Gazetari i njohur, Robert Papa paralajmëron se Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme dhe se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mund të ketë pasoja të mëdha për qeverinë e Edi Ramës. Ai thekson se qëndrimi i ri i administratës amerikane tregojnë një ndryshim të madh nga raportet e mëparshme të inicuar nga përfaqësues si Yuri Kim.
Sipas Papës, ligjet e PPP-ve të Ramës janë përdorur për pastrim parash, dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni kontrollojnë investimet dhe qeverinë indirekt. Papa gjithashtu vë në dukje izolimin e Ramës, përjashtimin nga takimet ndërkombëtare dhe faktin se administrata amerikane po e sheh qartë lidhjen e qeverisë me bandat dhe kartelet e drogës. Ai sugjeron se sulmet e Rubios dhe ndryshimi i qëndrimit amerikan mund të krijojnë mundësinë për një përmbysje të madhe politike në Tiranë, duke treguar se fati i Ramës dhe i narko-qeverisë së tij mund të vendoset nga veprimet e sistemit të drejtësisë dhe presioni i SHBA-së.
Ja qëndrimi i plotë i Robert Papës
Përse Rubio po sulmon ashpër qeverinë e Ramës? Media e djathtë amerikane ka kohë që e ka cilësuar si narkoshtet. Pra, sulmet janë paralele me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sikur po shkruan për Kolumbinë. Ju e dini që presidentit të Kolumbisë i kanë revokuar vizën amerikanët. Gjuha e raportit të departamentit të Rubios thuajse ka ndryshuar 180 gradë nga raportet e iniciuara nga ata që unë i quaja Yuri Kim & Company. E ngarkuara me punë është më vepruese, më dinjitoze.
Dhe po të shikosh mesazhet e vizitave të saj tek ministritë e “të sëmurit të Europës Juglindore,” e kupton, pra, amerikanët këtë radhë janë të hapur. Thuhet që ligjet e PPP-ve të Ramës janë bërë për të pastruar paratë e drogës. Flitet qartë për korrupsionin e madh në qeveri, por ajo që është më tronditëse lidhet tek sistemi i ri i drejtësisë. Pra, ata që përpilojnë raportet janë nga njerëzit e paktë të Rubios që përfaqësojnë MAG-ën e zotit Trump, por që çdo ditë po rriten në numër. Po largohen dhe po minimizohet grupi i majtë radikal me përfaqësuese tipike Yuri Kim, dhe po vijnë figura që duan të mbështesin të djathtën dhe mbi të gjitha të luftojnë hijet e Xhorxh Soros.
Ndaj tij janë dhënë urdhra nga presidenti Trump, edhe pse duket apolitike dhe atipike që Shtëpia e Bardhë të urdhërojë Departamentin e Drejtësisë për të nisur të paktën hetimet dhe për të çuar në gjykatë si të akuzuar në gjashtë Shtete të Amerikës Fondacionin Soros. Natyrisht që FBI, që ka shef stacioni në Tiranë, mund të ofrojë informacione dhe hetime nga gjëma e madhe që Soros ka bërë me drejtësinë shqiptare: miliona e miliona dollarë të shpërdoruara nga ky fondacion që janë dhënë grave të Ramës dhe hijeve të krimit të kuq në Shqipëri. Kjo do të ishte arsyeja pse Rama nuk erdhi në OKB. E ndjen akullësinë, izolimin, ftohtësinë, injorimin nga Departamenti Amerikan.
Diellza e Velias, ministrja e jashtme e tij, e paqartë. Në qoftë se Osmanin e hipën në tryezë në një bisedë të drejtuar nga numri dy i departamentit, Spiropalen i rezervuan vetëm foto, si fotoçasti, fotolugati dikur, asgjë më tepër. Soros ka keqpërdorur të paktën 148 milion dollarë vitin e kaluar me NGO-të e tij. Janë paratë të taksapaguesve amerikanë. Trump dhe Rubio i kanë ndaluar ndihma të tilla për çdo vend. Do të ketë hetime? Unë besoj se po. Por në qoftë se duam të bëjmë një paralele, kam dy çështje: Është gara për bashkinë e New York, ku demokratët kanë ofruar një komunist me ide Mamdani, dhe Adams, i dashuruar i shqiptarëve.
Kjo më habit, sepse kërkoi të qëndronte në garë me shpresë se do ta ndihmonte Doni i madh. Trump është tërhequr. Në lojë mund të rihyjë Cuomo, i cili ka një përkrahje nga presidenti Trump, por nuk mjafton. Cuomo nuk fiton dot ndaj Mamdanit. Republikanët, çuditërisht, nuk afrojnë një kandidaturë në një qytet që në të shumtën anon nga e majta dhe nga e majta radikale.
