Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar partitë e reja se në zgjedhjet e 11 majit ato i morën opozitës 8 deputetë.
Në një deklaratë për media, Berisha tha se Partia Demokratike u kishte ofruar këtyre forcave një koalicion, por ato e refuzuan.
‘Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!’, tha ai.
Tag: deputete
-

Berisha e gjen fajin edhe te partitë e reja: Na morën të paktën 8 mandate!
-

Berisha: Kandidatët tanë nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit! Blendi Xhabafti mori 10 herë më shumë vota se kandidati i dytë në Vorë
Kryetari i PD, Sali Berisha mohoi çdo lidhje të kandidatëve të opozitës me krimin e organizuar dhe i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë akuzave për lidhje kriminale që janë hedhur ndaj partisë që ai drejton.
Ai solli si shembull rastin e Blendi Xhabaftit, i cili fitoi 10 herë më shumë vota se kandidati i dytë në Vorë, duke e vënë theksin në faktin se kjo fitore ishte e bazuar në vota të lira dhe të pastra, pa ndikimin e grupeve të krimit.
Berisha u shpreh gjithashtu për akuza të tjera që lidhen me trafikime dhe manipulime zgjedhore, duke përmendur figura të njohura si Altin Hajri dhe Elvis Doçi, për të cilët ai kërkoi sqarim për përdorimin e pasurisë dhe ndikimin e tyre në proceset politike.
Ai e përsëriti se opozita do të vazhdojë të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të denoncuar dhe përballuar çdo formë të ndikimit kriminal në politikën shqiptare.
Pjesë nga deklarata:
Unë kam thënë që porosia ka qenë për 28 deputetë nga Edi Rama për bandat.
Mund ta bëjmë inventarin e tyre, por kjo është farë e njohur.
E thashë unë, po Zeqineja, po Belinda, po Rama vetë?
Dihet se kush janë.
Vetëm 4 deputetë kanë marrë 80 mijë vota.
A mund të ndodhë kjo? Vetëm 4….
…Po, dy deputetë demokratë kanë marrë 40 mijë vota. Por kanë marrë vota të lira.
Ke dëgjuar ti ndonjëherë që këta dy deputetë t’i ketë mbështetur njeri nga bota e krimit?
Kurrë, sepse janë zero lidhjet tona me ta.
Po. Është e vërtetë.
Po mos harro se Blendi Xhabafti mori 10 herë më shumë vota se kandidati i dytë nga Xhabaftët në Vorë.
A nuk është ky më kriminel se Robert Xhabafti? Më kriminel është ky se ky e mori atë…
Ne prapë i qëndrojmë, këta do shpallen grupe terroriste.
Ne do punojmë me komunitetin ndërkombëtar se këta u panë.
Të sjell unë këtu deklaratën e ambasadorit Zannieri për këta.
Ne nuk jemi polici, thotë, por ata ishin aty.
Ata kërcënuan Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
Është e vërtetë, me kamera.
Altin Hajri i shkoi deputetes tonë në Hardhishtë për t’i thënë ik këtej se nuk ke punë këtu.
Po Altin Hajri mori lejen. Ai është gjoja në ndjekje se ka bërë sallatë trupin e viktimës në Golden. Dhe është gjoja në ndjekje ai.
Elvis Doçi gjoja në ndjekje. As në ndjekje fare. Në shtëpinë e tij para dy vitesh u gjetën dy milionë euro. Ku është?
Po çfarë janë dy milionë euro për të? Ai i kishte pare xhepi ato. -

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë
Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!
Top Channel
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë
Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!
