Tag: deputete

  • Kandidatë për deputetë kërkojnë të futen në qendra votimi, regon Celibashi: E paligjshme

    Kandidatë për deputetë kërkojnë të futen në qendra votimi, regon Celibashi: E paligjshme

    Kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen nëpër qendra votimi, diçka që nuk lejohet të ndodhë.
    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje që të mos ndodhë një gjë e tillë, pasi është qartësisht e ndaluar nga ligji.
    Mesazhi i Celibashit:
    KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
    Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

  • LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë

    LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që dorëzoi së bashku me deputeten Doarsa Kica-Xhelili kallëzimet penale në Prokurorinë Speciale, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
    Ajo argumentoi se LDK-ja vlerëson se që nga data 27 mars – kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin zgjedhor – anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, e kanë shkelur këtë ligj.

    “Duke qenë se që nga data e certifikimit e deri më sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Republikës së Kosovës këta deputetë kanë konsumuar vepër penale”, tha Bajrami.
    Bajrami shtoi se për hartimin e kallëzimeve penale, juristët e LDK-së kanë kërkuar qasje në dokumente nga ministritë përkatëse.
    “Prej disa kemi marrë [qasje në dokumente], disa të tjerë nuk na kanë dhënë qasje dhe ato informata që kemi pasur ne sot i kemi drejtuar te Prokuroria Speciale. Tani, është në dorën e Prokurorisë të kërkojë qasje në vendime të tjera”, tha Bajrami.
    Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët ka argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar.
    Çështja e dorëheqjes së Kurtit dhe ministrave në detyrë, u aktualizua edhe në nisjen e seancës konstituive më 15 prill, kur deputetët, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, votuan kundër verifikimit të mandateve, duke kërkuar dorëzimin e dorëheqjeve zyrtare të kabinetit qeverisës në Kuvend.
    Kurti, në anën tjetër, njoftoi Kuvendin, se Qeveria e tij ishte në detyrë që nga 23 marsi, ndërkaq më vonë ministrat e tij kanë deklaruar se dorëheqjet e tyre ia kanë dorëzuar Kurtit. Por, më mospajtimet lidhur me dorëheqjen e Kurtit u tejkaluan në Kuvend, duke i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë.
    Kallëzimet penale vijnë në kohën kur edhe pas tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, Kosova nuk ka krijuar institucionet e reja.
    Që nga 15 prill, deputetët ende nuk e kanë përmbyllur konstituimin e Kuvendit dhe çështja ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit. Vetëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve Kuvendi do të konsiderohej i konstituuar. Një gjë e tillë do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës./REL

  • “Shkojnë në parlament pa kontribut”/ Ish-deputeti Gjoni ironizon ashpër kandidatët me disa lëpirëse: Duhet t’u jepen…

    “Shkojnë në parlament pa kontribut”/ Ish-deputeti Gjoni ironizon ashpër kandidatët me disa lëpirëse: Duhet t’u jepen…

    Në një intervistë televizive ish-deputeti Ralf Gjoni, ironizoi kandidatët që janë në lista të mbyllura të partive me disa lëpirëse, duke thënë se duhet t’u jepen të gjithë atyre që janë në listë të mbyllur, dhe që shkojnë në parlament pa dhënë asnjë kontribut.
    Ai kujtoi këtë gjest që e ka bërë edhe në vitin 2020 në Kuvend, ku teksa po fliste në foltore, nxorri disa lëpirëse duke ironizuar deputetët. Gjatë intervistës, Gjoni tha gjithashtu se me propozimin e tij ligjor që dorëzoi në Kuvend, listat ishin të hapura 100%, por shtoi se kjo u bllokua.
    “Deputetë me lista të mbyllura, e mbani mend me daljet e mia rebele në parlament, kjo është një qese me lëpirëse, ata deputetë nga listat e mbyllura sidomos të rinjtë, që e ndjejnë kaq të sigurt mes dhjamit të garantuar prej bajraktarit të partisë që i çon deputetë në parlament pa kontribut mund t’u jepni nga një lëpirëse. Kam respektin më të madh për të gjithë ata kandidatë për deputetë sot që janë duke bërë fushë sot dhe janë në listë të hapur. Nga ana tjetër tregon edhe pavarësinë e emrave në listave të hapur. Sot deputeti që del nga një listë e mbyllur është me një lëpirëse në dorë, ka një telefon dhe WhatssAp dhe i vjen urdhri nga partia sa herë do të votojë. Nuk lexojnë asnjë ligj, as nuk marrin mundimin të dinë se ça të lexojnë. Marrin një porosi nga kryetari i grupit parlamentar në mëngjes…më fal po ky nuk është deputeti që i duhet një vendi si Shqipëria.”, u shpreh ish-deputeti.