Në qoftë se Mamdani fiton në New York, ekonomia merr një goditje të madhe dhe do ta pësojë më pas i gjithë vendi. Do të shkatërrojë departamentin e policisë, do të hapë dyqane ushqimore të bashkisë. Dhe kjo gënjeshtër e tij blihet nga ai brez i ri që nuk e di se çfarë ka qenë diktatura social-komuniste në vendet si i yni. Duket pra që ka një paralele. Dhe në Tiranë, nuk po gjen dot deri në këto çaste opozita një kandidat për t’u përballur me mashtrimin e ri të Ramës.
Dhe për mendimin tim, një fitore përsëri e të majtës, e këtij grupi të korruptuar masivisht, do të ishte një shkatërrim për Tiranën dhe vendin. Sulmet e Rubios ndaj Ramës tregojnë qartë qëndrimin e ri që do të ketë departamenti ndaj dikujt që përfaqëson interesat e karteleve kundër interesave të Shqipërisë. Dhe duke i hapur rrugën trafikantëve, bandave, të cilët kontrollojnë qeverinë indirekt, je kundër NATO-s, kundër Amerikës, kundër sigurisë në Europë. Ju kujtoj ’96-ën, ’97-ën.
Çfarë do ndodhë?
Jo, çdo gjë ndodh menjëherë mbas raporteve të tilla, mbas grushteve të forta të administratës, apo mbas izolimit të “të sëmurit të Europës Juglindore.” Besoj dhe shpresoj se do të nisë ndryshimi, por kjo varet shumë dhe nga grupimi tjetër që duhet të jetë i zgjuar, veprues, sulmues, i përbashkuar me të gjithë frontin opozitar ndaj kësaj të keqe të madhe. Kjo e keqe nuk rrezikon vetëm Shqipërinë, por edhe interesat dhe sigurinë kombëtare të Amerikës. Në këtë çast jemi me fat. Në qoftë se pranojmë që raporti është i drejtë, dhe unë e pranoj këtë, duhen veprime dhe nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
Përpara bankës të akuzuarve Trumpi çoi ish-drejtorin e FBI-së.” Nuk kishte ndodhur kurrë. Mund të shkojë dhe ambasadori Bolton, miku i fokusit, miku im, dhe do të vazhdojë me figura, me senatorë, me gjyqtarë të cilët kanë lejuar kriminelët të jenë të lirë dhe të vrasin atë emigranten fatkeqe ukrainase. Ndaj unë them që duhet hetuar edhe SPAK, sepse dosjet gëlojnë. Ai sistemi i vetingut me gratë e Ramës dhe paratë e marra nga Departamenti i Shtetit përmes Sorosit ka bërë dëm shumë të madh. Ideja është krijuar që nuk e heqim dot me votë këtë gjysmë-diktator Ramën, por me sulmet e egra, të ashpra, reale të Rubios dhe të grupit të tij kjo gjë lehtësohet. “I sëmuri i Europës Juglindore” është frikacak.
Ose mund të kërkojë strehë tek ish-zyra e Haxhilleshit duke ndryshuar Kushtetutën, pra duke bërë një pazar, mund të lërë Tiranën dhe një bashki tjetër, ose dhe mund të fluturojë. Dikur një nga organizmat aty nxirrte pasurinë e tij deri në 200 milion dollarë, diçka shumë minimale. Janë miliarda dollarë prona në Tiranë dhe në Shqipëri nga të huajt. Kush i ka skanuar, kur amerikanët e thonë hapur, as në raportin e tyre, që bëhet pastrim parash dhe kontrollohen nga qeveria që është narkoshtet? Ju kam thënë disa herë që kandili i kryeministrit ka kohë që ka nisur të shuhet. Unë e kuptoj që shqiptarët presin çdo gjë nga ky vend i madh, Amerika.
Mendimi im është që çdo gjë vendoset atje në Shqipëri, në Tiranë, aty ku luftohet, por duke përfituar nga qëndrimi i ri i kësaj administrate rritet mundësia e përmbysjes, rritet mundësia e një sfide të madhe. Ju kam thënë disa herë që sistemi zgjedhor mbështet gjithmonë ata që kontrollojnë bandat në Shqipëri. Dhe këtu aleatët tanë kanë dështuar. Për shembull, në zgjedhjet e Tiranës nuk ka pse të votojnë fshatrat për kryetarin e Tiranës. Nuk ka sens, nuk ndodh as në Kinë. Dhe jua kam thënë që unë nuk do të hyja në zgjedhje me këtë sistem, ku anëtari i Këshillit Bashkiak është dikush që nuk e njeh asnjë në Tiranë, që nuk ka një zyrë.
