Tag: depozitave

  • Bankat plot, xhepat bosh, gati 1 milion shqiptarë me llogari pa para

    Bankat plot, xhepat bosh, gati 1 milion shqiptarë me llogari pa para

    Afro 950 mijë qytetarë kanë një llogari bankare, por pa para. Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se vjet, edhe pse pati rritje të kursimeve, 93% e individëve kanë në llogari më pak se 2.5 milionë lekëShqiptarët patën gati 1.3 trilionë lekë të kursyera në banka në fund të vitit, por pjesa më e madhe e këtyre parave iu përkasin vetëm pak individëve.
    Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 739 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 5 për qind e qytetarëve. Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se pak më shumë 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 950 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë në gjendje.
    “Po kemi ca, po nuk janë shumë. Nuk është se na tepron shumë nga shpenzimet që kemi. Ato që kam i kam në lekë.

    Marrë në rrafshin e familjeve, afërsisht 16 për qind e rreth 740 mijë familjeve në Shqipëri kanë 58 për qind të kursimeve në banka. Po pse është kaq e theksuar fotografia “bardh e zi” e pabarazisë te shqiptarët?
    “Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, tha për A2 CNN, Leons Hasani, ekspert për ekonominë.
    Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se në llogaritë e kurimeve me 100 e deri në 2.5 milionë lekë janë te depozituara gati 540 miliardë lekë apo 42 për qind e totalit. Edhe këtu ka dallime mes qarqeve të vendit.

    “Në disa qarqe ka rritje, në disa qarqe ka rënie. Për shembull në qarqet e Veriut ke mi rënie të nivelit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërkohë që në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Korçës kemi rritje të indeksuara të ardhurat me normën e inflacionit”, tha më tej Hasani.
    Pabarazia në normën e kursimit është vetëm maja e ajsbergut të pabarazisë së përgjithshme të popullsisë. Shtresat e pasura të popullsisë, përveç llogarive bankare, mbajnë investime në prona të patundshme, biznese apo tituj borxhi

  • 1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e parave

    1.7 trilionë lekë në banka, 5% e shqiptarëve zotërojnë më shumë se gjysmën e parave

    Afro 950 mijë qytetarë kanë një llogari bankare, por pa para. Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se vjet, edhe pse pati rritje të kursimeve, 93% e individëve kanë në llogari më pak se 2.5 milionë lekëShqiptarët patën gati 1.3 trilionë lekë të kursyera në banka në fund të vitit, por pjesa më e madhe e këtyre parave iu përkasin vetëm pak individëve.
    Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 739 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 5 për qind e qytetarëve. Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se pak më shumë 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 950 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë në gjendje.
    “Po kemi ca, po nuk janë shumë. Nuk është se na tepron shumë nga shpenzimet që kemi. Ato që kam i kam në lekë.”

    Marrë në rrafshin e familjeve, afërsisht 16 për qind e rreth 740 mijë familjeve në Shqipëri kanë 58 për qind të kursimeve në banka. Po pse është kaq e theksuar fotografia “bardh e zi” e pabarazisë te shqiptarët?
    “Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, tha për A2 CNN, Leons Hasani, ekspert për ekonominë.
    Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se në llogaritë e kurimeve me 100 e deri në 2.5 milionë lekë janë te depozituara gati 540 miliardë lekë apo 42 për qind e totalit. Edhe këtu ka dallime mes qarqeve të vendit.

    “Në disa qarqe ka rritje, në disa qarqe ka rënie. Për shembull në qarqet e Veriut ke mi rënie të nivelit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërkohë që në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Korçës kemi rritje të indeksuara të ardhurat me normën e inflacionit”, tha më tej Hasani.
    Pabarazia në normën e kursimit është vetëm maja e ajsbergut të pabarazisë së përgjithshme të popullsisë. Shtresat e pasura të popullsisë, përveç llogarive bankare, mbajnë investime në prona të patundshme, biznese apo tituj borxhi.