-

Berisha: Partitë e vogël refuzuan koalicionin me ne, i hoqën të paktën 8 deputetë opozitës
Berisha: Partitë e vogël refuzuan koalicionin me ne dhe i hoqën të paktën 8 deputetë opozitës, ndërsa morën mandate sa Tom Doshi
Kur thua zgjedhjet farsë, ti nuk ke thënë se çdo votë është farsë.Kur thua zgjedhjet farsë, thua se ky regjim ka përdorur ose ka zbatuar farsën elektorale në vend të zgjedhjeve demokratike.Dhe që ky regjim ka aplikuar farsën elektorale, nuk është se e them unë këtë gjë, por kjo është e dokumentuar, e ceritifkuar dhe e denoncuar nga 82 parti politike të Europës, të qendrës së djathtë.Në qoftë se regjimi, shtetin e shndërron në shtet elektoral, në kuptimin që përdor të gjitha burimet financiare të shtetit për të marrë zgjdhjet, siç ndodhi me 76 milionë, 100 euro për çdo pensionist.Siç ndodhi me 200 milionë të faljes së gjobave.Siç ndodhi me miliona të tëra që po i llogarisin për tërmetet, se vazhdon historia e tërmeteve.Siç ndodhi me 500 milionë euro prokurime.Siç ndodhi me dhjetëra miliona euro të tjera asfaltime dhe zhavarr.Siç ndodhi me shpalosjen e sistemit të patronazhistëve të përbërë nga zyrtarë, policë, oficerë, gjykatës, prokurorë në mbarë vendin, atëherë gara është vetëm farsë.Por nuk janë vetëm këto.Janë bandat, janë vrasësit serialë, dimension tjetër i pamohueshëm i kësaj farse.Pra, tani në modelin e farsës ka një gjë, modeli i farsës është ky, në këtë model fiton gjithnjë diktatura, nuk fiton kurrë opozita.Dhe ai që mendon se mund të fitojë farsën, ai beson gënjeshtrën e tij se ka një histori botërore farsa.Pa thënë pastaj kontrollin e tmerrshëm mediatik.Ju e keni parë, janë faqe të tëra që i kushtohen kontrollit qeveritar të medias, censurës.Dhe gjëja më e rëndë e njeriut është autocensura, se mirë censurën ta imponon dikush, po autocensurën që ti nga frika ia imponon vetes tënde, ai është faktori më shkatërrimtar i dinjitetit dhe i psikologjisë së njeriut.Dhe është konstatuar që gazetarët bëjnë autocensurë. Është e shkruar kjo.Dhe unë kam respektin më të madh për gazetarët dhe ua kam thënë se ju keni bërë një punë të shkëlqyer, por raporti thotë atë që kemi thënë, por këta e kanë vërtetuar.Linjat editoriale vijnë nga Fuga, nga Edi Rama.A ka gjë më të rëndë se të diktojë qeveria linjat editoriale? Njësoj si me Partinë e Punës.Edi Rama ka kthyer modelin e etërve të tij.Censurë, manipulime, deformime. Të gjitha këto janë të vërteta.Sigurisht vota mund të shkojë këtu e atje, por një gjë dua të të them, opozita iu ofroi këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, koalicionin. Ato sigurisht refuzuan.Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë.Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë.Këta shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë.Po a është ky fundi?Jo, sepse opozita farsën nuk e fiton.Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Janë 520 mijë shqiptarë që votuan kundër Edi Ramës.Unë u ftoj të gjithë ju, u ftoj të gjithë gazetarëve, duhet të jemi të vërtetë me njerëzit.Farsa është farsë dhe kjo farsë është ndërkombëtarisht e dënuar në rezolutën e Valencias.Por e vërteta është, është bërë shoshë edhe nga raporti i vëzhguesve të komunitetit ndërkombëtar. -

Kreshnik Spahiu: Pse komisionerët e PD nuk kapën asnjë nga 300 mijë votuesit që përdori ‘Trenin Bullgar’?
Juristi Kreshnik Spahiu tha sot për emisionin “Frontline” në Report Tv se pretendimi i PD-së për “Trenin Bullgar” janë një lojë politike dhe alibi që nuk qëndron dhe nuk shkon me realitetin.
Kjo sepse vetë PD-ja kishte numërues dhe komisionerë në çdo qendër e qark dhe është e pashpjegueshme sesi asnjë prej tyre nuk e kapën me prova këtë “lokomotivë’ në 300 mijë vota diferencë me PS-në.
“Parimisht dua të them dhe tërheq vëmendjen publikut që të mos kompleksohet dhe shpërqëndrohet nga ky teatër pasi PD dhe Sali Berisha do i njohë zgjedhjet pavarësisht se çfarë thonë. Ata në shtator do të jenë në Kuvend dhe do legjitimojnë zgjedhjet sapo të hyjnë dhe betohen në Parlament. Pra nëse shkon atje bashkë me shpurën e tij, ai automatikisht i njeh zgjedhjet. Kjo është lojë dhe rezultat i paracaktuar”, u shpreh ai për ‘Frontline’ të moderatores Marsela Karapanço.