Shembulli amerikan është ndryshe. Në New York unë kam anëtarin e Këshillit të Qytetit, Paladino, e djathtë, ka zyrën e saj. Për ditë ka 100-200 vetë dhe zgjidh problemin. Votohet direkt, jo me lista. Natyrisht që Rama kërkon të bëjë paralele me Erdogan, me Orban. Nuk je! Sepse sado autoritarë që janë Orban dhe Erdogan, kanë bërë shumë për vendin e tyre. Fundi i fundit, nuk e kanë kthyer në narko-shtet. Merrni raportin e Departamentit të Shtetit. Diagnoza është dhënë: Krimi, bandat kontrollojnë investimet, pastrimin e parave dhe rrezikojnë interesat, sigurinë kombëtare të Amerikës.
Ky president i konsideron si organizatë terroriste kartelet, por dhe gjithkënd që del ndesh me politikat amerikane në luftën e karteleve të trafiqeve të rrezikshme, që jo vetëm rrezikojnë dhe sjellin vdekjen e 100.000 apo 150.000 amerikanëve në vit, por dhe prishin pozitat strategjike gjeopolitike të amerikanëve.
Tag: departamentit
-

Shqipëria në prag të ndryshimit të madh, Robert Papa paralajmëron se raporti i DASH mund të përmbysë narko-qeverinë…
-

Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Sorosit
Direktiva sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit, një shkëputje e madhe nga praktikat eshkuara që synonte të mbronte agjencinë nga ndërhyrjet politike.
Nga Devlin Barrett – NYT/
Një funksionar i lartë i Departamentit të Drejtësisë u ka kërkuar më shumë se gjashtë prokurorive të hartojnë plane për të hetuar një grup të financuar nga George Sorosi, miliarderi dhe donatori demokrat që presidenti Trump ka kërkuar disa herë të futet në burg.
Direktiva e funksionarit, një kopje e të cilit është parë nga The New York Times, sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit që persona ose grupe të caktuara të jenë objekt hetimesh penale, një shkëputje e madhe nga praktikat e mëparshme, të menduara për të mbrojtur Departamentin e Drejtësisë nga ndikimet politike.
Ky hap është shembulli më i fundit i veprimeve të Departamentit të Drejtësisë kundër armiqve të perceptuar të Trump-it.
Gjatë fundjavës, presidenti i kërkoi Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të vepronte shpejt për ngritjen e akuzave penale ndaj armikut të tij të hershëm, ish-drejtorit të FBI-së James B. Comeydhe prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila ka paditur Trump-in dhe bizneset e tij për qindra milionë dollarë. Hetime të veçanta ndaj tyre po zhvillohen nga prokurorët federalë në Distriktin Lindor të Virxhinias dhe së shpejti juritë e mëdha mund të thirren për të votuar mbi aktakuzat e propozuara.
Në ditët e fundit, Trump ka risjellë në vëmendje ankesat e tij ndaj Sorosit, prej kohësh një figurë e sulmuar nga e djathta, pjesërisht sepse ai ka mbështetur kauza progresive. Pas vrasjes së aktivistit të djathtë Charlie Kirk në Utah këtë muaj, presidenti kërcënoi se do të përdorte pushtetin e qeverisë për të heshtur protestuesit liberalë dhe donatorët e grupeve progresive, përfshirë Sorosin.
Sorosi themeloi dekada më parë rrjetin e tij të granteve globale, tani i njohur si Open Society Foundations, për të financuar nisma demokratike në mbarë botën, sidomos në vendet komuniste ose ish-komuniste. Në vitet 1990, organizata e zgjeron veprimtarinë edhe në SHBA. Ajo jep grante për grupe që punojnë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë, por Trump dhe disa republikanë pretendojnë se është një rrjet i fshehtë që nxit trazira civile, protesta të dhunshme dhe shkatërrim pronash. Liberalët thonë se këto janë gënjeshtra të qëllimshme për të goditur kundërshtarët.
Të hënën, një avokat në zyrën e zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche, dërgoi udhëzimin në zyrat e prokurorëve në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Merilend, ndër të tjera.
Avokati, Aakash Singh, i ngarkuar për komunikimin me prokurorët federalë në gjithë vendin, sugjeroi një gamë të gjerë akuzash që prokurorët të shqyrtonin kundër Open SocietyFoundations. Akuzat e mundshme përfshinin veprimtari mafioze, zjarrvënie, mashtrim përmes komunikimeve elektronike dhe mbështetje materiale për terrorizëm, sipas një kopjeje të udhëzimit.
Si provë për këto hetime, Singh përmendi një raport të fundit nga një organizatë konservatore e njohur si Capital ResearchCenter, e cila monitoron fondet liberale në politikë. Ai kërkoi nga prokurorët të përcaktonin nëse pretendimet ishin të mjaftueshme për të hapur çështje penale, duke shtuar se ata duhet të përgatiteshin të dorëzonin së shpejti planet hetimore.
