Tag: departamenti

  • Departamenti i Shtetit: Do heqim vizat për të huajt që glorifikojnë dhunën pas vrasjes së Charlie Kirk

    Departamenti i Shtetit: Do heqim vizat për të huajt që glorifikojnë dhunën pas vrasjes së Charlie Kirk

    Nga Morgan Phillips, FOX NEWS

    Departamenti i Shtetit do të monitorojë fjalët e shtetasve të huaj që “glorifikojnë dhunën” pas të shtënave ndaj Charlie Kirk dhe do të marrë “veprime të përshtatshme”.

    “Në dritën e atentatit të tmerrshëm të djeshëm ndaj një figure kryesore politike, dua të theksoj se të huajt që glorifikojnë dhunën dhe urrejtjen, nuk janë vizitorë të mirëpritur në vendin tonë,” shkroi Zëvendës Sekretari i Shtetit Chris Landau në X.

    “Jam neveritur kur shoh disa në rrjetet sociale që lavdërojnë, justifikojnë ose gëzohen nga kjo ngjarje, dhe kam udhëzuar zyrtarët tanë konsullorë të ndërmarrin veprime të përshtatshme. Ju lutem, ndihuni të lirë të më raportoni komente të tilla nga të huajt që Departamenti i Shtetit të mund të mbrojë popullin amerikan”.

    Landau tha në një postim pasues se do të udhëzojë zyrtarët e tij konsullorë të monitorojnë përgjigjet ndaj postimit të tij në X, ku kritikonte shtetasit e huaj në SHBA me viza që postuan një retorikë të tillë.

    Në qershor, Departamenti i Shtetit tha se do të monitorojë postimet në rrjetet sociale të aplikantëve për vizë dhe se do t’u kërkojë aplikantëve që ta bëjnë profilin e tyre në rrjetet sociale “publik”.

    Departamenti i Shtetit ka revokuar tashmë mbi 6,000 viza studentësh, sepse përfituesit ose kishin qëndruar më gjatë sesa lejohej me vizë, ose kishin shkelur ligjin. “Shumica dërrmuese” e shkeljeve ligjore ishin sulm fizik, drejtim nën ndikimin e alkoolit, vjedhje ose “mbështetje e terrorizmit”.

    Të mërkurën, Kirk, një aktivist konservator 31-vjeçar, baba i dy fëmijëve dhe bashkëthemelues i ‘Turning Point USA’, u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti ku po mbante fjalim në ‘Utah Valley University’ në Orem, Juta. Ngjarja ishte pjesë e “Turneut të Rindërtimit Amerikan” të tij, i cili tërhoqi një turmë prej rreth 3,000 pjesëmarrësish.

    Kirk po i përgjigjej një pyetje nga audienca mbi të shtënat masive që përfshinin individë transgjinorë, kur një plumb e goditi në qafë. Armë e përdorur, e cila u gjet më vonë, ishte një pushkë me fuqi të lartë, e gjetur në një zonë pyjore pranë vendit të ngjarjes. Autoritetet besojnë se plumbi erdhi nga një çati rreth 200 metra larg.

    Ndërkohë që i dyshuari mbetet në arrati, FBI-ja publikoi së fundmi imazhe, duke bërë apel tek publiku për ndihmë në identifikimin e autorit.

  • DASH fut në ankth të korruptuarit, shpall “non grata” dy zyrtarë (Emrat)

    DASH fut në ankth të korruptuarit, shpall “non grata” dy zyrtarë (Emrat)

    Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka shpallur publikisht ish-kryetarin e Budvës dhe deputetin Milo Božović dhe ish-kryetaren e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të rëndë që ka lehtësuar trafikimin e drogës.
    Božović ka keqpërdorur pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ndërkohë, Medenica ka keqpërdorur pozitën e saj për të mbështetur një organizatë kriminale kontrabandiste, duke shpërndarë informacion gjyqësor, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfete për të manipuluar rezultatin e gjykimeve në këmbim të parave dhe pronave.

    Këto vendime riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës, organizatave kriminale transnacionale dhe korrupsionit që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
    Përveç Božović dhe Medenica, Departamenti i Shtetit ka shpallur gjithashtu të papërshtatshëm për hyrje në SHBA edhe familjarët e tyre të afërt: Dragana Božović, Balša Božović dhe Pavle Božović, si dhe Milos Medenica dhe Marija Medenica.
     
