Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell kthime më të ulëta nga shumica e produkteve të kursimit dhe investimit financiar Mozaiku i alternativave të investimit duket se po bëhet më i ndërlikuar. Që prej vitit të kaluar, bankat qendrore iu kthyen uljes së normave të interesit. Normat më të ulëta të interesit ndikojnë në uljen e kthimeve nga investimi në depozita apo instrumente financiare të borxhit.Yield-et dhe normat e interesit nga produktet e investimit ose kursimit financiar kanë ndjekur një tendencë rënëse vitin e kaluar dhe pjesën e parë të këtij viti.Përveç lëvizjeve të Bankës Qendrore, ulja e normave të interesit në tregun financiar është ndikuar edhe nga gjendja likuide e tregut financiar, e rritur më tej nga hyrja e investitorëve jorezidentë në tregun e titujve qeveritarë.Nga ana tjetër, kërkesa e qeverisë për financime në tregun e brendshëm financiar ka ardhur në rënie.Duke shtuar edhe uljen e primeve të rrezikut, nga rënia e borxhit publik dhe përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran, kjo situatë ka bërë që në përgjithësi, përfitimet nga investimi në instrumentet klasike financiare që ofron tregu shqiptar të jenë në rënie, si në Lek, ashtu edhe në Euro.Rënia e interesave po favorizon përkohësisht përmirësimin e kthimeve kryesisht nga fondet e investimit, që i vlerësojnë asetet e tyre me vlerën e drejtë të tregut. Në këtë periudhë, fondet e investimit në Lek po ofrojnë norma kthimi të kënaqshme.Megjithatë, duke pasur parasysh se ato në përgjithësi i investojnë asetet në bono dhe obligacione qeveritare, në periudha më të gjata, kthimet e fondeve përafrojnë kthimin mesatar nga portofoli i titujve ku kanë investuar.Në periudhat kur normat e interesit janë më të ulëta, në përgjithësi tregjet e aksioneve kanë tendencë të fitojnë kuotë.Megjithatë, në muajt e fundit, as tregjet e aksioneve nuk kanë kaluar kohë shumë të mira, të ndikuara nga pasiguria e lartë që ka krijuar politika agresive e administratës Trump lidhur me tarifat tregtare.Një instrument që po përdoret gjithnjë e më shumë janë obligacionet me ofertë private. Këto instrumente ofrojnë kthime më të larta krahasuar me depozitat, sidomos në monedhën Euro, por në përgjithësi edhe në krahasim me titujt qeveritarë që kanë maturitet të njëjtë.Megjithatë, një ulje e nivelit të përgjithshëm të normave të interesit reflektohet edhe në yield-et e këtyre instrumenteve.Ana tjetër e medaljes është se obligacionet e shoqërive tregtare, në shumicën e rasteve, klasifikohen si borxh i varur, instrument që ka një shkallë të lartë rreziku, në skenarin e falimentimit të shoqërisë që i ka emetuar.Gjithashtu, me një përjashtim të vetëm, obligacionet e shoqërive tregtare vazhdojnë të emetohen me ofertë private, ndaj vështirë se mund të konsiderohen një alternativë e mirëfilltë investimi për publikun e gjerë.Përveç një primi më të lartë rreziku, obligacionet e shoqërive tregtare në shumicën dërrmuese janë të emetuara me ofertë private. Kjo i bën ato instrumente edhe më pak likuide dhe të vështira për t’u tregtuar para maturimit.Sidoqoftë, mjedisi ekonomik botëror ngelet mjaft i pasigurt dhe ka çështje madhore që mund të sjellin ndikime në ekonomi dhe në skenarët e lidhur me ecurinë e normave të interesit, duke filluar nga tensionet e mëdha gjeopolitike dhe tarifat tregtare që po aplikohen mes SHBA dhe shteteve të tjera.Investimi në pasuri të paluajtshme, me rritjen e shpejtë të çmimeve në vitet e fundit, duket se shtron më shumë dilema. Ndërkohë që tregu ngelet dinamik, veçanërisht në zonat bregdetare, në Tiranë duket se ka një frenim të rritjes së çmimeve.Tendenca drejt stabilizimit të numrit të turistëve duket se në perspektivë e bën të pritshëm një zbehje të kërkesës së lidhur me ta, sidomos në tregun e qirave ditore në Tiranë dhe bregdet.Nga ana tjetër, tregu i pronave, sidomos ai i rishitjes së tyre, po kalon një lloj ngërçi të lidhur me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.Pritshmëritë për rivlerësim kanë bërë që shumë shitës potencialë të qëndrojnë në pozita pritëse, derisa të nisë rivlerësimi, në mënyrë që të paguajnë një tatim