Por juristi e sheh më shumë si një rezultat të paracaktuar mes dy liderëve të partive, në marrëveshje para zgjedhjeve.
“Rama mori sa deputetë deshi, Berishës i dha aq sa deshi. Futën në lojë ata që deshën në lista dhe si deputetë dhe nxorën ata që nuk u bënin punë. Shkrinë Ilir Metën me PL që kishte 19 deputetë dikur, shkrin Lulzim Bashën që mandatin e fundit pati 65 deputetë dhe Shpëtim Idrizin”, vijoi Spahiu.
Por çfarë mendon ai për pretendimet e PD-së për ‘trenin bullgar’ dhe a qëndrojnë ato si akuza që kanë deformuar rezultatin.
“Partitë e reja nuk kanë numërues apo komisioner. Kurse PD kishte detyrimin ligjor të zbulonte trenin bullgar dhe ta kapte. Pra fleta e votimit është mbi një metër dhe të organizosh palosjen dhe ndërrimin e saj në të gjithë këtë proces. Tani në mes këtyre 300 mijë votave në trenin bullgar, këta të Berishës nuk kapën dot asnjë nga pasagjerët e trenit bullgar? Ose treni bullgar nuk ka ndodhur, ose komisionerët e Berishës kanë mbyllur sytë. Budallenj mos të na bëjnë, mos të na fyejnë inteligjencën. Ka pasur parregullsi? Sigurisht ka pasur. Sepse listat e hapura kanë qenë fiktive, kryetarët e partive kanë orientuar votat tek kandidatë të caktuar”, argumentoi Spahiu për Report Tv.
Kurse në lidhje me premtimet e qeverisë apo faljen e gjobave, ai solli si argument edhe premtimet e opozitës që bënte për taksën e sheshtë, pasi Sipas Kodit Penal edhe ai që premton duhet të hetohet penalisht.
“Është e vështirë të provosh që një nga organet kolegjiale, në këtë rast Qeveria, të devijojë votën dhe të fali gjobat. Ai mund të thotë se unë mendova se do largohesha nga pushteti dhe doja të realizoja premtimin që kisha dhënë më parë. Pra, pyetja është premtimi që ti jep për blerjen e votës nëse vjen në pushtet, a është vepër penale, në rastin e opozitës, sepse kështu e thotë ligji, edhe premtimi është vepër penale? Unë personalisht them se e ka bërë për efekte elektorale, por duhen prova konkrete dhe jo aludime, sepse për mua ajo mund të bëhej edhe më pas, në qershor psh. Por ai është një premtim elektoral, ashtu sikurse e ka bërë premtimin e taksës së sheshtë opozita”, përfundoi juristi për Report Tv argumentin e tij. -

Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri
Në legjislaturën e re parlamentare që nis në shtator, pritet që të ulen 50 deputete gra që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit, pas garës së realizuar prej tyre në listat e mbyllura dhe të hapura.
Numrin më të lartë të përfaqësimit e ka Partia Socialiste me 35 gra të zgjedhura nga 83 deputetë në total, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 13 gra dhe Partia Socialdemokrate me 2 deputete gra nga 3 mandate gjithsej. Në listën e fituesve rezulton dhe një kandidate tjetër grua nga koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, por sipas një premtimi parazgjedhor, ajo edhe mund të tërhiqet për t’ia lënë vendin Adriatik Lapajt nga lista e hapur. I pyetur nga BIRN nëse ai do të merrte mandatin, Lapaj nuk dha një përgjigje përfundimtare.
Nga pikëpamja numerike, gratë dhe vajzat do të përbëjnë 35 për qind të parlamentit të ri, ose 5 për qind më shumë se sa kuotat e diktuara nga Kodi Zgjedhor për të lehtësuar rrugën e përfaqësimit të grave në politikë. Por për aktivistet e të drejtave të njeriut, përfaqësimi statistikor nuk mjafton, nëse gratë dhe vajzat deputete nuk do të kenë edhe një përfaqësim thelbësor me zërin e tyre në parlament.