     

  • Riemërton Pentagonin si Departamenti i Luftës, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

    Riemërton Pentagonin si Departamenti i Luftës, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

    Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar zyrtarisht Pentagonin si “Departamenti i Luftës”, duke deklaruar se ky është një emër më “i përshtatshëm” për situatën aktuale globale.
    “Besoj se është një emër shumë më i qëlluar, veçanërisht duke parë se në çfarë gjendje ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë,” deklaroi Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të firmoste urdhrin.
    Urdhri u jep autorizim Sekretarit të Mbrojtjes, Departamentit të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të varur prej tij të përdorin tituj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në dokumentet zyrtare, komunikimet publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jo të bazuara në ligj brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë.
    Në Pentagon, tabela jashtë zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u zëvendësua, ndërsa uebfaqja zyrtare e departamentit pësoi një ndryshim të rëndësishëm, nga defense.gov në war.gov, ku në krye figuron emërtimi “Departamenti i Luftës i SHBA-së”.
    Gjatë nënshkrimit të urdhrit, Hegseth theksoi se ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me një riemërtim simbolik.
    “Nuk është thjesht një ndryshim emri, është një rikthim në thelbin tonë. Ushtria jonë nuk do të mbrohet vetëm, por do të kalojë në ofensivë. Ne do të rrisim luftëtarë, jo vetëm mbrojtës.”
    Urdhri gjithashtu udhëzon të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive që të njohin dhe përdorin titujt e rinj në komunikimet e tyre të brendshme dhe të jashtme.
    Sekretari Hegseth është gjithashtu i ngarkuar të paraqesë rekomandime për hapa ligjorë dhe ekzekutivë që do të çojnë në riemërtimin e përhershëm të Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës.
    Megjithëse dokumenti zyrtar pranon se për të bërë ndryshimin të përhershëm do të nevojitet miratimi i Kongresit, Trump u shpreh i paqartë për këtë.
    “Nuk e di, por do ta zbulojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme,” tha ai.
    Kjo është hera e parë që emri i departamentit ndryshohet që prej vitit 1949, kur Presidenti Harry Truman organizoi një reformë të gjerë ushtarake dhe e quajti strukturën e re të bashkuar “Departamenti i Mbrojtjes”. Më parë, Departamenti i Luftës kishte ekzistuar që nga themelimi i tij nga Presidenti George Washington.

  • Hija mafioze McGonigal që përndjek Ramën/ Balliu: Doktor Berisha luftoi fort, por…

