Tag: deportohet

  • ‘Djemtë e mi do humbasin shansin të bëhen futbollistë’, trafikanti shqiptari kërkon të mos deportohet nga Britania

    ‘Djemtë e mi do humbasin shansin të bëhen futbollistë’, trafikanti shqiptari kërkon të mos deportohet nga Britania

    Elis Lila

    BRITANI E MADHE-Një shqiptar i dënuar në Itali për trafik droge ka argumentuar në Gjykatën e Britanisë së Madhe se nuk duhet të deportohet në Itali, pasi kjo do t’i rrezikonte shanset e dy djemve të tij për t’u bërë futbollistë profesionistë.
    Elis Lila, 40 vjeç, u dënua në Itali me 11 vite burg për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Ai u largua nga Italia në mënyrë të paligjshme, duke kaluar fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Britaninë e Madhe, ku jeton që nga viti 2016 së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.
    Në përpjekje për të shmangur ekstradimin, Lila paraqiti në gjykatë argumentin se kthimi i tij në Itali do të shkelte të drejtën për një jetë familjare, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), raporton Dailymail.
    Ai deklaroi se dy djemtë e tij janë pjesë e një klubi futbolli dhe kanë “shanse reale” për t’u bërë profesionistë, ndërsa djali i madh është pranë përfitimit të një burse nga një klub i Premier League. Sipas avokatëve të tij, mbështetja morale dhe prania e babait janë thelbësore për zhvillimin e tyre sportiv.
    Gjykata britanike refuzoi pretendimet e tij, duke argumentuar se Lila ishte i vetëdijshëm për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale dhe për hetimet ndaj tij kur u largua nga Italia, prandaj nuk mund të pretendojë mbrojtje ligjore në këto rrethana./ZËRI

  • Deportohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe pastruesi i parave të bandës së Çopjave (Emrat)

    Deportohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe pastruesi i parave të bandës së Çopjave (Emrat)

    Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se do të deportohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe dy persona të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
    Më konkretisht, bëhet fjalë për Dashnor Dumanin, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje, teksa akuzohet dhe për vrasje dhe për vjedhje me armë.
    Po ashtu, autoritetet raportojnë se sot pritet të deportohet nga Dubai edhe Armis Stafa, i cili akuzohet se pastronte paratë e bandës së dy vëllezërve nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja.
    “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    -Dashnor Dumani, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
    -Armis Stafa, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
    Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Aleati kyç i Trump: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA-ja

    Aleati kyç i Trump: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA-ja

    Steve Bannon, një ish-strateg kryesor i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat kyç i Presidentit Donald Trump, sugjeroi të enjten që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të deportohet nga SHBA-të.

    “Ata duhet të fillojnë një hetim formal për statusin e tij të emigracionit, sepse unë jam i bindur fuqimisht se ai është një i huaj i paligjshëm dhe duhet të deportohet menjëherë nga vendi”, tha Bannon në një intervistë telefonike me The New York Times.

    Ai tha se administrata Trump duhet të hetojë gjithashtu përdorimin e drogës nga Musk dhe përpjekjen e tij për të marrë një informacion të klasifikuar mbi Kinën nga Pentagoni, sipas raportit.

    Komentet e tij erdhën pasi një përplasje mbi politikat publike midis Trump dhe Musk u përshkallëzua ndjeshëm të enjten, duke shkatërruar marrëdhënien e tyre të mëparshme miqësore, në një breshëri sulmesh personale dhe kundërakuzash publike.

    Musk mbështeti shkarkimin e Trump, disa orë pasi presidenti kërcënoi të shkurtojë miliarda dollarë në subvencione dhe kontrata qeveritare për kompanitë e miliarderit të teknologjisë.