  • Humbje tronditëse! Merz dështon të zgjidhet Kancelar, çfarë do të ndodhë më pas në Gjermani (HAPAT)

    Humbje tronditëse! Merz dështon të zgjidhet Kancelar, çfarë do të ndodhë më pas në Gjermani (HAPAT)

    Friedrich Merz

    GJERMANI- Friedrich Merz dështoi të mblidhte shumicën parlamentare të nevojshme për t’u bërë kancelar, në një rezultat të papritur që shkaktoi tronditje në koalicionin e ri të konservatorëve (CDU) dhe Social Demokratëve (SPD) më herët të martën.
    Me 310 vota pro, 307 kundër dhe 3 abstenime, kreu i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Friedrich Merz, nuk arriti të zgjidhet kancelar në votimin e parë në Bundestag. 310 votuan pro (koalicioni CDU/CSU-SPD ka 328 deputetë), 307 kundër, ndërsa pati 3 abstenime dhe një votë të pavlefshme. Nëntë deputetë munguan në seancë.
    Konkretisht, Friedrich Merz mblodhi 310 vota, ndërsa 316 ishin të nevojshme për t’u zgjedhur. Nga gjithsej 630 anëtarë të Bundestagut, votuan 621. 
    “Është një zhvillim që askush nuk e priste. Gjithsej 18 deputetë nga kampi qeveritar nuk votuan në favor të Friedrich Merz, duke i dhënë një goditje të rëndë si atij ashtu edhe qeverisë. “Deputetët u larguan nga salla dhe shtabet e partisë po takohen, ndërsa media gjithashtu dukej e papërgatitur për zhvillimin, i cili përmbys të gjithë planin e ditës,”- shkroi Deutsche Welle.
    Siç vënë në dukje mediat gjermane, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e republikës federale. Rezultati i sotëm në Bundestag përshkruhet si “jashtëzakonisht i turpshëm” për Merz, nga shtypi gjerman. Analistët politikë po flasin për një “katastrofë të plotë” dhe një “grusht në stomak” për kandidatin 69-vjeçar për kancelar. Tani, problemi me votimin e fshehtë është se Merz dhe mbështetësit e tij as nuk do të dinë me kë duhet të flasin nëse duan që kandidatura e tij të kalojë.
    Grupet parlamentare të dy partnerëve po takohen aktualisht për të vendosur se kur të kërkojnë një votim të dytë. Afati i dhënë nga Kushtetuta është brenda 14 ditëve, por mund të ndodhë në çdo kohë deri atëherë. Raportet e mediave gjermane tregojnë se votimi i dytë nuk pritet të zhvillohet sot, siç ishte një nga skenarët që po dëgjohej, por ndoshta deri të premten. Për më tepër, nëse e provojnë përsëri sot, do të duan të jenë të sigurt se do të fitojë. Një tjetër humbje do të ishte shkatërruese për pozicionin dhe besueshmërinë e tij. 
    Blloku konservator CDU-CSU i Merz fitoi zgjedhjet kombëtare në shkurt, por me vetëm 28.5% të votave, dhe për këtë arsye i duhet të paktën një partner për kancelarin. 
    Merz pranoi të formojë një koalicion me Social Demokratët (SPD), të cilët fituan vetëm 16.4%, duke regjistruar rezultatin e tyre më të keq në historinë e Gjermanisë pas luftës. Partia e ekstremit të djathtë AfD e përshkruan rezultatin e votimit në parlamentin gjerman si “provë se qeveria bazohet në “këmbë balte” dhe po bën thirrje për dorëheqjen e Merz dhe zgjedhje të reja.
    Hapat e ardhshëm 
    Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të sigurojë shumicën absolute të anëtarëve të Bundestagut, pra gjysmën plus të paktën një votë. Kjo nganjëherë quhet “shumicë e kancelarit”. Nëse kandidati nuk siguron shumicën absolute në raundin e parë të votimit, mbahet një raund i dytë. Bundestagu më pas ka 14 ditë kohë për të zgjedhur një kandidat tjetër për kancelar.
    Nuk ka kufizim për numrin e votave të mundshme, megjithëse kërkohet gjithmonë një shumicë absolute (neni 63.3 i Ligjit Themelor). Nëse edhe raundi i dytë i votimit nuk arrin të japë një rezultat, procesi zgjedhor hyn në një fazë të tretë, gjatë së cilës duhet të mbahen menjëherë zgjedhje të reja. Kandidati që merr numrin më të madh të votave (shumicë relative) zgjidhet Kancelar.
    Përveç Merz, edhe kandidatë të tjerë mund të paraqesin – teorikisht – tani kandidaturën e tyre. Çdo kandidat duhet gjithashtu në këtë rast të marrë shumicën absolute (shumica e kancelarit). Në të njëjtën kohë, shumë deputetë nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Disa janë në favor të mbajtjes së menjëhershme të një votimi të ri. Të tjerë kanë frikë se Merz nuk do të marrë shumicën as në një raund të ri, ndërsa atij tashmë po i kërkohet të vendosë nëse do të riregjistrohet.
    Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hardt, shkroi me hidhërim në Twitter: “Ata në koalicion që nuk votuan për Friedrich Merz duhet të pyesin veten se interesat e kujt po i shërbejnë. Ne kemi një takim të grupit parlamentar në orën 10:30 të mëngjesit (11:30 sipas orës greke)”.

  • Vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë kërcënohen me armë, shpallen në kërkim dy persona

    Vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë kërcënohen me armë, shpallen në kërkim dy persona

    Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy persona, si autorë të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje.
    Uniformat blu thonë se ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka nisur hetimet.
    Kanë qenë vëllezërit e një kandidateje për deputete që kanë thënë se mjeti i tyre është ndjekur nga dy makina të tjera për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre në qarkun e Lezhës.
    Ata pretendojnë se janë kanosur edhe me armë në fshatin Dajç.
    Policia i ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim ata.
    “Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti”, njoftoi policia.

  • Një çame në Durrës! Arkitektja Jona Osmani në garë për deputete. Në fushatë me foshnjën 4 muajsh: Hyra në politikë për vajzën

    Një çame në Durrës! Arkitektja Jona Osmani në garë për deputete. Në fushatë me foshnjën 4 muajsh: Hyra në politikë për vajzën

    Me pasion për qytetin, me vizion për zhvillimin urban dhe me përkushtim ndaj interesit publik, prezantojmë kandidaten për deputete në qarkun e Durrësit, Jona Osmanin.

    Një profesioniste e spikatur në fushën e arkitekturës, pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës, e përzgjedhur nga procesi i hapur me mbi 700 aplikime e portalit “Deputeti që duam” i PS.
    Jona është me origjinë çame dhe thotë se vendimin për angazhimin politik e mori pas lindjes së vajzës, që në këtë periudhë fushate është vetëm 4 muajsh.

    Top Channel

  • “Tym i zi” në Parlamentin e Kosovës, dështon sërish seanca, opozita akuzon Vetëvendosjen dhe Kurtin

    “Tym i zi” në Parlamentin e Kosovës, dështon sërish seanca, opozita akuzon Vetëvendosjen dhe Kurtin

    Për të tetën herë me radhë, deputetët  e Kosovës kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin. Kandidatja e lëvizjes “Vetëvendosjes” për kryeparlamentare,  Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë nuk mori mbështetjen.
    Për të votuan 54  deputete, 44 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për  Haxhiun votuan  57 deputetë, por këtë të martë disa deputetë të LVV-së munguan në seancë.Lexo edhe :Related Posts
    Pas dështimit kryetari i Partisë  Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje  për bllokimin e procesit të krijimit të institucioneve të reja.

