Tag: deportime

  • Udhëheqësi i partisë së ekstremit te djathtë në Britani si Trump, paralajmëron deportime masive të emigrantëve

    Udhëheqësi i partisë së ekstremit te djathtë në Britani si Trump, paralajmëron deportime masive të emigrantëve

    Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme Reform UK, Nigel Farage, ka shpallur planet e tij për një qasje radikale ndaj imigracionit nëse partia e tij formon qeverinë.

    Në një intervistë për The Times, Farage tha se synon të tërheqë Mbretërinë e Bashkuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të nënshkruajë marrëveshje me vende si Afganistani dhe Eritrea për riatdhesimin e azilkërkuesve.
    Farage tha se nuk është i shqetësuar për pasojat që mund të përballen azilkërkuesit në vendet e origjinës, por për rrezikun që ai beson se ata paraqesin për qytetarët britanikë. “Nuk mund të jem përgjegjës për regjimet tiranike në botë. Por mund të jem përgjegjës për sigurinë e grave dhe vajzave në rrugët tona,” deklaroi ai.
    Ai u shpreh se do t’i japë fund të drejtës për të kërkuar azil për personat që hyjnë ilegalisht me varka të vogla dhe do të ndërtojë struktura paraburgimi për 24,000 migrantë në bazat ajrore, me një kosto prej 2.5 miliardë paundësh. Gjithashtu, ai parashikon pesë fluturime deportimi në ditë dhe qindra mijëra deportime në total.
    Në rast se planet e tij hasin pengesa, Farage tha se emigrantët do të dërgohen në Ishullin Ascension në Atlantikun Jugor, për të dhënë një “mesazh simbolik”.
    Këto deklarata vijnë në një kohë kur sondazhet tregojnë se çështja e emigracionit dhe azilit është një nga shqetësimet kryesore për publikun britanik. Reform UK ka parë rritje në sondazhet e fundit pavarësisht se fitoi vetëm pesë vende në zgjedhjet e fundit parlamentare.
    Vitin e kaluar, rreth 37,000 migrantë, kryesisht nga Afganistani, Siria, Irani, Vietnami dhe Eritrea, kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla – një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023. Sipas Universitetit të Oksfordit, rreth dy të tretat e këtyre emigrantëve përfitojnë azil, ndërsa vetëm 3% deportohen.

    Top Channel

  • Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

    Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

    Shtetet e Bashkuara u kanë kontaktuar disa vendeve për t’i nxitur ato të pranojnë zhvendosjen “vullnetare” të palestinezëve që ikin nga operacionet izraelite në Gaza, sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

    Izraeli ka paralajmëruar përsëri popullsinë e Gazës, e cila është zhvendosur pothuajse tërësisht që nga shpërthimi i luftës pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, për një sulm të ri, i cili vjen pas një bllokade prej më shumë se 2 muajsh.
    Presidenti Donald Trump ka shqyrtuar vazhdimisht zhvendosjen e dy milionë banorëve të Gazës përpara rindërtimit të enklavës.
    “Nuk ka deportime”
    Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Marco Rubio deklaroi se “Nuk ka deportime”.
    “Ajo që diskutuam me disa vende është nëse dikush është i gatshëm të shkojë diku tjetër për një periudhë kohore sepse është i sëmurë, sepse fëmijët e tij duhet të shkojnë në shkollë apo çfarëdo qoftë, a ka vende në rajon që janë të gatshme t’i mirëpresin ata për një periudhë të caktuar kohore?” shtoi ai
    SHBA-të thonë se nuk do të dërgojnë refugjatë palestinezë në Libi. Kreu i diplomacisë amerikane nuk specifikoi se me cilat vende ishte kontaktuar SHBA-ja, por mohoi që Libia të ishte midis tyre.
    Rrjeti televiziv amerikan NBC Neës, raportoi së fundmi se administrata Trump po punon për një plan që do të zhvendosë përgjithmonë deri në një milion palestinezë nga Rripi i Gazës në Libi.

    Top Channel

  • Deportime drejt një zone lufte? Lëvizja e Trump që ka alarmuar botën, emigrantët mund të dërgohen në “ferrin” libian

    Deportime drejt një zone lufte? Lëvizja e Trump që ka alarmuar botën, emigrantët mund të dërgohen në “ferrin” libian

    Administrata Trump raportohet se po përgatitet të deportojë një grup emigrantësh drejt Libisë, pavarësisht kushteve të rënda dhe të rrezikshme që dokumentohen prej vitesh në vend.

    Lajmi është publikuar fillimisht nga Reuters dhe New York Times, të cilat citojnë zyrtarë anonimë amerikanë që pretendojnë se deportimet mund të ndodhin brenda javës.
    Ndonëse qeveria e përkohshme e Libisë i ka mohuar raportimet, zyrtarët amerikanë thonë se disa individë – kombësitë e të cilëve mbeten të panjohura – mund të fluturojnë drejt këtij vendi të Afrikës së Veriut që të mërkurën. Megjithatë, planet mbeten të ndryshueshme.
    Ky vendim i mundshëm ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertë të imigracionit. Libia është prej kohësh një pikë e rrezikshme tranziti për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë, me raporte të shumta për trafikim njerëzor, dhunë seksuale, torturë dhe skllavëri.
    Sarah Leah Whitson, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Democracy for the Arab World Now” (DAWN), reagoi ashpër përmes rrjetit X (ish-Twitter): “Migrantët janë trafikuar, torturuar dhe shpërblyer në Libi prej vitesh. Vendi është në luftë civile. Nuk është një vend i sigurt për të dërguar askënd.”
    Aaron Reichlin-Melnick nga Këshilli Amerikan i Imigracionit ndau një fotografi të një qendre paraburgimi në Libi, duke shkruar: “Mos e largoni shikimin. Kështu duken qendrat e paraburgimit të migrantëve në Libi. Kjo është ajo që po bën Trump.”
    Ai shtoi se organizata Amnesty International i ka cilësuar këto vende si “ferr”, me rrahje të zakonshme dhe dhunë seksuale të përhapur.
    Departamenti i Mbrojtjes, Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë e tjera qeveritare nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi raportimet. Kjo lëvizje vjen ndërsa administrata Trump po zgjerohet në marrëveshje për deportime drejt vendeve të treta si Angola, Benini, Eswatini, Moldavia dhe Ruanda. Më parë, të paktën 238 emigrantë venezuelas janë deportuar drejt një burgu në El Salvador.
    Lajmi ka shqetësuar edhe organizatat që veprojnë në Mesdheun Qendror, të cilat paralajmërojnë prej kohësh për kushtet çnjerëzore në qendrat e paraburgimit në Libi. Sipas tyre, qeveritë perëndimore, përfshirë ato evropiane, janë bashkëpërgjegjëse për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve, përmes bashkëpunimeve me autoritetet libiane.

    Top Channel