Raporti përfshinte një pretendim të diskutueshëm, duke thënë se grupi “ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në grupe të lidhura me terrorizmin ose dhunën ekstremiste.” Si shembull, u përmend organizata palestineze e të drejtave të njeriut al-Haq, kritike ndaj Izraelit. Raporti shënonte se qeveria izraelite në vitin 2022 e shpalli al-Haq si një mbulim për aktivitete terroriste.
Në atë kohë, Open Society Foundations e kritikoi këtë vendim të qeverisë izraelite, duke thënë se nuk bazohej në prova të besueshme dhe synonte të diskreditonte e të heshtte grupet palestineze të të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Chad Gilmartin, e mbrojti këtë veprim. “Ky Departament i Drejtësisë, së bashku me prokurorët tanë amerikanë të përkushtuar dhe punëtorë, do të vendosin gjithmonë përparësi sigurinë publike dhe do të hetojnë organizata që komplotuan për të kryer akte dhune ose shkelje të tjera federale të ligjit,” tha ai.
Në një deklaratë, Open Society Foundations i cilësuan akuzat si sulme me prapavijë politike kundër shoqërisë civile, të cilat synojnë të heshtin zërat që administrata nuk i pëlqen dhe të minojnë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes.
Organizata tha se puna e saj në SHBA ishte “tërësisht e përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e lirive kushtetuese.”
Duke theksuar se e dënon terrorizmin dhe duke mohuar se e financon atë, grupi shtoi: “Veprimtaritë tona janë paqësore dhe të ligjshme.”
Pas vrasjes së Kirk-ut këtë muaj, Trump e kritikoi ashpër “të majtën radikale,” duke veçuar fondacionin e Sorosit dhe duke kërkuar që ai të futej në burg. Sorosi është “një njeri i keq” që “duhet të futet në burg,” tha ai për NBC News.
Deklaratat e tij pasqyronin një postim në rrjetet sociale që Trump bëri në gusht, kur tha se Sorosi dhe i biri, i cili ka marrë rol më të madh në organizatë vitet e fundit, duhet të akuzohen për shkelje të ligjit RICO, i përdorur historikisht për të ndjekur mafiozët.
Ata duhet të akuzohen “për shkak të mbështetjes së tyre për Protesta të Dhunshme, dhe më shumë, në gjithë Shtetet e Bashkuara,” shtoi Trump.
Javën e kaluar, Open Society Foundations iu bashkua më shumë se 100 fondacioneve kryesisht liberale për të mbrojtur veten dhe për të dënuar dhunën politike.
“Organizatat nuk duhet të sulmohen për realizimin e misionit të tyre ose për shprehjen e vlerave në mbështetje të komuniteteve që shërbejnë,” thuhej në një letër të përbashkët. “Ne e refuzojmë përpjekjen për të shfrytëzuar dhunën politike për të keqinterpretuar punën tonë të mirë ose për të kufizuar liritë tona themelore, si liria e shprehjes dhe e dhënies së fondeve.”
Po atë javë, familja Soros dhuroi 10 milionë dollarë për përpjekjet demokratike për të rindarë distriktet në Kaliforni, pjesë e një beteje politike kombëtare për kontrollin e Kongresit./ New York Times – Syri.net
-

Kush është avokati i prangosur nga SPAK, zv/drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD
Avokati Besart Logu, ndaj të cilit SPAK kërkoi masën e ‘arrestit shtëpiak’ për ndikim të paligjshëm dhe për dyshimin se ka përfituar 8 mijë euro në mënyrë të pandershme, përveçse person publik, i ftuar në media për analiza dhe komente, përfshi edhe ato të punës së Prokurorisë së Posaçme dhe të politikës, veç të tjerash, mban në Partinë Demokratike të Sali Berishës edhe postin e zëvendësdrejtuesit të Departamentit të Drejtësisë.
Përveç kësaj, kohët e fundit Logu ishte edhe përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Me sa duket, nën shembullin e kryetarit Berisha dhe të disa deputetëve të tjerë, që të bësh karrierë në këtë parti, duhet të kesh ‘punë’ me drejtësinë.
Deri në një vendim përfundimtar dhe në sqarimin e plotë të situatës, Logu prezumohet i pafajshëm, por nëse ndiqet e njëjta rrugë si të tjerët, edhe ai pas këtij procesi parashikohet të bëjë karrierë në PD./TemA -

Vizita zyrtare e Altin Dumanit në Amerikë, SPAK: Në fokus të diskutimit goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale
SPAK-u ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në Amerikë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator. Altin Dumani u takua në Uashington me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë të SPAK me agjencitë ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Njoftimi i plotë nga SPAKNë cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Ëashington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.
Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.
Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik.
Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht
NASHVILLE-TENNESSEE – Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.
Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, znj. Pamela J. Bondi.
Gjatë konferencës, z.Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. -

Riemërton Pentagonin si Departamenti i Luftës, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar zyrtarisht Pentagonin si “Departamenti i Luftës”, duke deklaruar se ky është një emër më “i përshtatshëm” për situatën aktuale globale.
“Besoj se është një emër shumë më i qëlluar, veçanërisht duke parë se në çfarë gjendje ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë,” deklaroi Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të firmoste urdhrin.
Urdhri u jep autorizim Sekretarit të Mbrojtjes, Departamentit të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të varur prej tij të përdorin tituj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në dokumentet zyrtare, komunikimet publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jo të bazuara në ligj brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë.
Në Pentagon, tabela jashtë zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u zëvendësua, ndërsa uebfaqja zyrtare e departamentit pësoi një ndryshim të rëndësishëm, nga defense.gov në war.gov, ku në krye figuron emërtimi “Departamenti i Luftës i SHBA-së”.
Gjatë nënshkrimit të urdhrit, Hegseth theksoi se ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me një riemërtim simbolik.
“Nuk është thjesht një ndryshim emri, është një rikthim në thelbin tonë. Ushtria jonë nuk do të mbrohet vetëm, por do të kalojë në ofensivë. Ne do të rrisim luftëtarë, jo vetëm mbrojtës.”
Urdhri gjithashtu udhëzon të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive që të njohin dhe përdorin titujt e rinj në komunikimet e tyre të brendshme dhe të jashtme.
Sekretari Hegseth është gjithashtu i ngarkuar të paraqesë rekomandime për hapa ligjorë dhe ekzekutivë që do të çojnë në riemërtimin e përhershëm të Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës.
Megjithëse dokumenti zyrtar pranon se për të bërë ndryshimin të përhershëm do të nevojitet miratimi i Kongresit, Trump u shpreh i paqartë për këtë.
“Nuk e di, por do ta zbulojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme,” tha ai.
Kjo është hera e parë që emri i departamentit ndryshohet që prej vitit 1949, kur Presidenti Harry Truman organizoi një reformë të gjerë ushtarake dhe e quajti strukturën e re të bashkuar “Departamenti i Mbrojtjes”. Më parë, Departamenti i Luftës kishte ekzistuar që nga themelimi i tij nga Presidenti George Washington. -

Pentagoni riemërtohet si ‘Departamenti i Luftës’/ Trump: Emër i përshtatshëm duke parë gjendjen e botës sot
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar zyrtarisht Pentagonin si “Departamenti i Luftës”, duke deklaruar se ky është një emër më “i përshtatshëm” për situatën aktuale globale.
“Besoj se është një emër shumë më i qëlluar, veçanërisht duke parë se në çfarë gjendje ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë,” deklaroi Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të firmoste urdhrin.
Urdhri u jep autorizim Sekretarit të Mbrojtjes, Departamentit të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të varur prej tij të përdorin tituj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në dokumentet zyrtare, komunikimet publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jo të bazuara në ligj brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë.
Në Pentagon, tabela jashtë zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u zëvendësua, ndërsa uebfaqja zyrtare e departamentit pësoi një ndryshim të rëndësishëm, nga defense.gov në war.gov, ku në krye figuron emërtimi “Departamenti i Luftës i SHBA-së”.
Gjatë nënshkrimit të urdhrit, Hegseth theksoi se ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me një riemërtim simbolik.
“Nuk është thjesht një ndryshim emri, është një rikthim në thelbin tonë. Ushtria jonë nuk do të mbrohet vetëm, por do të kalojë në ofensivë. Ne do të rrisim luftëtarë, jo vetëm mbrojtës.”
Urdhri gjithashtu udhëzon të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive që të njohin dhe përdorin titujt e rinj në komunikimet e tyre të brendshme dhe të jashtme.
Sekretari Hegseth është gjithashtu i ngarkuar të paraqesë rekomandime për hapa ligjorë dhe ekzekutivë që do të çojnë në riemërtimin e përhershëm të Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës.
Megjithëse dokumenti zyrtar pranon se për të bërë ndryshimin të përhershëm do të nevojitet miratimi i Kongresit, Trump u shpreh i paqartë për këtë.
“Nuk e di, por do ta zbulojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme,” tha ai.