  • Shumë llogari bosh në bankë! 34% kanë deri në 100 lekë, kursejnë vetëm 4.5% e individëve të regjistruar

    Shumë llogari bosh në bankë! 34% kanë deri në 100 lekë, kursejnë vetëm 4.5% e individëve të regjistruar

    “Shqiptarët kanë rreth 2.8 milionë llogari bankare në bankat e nivelit të dytë, por një pjesë e mirë e tyre i kanë të “varfra”, ndërsa vetëm një përqindje e vogël I përdorin për të kursyer.”

    Individët i kanë të ruajtura para e tyre në 11 banka në vend dhe 9 shoqëri kursim krediti. Por raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të depozitave rreth 1/3 e llogarive janë bosh, ndërsa pjesën më të madhe e zënë depozituesit e vegjël. Duke lënë kështu të kuptohet që individët kryesisht o nuk kanë lekë në llogaritë e tyre ose kanë jo më shumë se 2.5 milionë lekë.
    Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave javën 1.27 trilionë lekë pikërisht në 2.8 milionë llogari bankare. Ku konkretisht:
    Nga 0 deri në 100 lekë ose thënë ndryshe bosh janë 34.1% e llogarive. Ndërsa 61% e totalit kanë vlera deri në 2.5 milionë lekë. Dhe vetëm 4.5% kanë para të kursyera mbi 2.5 milionë lekë.)
    Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.
    “Janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.”
    Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Ndërsa ato në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%),
    PARATË NË DEPOZITA SIPAS VLERAVE
    (Burimi: ASD)
    0-100 lekë                                             950 mijë depozitues
    100 lekë- 2.5 mln lekë                         1.7 mln depozitues
    Mbi 25 mln lekë                                    126 mijë depozitues
    DEPOZITAT NË LEKË
    (Burimi: ASD)
    48.6% të totalit
    +7.3%
     
    DEPOZITAT NË EURO
    (Burimi: ASD)
     
    584 MLD LEKË
    +4.1%
     

    Top Channel

  • Fondet e grumbulluara nga sigurimi i depozitave bankare mbulojnë 7.61% të tyre

    Fondet e grumbulluara nga sigurimi i depozitave bankare mbulojnë 7.61% të tyre

    Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej në 2024. Sipas informacionit të ASD, në fund të vitit 2023, raporti arriti në 7.61%, nga 7.27% që pati qenë një vit më parë.Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 70.14 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.3% krahasuar me një vit më parë.Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit.Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në 4.39 miliardë lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se në vitin 2023.Sipas ASD, rritja e të ardhurave për vitin 2024 vjen kryesisht nga rritja e portofolit dhe nga të ardhurat për investimet mbi një vit të realizuara gjatë viteve të mëparshme.Gjatë vitit 2024, normat e interesit kanë qenë konstante krahasuar me një vit më parë, me një tendencë rënie të lehtë. Gjatë këtyre viteve, gjithashtu, ASD shprehet se ka synuar të realizojë një diversifikim të portofolit në disa maturitete, çka ka ndikuar në rritjen e të ardhurave.Mjetet financiare të fondit të sigurimit të depozitave investohen investohen në instrumente financiare me rrezik të ulët, kryesisht bono dhe obligacione qeveritare.Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit të depozitave përllogaritet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.Megjithatë, ligji “Për Sigurimin e Depozitave”, në nenin 31, pika 11 përcakton se “Agjencia (ASD) mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave deri në 0,025% të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5% të mesatares së këtyre depozitave”.Duke pasur parasysh se ligji e parashikon këtë mundësi, bankat tregtare prej vitesh po kërkojnë nga autoritetet rregullatore uljen e primit të sigurimit të depozitave. Bankat argumentojnë se në vitet e fundit janë përballur me një rritje të fortë të kostove nga masat e reja ligjore dhe rregullatore.Veç sigurimit të depozitave, ato paguajnë edhe për ngritjen e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, si edhe u kërkohen nivele më të larta në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit. Megjithatë, përgjigja e ASD është se ajo ende ndodhet në fazën e analizave lidhur me mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të skemës së sigurimit të depozitave.Në vijimësi të procesit të integrimit, legjislacioni shqiptar për sigurimin e depozitave duhet të përputhet gradualisht me atë të Bashkimit Europian. Për të mundësuar përputhshmërinë e plotë, janë disa çështje që duhen adresuar, duke filluar nga mospërputhja e nivelit maksimal të mbulimit me sigurim.Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh. Ndërkohë, skema e mbulimit të depozitave në Bashkimin Europian parashikon një mbulim deri në shumën e 100 mijë eurove.Burimi: ASDKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 94.5% e totalit të depozitave janë të siguruara

