Tag: deputete

  • Berisha në Kuvend: Kartelet e vrasësve dhe drogës sjellin në këtë parlament 28 deputetë, më e ndershme do ishte të vinte këtu Xhevdet Troplini e Altin Hajri

    Berisha në Kuvend: Kartelet e vrasësve dhe drogës sjellin në këtë parlament 28 deputetë, më e ndershme do ishte të vinte këtu Xhevdet Troplini e Altin Hajri

    Në fjalimin gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpërtheu ndaj qeverisë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve dhe përfshirjen e krimit në procesin zgjedhor.

    Berisha e cilësoi procesin zgjedhor si një “farsë elektorale” të mbështetur nga kartelet e drogës, duke theksuar se 28 deputetë të Kuvendit përfaqësojnë interesat e klaneve të krimit dhe jo të popullit shqiptar.

    Pjesë nga deklarata:

    Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste.
    Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.
    Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve.
    Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat.
    Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.
    Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.
    Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura.
    Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.
    Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër.
    Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën.
    O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju.
    Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit.
    Po, po.
    Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

  • Nesër nis Parlamenti “i vjetër”, në legjislaturën e ardhshme do të mungojnë 83 nga deputetët, ja çfarë pritet të ndodhë

    Nesër nis Parlamenti “i vjetër”, në legjislaturën e ardhshme do të mungojnë 83 nga deputetët, ja çfarë pritet të ndodhë

    Nesër rinis punimet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 i cili qëndron në detyrë deri në datën 9 shtator. Seanca e së enjtes është kryesisht ceremoniale dhe do të miratohet vetëm kalendari i ligjeve mbi bazën e të cilit do të punojnë deputetët në 3 javët e ardhshme.
    Por për shumicën e deputetëve aktualë këto janë seancat e fundit në parlament. 83 deputetë të kësaj legjislature nuk do të ulen më në seancë plenare në muajin shtator kur të nisë punën parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
    Ndryshimi më i fortë ka ndodhur në grupin parlamentar të PS, nga i cili 45 deputetë nuk do të jenë më pjesë e parlamentit.
    Mes tyre edhe Pandeli Majko i cili është i vetmi deputet në Partinë Socialiste që ishte në kuvend prej vitit 1992.
    PD nga ana tjetër vazhdon të ketë politikanë që janë zgjedhur që në vitin 1991 në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e para pluraliste, kryetarin Sali Berisha e Tritan Shehun.
    Por edhe në Partinë Demokratike gjysma e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në kuvend në shtator.
    Por këto janë javët e fundit në parlament edhe për Lulzim Bashën i cili prej vitit 2005 ishte deputet i PD, kryetar i Partisë më të madhe të opozitës e në 11 maj dështoi të siguronte një mandat me Koalicionin Euroatlantik.
    Jashtë kuvendit do të mbeten në shtator edhe disa kryetarë e ish-kryetarë partish përfshi edhe Agron Dukën i cili vendosi të mos garojë në zgjedhjet e 11 majit për t’i hapur rrugë figurave të reja në partinë e tij.
    Deputet që mbështetën Lulzim Bashën apo Enkelejd Alibeajn gjithashtu nuk do të jenë më deputetë pasi nuk arritën të fitonin në 11 maj.
    Kryetari i PSD Tom Doshi do të rikthehet në shtator në parlament së bashku me dy deputetë që fitoi kjo parti, por 3 deputetët aktuale këto janë javët e fundit në kuvend.
    Edhe pse ky kuvend e ka mandatin deri në muajin shtator, sipas kushtetutës pas datës 10 korrik deputetët nuk mund të miratojnë më asnjë ligj.
    DEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND
    Lulzim BashaEnkelejd AlibeajDashamir ShehiMonika KryemadhiShpëtim IdriziAgron DukaArbi AgalliuSelaudin JakupllariFlutura AçkaOriola PampuriMerita BakiuPetrit VasiliNusret AvdullaGëzim AdemajDEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVENDPandeli MajkoXhemal QefaliaNasip NaçoPetro KoçiKlevis XhoxhiLaert DurajLuljeta BozoLavdrim KrashiIlir MetajGerta DurakuBujar ÇelaEduard NdrecaNiko KuriAnduel TahirajPaulin SterkajShpresa MarnoiBaftjar ZeqajMirela PitushiIsmet BeqirajLindita BuxheliTatiana PiroIlir TopiBardhyl KollçakuPranvera ResulajTeuta RamaAgron ÇelaDenis DeliuMimi KodheliBlerina GjylametiAlban XheliliArben PëllumbiDesantila TahirajEdona BilaliEnslemvera ZakeErjon MekaEtilda GjonajEtjen XhafajFlorenc SpahoFrrok GjiniIlir NdraxhiKlotilda BushkaLuan DuzhaPlarent NdrecaShkëlqim BullariToni GoguDEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND
    Dhurata ÇupiHelidon Bushati.Emilia KoliqiQani XhafaZheni GjergjiLefter GeshtenjaDashnor SulaAndrea ManoAsllan DogjaniEdmond SpahoLodovik HasaniKreshnik ÇollakuLindita MetaliajSorina KotiIlda DhoriFerdinand XhaferrajPetrit DodaERALDA TASEKasem MahmutajAndia UlliriOrjela NebiajDEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND
    Gertjan DedaMeri MarkiçiGledis Çeliku