Kjo është hera e parë që emri i departamentit ndryshohet që prej vitit 1949, kur Presidenti Harry Truman organizoi një reformë të gjerë ushtarake dhe e quajti strukturën e re të bashkuar “Departamenti i Mbrojtjes”. Më parë, Departamenti i Luftës kishte ekzistuar që nga themelimi i tij nga Presidenti George Washington. -

Komision hetimor për ‘McGongial’/ Blushi: Raporti i Departamenti të Drejtësisë bëri pluhur e hi ‘Ramaformën’
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve për çështjen McGonigal, duke e cilësuar atë një “akt-akuzë të re zyrtare shumë të rëndë për Kryekorruptuesin Edi Rama”.
Sipas Blushit, raporti fakton se Kryeministri është “diskredituar ndërkombëtarisht, ilegjitim, i inkriminuar dhe de facto i rrëzuar nga pushteti”. Ai akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, për bllokim të qëllimshëm të hetimeve, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për tre vite lidhur me këtë aferë, ndonëse sipas tij ekziston një kallëzim penal mbi tavolinë.
Ai shtoi se komunikimet e publikuara nga McGonigal me Ramën tregojnë se “Ramaforma” në drejtësi ka qenë një projekt për kapjen e institucioneve dhe përdorimin e tyre si armë politike. Blushi theksoi se skandali përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës dhe sovranitetit kombëtar” dhe e quajti Ramën “promotor të një regjimi mafioz që synon shkatërrimin e pluralizmit politik”.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së akuzoi gjithashtu se Rama është përfshirë në transaksione korruptive me zyrtarë amerikanë, duke përmendur pagesën prej 225 mijë dollarësh për McGonigal dhe favore të dhëna për oligarkë të huaj.
Në fund, ai kërkoi që Kuvendi, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, të miratojë me urgjencë ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal, duke e cilësuar këtë një domosdoshmëri për zbardhjen e plotë të aferës dhe për vendosjen para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve.
Deklarata e plotë:
Raporti tronditës i Departamentit të Drejtësisë për çështjen McGonigal është një akt-akuzë e re zyrtare shumë e rëndë për Kryekorruptuesin, Edi Rama, qartësisht tanimë një Kryeministër i diskredituar ndërkombtarisht, ilegjitim, i inkriminuar dhe “de facto” i rrëzuar nga pushteti.Ndërkohë që në SHBA publikohen fakte të reja për kreun e Ramaduros, në Shqipëri ka mëse 3 vjet që Altin Dumani bllokon qëllimisht dhe me vetëdije dhe nuk bën asnjë veprim për të hetuar çështjen McGonigal.
Ky bllokim nuk ka qenë i rastësishëm sepse të gjithë e dinë shumë mirë që Altin Dumani, qysh kur të gjitha faktet dhe provat u bënë publike në mediat amerikane, deklaronte se nuk kemi se ku t’i gjejmë fakte dhe se nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.Edhe pse me një kallëzim penal mbi tavolinë, Altin Dumani për 3 vite me rradhë ka penguar me vetëdije dhe qëllimisht që Edi Rama zyrtari kryesor përgjegjës për korruptimin e Charles McGongial, të dalë para drejtësisë, deri duke mos guxuar as ta thërrasë njëherë të vetme për ta marrë në pyetje, ndërkohë që të gjitha faktet janë tanimë në dritë të diellit.
Ndërkohë është po i njëjti SPAK që thërret 200 fshatarë për të dëshmuar për një autokombajnë të blerë 30 vite më pare dhe përdor lloj-lloj dëshmitarësh të rremë dhe me probleme me drejtësinë për të sajuar hetime farsë dhe politike kundër liderëve të opozitës dhe që mbështetur mbi hiç-dëshmi, por thjesht dhe vetëm mbi urdhra politikë të Edi Ramës burgos liderët politikë, rrëmben në mënyrë terroriste Presidentin e Partisë së Lirisë dhe vijon ta mbajë atë në izolim ekstrem, pa prova dhe pa fakte penale, prej më shumë se 10 muajsh.
Zbardhja në detaje nga drejtësia amerikane të një prej aferave më të rënda dhe të paprecedenta në historinë politike të një vendi anëtar të NATO-s, fakton katërcipërisht komplotin e mirëfilltë të Edi Ramës kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe asgjeson çdo alibi të SPAK-ut për të mos vepruar.Çdo sekondë e humbur nga SPAK rrënon përfundimisht integritetin moral dhe ligjor të këtij institucioni të kapur, e shpall zyrtarisht Altin Dumanin si mbështetës dhe mbrojtës të krimit shtetëror të nivelit të lartë, si edhe e bën pluhur e hi të ashtëquajturën “Reformën në Drejtësi”, të shpërfytyruar në “Ramaformën” kriminale me 69 vota, të denoncuar botërisht nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, qëndrimet e drejta të të cilit sot konfirmohen edhe nga gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë.