më të ulët mbi të ardhurat.Agjentët e pronave shprehen se kjo situatë e ka frenuar ndjeshëm tregun e pronave dhe një situatë e tillë besohet se do të vijojë deri në procesin e rivlerësimit, që sipas projektligjit të fundit, parashikohet të fillojë në vitin 2026.Rregullat e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kufizimin e kreditimit priten të ndikojnë në masën më të madhe pikërisht segmentin e pronave që blihen për qëllime investimi.Në teori, këto masa do ta ulin kërkesën dhe trysninë për rritje të mëtejshme të çmimeve. Depozitat mbeten dominueseDepozitat vazhdojnë të jenë produkti gjerësisht dominues në strukturën e mbajtjes ose investimit të kursimeve të shqiptarëve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit arritën në rreth 1.68 trilionë lekë.Kjo shumë përbën afërsisht 88% të investimeve financiare të shqiptarëve. Depozitat u rritën me afërsisht 4.9% gjatë vitit të kaluar, por ndërkohë duhet konsideruar edhe vijimësia e efektit negativ të kursit të këmbimit mbi depozitat në valutë të huaj, kryesisht në Euro.Në fund të vitit 2024, Euro këmbehej me 98.15 lekë, në rënie me 5.5% krahasuar me një vit më parë.Shumica dërrmuese e investitorëve të vegjël shqiptarë vazhdojnë t’iu besojnë produkteve financiare më të sigurta. Depozitat bankare janë të siguruara me ligj deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe deri në këtë shumë, vendosja e parave në bankë është një investim me rrezik 0.Produkti i dytë më i preferuar janë bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare, që përbëjnë rreth 8% të investimeve financiare të individëve, për një shumë totale prej afërsisht 153 miliardë lekësh.Vitin e kaluar, vlera e investimit të individëve në bono dhe obligacione shënoi rritje modeste me vetëm 2% (rreth 3 miliardë lekë). Rënia e yield-eve ka dhënë ndikim të shpejtë në uljen e interesit të individëve për të investuar në këto instrumente.Vijojnë kuotat në fondet e investimit, me rreth 55.4 miliardë lekë, ose 3% të totalit. Investimet në këto fonde vitin e kaluar u rritën me 21.7%.Pas goditjes që pësuan në vitin 2022, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, fondet e investimit janë në një cikël rimëkëmbjeje. Ulja e normave të interesit në tregun primar ndikon pozitivisht kthimet nga fondet e investimit duke ndikuar në rritjen e investimeve në kuotat e tyre.Një tjetër instrument financiar që vazhdon të shënojë rritje janë obligacionet e shoqërive tregtare.Në fund të 2024, vlera totale e obligacioneve të emetuara dhe të pashlyera nga ndërmarrjet shqiptare arriti në 29 miliardë lekë, në rritje me 39% krahasuar me një vit më parë. Ato përbëjnë rreth 1.5% të portofolit të vlerësuar të investimeve të individëve.Statistikat nuk e detajojnë portofolin sipas llojit të investitorit, por megjithatë vlerësohet se në shumicën dërrmuese bëhet fjalë për investime të individëve.Së fundmi, investimet në fondet private të pensionit në fund të 2024 vlerësoheshin në 12.9 miliardë lekë, ose rreth 0.7% e totalit të kursimeve/investimeve të individëve të mbajtura në instrumente financiare.Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë.Në shifrat e raportuara prej vitit 2024 këtë vit nga AMF, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre. Burimi: Banka e Shqipërisë, AMF Interesat e depozitave, tendenca në rënieUlja e normave të interesit nga Banka Qendrore duket se ka filluar të përcillet edhe te normat e interesit të depozitave në Lek. Që prej verës së kaluar, tendenca e normave të interesit të depozitave në monedhën vendase duket të jetë në rënie.Sipas statistikave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lek për muajin maj ishte 1.57%, nga 2.09% që kishte qenë një vit më parë.Megjithatë, rënia e normës së interesit për depozitat e reja ende nuk ka sjellë ulje të normës mesatare të interesit për depozitat gjendje, që është në nivele të përafërta me vitin e kaluar.Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në Lek të individëve në maj arriti në 2.42%, nga 2.36% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Normat e interesit për depozitat në monedhën Euro mbeten më të ulëta dhe në nivele të përafërta me një vit më parë. Për muajin maj, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në Euro ishte 1.16%, nga 1.12% që ishte një vit më parë.Edhe Banka Qendrore Europiane (BQE) prej më shumë se një viti ka nisur uljen e normave të interesit. Kjo ulje është reflektuar edhe në treguesit benchmark të tregjeve për monedhën europiane, kryesisht të Euriborit.Megjithatë, edhe në periudhën kur normat e BQE-së ishin më të larta, normat e interesit të depozitave në tregun shqiptar shënuan rritje mjaft modeste.Në rastin e Euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me Lekun.Gjithashtu, ndërmjetësimi në Euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave.Por, megjithatë, brenda sektorit bankar ka një konkurrencë në rritje për depozitat e publikut. Konkurrenca ka tendencën të bëhet më e theksuar gjatë muajve të verës, kur prurjet e depozitave janë më të mëdha, për shkak të sezonit turistik.Kjo kërkesë vjen sidomos prej bankave që në vitet e fundit po rriten me ritme më të shpejta dhe që kanë nevojë për të shtuar fondet që mbështesin rritjen e huadhënies.Edhe në këtë periudhë, disa prej bankave kanë dalë me oferta depozitash që në nivelet e tyre maksimale janë ndjeshëm më të larta se ato mesatare të raportuara nga Banka e Shqipërisë.Në këtë kuptim, për depozita, tregu ofron edhe kthime më të larta se ato që tregojnë shifrat mesatare zyrtare.Për sa u takon normave maksimale të interesit të ofruara nga tregu për depozitat, mbështetur në normat e raportuara nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, depozitat 5-vjeçare në Lek kanë norma interesi që arrijnë deri në 4.4%, ndërsa ato në Euro, deri në 2.2%. Burimi: Banka e Shqipërisë Rënia e yield-eve, tkurren më tej investimet e reja në bonoInvestimet e individëve në titujt e qeverisë shqiptare pësuan rënie për të dytin vit radhazi në 2024.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin e kaluar, blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 28.5 miliardë lekë, në rënie me 23.9% krahasuar me vitin 2023.Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 9654, me rënie vjetore prej 29.3%.Sipas llojit të instrumenteve financiare, peshën kryesore vazhdon ta mbajë investimi në bono thesari.Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 22.7 miliardë lekë, me rënie vjetore prej 23.2%. Ndërkohë, investimi në obligacione u tkurr në 5.8 miliardë lekë, 26.3% më pak krahasuar me vitin 2023.Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të 3-mujorit 2025 vlerësohej se individët zotëronin rreth 19.8% të totalit të borxhit të brendshëm publik.Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së ndjeshme të yield-eve.Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, gjendja likuide e tregut financiar dhe ulja e perceptimit të rrezikut sollën një rënie të yield-eve për të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare gjatë vitit 2024.Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare.Yield-et e obligacioneve të qeverisë shqiptare gjatë vitit 2024 dhe pjesës së parë të vitit 2025 kanë ndjekur një tendencë në rënie, të ndikuara nga likuiditeti i lartë në treg dhe një kërkesë më e ulët për borxh në tregun e brendshëm nga qeveria.Pasi prekën nivelet më të ulëta historike në 3-mujorin e dytë të vitit, në muajin korrik, yield-et po shfaqin një tendencë korrektimi në rritje. Megjithatë, ato mbeten dukshëm në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë.Në ankandin e fundit të zhvilluar këtë vit, obligacionet 15-vjeçare u emetuan me një yield prej 5.57% (minimum historik), nga 7.45% që kishte qenë një vit më parë.Obligacionet 10-vjeçare së fundmi kishin një yield uniform të pranuar prej 5.05%, nga 6% që kishte qenë një vit më parë.Yield-i i obligacioneve 7-vjeçare në ankandin e fundit ishte 4.29%, nga 5.36% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërsa yield-i i obligacioneve 5-vjeçare në ankandin e fundit ishte 3.73%, nga 4.88% që kishte qenë një vit më parë. Burimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: depozitat
-

Pse bizneset preferojnë të kursejnë në euro?