“Mbetet një rrezik real që ky të jetë një përfaqësim më shumë simbolik sesa thelbësor,” i tha BIRN Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, duke shtuar se “nëse gratë zgjidhen për të plotësuar kuota, por nuk u jepet fuqia reale për të ndikuar në agjendën politike, atëherë progresi mbetet sipërfaqësor”.
Sipas Leskajt, kjo rrezikon të krijojë një iluzion barazie, ndërsa strukturat reale të pushtetit “mbeten të pandryshuara”.
Edhe Irena Shtraza, drejtuese projektesh në UN Women Shqipëri, mendon se ndonëse rritja e përfaqësimit është domosdoshmëri, kjo nuk duhet parë kurrsesi si një përfaqësim simbolik dhe pa fuqi reale. Shtraza apelon gjithashtu që mandatet e grave në Kuvend të mos shërbejnë vetëm për balancë gjinore.
“Shpresojmë”, thotë ajo, “që të mund të kenë sa më shumë zë e të sjellin një frymë të re në parlament, që shkon në linjë me interesat e qytetarëve e qytetareve dhe tejkalon interesat partiake”.
Përfaqësim real apo zgjatim i partisë?!
Shumica e grave që fituan mandatin e deputetes për katër vitet e ardhshme kanë dalë nga listat e sigurta të partive politike, të caktuara nga kryetarët e partive dhe të kushtëzuara nga dispozitat ligjore që detyrojnë që 1 në 3 kandidatë të jetë grua.
Nga 50 deputete në total, 11 u zgjodhën nga listat e hapura, mes të cilave vetëm Jorida Tabaku nga koalicioni opozitar dhe 10 deputete të tjera nga Partia Socialiste.
Zgjedhja e shumicës së grave nga kryetarët e partive kryesore konsiderohet një element shqetësues nga përfaqësueset e shoqërisë civile, të cilat e vënë theksin te mungesa e demokracisë së brendshme.
“Fakti që shumica e grave janë zgjedhur përmes listave të mbyllura partiake është medalje që ka dy anë,” tha Ines Leskaj, e cila vlerëson faktin që ky sistem ka ndihmuar në shtimin e përfaqësimit të grave. Por nga ana tjetër, sipas saj, “ai mund të kufizojë pavarësinë e tyre politike, për shkak të varësisë nga lidershipi partiak që kontrollon renditjen në lista”.
“Në këto kushte, rreziku që ato të ndjehen më shumë si zgjatime të vullnetit të partisë sesa si përfaqësuese të interesave të komuniteteve është aty,” sugjeron Leskaj.
Irena Shtraza nga UN Women sugjeron se problemi i pavarësisë politike nuk njeh gjini, por lidhet me demokratizimin e vetë partive.
“Hapësira për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe për të përfaqësuar interesat e elektoratit, nuk njeh gjini,” tha Shtraza, duke shtuar se si gratë, ashtu edhe burrat duhet të punojnë së bashku për të krijuar një sistem politik të ndërtuar mbi bazën e mundësive të barabarta dhe demokracisë”.
“Pa reforma brenda partive dhe pa hapësirë për zgjedhje në mënyrë të pavarur nga elektorati e veprim të pavarur nga të zgjedhurit e zgjedhurat e tyre, përfaqësimi mund të mbetet simbolik, për gratë dhe për burrat njëkohësisht,” theksoi ajo.
Të njëjtin qëndrim ndan edhe Leskaj nga Rrjeti “AWEN”, e cila nuk i sheh kuotat si mekanizmin fundor për të rritur barazinë reale gjinore në politikë.
“Nëse nuk shoqërohen me demokratizim të brendshëm të partive, transparencë dhe garë të barabartë, ato (listat e mbyllura) mund të forcojnë kontrollin nga lart-poshtë,” tha Leskaj, ndërsa shtoi se barazia gjinore reale në politikë kërkon mbështetje konkrete për ndërtimin e lidershipit të grave dhe fuqizimit të tyre.