Vet komunikimet e Charles McGonigal të publikuara në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë, fakti se më 9 shtator 2017, ai i dërgoi një mikut të tij personal një fotografi me Kryeministrin Rama, ndërsa një tjetër miku i shkruan se “Kryeministri po reformonte drejtësinë dhe kjo paraqet shumë mundësi”, konfirmon se “Ramaforma” nuk është gjë tjetër veçse një plan i mirëorkestruar për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe përdorimin e saj si mjet politik nga Edi Rama për eliminimin e kundërshtarëve politikë.
Konsiderimi nga vet McGonigal i “Ramformës” si një “mundësi” për përfitime personale të kundraligjshme konfirmon tanimë botërisht se Edi Rama nëpërmjet organizatës kriminale SPAK dhe gjyqtarëve nën shantazh po e përdor atë si armë politike për të asgjesuar pluralizmin politik dhe sunduar me metoda mafioze.Çështja McGonigal është një skandal i qartë korrupsioni ndërkombëtar, ku përzihen interesa personale, përdorim i paligjshëm i funksioneve shtetërore dhe shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar.
Përdorimi i McGonigal për të porositur hetime dhe sulme ndaj opozitës shqiptare përbën shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë, të ligjit dhe të parimeve demokratike mbi të cilat duhet të funksionojë një shtet i lirë.Tanimë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se sulmet ndaj liderëve të opozitës, shpallja “Non grata” e Sali Berishës, rrëmbimi terrorist dhe mbajtja në izolim ekstrem i Presidentit Meta, procesi farsë kundër Fatmir Mediut, janë urdhëruar personalisht nga Edi Rama, janë mundësuar falë korruptimit nga Charles McGonigalët dhe janë zbatuar verbërisht nga Altin Dumanët.Edi Rama ka tejkaluar çdo kufi të konfliktit të interesit, duke u bërë promotor i një regjimi të korruptuar që synon shkatërrimin e pluralizmit politik dhe instalimin e një narkoshteti kleptokratik.
Rama permendet 14 here ne akuzen e drejtësisë amerikane ndaj McGonigal, që sot ndodhet pas hekurave, por asnjë akuzë nuk ka ndaj tij nga SPAK-u!Edi Rama është faktuar se e ka shndërruar zyrën e Kryeministrit në një strofull të sigurt për mafian vendase dhe ndërkombëtare, nga Ndrangheta e deri te Sinaloa, ku interesat kriminale të pushtetit të tij mbrohen deri duke korruptuar zyrtarë të niveleve të larta në SHBA.
Edi Rama është faktuar se në mënyrë mafioze ka keqpërdorur informacioneve zyrtare të Qeverisë për të goditur opozitën, duke paguar si mafioz në garazhdet e bodrumet e hoteleve në Amerikë, 225 mijë USD për të korruptuar një zyrtar të larte të FBI për trafik influence dhe për të goditur opozitën, në shkëmbim të përfitimeve financiare, deri duke falur prona publike të shqiptarëve, si në rastin e koncesioneve për oligarkun rus Deripaska, që ishte nën sanksionet amerikane por u shpall investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh dhe pronar licencash hidrocentralesh.
Edi Rama tanimë është nën akuzë për akte shumë të rënda korruptive të provuara nga drejtësia amerikane, është një kryeministër i diskredituar, ilegjitim dhe i rrëzuar, që qëndron në pushtet për shkak se “Ramaforma” e ka shndërruar SPAK-un në një patericë të regjimit, që afërmendsh nuk heton asnjë dosje ku provat e inkriminimit të Kreut të
Organizatës janë në dritë të diellit.Me publikimin e raportit të Departamentit të Drejtësisë, provohet se Shqipëria jo vetëm nuk ka sot Kryeministër por nuk ka as SPAK, por thjesht një organizatë mafioze që ka kapur për fyti drejtësinë dhe e përdor atë si armë për të vrarë opozitarizmin, pluralizmin politik dhe demokracinë në vend.Departamenti i Drejtësisë përfundimisht e shpall Edi Ramën një kufomë politike mafioze dhe Altin Dumanin një mercenar të diskredituar dhe të kapur në shërbim të verbër të Kreut të Organizatës.
Asnjë përpjekje për të bllokuar të vërtetën nuk do ta ndalë zbardhjen e plotë të çështjes McGongial dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar deri në shpërfytyrim institucionet shtetërore për interesa të ulta personale, korruptive dhe kriminale.
Edi Rama, Altin Dumani, Irena me 5 mbiemra, Dvoranët dhe ortakët e tyre, të kapur me presh në duar si armiq të shtetit të së drejtës dhe opozitës shqiptare në veçanti, do të mbajnë përgjegjësi shumë të rënda përpara ligjit dhe popullit shqiptar.Në kushtet kur edhe pas raportit të Departamentit të Drejtësisë dhe pas më shumë se dy vite pas burgosjes së Charles McGonigal, Altin Dumani ende nuk ka nisur hetimin e kësaj çështje atëhere lind detyra e Kuvendit të ri që me nisjen e sesionit parlamentar të miratojë me urgjencë ngritjen e një Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal.
