Depozitat me afat në Lekë shënuan rritjen më lartë të këtij viti në muajin korrik.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja vjetore e depozitave me afat në Lekë arriti në 4.8%. Kjo është njëkohësisht edhe rritja më e lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.Depozitat me afat në Lekë kishin pësuar një cikël rënës prej afërsisht një dekade, duke filluar nga viti 2014, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit.Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. As ndryshimi i kursit të politikës monetare në vitin 2022 dhe rritja e shpejtë e normës bazë të interesit nuk mjaftoi për të sjellë një ringritje të shpejtë të depozitave me afat, megjithëse ritmet e rritjes u ngadalësuan.Vetëm gjatë vitit 2024, depozitat me afat iu kthyen rritjes, të nxitura sidomos nga përmirësimi i normave të interesit të depozitave, që shtoi stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat.Pavarësisht se Banka e Shqipërisë vitin e kaluar rifilloi uljen e normës bazë të interesit, ajo aktualisht është në nivelin 2.5 % dhe ngelet në nivele ndjeshëm më të larta krahasuar me minimumin historik prej 0.5%, që u arrit në periudhën e pandemisë dhe qëndroi në fuqi deri në goditjen inflacioniste të vitit 2022.Sipas statistikave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lekë paraqitet në rënie. Në muajin korrik, ajo shënoi nivelin 1.58%, nga 1.99% që kishte qenë një vit më parë.Rënia e normës së interesit për depozitat e reja ende nuk ka sjellë ulje të normës mesatare të interesit për të depozitat gjendje, që është në nivele të përafërta me vitin e kaluar.Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në Lekë të individëve gjatë gjithë 7-mujorit të parë të këtij viti ka qëndruar në nivelin 2.42%, nga 2.41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Megjithatë, duhet theksuar se brenda sektorit bankar ka një konkurrencë në rritje për depozitat e publikut. Kjo konkurrencë ka tendencën të bëhet më e theksuar gjatë muajve të verës, kur prurjet e depozitave janë më të mëdha, për shkak të sezonit turistik.Kjo kërkesë vjen sidomos prej bankave që në vitet e fundit po rriten me ritme më të shpejta dhe që kanë nevojë për të shtuar fondet që mbështesin rritjen e huadhënies.Edhe këtë vit, disa prej bankave kanë dalë me oferta depozitash që në nivelet e tyre maksimale janë ndjeshëm më të larta se ato mesatare të raportuara nga Banka e Shqipërisë. Në këtë kuptim, për depozitat tregu ofron edhe kthime më të larta se ato që tregojnë shifrat mesatare zyrtare. Kjo duket se ka mbështetur rritjen e depozitave me afat në sektorin bankar. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: depozitave
-

Paralajmërimi: a po i vjen fundi i një shëmtie tipike shqiptare?
Kryeministri Rama prezantoi nismën për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, duke paralajmëruar heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, një prej shëmtive urbane më ulëritëse në Shqipëri. Megjithatë, ai i mëshoi më tepër sigurisë së njerëzve.
“Është dhe koha për të filluar dhe punën për planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që larg qoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama.
Më tej, Rama foli më tone të ashpra për këtë sektor, duke denoncuar në fakt vetëveten, pra qeverisjen e tij, e cila e ka parë si sektor qokash.
“Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit. Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika OSHEE”, shtoi kryeministri. /tesheshi.com/
-

Operator kombëtar për ujin, Rama: I japim fund abuzimeve. Plan edhe për heqjen e depozitave nga pallatet
Kryeministri Rama ka prezantuar krijimin e operatorit kombëtar të ujit, ndërsa tha se është koha për një strukturë të re me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.
“Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime… fragmentimi në emrin e decentralizimit i sistemit të shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte katastrofë.”
Për të gjithë ata që kanë abuzuar me shpërdorim ose lidhje të paligjshme të ujit, do të ketë një plan masash ndëshkuese.“Përsa i përket reformës, jemi shumë të qartë çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi tek shpërndarja, njëlloj siç bëmë me energjinë. Në radhë të parë abuzues me qëllim fitimi – lavazhe, ujë që derdhet rrugëve.”