Depozitat në euro rezultojnë të jenë rritur në mënyrë të konsiderueshme edhe për bizneset. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 283 miliardë lekë ishin depozitat e bizneseve në banka gjatë korrikut, shifër kjo rreth 3.5% më e lartë se në muajin pararendës.
Të gjitha paratë që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera llogariten si depozita të përfshira në paranë e gjerë.
Depozitat në lekë të bizneseve kapin një vlerë prej 116 miliardë lekësh, ndërsa ato në valutë kanë arritur në 166 miliardë lekë në korrik. Nëse bëjmë një krahasim me muajin qershor, kuptojmë që depozitat në lekë kanë pësuar një rritje me gati 3.3%, ndërsa ato në valutë janë rritur me 3.7%.
Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, janë ato me shumën më të lartë, ndjekur nga depozitat e tjera dhe depozitat me likuiditet të lartë, pra ato pa afat.
Pjesa më e madhe e depozitave janë në Tiranë, pasi në këtë qark është përqendruar shumica e popullsisë dhe bizneseve.
Për sa i përket normave të interesit të depozitave në lek, ato kanë qenë në rënie të vazhdueshme në 2025. Pavarësisht se normat e interesit nuk kanë qenë shumë të favorshme dhe fitimi nga depozitat është më i vogël se më parë, kursimet e shqiptarëve në bankë kanë qenë sërish në rritje. Ndërkohë, normat e interesit për depozitat në euro mbeten më të ulëta se ato në lek. -

Euro më e preferuar se leku? Ja si kanë ndryshuar kursimet e bizneseve dhe qytetarëve
Depozitat në euro rezultojnë të jenë rritur në mënyrë të konsiderueshme edhe për bizneset. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 283 miliardë lekë ishin depozitat e bizneseve në banka gjatë korrikut, shifër kjo rreth 3.5% më e lartë se në muajin pararendës.
Të gjitha paratë që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera llogariten si depozita të përfshira në paranë e gjerë.
Depozitat në lekë të bizneseve kapin një vlerë prej 116 miliardë lekësh, ndërsa ato në valutë kanë arritur në 166 miliardë lekë në korrik. Nëse bëjmë një krahasim me muajin qershor, kuptojmë që depozitat në lekë kanë pësuar një rritje me gati 3.3%, ndërsa ato në valutë janë rritur me 3.7%.
Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, janë ato me shumën më të lartë, ndjekur nga depozitat e tjera dhe depozitat me likuiditet të lartë, pra ato pa afat.
Pjesa më e madhe e depozitave janë në Tiranë, pasi në këtë qark është përqendruar shumica e popullsisë dhe bizneseve.
Për sa i përket normave të interesit të depozitave në lek, ato kanë qenë në rënie të vazhdueshme në 2025. Pavarësisht se normat e interesit nuk kanë qenë shumë të favorshme dhe fitimi nga depozitat është më i vogël se më parë, kursimet e shqiptarëve në bankë kanë qenë sërish në rritje. Ndërkohë, normat e interesit për depozitat në euro mbeten më të ulëta se ato në lek. -

Shqiptarët po kursejnë më shumë se kurrë, depozitat thyejnë rekordin, arrijnë nivele historike
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar të zgjerohen edhe në muajin që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave arriti në 1.4 trilionë lekë në korrik, një rritje kjo me 1.2% krahasuar me qershorin.
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera.
Kursimet në valutë i janë rikthyer sërish rritjes në korrik, pas një rënieje në muajin pararendës. Duket se zhvlerësimi i euros që nxiti shumë qytetarë të largohen nga mbajtja e kursimeve në monedhën evropiane dhe të zgjedhin më tepër depozita në lekë gjatë qershorit, nuk po ndikon më aq shumë në vendimmarrjen e individëve. Po ashtu, edhe normat e ulëta të interesit.
Shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Depozitat në monedhën kombëtare llogariten në 665 miliardë lekë, 1.5% më shumë se në qershor. Ndërkohë, depozitat në valutë kapin një shifër prej 741 miliardë lekësh, një vlerë kjo gati 1% më e lartë se në muajin pararendës.
Ndërkohë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, kanë arritur në 390 miliardë lekë në korrik, ndërsa ato në valutë në 365 miliardë lekë.
Depozitat pa afat dhe llojet e tjera të depozitave vijnë me një shumë më të vogël dhe me një rritje më të lehtë krahasuar me qershorin.
Ndërkohë, për sa i takon depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat flasin gjithashtu për një rritje të depozitave me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe të llojeve të tjera të depozitave. -

Avancon zjarri në Delvinë, kërcënon sërish depozitat e gazit
Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.
Pamjet që përcjellin nga Delvina korrensponentët tanë tregojnë më së miri situatën e rënduar në lagjen “Kasapaj”, ku ndodhen depozitat e gazit.
Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë.
Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit.
Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish. -

Depozitat e shqiptarëve në US$ rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade
Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë dollarë në fund të qershorit.
Në një artikull të publikuar nga Monitor.al, që i referohet të dhënave nga Banka e Shqipërisë, thuhet se kjo përfaqëson një rritje prej 14.5% që nga janari dhe 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e çuar vlerën e tyre pranë nivelit më të lartë të dekadës.
Rritja dominohet nga individët, të cilët zotërojnë 68% të totalit të depozitave në dollarë, me një rritje vjetore prej 23.2%.
Faktorët që ndikojnë këtë prirje përfshijnë normat më të larta të interesit për depozitat në dollar amerikanë (deri në 2.7%), si dhe tërheqjen ndaj instrumenteve financiare alternative. Investimet në kriptomonedha, veçanërisht bitcoin-in, mund të kenë luajtur rol kyç, pasi rritja e vlerës së tyre mund të ketë nxitur konvertimin e tyre në para fizike dhe riatdhesimin e fondeve në banka shqiptare. Kriptovaluta kryesore, bitcoin, tashmë këmbehet me afërsisht 117 mijë dollarë.Burime të tjera për rritjen e depozitave në dollarë përfshijnë prurjet nga shërbimet e jashtme me kompani jashtë BE-së dhe eksportet e mallrave të kuotuara në Dolalrë. Paralelisht, edhe depozitat në Euro kanë vazhduar rritjen, duke arritur në 8.12 miliardë euro, ndonëse me ritme më të ngadalta (7.5%). Rritja e përgjithshme e depozitave në valutë lidhet ngushtë me flukset valutore në ekonomi, sidomos nga turizmi dhe tregu i pasurive të paluajtshme.
-

Depozitat në Dollarë Amerikanë, pranë nivelit më të lartë të dekadës së fundit
Depozitat në Dollarë Amerikanë janë në rritje në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në monedhën e gjelbër në fund të muajit qershor arritën vlerën e 838 milionë dollarëve, në rritje me 14.5% që nga fillimi i vitit 2025 dhe me 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vlera e depozitave në Dollarë Amerikanë është shumë pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Vlera rekord për këtë periudhë u arrit në fund të prillit, me 849 milionë dollarë.Shifrat tregojnë se rritja e kursimeve në valutë nuk ka prekur vetëm Euron dominuese, por është shtrirë edhe tek Dollari, që është valuta e dytë e huaj më e përdorur brenda ekonomisë dhe sektorit financiar shqiptar.Pjesa më e madhe e depozitave në Dollarë Amerikanë u takon individëve. Në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 68% të totalit të depozitave në valutë. Rritja vjetore e depozitave në dollarë të individëve arriti në 23.2%, edhe më i lartë se rritja mesatare e depozitave në monedhën amerikane.Në teori, rritja e normave të interesit në Dollarë Amerikanë pas vitit 2022 mund ta ketë bërë Dollarin më tërheqës për investime financiare. Sipas informacionit të raportuar nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, normat e interesit të depozitave në Dollarë Amerikanë në muajin janar të këtij viti arrinin deri në 2.7% për