Më shumë se tre vjet bllokim nga Altin Dumani është fytyra e vërtetë e SPAK-u që shpik dhe sajon të gjitha llojet e shpifjeve dh gënjeshtrave për të dënuar liederët e opozitës, por akuzat e McGonigalit nuk i prek me dorë.
Që pas publikimit të dosjes i tërë SPAK-u, me Altin Duman dhe dreq e të bir duhet të mos rrinin në zyrat e veta por të sekuestronin, bllokonin dhe të kontrollonin derimë një zyrat e Edi Ramës, për ta marrë të pandehur.Në të njëjtin SPAK që sillen si persona në dijeni për shou mediatik kushedi sa njerëz, persona të kapur me presh në dorë siç është Edi Rama nuk thirren asnjëherë.
Ndaj dhe raporti i Departamentit të Drejtësisë nga dje e ka zhbërë përfundimisht edhe SPAK-un, krijesën më të shëmtuar të “Ramaformës”.Asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar e Altin Dumanit për mbrojtur Edi Ramën, për të fshehur të vërtetën dhe për të relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk mund të ndalojë nevojën ulëritëse për dënimin e merituar ligjor jo vetëm të Kryekorruptuesit por edhe të kujtdo prokurori të shndërruar në vegël qorre të tij.
Faleminderit! -

Raporti i Departamentit të Drejtësisë, PL: Do kërkojmë komision hetimor për “McGonigal”
Numri dy i Partisë së Lirisë dhe deputeti i zgjedhur Tedi Blushi tha të premten se forca që përfaqëson do të kërkojë një komision hetimor parlamentar për çështjen McGonigal.
Sipas tij, raporti i Departamentit amerikan të Drejtësisë është një aktakuzë e rëndë për kryeministrin Edi Rama.
“Departamenti i Drejtësisë përfundimisht e shpall Edi Ramën një kufomë politike mafioze dhe Altin Dumanin një mercenar të diskredituar dhe të kapur në shërbim të verbër të Kreut të Organizatës. Asnjë përpjekje për të bllokuar të vërtetën nuk do ta ndalë zbardhjen e plotë të çështjes McGongial dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar deri në shpërfytyrim institucionet shtetërore për interesa të ulta personale, korruptive dhe kriminale… Në kushtet kur edhe pas raportit të Departamentit të Drejtësisë dhe pas më shumë se dy vite pas burgosjes së Charles McGonigal, Altin Dumani ende nuk ka nisur hetimin e kësaj çështje atëherë lind detyra e Kuvendit të ri që me nisjen e sesionit parlamentar të miratojë me urgjencë ngritjen e një Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PL-së. -

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD
Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme vendimin për të lënë postin e drejtuesit të Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai thekson se qëndrimi i gjatë i një drejtuesi administrativ, duke bllokuar mundësinë e garës, mund të ndikojë negativisht te anëtarët dhe të rrezikojë vetë strukturën.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafaj sqaroi se ka vendosur të njoftojë tashmë për largimin e tij, duke u dhënë kohë kandidatëve të interesuar për drejtimin e departamentit të përgatiten dhe të prezantojnë vizionin e tyre. Ai shtoi se vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e meritokracisë, transparencës dhe frymës pozitive brenda strukturës.
Postimi i plotë:
Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.
Ju faleminderit.
“Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain,
Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.
Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj.
Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.
Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës.
Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.
Zgjodha pikërisht tani për t’ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.
Për rrjedhojë:
Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).
Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.
Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.
Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.
Krenarë me të gjithë ju!
Me respekt, Andi” -

Andi Mustafaj ikën nga PD, i hap rrugën garës së lirë dhe transparencës
Kreu i Departamentit “Brain Gain” në PD, Andi Mustafaj ka njoftuar se në nëntor do të largohet nga posti që mban prej 3 vitesh. Ai thotë se vendimin e kishte komunikuar paraprakisht me anëtarët e departamentit që më 5 mars 2025, për të shmangur çdo keqkuptim apo keqpërdorim gjatë periudhës zgjedhore. Mustafaj tha se ky hap është një mënyrë për të forcuar parimin e meritokracisë brenda strukturës së PD-së, duke i hapur rrugën garës së lirë dhe transparencës. ”Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat, dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar garën, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën”,-u shpreh ai.
Postimi i plotëTë nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti. E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë. Ju faleminderit. “Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain, Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.
Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj. Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.
Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti. Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës. Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.
Zgjodha pikërisht tani për t’ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.
Për rrjedhojë:
• Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).• Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.• Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.
Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.