    “I kërkoj falje qytetarëve të Kosovës për këtë tallje që po bëhet me  verdiktin e tyre nga ana e parisë së parë, e cila edhe sot për të tetën herë na mbledh sot në kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë”, tha Krasniqi.
    Kraqniqi dha mesazhe  për partinë fituese të zgjedhjeve.
    “E para, demokracia funksionon me shumicë, e jo me imponim. E dyta, institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike të veçantë. Dhe e treta, duhet ta kuptojnë të gjithë se koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar. Sa më parë që t’i kuptojë LVV-ja këto tri çështje, aq më mirë për vendi”, tha Krasniqi.
    Ndëkohë Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se insistimi i Vetëvendosjes për të propozuar Haxhiun për postin e kryeparlamentares e ka shndërruar Kuvendin “në një cirk”.
    Nga ana tjetër  deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati tha se shumë deputetë të opozitës duan të votojnë pro, por  këtë nuk jua lejojnë subjektet politike të tyre.
    “Siç i dëgjuat edhe të tjerët pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi kemi dëgjuar që deputetë individualë nga opozita kanë shprehur vullnetin që të dalin nga kjo situata dhe të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga Grupi Parlamentar dhe nga vota uniforme që e kanë si grup”, tha Murati.
    Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por nëse konstituimi i Kuvendit nuk do të arrihet  atëherë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

  • Toma merr deputetë sa të gjitha partitë e reja e të vogla sëbashku!

    Toma merr deputetë sa të gjitha partitë e reja e të vogla sëbashku!

    Edhe 14 ditë dhe jemi në votime. Të gjithë publikojnë shifra, premtime se do të kemi kaq e aq deputetë. Një gjë mbetet e sigurtë nga të gjitha sondazhet se PS del parti e parë dhe me diferencë me PD. Ndërkohë po të dëgjosh Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, Tom Doshi, Arlind Qori, PL e Ilir Metës, e ndonjë tjetër, të gjithë deklarojnë se do të marrin deputetë sa për një grup parlamentar. Me rregullore një grup parlamentar duhet të ketë 7 deputetë. Sipas këtyre llogarive del se afro 35 deputetë i marrin partitë e vogla ose praktikisht bllokojnë krijimin e një qeverie vetëm të PS!
    E verteta mbetet e hidhur. Vetëm Tom Doshi i PSD merr deputetë sa krejt partitë e reja e të vogla sëbashku!

  • PS dhe PD po blejnë vota, në Lezhë dalim me dy deputetë/ Ndocaj: Më 11 maj Basha do jetë Kryeministër

    PS dhe PD po blejnë vota, në Lezhë dalim me dy deputetë/ Ndocaj: Më 11 maj Basha do jetë Kryeministër

    Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Lezhës, Eduard Ndocaj shpreh bindjen se në qarkun ku ai garon do të dalin me dy deputetë. Nga studio televizive ai deklaroi se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po blejnë vota, ndërsa për forcën politike që ai përfaqëson thotë se ndiqen nga qytetarët e lirë. Sipas tij, nuk ka rrotacion duke qenë se blihet vota dhe kërcënohet qytetari.
    Ndocaj shton se thelbi i një qeverisje është programi dhe shpreh bindjen se forca politike që ai përfaqëson do të jetë shtetformuese në 11 maj dhe Lulzim Basha do të jetë Kryeministër.
    Jemi në vitin 2025 dhe premtimet janë akoma, ujë, drita, rrugë. Koalicioni Euroatlantik është e vetmja shpresë që shqiptarët të dalin nga kjo situatë. Ne jetojmë në Europë, se na kanë detyruar të shkojmë atje. Unë jetoj në Itali, edhe kam nisur nga Greqia. Por e shoh të pamundur në kushtet aktuale që një biznesmen që është integruar në pikat më të larta të biznesit italian, të mos ketë asnjë shpresë për biznes në Shqipëri dhe të kthejë familjen këtu. Edhe kur isha deputet, jetën e kam bërë mes Milanos dhe Shqipërisë. Dhe jam deputeti i vetëm që nuk kam bërë asnjë mungesë. Falë votave të lezhjanëve u bëra deputetë, se pa votat e tyre nuk do kisha dalë deputet.
    Falë edhe dekriminalizmit, që të paprekshmit nuk janë më të paprekshëm, por janë fshehur në ferra. Falë ligjit për dekriminalizimit unë u bëra dhe deputet dhe Shqipëria nuk ka më të paprekshëm, sa Sali Berisha thotë po erdha unë në pushtet do e shkrijë SPAK, apo Rama që thotë që do ndërtojmë një ligj të posaçëm. Ndërsa ne e mbështesim SPAK. Ndocaj ndan bindjen se do e ketë votën e diasporës dhe për këtë veçon bashkëpunimit me shqiptarët në Itali.
    Shpresoj se shqiptarët e Italisë dhe diaspora do më votojnë. Unë kam pasur një marrëdhënie pune në 25 vite biznes, që kam punuar me 30 mijë shqiptarë si biznes dhe jam plotësisht i bindur që këta qytetarë do mendohen dy herë kur të votojnë. Ne në qarkun Lezhë ne kemi tre emigrantë kandidatë. Diaspora duhet të përfaqësohen nga këta emigrantë, se nëse ne sot jetojmë në emigracion dhe një pjesë janë detyruar. Siç është Lezha është gati gjithë Shqipëria se kriminaliteti është në rang kombëtar.
    Që janë të frikësuar qytetarët është e padiskutuar se ne i takojmë në takime individuale, se thonë nuk mund të dalë të më shohin me ty, se më heqin nënën nga puna, më shembin shtëpitë, iu vënë gjoba marramendëse. Një qytetari i vunë 50 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje, kur po hidhte katin e dytë të shtëpisë e cila në total kushton 25 milionë lekë.Këto janë tmerret që ndërton pushteti, se kërcënim janë këto, banda janë këto. Duke kërcënuar me bukën e gojës, me ndërtesën, me prona.
    Qyteti i Lezhës ka pasur këtë trysni në çdo fushatë dhe sot ekziston. Sot shohim më pak rrëmujë dhe shpresojmë që SPAK që ka zbarkuar në qytete të ndryshme të marrë në dorë njerëzit që kanë dalë në terren për të blerë vota. Qoftë Partia Demokratike e qarkut Lezhë dhe Partia Socialiste, po blejnë vota. Njerëzit na thonë sa ofroni ju se ne na ofrojnë kaq. Kjo është katastrofa e zgjedhjeve në këto 33 vite. Se është kthyer vota si një plaçkë, jo si një e drejtë kushtetuese. Dhe nuk kemi rrotacione duke qenë se blihet vota, dhe kërcënohet qytetari.
    Kjo është arsyeja pse në datë 11 qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Është i nevojshëm rrotacioni që një pushtet të mos ekzistojë mbi katër vite. Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë të ndarë në dy kategori, se një pjesë japin votën si tifozllëk dhe një pjesë si plaçkë. Por në shumë takime që kam me qytetarët na shprehen duke më bërë dhe të reflektojë “Eduard ne kemi dëshirë të votojmë se je i ndershëm, je nga familje fisnikësh, por jam me PD, të ishte me PD do ta jepja ty”. Shqiptarët e kanë kthyer në sport politikën, sikur po bëjnë tifozllëk për një ndeshje futbolli, sikur je me Milan apo Juven.
    Njoh shumë njerëz në Itali që kanë qenë djathtas dhe kanë votuar majtas, se lexojnë programin dhe shohin individin se kush e përfaqëson këtë program. Se mund ta prezantoj programin e Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjioni, por është larguar nga korrupsioni, nga drejtësia si gjykatës, dhe duke qenë i korruptuar atje, mendon se nuk do e bëj atë këtu. Këta lloj njerëzish nuk do i votoja kurrë. Një emigrant që ndërton një sukses dhe ka histori suksesi, iku me gomone dhe kthehet si investitor. Kam ndërtuar dhe rrugë për zonën time, por me paratë e mia. Siç ishte një rrugë për varrezat e fshatit Nikë, ku i ndjeri Aleks Nika i vrarë në 21 Janar, u varros dhe nëna e tij nuk kishte si të shkonte që ta qante.