  • Nesër nis Parlamenti “i vjetër”, në legjislaturën e ardhshme do të mungojnë 83 nga deputetët aktualë

    Nesër nis Parlamenti “i vjetër”, në legjislaturën e ardhshme do të mungojnë 83 nga deputetët aktualë

    Nesër rinis punimet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 i cili qëndron në detyrë deri në datën 9 shtator. Seanca e së enjtes është kryesisht ceremoniale dhe do të miratohet vetëm kalendari i ligjeve mbi bazën e të cilit do të punojnë deputetët në 3 javët e ardhshme.
    Por për shumicën e deputetëve aktualë këto janë seancat e fundit në parlament. 83 deputetë të kësaj legjislature nuk do të  ulen më në seancë plenare në muajin shtator kur të nisë punën parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
    Ndryshimi më i fortë ka ndodhur në grupin parlamentar të PS, nga i cili 45 deputetë nuk do të jenë më pjesë e parlamentit.

    Mes tyre edhe Pandeli Majko i cili është i vetmi deputet në Partinë Socialiste që ishte në kuvend prej vitit 1992.
    PD nga ana tjetër vazhdon të ketë politikanë që janë zgjedhur që në vitin 1991 në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e para pluraliste, kryetarin Sali Berisha e Tritan Shehun.
    Por edhe në Partinë Demokratike gjysma e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në kuvend në shtator.
    Por këto janë javët e fundit në parlament edhe për Lulzim Bashën i cili prej vitit 2005 ishte deputet i PD, kryetar i Partisë më të madhe të opozitës e në 11 maj dështoi të siguronte një mandat me Koalicionin Euroatlantik.
    Jashtë kuvendit do të mbeten në shtator edhe disa kryetarë e ish-kryetarë partish përfshi edhe Agron Dukën i cili vendosi të mos garojë në zgjedhjet e 11 majit për t’i hapur rrugë figurave të reja në partinë e tij.
    Deputet që mbështetën Lulzim Bashën apo Enkelejd Alibeajn gjithashtu nuk do të jenë më deputetë pasi nuk arritën të fitonin në 11 maj.
    Kryetari i PSD Tom Doshi do të rikthehet në shtator në parlament së bashku me dy deputetë që fitoi kjo parti, por 3 deputetët aktuale këto janë javët e fundit në kuvend.
    Edhe pse ky kuvend e ka mandatin deri në muajin shtator, sipas kushtetutës pas datës 10 korrik deputetët nuk mund të miratojnë më asnjë ligj.
      DEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND

    Lulzim Basha
    Enkelejd Alibeaj
    Dashamir Shehi
    Monika Kryemadhi
    Shpëtim Idrizi
    Agron Duka
    Arbi Agalliu
    Selaudin Jakupllari
    Flutura Açka
    Oriola Pampuri
    Merita Bakiu
    Petrit Vasili
    Nusret Avdulla
    Gëzim AdemajDEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND
    Pandeli Majko
    Xhemal Qefalia
    Nasip Naço
    Petro Koçi
    Klevis Xhoxhi
    Laert Duraj
    Luljeta Bozo
    Lavdrim Krashi
    Ilir Metaj
    Gerta Duraku
    Bujar Çela
    Eduard Ndreca
    Niko Kuri
    Anduel Tahiraj
    Paulin Sterkaj
    Shpresa Marnoi
    Baftjar Zeqaj
    Mirela Pitushi
    Ismet Beqiraj
    Lindita Buxheli
    Tatiana Piro
    Ilir Topi
    Bardhyl Kollçaku
    Pranvera Resulaj
    Teuta Rama
    Agron Çela
    Denis Deliu
    Mimi Kodheli
    Blerina Gjylameti
    Alban Xhelili
    Arben Pëllumbi
    Desantila Tahiraj
    Edona Bilali
    Enslemvera Zake
    Erjon Meka
    Etilda Gjonaj
    Etjen Xhafaj
    Florenc Spaho
    Frrok Gjini
    Ilir Ndraxhi
    Klotilda Bushka
    Luan Duzha
    Plarent Ndreca
    Shkëlqim Bullari
    Toni Gogu

    DEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND

    Dhurata Çupi
    Helidon Bushati
    .Emilia Koliqi
    Qani Xhafa
    Zheni Gjergji
    Lefter Geshtenja
    Dashnor Sula
    Andrea Mano
    Asllan Dogjani
    Edmond Spaho
    Lodovik Hasani
    Kreshnik Çollaku
    Lindita Metaliaj
    Sorina Koti
    Ilda Dhori
    Ferdinand Xhaferraj
    Petrit Doda
    ERALDA TASE
    Kasem Mahmutaj
    Andia Ulliri
    Orjela Nebiaj

    DEPUTETËT QË NUK DO TË JENË MË NË KUVEND

    Gertjan Deda
    Meri Markiçi
    Gledis Çeliku

  • Kalaja me deklaratë të fortë: Dy deputetë të PS në këtë qark nuk do të jenë në Kuvend

    Kalaja me deklaratë të fortë: Dy deputetë të PS në këtë qark nuk do të jenë në Kuvend

    Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë e bën Aulon Kalaja, i cili thekson se krimi dhe bandat kishin vendosur vendos emrat për deputetë.
    ”Në 2021 gjysma e listës e Durrësit ra në burg. Ranë zgjedhjet në qarkun e Durrësit, zgjedhje nuk kishte. Nga Jurgis Çyrbja e të tjerë që krimi e bandat i kishin vendosur emrat për deputetë. E njëjta histori është edhe këtë herë po ju them nga kjo studio që do të kemi dy deputetë që nuk do të jenë në listën e Durrësit nga këta që kanë fituar tani”, tha Kalaja në A2 CNN.

    Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të dy ditëve të fundit ku janë goditur grupe kriminale të cilat kanë patronazhuar kandidatët dhe jo vetëm në Durrës por edhe në qarqe të tjera.
    ”Janë goditur grupe kriminale të caktuara të cilat kanë patronazhuar kandidatët. Skema ka qenë ndryshe që vota dhe pesha juaj do të duket te filan kandidat, jo vetëm në Durrës, por edhe në Elbasan dhe qarqe të tjera”. Ai ngriti pikëpyetje për SPAK-un që sipas tij nuk vepron në kohë reale siç ndodhi me Fredi Belerin.

  • Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

    Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

    Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kuko ka dorëzuar zyrtarisht ditën e sotme kërkesën për lirimin e saj nga detyra si zëvendësministre e Brendshme.
    Përmes një letre drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Kuko shkruan se është kualifikuar në listën fituese dhe për këtë arsye kërkon lirimin nga detyra në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore.
    “Në këtë kuadër, paraqes dorëheqjen time nga ky funksion, duke Ju falenderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë detyrë të rëndësishme”, thuhet në fund të letrës së firmosur nga Kuko më 22 maj 2025.

  • U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

    U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

    Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete në listën fituese të zgjedhjeve të 11 majit.
    Në një kërkesë drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi,
    Kuko ka njoftuar largimin nga detyra duke falënderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë funksion.
    Me dorëheqjen e Kukos nga ekzekutivi, ajo i hap rrugë uljes në Kuvend si përfaqësuese e mazhorancës në mandatin e ri parlamentar.
    Rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit në Korçë ka dal 6 mandate për Partinë Socialisted he 5 për Partinë Demokratike

  • Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë

    Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë

    Kosova dështoi edhe sot që të zgjidhte kryetarin e ri të Kuvendit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni u shpreh se dy deputetë të kësaj partie janë fokus i veçantë i Lëvizjes Vetëvendosje.
    “Një parti në këtë rast partia e parë nuk mundet t’i sigurojë votat e duhura është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë. Kur nuk janë të zor për të ofruar zgjidhje. Vetëvendosje do të duhej ta ofronte zgjidhjen. … mund të them që kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme. Kontaktohem edhe unë.
    Kontaktohemi nga zyrtarët e Vetëvendosjes e nga ndërmjetësuesit e tyre. Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë. I kemi informatat i kemi përmbajtjen e bisedën të gjithë deputetët që më së shumti kontaktohen nga Vetëvendosja por ata janë stabil dhe i qëndrojnë…
    Format e presionit janë të ndryshme një nga to është edhe kjo formë që e potencuat.. duke ofruar benefite për bizneset e tyre familjare. Kur nuk janë të zotë për të ofruar zgjidhje, Vetëvendosja do të duhej të pranonte zgjidhjen”, ka shtuar ai.