Ndërkohë, Shtraza ngre një tjetër shqetësim për zgjedhjet e 11 majit; mungesën e diversitetit dhe një përfaqësim gjithëpërfshirës edhe brenda grupit të grave të zgjedhura.
“Grupe të caktuara të grave mbeten sistematikisht të përjashtuara nga proceset politike, për shkak të mungesës së mundësive, sidomos gratë me aftësi të kufizuara, gratë rome dhe egjiptiane, gratë e reja dhe gratë në zonat rurale,” theksoi ajo duke iu referuar mosplotësimit të angazhimeve ndërkombëtare që ka ndërmarrë shteti shqiptar./BIRN -

‘Produkte të bandave’/ Koka: Sara Mila dhe Arkend Balla morën vota sa për 6 deputetë
Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatoren Sonila Meço ka komentuar zhvillimet zgjedhore dhe realitetin politik në vend. Ai i cilësoi zgjedhjet si farsë dhe sistemin elektoral si një mekanizëm që po i nënshtrohet gjithnjë e më shumë deformimit.
“Ti nuk mund të pish të gjithë detin për të kuptuar se uji është i kripur”, tha Koka, duke nënvizuar se shenjat e manipulimit janë të dukshme.
Sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë çudi e madhe, pasi ky është një sistem që paralajmëron përkeqësim dhe nënshtrim të mëtejshëm të popullit.
“Ky është një regjim që u thotë njerëzve: përveç që ju kontrolloj jetën, ju fus në burg, ju zhvlerësoj lekët, ju kontrolloj edhe ëndrrat. Pallati i Ëndrrave i Kadaresë është realitet. Ne po e jetojmë në mota-mo, Pallatin e Ëndrrave të Edi Ramës”, u shpreh ai.
Gazetari vuri theksin edhe te votat e opozitës, duke theksuar se 530 mijë shqiptarë që votuan për një alternativë të dytë meritojnë transparencë të plotë për atë që ka ndodhur me procesin zgjedhor.
Duke marrë shembull Elbasanin, ai deklaroi se një figurë anonime si Sara Mila doli deputete jo për meritat e saj, por për shkak të ndikimit të bandave të Suel Çelës. “Sara Mila në Elbasan ka prodhuar 3 deputetë, jo një. Arkend Balla në Durrës po ashtu. Këto janë produkte të bandave dhe të pushtetit që kanë deformuar rezultatin”, deklaroi Koka.
Ai përfundoi se ky është fenomeni i deformimit të vullnetit qytetar përmes ndërhyrjes së strukturave kriminale dhe abuzimit me pushtetin.
Koka: Ti nuk mund të pish të gjithë detin për të kuptuar se uji është i kripur.
Të gjitha këto që po diskutojmë aktualisht janë tregues i një farse zgjedhore të turpshme e cila i sfidon inteligjencën edhe njerëzve që shumë pak e kuptojnë sistemin elektoral.Këtu nuk është se kemi ndonjë çudi të madhe, problem është se ky është një sistem i cili paralajmëron të përkeqësohet akoma edhe më shumë, paralajmëron ta nënshrojë popullin akoma edhe më shumë sepse këto janë tregues force të një regjimi i cili u thotë njerëzve se përveç që unë ju kontrolloj jetën, ju kontrolloj jetën, ju fus në burg, ju nxjerr nga burgu, ju rris çmimet, ju zhvlerësoj lekët, ju bëj të rrëshkisni në varfëri, unë ju kontrolloj edhe verdiktin, edhe atë që ju shikoni. Ju kontrolloj edhe ëndrrat, Pallati i Ëndrrave i Kadaresë.
Fiks, ne jemi duke e parë në mota-mo, Pallatin e Ëndrrave të Edi Ramës.Unë mendoj se 530 mijë shqiptarë që votuan që ky vend të ketë opozitë, sot meritojnë më së shumti një përfshirje konkrete se çfarë ka ndodhur me procesin zgjedhor.
E dinte gjithë dynjaja që një njeri anonim në Elbasan do dilte deputet me 100% dhe ka një gjë, se trememi ne se Sara Mila ka dalë deputete, nuk ka dalë Sara Mila deputete, për hir të Sara Milës, bandat e Suel Çelës në Elbasan kanë favorizuar 3 deputetë, sepse 20 e ca mijë vota në Elbasan do të thotë 3 deputetë.
