Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.“54 deputetë kanë votuar për, kundër një, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm./KosovaPress/ Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.“54 deputetë kanë votuar për, kundër një, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm./KosovaPress/
Tag: deputete
-

Parlamenti me 67 deputetë të rinj, 47 gra në Kuvend, sistemi u mundësoi fitoren 45 kandidatëve të listës së hapur
Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një shumicë të re parlamentare, ku Partia Socialiste siguron mandatin e katërt radhazi për të qeverisur vendin e vetme.
Të majtët kanë marrë 83 mandate, ndërsa opozita e drejtuar nga koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore del me 50 vende në Kuvend, rezultati më i dobët në dy dekadat e fundit për demokratët.
Përtej dy forcave kryesore, parlamenti do të ketë edhe katër parti të tjera: Partia Socialdemokrate me 3 deputetë, mes tyre Tom Doshi, që rikthehet në Kuvend; “Mundësia” e Agron Shehajt me 2 mandate; Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit me 1 mandat; dhe Nisma “Shqipëria Bëhet” me 1 mandat.
Nga 140 deputetë në total, 95 janë zgjedhur nga listat e mbyllura dhe 45 përmes votës preferenciale të qytetarëve.
Nga radhët e Partisë Socialiste në Kuvend, 53 janë emra të rinj. PS-ja do të përfaqësohet me 34 gra dhe 48 burra.
Në kampin opozitar, PD-ja dhe aleatët e saj sjellin 13 gra dhe 37 burra në Kuvend, por shumica janë rikthime dhe figura të afërta me liderin historik të së djathtës, Sali Berisha.
Edhe pse sistemi i listave të hapura synoi rritjen e përfaqësimit qytetar, vetëm një pjesë e vogël e kandidatëve arritën të zgjidhen nga fundi i listës.
Në përfundim të numërimit, harta politike tregon një fitore të thellë për socialistët në zona kyçe, si Vlora, Tirana, Fieri e Durrësi, ndërsa opozita ruajti avantazhin vetëm në Kukës, Shkodër dhe Lezhë. -

72 deputetë të rinj në Kuvend, ja kush janë 3 senatorët e përjetshëm
72 deputetë të rinj do të jenë në Kuvend, si nga shumica, ashtu dhe partitë e opozitës. Deputetët që marrin një mandat për herë të parë, më së shumti janë prurje të Partisë Socialiste. Plot 53 nga 83 mandate që do të ketë prej Shtatorit kjo forcë, ku 46 e kishin vendin e sigurt në listat e kandidatëve, ndërsa të tjerët bënë një betejë të ashpër brenda llojit, kuti më kuti, e fletë më fletë.
Nga Partia Demokratike që u tkurr në 50 mandate, vetëm 6 emra erdhën nga vota preferenciale, mes të cilëve vetëm një grua. Jorida Tabaku, e cila do të jetë deputete e Tiranës edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.Jashtë parlamentit mbetet për herë të parë nga 1992, duke mos llogaritur mungesën 1-vjeçare 1996-1997, Pandeli Majko, deputet për 9 legjislatura. Por edhe 42 kolegë të tij socialistë, me 1 ose me më shumë mandate. Në radhët e koalicionit të PD, afro gjysma nga deputetet aktual do të ulen sërish në parlament.
Në Parlamentin e ri deputetët me më shumë mandate, janë nga radhët e demokratëve: Sali Berisha dhe Tritan Shehu të zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Ndërsa nga socialistët, deputeti me më shumë mandate, që do të vijojë të jetë ligjvënës nga 9 Shtatori, kur nis sesioni i ri parlamentar, është Erjon Braçe. -