Edhe heqja e depozitave nga pallatet ishte një nga pikat e paralajmëruara në takim.“Kjo është koha për të filluar dhe punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha…”
Rama nuk la pa kritikuar bashkitë, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndëshkuar ata që vjedhin ujin.“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë s’e vendosin asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vendosë kujen pse nuk e merr ujin. Një gjë është të mos e paguash, dhe një gjë ta vjedhësh.”
Ndërsa ministrja Balluku, e pranishme në takim, siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit.
“Të gjithë dalin dhe thonë se qeveria do të rrisë çmimin e ujit, por nuk është e vërtetë. Do të sigurohet mbrojtje më e fortë për burimet ujore. Do të ketë edhe një përshpejtim të zhvillimit teknologjik. Flasim për sigurinë e produktit që shpërndahet në çdo shtëpi. Ne do të kemi edhe një njësi të dedikuar, pjesë e operatorit të prodhimit të ujit, e ngritur mbi kërkimin dhe teknologjinë. Nuk do të jetë e nevojshme që të kemi ndryshime ligjore.”
Duke sjellë në vëmendje menaxhimin e ujësjellësit të Vlorës, Rama tha se borxhet e akumuluara nga ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë lekë.
/vizionplus.tv -

Rama njofton heqjen e depozitave të ujit nga pallatet: Mund të kthehen burim katastrofash
Teksa prezantoi Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisin edhe me planin për heqjen e depozitave nga pallatet. Kreu i qeverisë theksoi se ato mund të bëhen burim katastrofash.
“Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara, ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhet.
“Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar.
Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj siç kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet.
Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë”, theksoi kryeministri. -

Madhësia e tregut të SHKK-ve arrin në 190 milionë euro
Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rritje të shpejtë në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të qershorit arriti vlerën e 18.5 miliardë lekëve ose pothuajse 190 milionë eurove. Vlera e aktiveve të tregut është rritur me 8% që nga fillimi i vitit dhe me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Shoqëritë e kursim-kreditit ose kooperativat financiare janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore. Ato pranojnë depozita nga anëtarët dhe ofrojnë kredi për ta, duke pasur si qëllim kryesisht mbushjen e boshllëkut që krijon mungesa e pranisë së sektorit bankar në zonat rurale dhe periferike të vendit.Ky model ka rezultuar veçanërisht efikas për ofrimin e shërbimeve financiare në zonat që kanë akses të kufizuar në sektorin bankar.Portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të në mesin e këtij viti arriti në pothuajse 13.84 miliardë lekë, me rritje prej 6% që nga fillimi i vitit dhe 8.5% krahasuar me një vit më parë.Pjesa tjetër e aktiveve konsiston kryesisht në depozita të vendosura në institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë shumë të vogël zënë investimet në letrat me vlerë dhe aktivet jo financiare.Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet, në pjesën më të madhe, te depozitat e anëtarëve. Në qershor të këtij viti, depozitat përbënin afërsisht 64% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë ato prekën shifrën e 11.84 miliardë lekëve, në rritje 5.6% me bazë vjetore.Edhe në sektorin e SHKK-ve në dy vitet e fundit po vërehet një rritje e peshës së depozitave në valutë të huaj. Depozitat në valutë janë në rritje vjetore 11.1%, pavarësisht efektit negative të kursit të këmbimit (bilanci raportohet në Lekë). Ndërsa depozitat në monedhën vendase shënuan një rritje të ulët, me 4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar. Pesha e depozitave në valutë ndaj totalit ka arritur në 22.8%, nga 21.7% që kishte qenë një vit më parë.Në përgjithësi, SHKK-të ofrojnë norma interesi për depozitat më të larta se bankat tregtare, ndërsa paralelisht edhe kreditë në përgjithësi kanë norma më të larta interesi.Rritja e depozitave të SHKK-ve vitet e fundit është mbështetur shumë edhe nga përfshirja e tyre në skemën e sigurimit të depozitave. Që prej vitit 2017, depozitat pranë SHKK-ve janë të siguruara deri në vlerën e dy milionë lekëve.Por, sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së.Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton nëntë subjekte të anëtarësuara në skemën e sigurimit të depozitave. Gjithsej në regjistrat e Bankës së Shqipërisë rezultojnë gjithsej 16 SHKK të licencuara, por, për disa prej tyre, licencat janë pezulluar nga Banka Qendrore./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqiptarët po kursejnë më shumë se kurrë, depozitat thyejnë rekordin, arrijnë nivele historike
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar të zgjerohen edhe në muajin që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave arriti në 1.4 trilionë lekë në korrik, një rritje kjo me 1.2% krahasuar me qershorin.
