mandati, ajo u shpreh: “Secili mëndë në kokë i ka dhe të punojë në mënyrë të ndershme. Po i shkeli rregullat le të përgjigjen. Nëse iu merr koka erë, ja ku është drejtësia dhe ua rregullon qefin. Shyqyr që drejtësia arriti që të jetë pushtet i pavarur. Kjo është gjë shumë pozitive. Nëse shkel ligjin përgjigju. Kujton se u bë deti kos dhe mund të bësh çfarë të duash. Unë jam e kënaqur që drejtësia më në fund po thotë fjalën e saj. Njerëzit duhet të kenë frikë nga ligji dhe ta zbatojnë. E shkele? Do të përgjigjesh”, tha Bozdo në “Off the Record”.
“Pensionistët s’po vdesin, unë s’vij nga hëna” – Luljeta Bozo: Ne jemi mësuar të kursejmë, s’e kemi problem
Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete, ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin mbrëmjen e së dielës në A2 CNN, nga ku ndër të tjera tregoi si pranoi të bëhet deputete. Bozo zbuloi se kishte dy objektiva.
“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.
Ata nuk janë pak, por një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.
Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo. -

“Inxhinierja që u bë deputete”, Luljeta Bozo rrëfen si iu fut politikës: Kisha dy objektiva
Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete, ishte e ftuar në një emision televiziv, nga ku ndër të tjera tregoi si pranoi të bëhet deputete. Bozo zbuloi se kishte dy objektiva.
“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.
Ata nuk janë pak, por një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.
Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo -

IKD: Anëtarët e Qeverisë pas betimit si deputetë s’mund të ushtrojnë detyra ekzekutive
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se anëtarët e Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje pas betimit si deputetë dhe më pas nuk duhet të ushtrojnë funksione ekzekutive.
Disa orë para mbajtjes së vazhdimit të seancës konstituive – që ka nisur më 15 prill – IKD, gjatë një konference për media, u bëri thirrje partive politike që të miratojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, për t’i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas këtij instituti, ligjet aktuale të Kosovës, Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë janë në mospërputhje, duke krijuar paqartësi sa i përket se kur i fillon mandati një deputeti të zgjedhur dhe kur duhet që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje.
Melos Kolshi nga IKD tha se në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se mandati i deputetit nis në ditën e seancës konstituive, ndërkaq neni 70 thotë se ai nis në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Ndërkaq, në Ligjin për Qeverinë thuhet se anëtarët e ekzekutivit, të zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pra para 27 marsit.
Naim Jakaj nga IKD tha se letra e paraqitur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 15 prill në Kuvend, nuk përbën akt të dorëheqjes.
Kjo formë e dorëheqjes është kontestuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka shtyrë këto parti të mos e votojnë raportin për verifikimin e mandateve dhe të kërkojnë që anëtarët e ekzekutivit të dorëzojnë dorëheqje formale në Kuvend.
“Një gjë është e qartë, nga momenti i betimit [si deputet], në asnjë rrethanë asnjë person nuk mund të jetë edhe anëtar i kabinetit qeverisës edhe deputet, qoftë ky kryeministër apo ministër. Këtu nuk bëhet fjalë nëse bëhet dallim për një qeveri të rregullt apo qeveri në detyrë. Kryeministri dhe ministrat duhet që në momentin e dhënies së betimit të dorëzojnë menjëherë dorëheqjet e tyre pranë kryesuesit të seancës konstituive dhe administratës së Kuvendit”, tha ai.
Në letër dërguar Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Kurti ka argumentuar se Qeveria e tij është e dorëhequr që nga 23 marsi, kur ka përmbyllur mandatin e plotë katërvjeçar.
Ai më pas ka thënë se thirrja e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që ai dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë të mos ushtrojnë funksione ekzekutive rrezikon të krijojë “vakum institucional”.
Por, IKD tha se interpretimi që ekzekutivi i bën Ligjit për Qeverinë sa i përket mandatit të saj, vlen për Qeverinë si institucion, e jo për kreun e saj. Andaj ai tha se Kurti dhe ministrat e zgjedhur deputetë, duhet të ofrojnë dorëheqje formale te kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e jo te kryeparlamentari i mandatit të kaluar, Glauk Konjufca.
Nëse Kurti dhe ministrat e tij, të zgjedhur deputetë, edhe pas betimit si deputetë vazhdojnë punën në Qeveri dhe nuk japin dorëheqje, sipas IKD-së, deputetët e legjislaturës së re kanë dy rrugë: t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë, apo të ngrenë kallëzim penal për ushtrim të dy funksioneve.
IKD tha se pas dorëheqjes formale të anëtarëve të Qeverisë, të zgjedhur deputetë, ekzekutivi do të udhëhiqej nga zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministrat dhe zëvendësministrat e tjerë, që nuk janë zgjedhur deputetë.
Ende nuk dihet nëse partitë do të lëkunden nga qëndrimet dhe në seancën e 19 prillit të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëm pas kalimit të të gjithë këtyre hapave, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konsiderohej e konstituuar.
Pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. LVV-ja, që paraprakisht kishte shprehur dëshirën që të formonte një ekzekutiv vetëm me partitë joserbe, së voni ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se i duhet bashkëpunimi edhe me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.
Më 17 prill, deputeti i zgjedhur nga LVV-ja, Haxhi Avdyli, tha se kjo parti ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, megjithëse jo të shkruar, për ta formuar Qeverinë e re të vendit.
Nisma, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera. Kjo parti ka fituar tri ulëse në përbërjen e re parlamentare.
Partitë e tjera shqiptare, që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk preferojnë një bashkëpunim me LVV-në./REL