  • “Ne kemi 83 deputetë, por vetëm një mandat”, Rama për të zgjedhurit e rinj: Është i nevojshëm, por më i padomosdoshëm si asnjëherë tjetër

    “Ne kemi 83 deputetë, por vetëm një mandat”, Rama për të zgjedhurit e rinj: Është i nevojshëm, por më i padomosdoshëm si asnjëherë tjetër

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi mandatin e katërt si të nevojshëm si çdokush tjetër, por më i padomosdoshëm si asnjëherë tjetër.

    Gjatë takimit me socialistët fitues në zgjedhje, ai theksoi se janë 83 deputetë, por vetëm një mandat, mandati i Partisë Socialiste.
    Rama: E vërteta është që ne jemi 83 deputetë dhe deputete, por nuk kemi 83 mandate, kemi vetëm një mandat, mandatin e PS dhe madje madje më shumë se për çdo gjë tjetër ky numër kaq i madh në sallë na vlen që gjithkush ta dijë se është i nevojshëm, si çdokush tjetër, por më i padomosdoshëm se asnjëherë tjetër, nga unë i pari të gjithë në rresht, kokulur para të gjithë atyre 856.318 shqiptarëve, duke hequr votat që kemi dhënë vetë të cilët na zgjodhën si përfaqësinë e tyre më të lartë në momentin historik që ne kemi ndeshur në rrugëtimin tonë.

    Top Channel

  • Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur, habit Myslym Murrizi: Në shtator do jem në parlament

    Duhet të largohen 3 deputetë nga lista e mbyllur, habit Myslym Murrizi: Në shtator do jem në parlament

    Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në kuvend, Myslym Murrizi tha se votuesit e tij do kenë përfaqësuesin e tyre në parlament më 10 shtator.

    Murrizi në një status në Facebook shkroi se tashmë është i treti me vota në qark nga lista e PD dhe i katërti së bashku me Partinë e Lirisë. Ai tha se do ketë lëvizje të papritura. Me renditjen e tanishme, në mënyrë që Murrizi të futet në Parlament me 10 shtator, do të duhej që të largoheshin 3 deputetë që ai të përfitonte një ulëse në parlament.
    Postimi i plotë:
    Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ-ja, shkuam në 7289 vota, dhe numri 3 nga lista e PD-së, ose numri 4 me gjithë Partinë e Lirisë në listë.
    Deri më 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura, edhe pse Hajdari nuk e beson.
    Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 VOTUES TË LIRË do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar dhe as kam fluturuar si shumë delirantë politikë, që ëndërronin se do t’i votonin QYTETARËT pse i mbështesnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë, që vegjetojnë si demek “kryetarë”.
    Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARËT, pa VD COLL dhe pa pirë kafe me asnjë “udhëheqës” me “paparacë” nga pas, që t’u përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqësi” vdes për mua.
    Ehhhhh, sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë HAJDARËT dhe HAJDARESHAT që mashtrojnë sikur dinë shumë e dinë çdo gjë.
    PS: Meqë më mërzitën 6 FASLLI nga zonat Vorë, Kashar, Vaqar, Baldushk, e ndryshova emrin.Ishalla nuk ka HAJDAR që do të mërzitet, haha.

     

    Top Channel

  • Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

    Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe këtë të dielë. As në tentimin e radhës, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentari. Në përpjekjen e njëzet e një për konstituim të legjislaturës së nëntë, partitë e deritanishme opozitare sërish nuk e mbështetën propozimin e LVV-së për votim të fshehtë.
    Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 27 maj, në orën 11:00.

    Pro votimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.
    Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 90 deputetë.
    “53 deputetë kanë dhënë votën për, kundër ka qenë një, abstenim nuk ka, ndërpritet seanca shihemi me 27 maj në orën 11:00”,tha ai.
    Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të kuvendit. Me këtë kandidaturë, nuk po pajtohen partitë tjera, meqë po konsiderojnë se është emër jo unifikues dhe i papranueshëm.
    /KosovaPress/