“Mozaiku” i Parlamentit të ri pas 11 majit! 67 deputetë për herë të parë në Kuvend, 45 produkt i garës. Berisha me “besnikë” e aleatë
Verdikti i 11 majit konturoi përbërjen e parlamentit të ri, me 140 ligjvënësit për legjislaturën 2025-2029.
Partia Socialiste, pas 12 vitesh qeverisjeje, fitoi një mandat tejet të fortë me 83 deputetë, gati shumicë cilësuese, duke zvogëluar ndjeshëm peshën e rivalit kryesor, Partisë Demokratike, e cila së bashku me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 ulëse në parlament.
Peshën më të madhe do ta kenë sërish dy partitë e mëdha, duke ndarë mes tyre 133 vende në parlamentin e ardhshëm, ndërsa 7 të ulëse të mbetura ndahen mes 4 forcave politike, 3 prej të cilave të futura për herë të parë si parti parlamentare. Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin.
2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij si një demokrat i zhgënjyer.
1 mandat siguroi edhe Koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndonëse në rang kombëtar numëronin rreth 65 mijë vota. Edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme, arriti të merrte një mandat me afro 25 mijë vota.
Por si paraqitet mozaiku i parlamentit të ri, të veçantat dhe çfarë pritet të na ofrojnë 10 forcat politike që do të kenë të paktën nga një përfaqësues?
Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Nga 37 deputetët të cilët iu nënshtruan votës preferenciale, socialistët çojnë në parlament 11 gra, ndërsa Partia Demokratike 7 deputetët e hyrë me votën e popullit, 6 burra dhe e vetmja grua që fitoi garën, ishte Jorida Tabaku në Tiranë.
PD do t’i sjellë parlamentit të ri 14 deputetë të rinj, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.
Nga ana tjetër socialistët numërojnë 53 deputetë të cilët shkojnë për herë të parë në parlament, ndonëse nuk janë krejtësisht emra të panjohur.
Nga 140 ligjvënësit e ardhshëm, 50 janë deputetë gra, 35 prej të cilave kanë dalë nga listat e Partisë Socialiste, 13 nga koalicioni i Sali Berishës dhe 2 deputete nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.
Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në parlament. / Shqiptarja.com -

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e shpallur në kërkim, për ngjarjen e ndodhur në datën 5 maj në Lezhë, ku kanë kërcënuar të afërmit e një kandidateje për deputete.
I riu akuzohet për veprat penale “kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se pas konsultimit me prokurorin, 27-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.
“Në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se:
Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë. Në përfundim të veprimeve dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do ndiqet në gjendje të lirë”, njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme. -

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë, kapet 27-vjeçari
Policia e Lezhës njoftoi të dielën kapën një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për “kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe armëmbajtje pa leje.
“Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë”, njoftuan uniformat blu.
Por pas konsultimeve me prokurorin, policia njoftoi se i riu do të ndiqet në gjendje të lirë.
27-vjeçari u shpall në kërkim bashkë me një person tjetër, pasi vëllezërit e një kandidateje për deputete në Lezhë, pretendojnë se janë kanosur me armë në fshatin Dajç.
Ata kanë pretenduar se janë ndjekur nga dy makina për shkak të fushatës elektorale të motrës së tyre në qarkun e Lezhës. -

Shkodër/ Demokratët morën 10 mijë vota më pak se në 2021, PS u rrit me 4 mijë vota për 4 deputetë
Në qarkun e Shkodrës, demokratët fituan edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse me 10 mijë vota më pak se 4 vite më parë.
Me 37.006 vota, shkodranët çuan në Parlament 5 deputetë të djathtë: Luciano Boçin, Greta Bardelin, Ramadan Likën dhe Kliti Hotin, ndërkohë që garën në listën e hapur e fitoi Bardh Spahia me 9.414 vota, duke lënë pas rivalin Tedi Kopliku.
Ndërkohë, socialistët, në rang qarku, fituan vetëm bashkinë e Malësisë së Madhe, ndonëse humbën edhe bashkinë Shkodër, të fituar vetëm dy vite më parë nga Benet Beci në zgjedhjet vendore.
Me 34.756 vota, rreth 4 mijë më shumë se sa 4 vite më parë, të majtët çuan në Parlament 4 kandidatë të listës së sigurt: Marjana Koçekun, Onid Bejlerin, si dhe Xhenis Çelen e Bujar Rexhën.
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e renditur forcë e tretë në qark, ruajti peshën elektorale të katër viteve më parë, duke siguruar dy mandate dhe rreth 16 mijë vota.
Edhe votat e diasporës, kur kanë mbetur më pak se 10% e zarfeve pa numëruar, nuk pritet të sjellin surpriza. Konfigurimi i mandateve duket tashmë i konsoliduar: 5 për demokratët, 4 për socialistët dhe 2 për socialdemokratët.Top Channel