Sara Mila në Elbasan ka prodhuar 3 deputetë, jo një, Arkend Balla në Durrës ka prodhuar 3 deputetë e jo një dhe të gjithë ata individë që kanë dalë me super vota, që nuk i duheshin aq, janë të gjitha ato angazhime të bandave, dhe të bandave të pushtetit të cilët kanë prodhuar më shumë deputetë sesa ç’gjykohen ata dhe ky është fenomeni i deformimit. -

Gjenerata e re e PS! Nga u “rekrutuan” 53 deputetët që ulen për herë të parë në Kuvend
Kufizimi i Edi Ramës që në listat e mbyllura të zgjedhjeve të 11 majit, të mos kishte deputetë me më shumë se 1 mandat i la dorë të lirë atij të përfshinte emra të rinj, për parlamentin e ardhshëm. Janë 30 që kanë dalë nga këto lista, ndërsa 23 të tjerë, ia dolën vetë pasi luftuan në garë të hapur për të siguruar ulësen e tyre.
Por jo të gjithë janë emra të panjohur në skenën politike. Madje politika, ka ushqyer dhe pjesën më të madhe të këtij brezi të parlamentarësh.
Shumë prej tyre ministra e zv/ministra, kryetar e nënkryetar bashkish apo drejtorë të niveleve të ndryshme të qeverisjes vendore e qendrore.
9 nga deputetët e ardhshëm janë pjesë e kabinetit aktual të Edi Ramës, si ministrat Petrit Malaj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha, Blendi Gonxhja apo edhe dy zëvendës ministra. Pjesa më e madhe të pa sprovuar në terrene zgjedhore.
Pushteti vendor ka shërbyer po ashtu si një tjetër burim furnizimesh, duke i dhënë parlamentit 3 kryetar bashkish. Ervin Demo, Tërmet Peci dhe Agron Malaj I bashkohen parlamentit si deputetë. Pjesa tjetër janë nënkryetarë si dhe kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, të cilës iu rezervua një vend i sigurt në listën e Korçës.
Të tjerë, me eksperiencë të gjatë në administratën publike në nivele të larta, tre prej të cilëve janë drejtorët aktualë të spitaleve rajonale të Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit.
Platforma “Deputeti që duam” nxori po ashtu emra që arritën të fitonin vendin në parlamentin e ri, me Sara Milën kandidaten më të votuar të Elbasanit, Zegjinë Caushin në Fier dhe Marjana Koçekun, neomalësoren që kryesoi listën e Shkodrës.
Të pa sprovuar më parë me politikën dhe 4 deputetë të tjerë të rinj që vijnë në nga bota e biznesit si Vasil Llajo, Bujar Rexha, Admir Kadeli dhe Skënder Pashaj.
Mozaikut të profesioneve në parlament i shtohen mjekë, pedagogë, agronomë, inxhinierë e deri tek shkrimtarë.
Por është koha ajo që do të tregojë nëse ky mozaik do të përkthehet në ide të reja, përfaqësim më të ndershëm dhe vendimmarrje më cilësore. /Shqiptarja -

“Koha jonë mbaroi, humbësit e mëdhenj janë brenda PD-së”, Shehi “thumbon” Berishën:Fituan pa meritë, morën deputetë qyl
Dashamir Shehi deklaroi sot se nuk e konsideron partinë e tij dhe koalicionin me të cilin garoi në zgjedhje si humbës të madh pas shpalljes së rezultateve, pasi sipas tij ky emër nuk u takon partivë të vogla. I ftuar në një studio televizive, Shehi u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga rezultati i tij në zgjedhjet e 11 majit.
Shehi shpjegoi më gjerësisht edhe arsyet që e shtynë të jepte dorëheqjen si kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”.
“Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot. Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë. Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve. Humbësit e mëdhenj, se ne jemi të vegjëlit, janë ata të grupit të PD-së. Sali Berisha për vete ka dalë i fituar, ndoshta është fitorja më e madhe e tij politike. Sot ka 50 deputetë dhe është i lumtur. Edi Rama në pushtet, Berisha kontrollon opozitën. PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale. Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”,- tha Shehi.