afatet më të gjata të maturimit.Megjithatë, tregu financiar ofron edhe mundësi të tjera investimi, siç janë fondet e investimit apo pjesëmarrja në investime nëpërmjet platformave të huaja, përfshi këtu instrumentet financiare të tregut të kapitalit ose kriptomonedhat. Rritja e kursimeve në Dollarë Amerikanë mund të jetë e lidhur sidomos me investimet në instrumente alternative jashtë vendit dhe sidomos në kriptiomonedha.Kriptovaluta kryesore, bitcoin, tashmë këmbehet me afërsisht 117 mijë dollar. Mund të hipotizohet se në një mjedis të tillë disa investitorë mund të kenë përfituar nga rritja e çmimit për të likuiduar kriptoasetet dhe për të riatdhesuar fondet, çka do ta rendiste tregun e kriptomonedhave si një nga faktorët që mund të ketë sjellë rritjen e depozitave në USD.Një burim tjetër që besohet të ketë arritur nivele të konsiderueshme vitet e fundit janë edhe shërbimet outsourcing nga bizneset apo individë për kompani amerikane ose të vendeve të tjera jashtë BE që përdorin Dollarin si monedhë pagesash ndërkombëtare.Në segmentin e biznesit, prurjet në USD lidhen kryesisht me eksportet e mallrave të kuotuara në dollar apo eksportet drejt vendeve jashtë Europës.Ndërkohë, depozitat në Euro vazhdojnë të rriten. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave në Euro në fund të qershorit arriti në vlerën prej 8.12 miliardë eurosh, edhe në këtë rats shumë afër nivelit më të lartë historik.Megjithatë, rritja e depozitave në Euro është reduktuar në nivele njëshifrore. Krahasuar me një vit më parë, depozitat në Euro janë në rritje me 7.5%. Vlerësohet se rritja e depozitave në valutë është e lidhur drejtpërdrejtë me rritjen e flukseve valutore hyrëse në ekonomi, të lidhura veçanërisht me sektorin e turizmit dhe pasuritë e paluajtshme. / E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Depozitat në qershor, rriten në lekë, bien në valutë, në një vit 1.2 miliardë euro më shumë kursime
Kursimet në lekë kanë shënuar një rritje të fortë në muajin qershor, pas një ecuri të dobët gjatë tre muajve të kaluar. në të kundërt, depozitat në euro kanë shënuar rënie.Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit qershor ishte 655 miliardë lekë, me një rritje prej 1.54%, ose rreth 10 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar rritjen më të fortë që nga janari, kur tradicionalisht ka më shumë kursime që hyjnë në banka.Në ecurinë e qershorit ka ndikuar si rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.775% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse, duke u shtuar me 4.1 miliardë lekë, ose 1.7%.Me bazë vjetore (qershor 2025/qershor 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 11%, ose gati 64 miliardë lekë më shumë.Ndryshe nga muajt e tjerë, kur euro ishte një monedhë e preferuar për të kursyer, në qershor tendenca ka qenë në tkurrje të lehtë ndonëse tradicionalisht me fillimin e sezonit turistik shtohen kursimet në banka.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.1 miliardë euro në fund të muajt qershor, me një rënie të lehtë prej 10 milionë eurosh.Rënia është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.Me bazë vjetore (qershor 2025/qershor 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.5%, ose 564 milionë euro më shumë.Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të qershorit, stoku total i depozitave ishte 1.39 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 87 miliardë lekësh, ose 7% më shumë.Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 64 miliardë lekë (rreth 560 mln euro) dhe ato në euro me 564 milionë euro, me një total prej 1.17 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit. Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Dhjetëra familje në ‘Selitë’ të Tiranës 4 ditë pa ujë në çezmat e tyre, qytetarët: Po e blejmë
Në kohën kur temperaturat e larta kanë prekur pikun, një pjesë e banorëve të Tiranës po përballen me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Zona e Selitës ka ndërprerje të vazhdueshme e banorët ankohen se nuk mjafton për të mbushur depozitat. Edhe për nevojat më bazike, po detyrohen të blejnë ujë
Rubinetet në apartamentet e tyre janë tharë.