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera.
Kursimet në valutë i janë rikthyer sërish rritjes në korrik, pas një rënieje në muajin pararendës. Duket se zhvlerësimi i euros që nxiti shumë qytetarë të largohen nga mbajtja e kursimeve në monedhën evropiane dhe të zgjedhin më tepër depozita në lekë gjatë qershorit, nuk po ndikon më aq shumë në vendimmarrjen e individëve. Po ashtu, edhe normat e ulëta të interesit.
Shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Depozitat në monedhën kombëtare llogariten në 665 miliardë lekë, 1.5% më shumë se në qershor. Ndërkohë, depozitat në valutë kapin një shifër prej 741 miliardë lekësh, një vlerë kjo gati 1% më e lartë se në muajin pararendës.
Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, kanë arritur në 390 miliardë lekë në korrik, ndërsa ato në valutë në 365 miliardë lekë.
Depozitat pa afat dhe llojet e tjera të depozitave vijnë me një shumë më të vogël dhe me një rritje më të lehtë krahasuar me qershorin.
Ndërkohë, për sa i takon depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat flasin gjithashtu për një rritje të depozitave me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe të llojeve të tjera të depozitave. -

Interesat mesatare të depozitave në Lekë ranë lehtë në gjysmën e parë të vitit
Normat e interesit të depozitave në Lekë kanë pësuar rënie në 12 muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin qershor norma mesatare e interesit për depozitat e reja me afat të individëve ishte 1.58%, nga 1.62% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 2.02% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ulja e normave të interesit nga Banka Qendrore është përcjellë edhe te normat e interesit të depozitave në Lekë. Por, megjithatë, duket se në gjysmën e parë të këtij viti, rënia e normave të interesit është ngadalësuar ndjeshëm. Madje, norma mesatare e interesit për sasitë gjendje të depozitave është pothuajse e pandryshuar gjatë gjithë pjesës së parë të këtij viti.Pavarësisht se sinjalet e politikës monetare prej një viti janë për një ulje të normave të interesit (mes korrikut 2024 dhe korrikut 2025, norma bazë është ulur nga 3.25% në 2.5%), brenda sektorit bankar ka një konkurrencë në rritje për depozitat e publikut.Kjo konkurrencë ka tendencën të bëhet më e theksuar gjatë muajve të verës, kur prurjet e depozitave janë më të mëdha, për shkak të sezonit turistik. Kërkesa vjen sidomos prej bankave që në vitet e fundit po rriten me ritme më të shpejta dhe që kanë nevojë për të shtuar fondet që mbështesin rritjen e huadhënies. Edhe në këtë periudhë, disa prej bankave kanë dalë me oferta depozitash që në nivelet e tyre maksimale janë ndjeshëm më të larta se ato mesatare të raportuara nga Banka e Shqipërisë. Në këtë kuptim, për depozitat tregu ofron edhe kthime më të larta se ato që tregojnë shifrat mesatare zyrtare.Ndërkohë, normat e interesit për depozitat në monedhën Euro ngelen më të ulëta, por me një luhatshmëri më të larta gjatë muajve të fundit. Për muajin qershor, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në Euro ishte 1.27%, nga 1.12% që ishte në fund të vitit 2024 dhe 1.53% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Edhe Banka Qendrore Europiane (ECB) prej fillimit të vitit 2024 ka nisur uljen e normave të interesit. Kjo ulje është reflektuar edhe në treguesit benchmark të tregjeve për monedhën europiane, kryesisht të Euriborit.Megjithatë, edhe në periudhën kur normat e ECB-së ishin më të larta, normat e interesit të depozitave në tregun shqiptar shënuan një rritje mjaft modeste.Në rastin e Euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me Lekun. Gjithashtu, ndërmjetësimi në Euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Depozitat e shqiptarëve në US$ rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade
Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë dollarë në fund të qershorit.