    Unë Aleksin e kisha shumë mik, e bëra që nëna e tij të shkonte dhe ta shihte në rrugë dhe jo nëpër ferra. Jam modeli i një njeriu që ia del me forcat e veta. Hyra në parlament si biznesmen, por dola më i papërlyeri, edhe pse isha pjesë e mazhorancës edhe pse isha më opozitar se opozita. Por është e drejtë e një deputeti që t’i kërkojë llogari qeverisë për premtimet e dhëna në fushatë. Ndershmëria, zotësia dhe prejardhja. Këto janë tre pikat për të cilat mendoj se duhet të votohet.
    Është programi jonë që është ambicioz. Forca jonë ka zgjedhur kandidatë të ndershëm, të situr nga pjesa e drejtësisë, të pa implikuar në rangje kriminale dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhet votuar Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4. Nga ana tjetër përballë është Ulsi Manja, që është ministër i Drejtësisë dhe ndërkohë ne nuk kemi patur drejtësi. Pa llogaritur që nuk është nga Lezha, por erdhi nga Dibra se Dibra nuk e pranon. Apo Agron Gjekmaraj, që kur pati një sulm ndaj selisë së PD nga ana e mbështetësve Sali Berishës, ky i quajti demokratët talebanë. Një individ që të jep këtë përshtypje është e vështirë që demokratët ta votojnë. Kjo na jep shpresë dhe jemi në rrugën e duhur në qarkun e Lezhës dhe ne do dalim me dy deputetë në qarkun e Lezhës.
    Fushatën po e bëjmë të gjithë bashkë, jemi skuadër perfekte dhe po funksionojmë më së miri. Kemi një pritje të jashtëzakonshme me qytetarët. Jemi një larmi, se na vijnë socialistë, demokratë, demokrisitianë. Zoti Basha është në fushatë, do jetë dhe në Mirditë në 1 maj, në orën 18.00 do jetë në qytetin e Rrëshenit, ku do të ketë një miting. Do prezantohemi në Lezhë dhe në Kurbin. Në zgjedhjet e 2021 kur isha kandidat për deputet kisha suksesin tim të vogël, por kam marrë nga të gjitha qytezat e qarkut Lezhë, vota. Politikën nuk e kam marrë kurrë si një vrap 100 metër, por si maratonë. Unë mendoj se kam se çfarë t’i ofroj politikës shqiptare, aq sa të kem mundësi ta përballoj fizikisht dhe ekonomikisht, se ne çdo gjë po e bëjmë me financat tona.
    Në Itali me një garë të tillë ne do të dilnim 7 me 0. Duke pasur një qeveri që ka 12 vjet në pushtet, apo një qeveri që e ka bërë më keq se Berisha. Po të ishim në garë në Itali, me këto forca politike, ne do të dilnim 7 me 0 në qarkun e Lezhës. Nuk mendoj se në Europë ndodh që të votohesh kur rren tre herë rresht. Apo ky tjetri që është 82 vjeç dhe është non grata në SHBA. Dhe të kesh një Kryeministër të tillë do të thotë të jesh i padëshuirar na një prej vendet më strategjike. Ne nuk kemi patronazhistë dhe administratën në dispozicion. Ata që vijnë janë qytetarë të lirë.
    Kjo është një lodhje e jashtëzakonshme për ne që e bëjmë me shumë pasion, se kemi se çfarë t’iu ofrojmë qytetarëve. Jam i bindur që në qarkun e Lezhë do marrim dy deputetë, se një e kemi të padiskutueshëm. Thelbi i një qeverisje është programi, dhe unë jam i bindur se ne do të jemi shtetformuesit në 11 maj dhe zotin Basha do e kemi Kryeministër. Nuk është çudi se kemi pasur Kryeministër Ilir Metën, Pandeli Majkon. Kemi kryeministër Edi Ramën, që kjo është një çudi tjetër e madhe…

  • Kandidate për deputete te lista e PD, Doda operohet në QSUT: U ndjeva si në një strukturë europiane

    Kandidate për deputete te lista e PD, Doda operohet në QSUT: U ndjeva si në një strukturë europiane

    Kandidatja për deputete në listën e mbyllur të PD-së, Mesila Doda i është nënshtuar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Doda teksa ka falënderuar personelin e mjekëve dhe infermierëve, thekson se i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Ajo thotë se mori një shërbim që u ndje si në një strukturë europiane.
    Postimi i plotë

    Sot, pas një ndërhyrjeje në QSUT, falënderoj nga zemra Prof. Arvin Dibrën dhe gjithë ekipin e tij: Dr. Drini Shehun, Dr. Majlinda Naçon, si dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët sot më rikthyen besimin te mjekësia publike në Shqipëri.
    Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem sikur isha në një strukturë europiane.
    Faleminderit nga zemra!