‘Kemi katër ditë që telefonojmë, por na thonë të njëjtën gjë: do ta raportojmë. Nuk merret asnjë masë konkrete’, thotë një banor.
Në rrugën ‘Hasan Vogli’, banorët thonë se uji në çezma vjen vetëm për pak minuta gjatë dorës, aq sa nuk arrin të mbushë as depozitat.
43 familje të këtij pallati janë të detyruar të blejnë ujë për të përmbushur nevojat bazike.
‘Me bidonë, kemi bërë ankesa pa fund por kemi 4 ditë pa ujë.’
‘Nuk dimë si ta përballojmë. Unë jam pensionist, me pensionin po blejë edhe ujë tani’, thonë banorët.
Problemi, sipas administratorit të pallatit, ka nisur para 20 ditësh, kur furnizimi me ujë nisi ndërprerje të shkurta, por situata u përkeqësua javën e fundit.
‘Kemi 20 ditë, që njëherë kemi njëherë jo. Ndonjëherë vinte vetëm për 30 minuta. Por tani këto 4 ditë vjen vetëm për 12 minuta, ku nuk mbushen as depozitat. Jemi 43 familje, 7 biznese edhe 1 kopsht që s’kemi ujë’, shprehet administratori.
Shërbimi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë tha se vetëm në këtë zonë po kryhen investime në linjat e amortizuara, çka ka sjellë edhe reduktimin në orar. Sipas UKT, nuk ka pasur mungesë furnizimi por vetëm reduktim, i cili pritet të zgjasë deri nga mesi i javës së ardhshme.
Të prekura janë edhe zonat e Saukut dhe Farkës. Pjesa më e madhe Tiranës furnizohet nga impianti i Bovillës, ndërsa 25% nga burimi i Selitës dhe Shën Mërisë.
-

Forcimi i Lekut u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë në 2024
Forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit u kushtoi depozituesve në valutë 43 miliardë lekë vitin e kaluar.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, efekti negativ statistikor i ndryshimit të kursit të këmbimit në kundërvlerën në Lek të depozitave në valutë llogaritet 27 miliardë lekë për 6-mujorin e parë të vitit të kaluar dhe 16 miliardë lekë të tjera në 6-mujorin e dytë të vitit.Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në Euro, në monedhë origjinale, u rritën me 10% ndaj një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të depozitave të individëve, me dhe pa afat. Depozitat me afat të bizneseve dhe individëve në Euro u rritën përkatësisht 16% dhe 15% më të larta në krahasim me nivelin e një viti më parë, ndërsa ndryshimi vjetor në depozitat e përgjithshme në Euro të secilit sektor ishte 6.6% dhe 10.6%.Rritja e depozitave ka qenë më e fortë gjatë pjesës së dytë të vitit që ndikohet nga rritja e hyrjeve valutore nga turizmi dhe dërgesat e emigrantëve, ndërkohë që pjesa e parë është karakterizuar nga një ecuri e ngadaltë e tyre.Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.Kursi mesatar i këmbimit të Euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar Euro-Lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë.Kursi i këmbimit Euro-Lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 5.5%.Depozitat totale pranë sektorit bankar vitin e kaluar arritën gjithsej në 1.68 trilionë lekë, në rritje vjetore me 5%. Struktura e depozitave nuk tregoi ndryshime të rëndësishme. Stoku i depozitave sipas afatit është i shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë midis llogarive rrjedhëse dhe depozitave me afat, ndërsa depozitat e individëve dhe depozitat në valutë përbënin përkatësisht 78% dhe 52% të stokut të përgjithshëm të depozitave.Në terma vjetorë, rritja e depozitave është regjistruar për të gjitha afatet, subjektet dhe monedhat, por kontributin më të madh në rritjen e stokut të përgjithshëm e kanë dhënë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, depozitat e individëve dhe depozitat në Lek.Depozitat në Lek dhe valutë u zgjeruan me përkatësisht 53 miliardë lekë (7%) dhe me 25 miliardë lekë (3%), gjatë vitit 2024. Depozitat në valutë u tkurrën lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit, por shënuan rritje pozitive në muajt korrik-dhjetor, duke u shtuar me rreth 33 miliardë lekë gjatë gjysmës së dytë të vitit. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