    Komentet dhe testimi i dukshëm i ujërave politike shënojnë përshkallëzimin më të fundit në grindjen në rritje midis aleatëve politikë, dikur të ngushtë, pasi Musk u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku ai drejtoi njësinë e administratës Trump që synonte shkurtimin e qeverisë, Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

    Trump tha të enjten se është “shumë i zhgënjyer” me Musk-un, mes fushatës së miliarderit të teknologjisë kundër shpenzimeve të jashtëzakonshme dhe faturës së taksave të presidentit./ AA.

  • Do hidhte në erë stadiumin e Lushnjes, vrau policin/ Maksim Çela lutet të mos deportohet në Shqipëri: Do më vrasin rivalët!

    Do hidhte në erë stadiumin e Lushnjes, vrau policin/ Maksim Çela lutet të mos deportohet në Shqipëri: Do më vrasin rivalët!

    Maksim Çela

    BRITANI E MADHE- Një terrorist i dënuar se planifikoi të shpërthente një bombë në një stadiumin e futbollit “Roza Haxhiu”, po apelon dëbimin e tij nga frika se do të vritet nga gangsterët rivalë në vendlindjen e tij, Shqipëri. Kështu e nis artikullin për Maksim Çelën, media britanike “Dailymail”. 59-vjeçari ecën i lirë në rrugët e Britanisë së Madhe pasi 23 vjet më parë kreu vrasjen e një efektivi polici dhe thuri planin për të shpërthyer një bombë në një stadium futbolli me 12,000 vende në vitin 2000.
    Por vetë ai pretendon se nuk mund të kthehet në Shqipëri sepse bandat ‘të tmerrshme’ do të komplotojnë hakmarrjen kundër tij. Edhe Çela pretendon se ai ishte dënuar gabimisht dhe se e gjitha ka qenë çështje politike. Por avokatët e Home Office thonë se 59-vjeçari është një ‘terrorist i dhunshëm’ i cili duhet të deportohet. Avokatët gjithashtu besojnë se Çela e shpiku historinë e tij pasi mësoi nuk ishte në gjendje të kërkonte azil.

    Maksim Çela

    Çela, i cili ka lindur në qytetin shqiptar të Lushnjes, argumenton se ai ka qenë një biznesmen dhe se ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani, duke punuar gjithashtu në një klinikë dentare dhe në një spital. Por në Shqipëri, ai fillimisht u burgos pasi u zbulua komploti i tij për të shpërthyer një bombë në një stadium. Për planin, ai bëri 5 vite burg. Më pas, Çela u dënua me 25 vjet burg në shtator 2006 për ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’, për vrasjen e një oficeri policie. Ai u lirua në dhjetor 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vjet nga dënimi i tij 25-vjeçar.

    Maksim Çela

    Në dhjetor 2022, ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar. Me një pasaportë false ai mbërriti në aeroportin e “Heathrow” në janar 2023. Kur u intervistua fillimisht nga Home Office, ai tha se në Shqipëri po kërkohej nga 3 banda të ndryshme që kërkonin atë dhe familjen e tij pasi e konsideronin si anëtar të ‘bandës së Lushnjes’. Në një letër drejtuar Home Office ai u shpreh se ishte gati të përmendte me emra se cilët ishin rivalët që e kërcënonin me vdekje nëse do të deportohej në Shqipëri. Por që atëherë ai e ka ndryshuar disa herë historinë e tij. Tani pretendon se nuk ka qenë kurrë anëtar i bandës së Aldo Bares, por shton se e gjitha ka një sajesë. 
    “Ishte një sulm i motivuar politikisht ndaj meje. Unë isha biznesmen,”-tha Çela. Por po ashtu, shqiptari i tha gjykatës se kishte 4 tentativa për ta vrarë gjatë kohës që ishte në burg. Home Office thotë se ai e ka ekzagjeruar kërcënimin nga bandat rivale duke shtuar se mund të merret në mbrojtje nga autoritetet shqiptare ose të zhvendoset në një zonë tjetër të vendit nëse deportohet.
    Tani një gjykatë do të marrë një vendim nëse Çela mund të qëndrojë në Angli, ose jo./ZËRI

    hjjpg

    ghhgjjpg