Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor.
E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura.
Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë.
Konkretisht, Partia e Lirisë ka futur dy deputetë të sigurt në listën e Tiranës, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta u fut në listën e hapur.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezulton se Meta ka marrë deri tani 7092, kur mungojnë rreth 100 kuti dhe 42 mijë zarfe të Diasporës. Kjo do të thotë se me 7092 vota, Meta ka përfituar dy deputetë të sigurtë në Kuvend vetëm në Tiranë.
Akoma më e keqe është analiza e votave të PDIU-së. Mesila Doda ishte në listën e sigurt të demokratëve, ndërkohë që Shpëtim Idrizi ka marrë 1786 vota në listën e hapur.
E ndërsa Meta dhe Idrizi kanë futur 3 deputetë në listën e sigurt me 8800 vota, jashtë Parlamentit mbeten ata që morën mijëra vota nga demokratët, Ilir Alimehmeti me 15693, Asllan Dogjani me 6437 vota, Myslim Murrizi 5628 dhe Grigels Muçollari me 4724 vota./ Tch
Tag: deputete
-

Tre deputetë maori përballen me pezullim për shkak të protestës ‘haka’
Një komision parlamentar i Zelandës së Re ka propozuar që tre deputetë maori të pezullohen nga parlamenti për shkak të protestës së tyre “haka” gjatë një seance të vitit të kaluar.
Deputetja e opozitës Hana-Rawhiti Maipi-Clarke filloi vallëzimin tradicional në grup pasi u pyet nëse partia e saj mbështeste një projektligj të diskutueshëm – i cili më pas është hedhur poshtë – për të ripërcaktuar traktatin themelues të vendit.
Haka mund të kishte “intimiduar” ligjvënës të tjerë, vendosi komiteti, duke rekomanduar që ajo të pezullohej për një javë dhe bashkë-drejtuesit e Te Pāti Māori (Partia Maori) Rawiri Waititi dhe Debbie Ngarewa-Packer të ndaloheshin për 21 ditë.
Partia Maori i kritikoi rekomandimet si një “shpërthim paralajmërues për të gjithë ne që të bindemi”.
“Kur tangata reziston, fuqitë koloniale zbatojnë dënimin maksimal”, tha ajo në një deklaratë të mërkurën, duke përdorur një frazë maori që përkthehet si “njerëz të tokës”.
Gjithashtu tha se këto janë ndër dënimet më të ashpra të rekomanduara ndonjëherë nga parlamenti i Zelandës së Re.
Zëvendëskryeministri Winston Peters, i cili është Maor, tha se treshja ishin “deputetë jashtë kontrollit që shkelin rregullat dhe frikësojnë të tjerët me haka të egra”.
Pezullimet e tyre të propozuara do të hidhen në votim të martën.
Projektligji për Parimet e Traktatit, i cili kërkonte të ripërcaktonte traktatin themelues të Zelandës së Re me popullin Maori, u votua me 112 vota kundër dhe 11 kundër muajin e kaluar – ditë pasi një komitet qeveritar rekomandoi që ai të mos vazhdonte.
Projektligji pritej gjerësisht të dështonte, me shumicën e partive kryesore politike të angazhuara për ta votuar kundër tij.
-

Votat preferenciale për Lezhën, ja kandidati më i votuar demokrat që u fut në Parlamentin e ri
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Lezhës. Në këtë qark PD-ASHM mori shumicën me 4 deputetë, ndërsa socialistët siguruan 3 ulëse në Parlament.
Opozita e Sali Berishës do të përfaqësohet nga Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, që siguruan mandatin si kandidatë të listës së mbyllur, si edhe Gjin Gjoni me 8873 vota dhe Kastriot Piroli me 5632 vota, nga lista e hapur.Nga radhët e socialistëve Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj siguruan mandatin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste. Ndërkohë pjesë e Kuvendit të ri nën logon e PS u fut vetëm një kandidate nga lista e hapur, Marjeta Neli, e cila siguroi 6745 vota.
-

Procesi i numërimit, Durrës: Ja sa vota kanë marrë deri më tani kandidatët në partitë kryesore në listat për deputetë
Vijon procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit ku PD-ASHM 6 mandate, ndërsa PS 8 mandate.
Momentalisht në listë janë shumica e kandidatëve të listave të sigurta.
Por nga ana tjetër 4 kandidatë të listave të hapura kanë mundur të futen mes fituesve paraprak.
Bëhet fjalë për Arkend Balla nga PS me 9984 vota, Ani Dyrmishi nga PS me 6098 vota, Arian Ndoja nga PD-ASHM me 4835 dhe Ilir Ndraxhi nga PS me 3643 vota.
Kandidatët:
Arkend Balla – PS – 9984
Ani Dyrmishi- PS- 6098
Arian Ndoja- PD-ASHM- 4835
Ilir Ndraxhi- PS- 3643
Igli Cara- PD-ASHM- 0
Artan Luku- PD-ASHM- 0
Aurora Mara- PS- 0
Milva Ekonomi- PS- 0
Oerd Bylykbashi- PD-ASHM- 0
Klodiana Spahiu- PS- 0
Skënder Pashaj-PS- 0
Manjola Luku- PD-ASHM- 0
Gent Strazimiri- PD-ASHM- 0
Loer Kume- PS- 0
-

PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.7% të votave, PD 14 deputetë
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1205 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 200,985 vota ose 47.7%.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 128,295 vota, që përbëjnë 35.2%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 21,065 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 200,985 vota – 47.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 148,295 vota – 35.2%
Partia Mundësia – 21,065 vota – 5.0%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,898 vota – 3.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 13,741 vota – 3.3%
Lëvizja Bashkë – 11,550 vota – 2.7%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,808 vota – 1.9%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,826 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,103 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 757 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 508 vota – 0.1% -

Numërohen rreth 94% e votave, PS drejt mandatit të katërt, PD-ja shkërmoqet si “kashtë e koqe”!
Gjtihçka po merr fund, zgjedhjet mbaruan, votat po numërohen, edhe pak kuti e Edi Rama del fitues për të katërtën herë rresht në zgjedhje parlamentare. PD-ja është drejt shkërmoqjes finale.
Kur janë numëruar mbi 4911 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5% të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 640 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.0% ose rreth 420 mijë vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7% dhe, duke marrë 41 424 vota dhe një mandat në Kuvend. Humb një pozicion, në vendin e katërt renditet PSD me 3.4%, duke marrë 38 504 vota, por në Parlamentin e ardhshëm do të dërgojë 3 deputetë. Votat e tjera ndahen mes, “Mundësia” 2.9% e cila siguroi një mandat dhe “lufton” për deputetin e dytë në Qarkun e Tiranës, Koalicioni Euroatlantik 1.2% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.
Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar pak më shumë se 700 kuti, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.
-

“Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”, reagon Ilirjan Celibashi
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaron se:
KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në qendrat e votimit.Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politikë, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.