Në një artikull të publikuar nga Monitor.al, që i referohet të dhënave nga Banka e Shqipërisë, thuhet se kjo përfaqëson një rritje prej 14.5% që nga janari dhe 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e çuar vlerën e tyre pranë nivelit më të lartë të dekadës.
Rritja dominohet nga individët, të cilët zotërojnë 68% të totalit të depozitave në dollarë, me një rritje vjetore prej 23.2%.
Faktorët që ndikojnë këtë prirje përfshijnë normat më të larta të interesit për depozitat në dollar amerikanë (deri në 2.7%), si dhe tërheqjen ndaj instrumenteve financiare alternative. Investimet në kriptomonedha, veçanërisht bitcoin-in, mund të kenë luajtur rol kyç, pasi rritja e vlerës së tyre mund të ketë nxitur konvertimin e tyre në para fizike dhe riatdhesimin e fondeve në banka shqiptare. Kriptovaluta kryesore, bitcoin, tashmë këmbehet me afërsisht 117 mijë dollarë.Burime të tjera për rritjen e depozitave në dollarë përfshijnë prurjet nga shërbimet e jashtme me kompani jashtë BE-së dhe eksportet e mallrave të kuotuara në Dolalrë. Paralelisht, edhe depozitat në Euro kanë vazhduar rritjen, duke arritur në 8.12 miliardë euro, ndonëse me ritme më të ngadalta (7.5%). Rritja e përgjithshme e depozitave në valutë lidhet ngushtë me flukset valutore në ekonomi, sidomos nga turizmi dhe tregu i pasurive të paluajtshme.
-

Depozitat në Dollarë Amerikanë, pranë nivelit më të lartë të dekadës së fundit
Depozitat në Dollarë Amerikanë janë në rritje në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në monedhën e gjelbër në fund të muajit qershor arritën vlerën e 838 milionë dollarëve, në rritje me 14.5% që nga fillimi i vitit 2025 dhe me 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vlera e depozitave në Dollarë Amerikanë është shumë pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Vlera rekord për këtë periudhë u arrit në fund të prillit, me 849 milionë dollarë.Shifrat tregojnë se rritja e kursimeve në valutë nuk ka prekur vetëm Euron dominuese, por është shtrirë edhe tek Dollari, që është valuta e dytë e huaj më e përdorur brenda ekonomisë dhe sektorit financiar shqiptar.Pjesa më e madhe e depozitave në Dollarë Amerikanë u takon individëve. Në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 68% të totalit të depozitave në valutë. Rritja vjetore e depozitave në dollarë të individëve arriti në 23.2%, edhe më i lartë se rritja mesatare e depozitave në monedhën amerikane.Në teori, rritja e normave të interesit në Dollarë Amerikanë pas vitit 2022 mund ta ketë bërë Dollarin më tërheqës për investime financiare. Sipas informacionit të raportuar nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, normat e interesit të depozitave në Dollarë Amerikanë në muajin janar të këtij viti arrinin deri në 2.7% për afatet më të gjata të maturimit.Megjithatë, tregu financiar ofron edhe mundësi të tjera investimi, siç janë fondet e investimit apo pjesëmarrja në investime nëpërmjet platformave të huaja, përfshi këtu instrumentet financiare të tregut të kapitalit ose kriptomonedhat. Rritja e kursimeve në Dollarë Amerikanë mund të jetë e lidhur sidomos me investimet në instrumente alternative jashtë vendit dhe sidomos në kriptiomonedha.Kriptovaluta kryesore, bitcoin, tashmë këmbehet me afërsisht 117 mijë dollar. Mund të hipotizohet se në një mjedis të tillë disa investitorë mund të kenë përfituar nga rritja e çmimit për të likuiduar kriptoasetet dhe për të riatdhesuar fondet, çka do ta rendiste tregun e kriptomonedhave si një nga faktorët që mund të ketë sjellë rritjen e depozitave në USD.Një burim tjetër që besohet të ketë arritur nivele të konsiderueshme vitet e fundit janë edhe shërbimet outsourcing nga bizneset apo individë për kompani amerikane ose të vendeve të tjera jashtë BE që përdorin Dollarin si monedhë pagesash ndërkombëtare.Në segmentin e biznesit, prurjet në USD lidhen kryesisht me eksportet e mallrave të kuotuara në dollar apo eksportet drejt vendeve jashtë Europës.Ndërkohë, depozitat në Euro vazhdojnë të rriten. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave në Euro në fund të qershorit arriti në vlerën prej 8.12 miliardë eurosh, edhe në këtë rats shumë afër nivelit më të lartë historik.Megjithatë, rritja e depozitave në Euro është reduktuar në nivele njëshifrore. Krahasuar me një vit më parë, depozitat në Euro janë në rritje me 7.5%. Vlerësohet se rritja e depozitave në valutë është e lidhur drejtpërdrejtë me rritjen e flukseve valutore hyrëse në ekonomi, të lidhura veçanërisht me sektorin e turizmit dhe pasuritë e paluajtshme. / E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024
Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 49.55%, nga 46.7% që kishte qenë një vit më parë.Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi-depozita reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si edhe stimuj potencialë për të rritur më tej kredidhënien.Pjesa e mbetur e aktiveve të sektorit bankar shqiptar konsistojnë kryesisht në letra borxhi të qeverisë shqiptare dhe emetuesve të huaj, si edhe vendosje të fondeve në valutë në formë depozitash në banka jashtë vendit.Raporti mes kredive dhe depozitave është më i lartë për Lekun, në nivelin 57%, ndërsa ngelet ndjeshëm më i ulët për Euron, në 43%. Raporti më i lartë për Lekun ilustron rritjen e shpejtë të kreditimit në monedhën vendase gjatë viteve të fundit, ndërkohë që rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën Euro.Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa portofoli total i kredisë, duke përjashtuar huamarrësit jorezidentë dhe ndërmarrjet publike, arriti në afërsisht 780 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me një vit më parë.Rritja e portofolit pothuajse u trefishua në raport me rritjen e vitit të kaluar. Kjo ishte njëkohësisht rritja më e lartë e portofolit të kredisë në 15 vitet e fundit.Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 11.4%, ndërsa për individët rritja ishte 13.5%.Sipas monedhës, rritja e kredisë edhe vitin e kaluar u mbështetet sidomos nga financimet në monedhën vendase. Portofoli i kredisë në Lekë vitin e kaluar u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.Në fund të 2024, vlera totale e depozitave të sistemit bankar arriti në 1.68 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 4.9% krahasuar me një vit më parë. Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është rritur në 47.6%, nga 46.6% një vit më parë. Kjo tregon se depozitat në lekë u rritën me ritme më të larta vitin e kaluar, megjithëse ecuria e depozitave në valutë të huaj përsëri u ndikua negativisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.Struktura e tipologjisë përgjatë vitit 2024 reflekton një rritje më të lartë në depozita me afat, pasuar nga llogaritë rrjedhëse, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë. Struktura e maturiteteve peshon në afatet më të shkurtra, ndërsa viti 2024 ka njohur një zhvendosje në drejtim të afateve më të gjata./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