    94.5% e totalit të depozitave janë të siguruara

    Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,590.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94.5% të totalit të depozitave, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD).Sipas ASD-së, krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.2%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 78.9 mld lekë.Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, për fundin e vitit 2024, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.4% të këtij totali, ndjekur nga depozitat në lekë me peshë 46.9%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë me 4.1%.Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar për fundin e vitit 2024 arritën në 1,275.4 mld lekë, duke përfaqësuar 80.2% të totalit të depozitave të sigurueshme.Në fund të vitit 2024 depozitat e siguruara në sistemin bankar ishin 54.7% e totalit të depozitave në sistemin bankar dhe 57.9% e depozitave të sigurueshme. 92.9% e depozituesve në banka kompensohen plotësisht.Totali i depozitave në shoqëritë e kursim kreditit (SHKK) për fundin e vitit 2024 ishte 11.5 mld lekë, nga 10.9 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit 2023. Depozitat e sigurueshme janë 11.3 mld lekë dhe zënë 98,4% të totalit të depozitave, kundrejt 10.8 mld lekë që ishin një vit më parë.Këto depozita i i korrespondojnë 44,270 depozituesve të SHKK-ve në fund të vitit 2024. Depozitat e sigurueshme, gjatë vitit 2024 janë rritur me 4.8%. Në këtë rritje ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e depozitave në lekë.Depozitat në lekë zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme të SHKK-ve, 77.2%. Rritja vjetore e tyre është 5.4%. Në fund të vitit 2024, depozitat e siguruara në SHKK janë 8.1 mld lekë, sa 70% të totalit të depozitave, ose 71% të depozitave të sigurueshme. 91% e depozituesve në SHKK kompensohen plotësisht.Sipas ASD, Fondet e sigurimit të depozitave në banka dhe në shoqëritë e kursim-kreditit kanë pasur një rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2024. Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e këtyre fondeve janë të ardhurat nga primi i sigurimit dhe të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare. Në 31 dhjetor 2024, vlera kontabël e fondit të sigurimit të depozitave në banka, është 70.1 mld lekë.Në krahasim me një vit më parë ky fond është rritur me rreth 6.5 miliard lekë ose 10.3%. Të ardhurat nga primet e sigurimit të paguar nga bankat, për vitin 2024 ishin 4.39 miliard lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se një vit më parë.Rritja e të ardhurave për vitin 2024 lidhet me zgjerimin e mjeteve financiare nën administrim dhe normat e interesit të titujve. Në fund të vitit 2024, raporti i mbulimit, i llogaritur si përqindje e fondit të sigurimit të depozitave në banka në krahasim me depozitat e siguruara, ishte 7.61%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 950 mijë ‘kursimtarë’ kanë zero lekë në banka, ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre

    950 mijë ‘kursimtarë’ kanë zero lekë në banka, ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre

    Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.
    Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë. 34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.
    Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.
    Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë. ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.
    Depozitat e sigurueshme
    Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%. Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.
    Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%. Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.
    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%. Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./ Monitor

  • 950 mijë ‘kursimtarë’ kanë zero lekë në banka; 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

    950 mijë ‘kursimtarë’ kanë zero lekë në banka; 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

    Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.

    Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.

    34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.

    Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël.

    Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.

    Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.

    ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.

    Depozitat e sigurueshme

    Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.

    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.

    Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.

    Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.

    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.

    Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./ Monitor

  • 950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka; 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

    950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka; 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

    Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.Depozitat e sigurueshmeSipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.