    Hija mafioze McGonigal që përndjek Ramën/ Balliu: Doktor Berisha luftoi fort, por…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, janë pjesë e një skeme të mirëorganizuar për kapjen e drejtësisë në Shqipëri.
    Balliu theksoi se kjo aferë nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një plani më të gjerë, ku përmes mbështetjes dhe ndikimit të George Soros, Edi Rama ka ndërtuar një sistem tërësisht të kontrolluar, i cili përdoret për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur pushtetin personal.
    Ai theksoi se çështja McGonigal, tashmë e faktuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, duhet të shërbejë si pikë kthese në reagimin qytetar dhe ndërkombëtar ndaj kapjes së shtetit në Shqipëri.
    Gjithashtu ai paralajmëroi se heshtja e drejtësisë shqiptare është tregues i qartë i një sistemi të kalbur, të ndërtuar nga një aleancë politike dhe financiare mes Ramës dhe Sorosit, e cila synon të shuajë çdo zë kundërshtues dhe të eliminojë pluralizmin në vend.
    Pjesë nga deklarata:
    Duhet të kemi parasysh se në administratën e mëparshme, Rama kishte një influencë falë atij që tashmë është shpallur kreu i një organizate kriminale, që është Soros. Në këtë aspekt, është normale që administrata e re, kundër vlerave dhe parimeve që mbron Soros, sot e sheh të rëndësishme çështjen McGonigal dhe lidhjen me Ramën.
    Në Amerikë, gjykatat dhe drejtësia nuk kontrollohen më nga Soros, ndërsa në Shqipëri vazhdon të kontrollohet. Ju thoni që McGonigal është qytetar nderi në Bajram Curri, Soros është në Tiranë. Kjo është ajo që ne duhet të kuptojmë. Ka ardhur një kohë tjetër, gjërat po ndryshojnë. Publikimi i kësaj çështjeje duhet të na bëjë të shohim provat e reja.
    Sistemi i drejtësisë u faktua nga Departamenti i Drejtësisë në Amerikë që ishte një sistem i ndërtuar nga Rama. Vetë dosja tregon që atje miku jonë po bën reformën në drejtësi, dhe “hajde ikim dhe bëjmë ndonjë lek” duke emëruar njerëz apo duke i kaluar në procesin e vetingut.
    Kjo ka rëndësi jetike për të kuptuar situatën alarmante ku ndodhet vendi. Që drejtësia jonë është një aferë korruptive. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është një aferë korruptive dhe kjo faktohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Ne tani kemi lëvizur nga debati publik dhe tashmë jemi te problemi faktik ku përfshihet edhe roli i Ramës dhe McGonigal, si dy individë të korruptuar të cilët kishin ndërmarrë një aferë dhe nismë mafioze, ilegale, të cilën për shkak të Soros kishin edhe një fuqi të madhe në sistemin e drejtësisë që ata ndërtuan bashkë.
    McGonigal kishte si mision ekzekutimin e opozitës për interesa të Edi Ramës tentoi. Ka qenë një luftë e jashtëzakonshme e kësaj opozite, falë edhe liderit të saj që e mbajti opozitën si një institucion. Qeveri ka kudo, çështja është të ketë opozitë që vendi të quhet demokratik. Në rastin e Shqipërisë, u tentua të ekzekutohej opozita për të shkallmuar pluralizmin nëpërmjet sulmit kundrejt Berishës. Ata, çdo aleat të opozitës e sulmuan. Ilir Meta është akoma në burg nga ky sistem i kalbur drejtësie. Sistemin e drejtësisë në vend e ka bërë karteli Soros, kartel që vetë Presidenti i SHBA e ka denoncuar.
    Nuk mund të presim që McGonigal të hetojë McGonigal, por presioni ndërkombëtar, në veçanti ai i SHBA, na jep shpresë. Duman apo stërDumanat mund të ndihen të fuqishëm përballë denoncimeve të opozitës, mund të mbyllin sytë e veshët me shpresën se do t’i mbrojë Rama, por në rastin konkret, ky është një denoncim nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Shikoni sa rëndësi i jep sistemi i drejtësisë atje, e ndërkohë sistemi i drejtësisë në Shqipëri hesht. Kjo heshtje e tyre bëhet vetëm për të mbrojtur Edi Ramën që të mbrohet pushteti.
    Opozita sot, në sytë e çdo njeriu, e vetmja gjë që po tregon është se çdo germë e nxjerrë nga opozita po faktohet, jo vetëm në Shqipëri por deri në SHBA. Departamenti i Drejtësisë në Amerikë foli me gjuhën e opozitës. E djathta shqiptare sot është në një pozicion më të favorshëm, ashtu siç është e djathta në të gjithë botën, kur kemi në Shtëpinë e Bardhë një njeri që mbron parimet konservatore.

  • Pentagoni riemërtohet si ‘Departamenti i Luftës’/ Trump: Emër i përshtatshëm duke parë gjendjen e botës sot

    Pentagoni riemërtohet si ‘Departamenti i Luftës’/ Trump: Emër i përshtatshëm duke parë gjendjen e botës sot

    Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar zyrtarisht Pentagonin si “Departamenti i Luftës”, duke deklaruar se ky është një emër më “i përshtatshëm” për situatën aktuale globale.
    “Besoj se është një emër shumë më i qëlluar, veçanërisht duke parë se në çfarë gjendje ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë,” deklaroi Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të firmoste urdhrin.
    Urdhri u jep autorizim Sekretarit të Mbrojtjes, Departamentit të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të varur prej tij të përdorin tituj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në dokumentet zyrtare, komunikimet publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jo të bazuara në ligj brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë.
    Në Pentagon, tabela jashtë zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u zëvendësua, ndërsa uebfaqja zyrtare e departamentit pësoi një ndryshim të rëndësishëm, nga defense.gov në war.gov, ku në krye figuron emërtimi “Departamenti i Luftës i SHBA-së”.
    Gjatë nënshkrimit të urdhrit, Hegseth theksoi se ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me një riemërtim simbolik.
    “Nuk është thjesht një ndryshim emri, është një rikthim në thelbin tonë. Ushtria jonë nuk do të mbrohet vetëm, por do të kalojë në ofensivë. Ne do të rrisim luftëtarë, jo vetëm mbrojtës.”
    Urdhri gjithashtu udhëzon të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive që të njohin dhe përdorin titujt e rinj në komunikimet e tyre të brendshme dhe të jashtme.
    Sekretari Hegseth është gjithashtu i ngarkuar të paraqesë rekomandime për hapa ligjorë dhe ekzekutivë që do të çojnë në riemërtimin e përhershëm të Departamentit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës.
    Megjithëse dokumenti zyrtar pranon se për të bërë ndryshimin të përhershëm do të nevojitet miratimi i Kongresit, Trump u shpreh i paqartë për këtë.
    “Nuk e di, por do ta zbulojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme,” tha ai.
    Kjo është hera e parë që emri i departamentit ndryshohet që prej vitit 1949, kur Presidenti Harry Truman organizoi një reformë të gjerë ushtarake dhe e quajti strukturën e re të bashkuar “Departamenti i Mbrojtjes”. Më parë, Departamenti i Luftës kishte ekzistuar që nga themelimi i tij nga Presidenti George Washington.

  • Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Pentagoni riemërtohet Departamenti i Luftës

    Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Pentagoni riemërtohet Departamenti i Luftës

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që e riemërton Departamentin e Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”, duke u rikthyer në emrin që kishte deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur qeveria amerikane kërkoi të theksonte rolin e Pentagonit në parandalimin e konflikteve.
    Trump e firmosi urdhrin në një ceremoni në Zyrën Ovale. Ky është ndryshimi i fundit i emrit në ushtrinë amerikane, i cili ka përfshirë vendimin e tij për të mbajtur një paradë ushtarake në qendër të Uashingtonit dhe për të rivendosur emrat e bazave ushtarake që u ndryshuan pas protestave kundër racizmit në vitin 2020.

    Urdhri i lejon Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe vartësve të tij të përdorin tituj të tillë si “Sekretar i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar i Luftës” në korrespondencën zyrtare dhe njoftimet për shtyp. Hegseth udhëzohet të rekomandojë veprime legjislative dhe ekzekutive për ta bërë ndryshimin të përhershëm.
    Ndryshimet e emrave të departamenteve janë të rralla dhe kërkojnë miratimin e Kongresit, ku republikanët kanë shumicën dhe nuk kanë treguar ndonjë qëllim për të kundërshtuar iniciativat e Trump.
    Departamenti i Mbrojtjes quhej Departamenti i Luftës deri në vitin 1949. Historianët thonë se u riemërua pjesërisht për t’i treguar Uashingtonit se, në epokën bërthamore, SHBA-të ishin të përqendruara në parandalimin e konfliktit.
    Riemërtimi do të ishte i kushtueshëm, duke kërkuar ndryshime në tabelat dhe shkronjat e përdorura jo vetëm në Pentagon, por në të gjitha instalimet ushtarake në të gjithë botën. Përpjekja e ish-presidentit Joe Biden për të riemërtuar nëntë baza ushtarake që nderonin udhëheqësit e Konfederatës do t’i kishte kushtuar ushtrisë 39 milionë dollarë. Hegseth e ndryshoi vendimin këtë vit.

  • Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, riemërton Pentagonin si Departamentin e Luftës

    Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, riemërton Pentagonin si Departamentin e Luftës

    Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të riemërtuar Pentagonin si “Departamentin e Luftës”, duke u shprehur para gazetarëve në Zyrën Ovale se ky është një emër më i “përshtatshëm” duke pasur parasysh gjendjen aktuale të botës.

    “Mendoj se është një emër shumë më i përshtatshëm, veçanërisht duke pasur parasysh ku ndodhet bota sot. Ne kemi ushtrinë më të fortë në botë,” tha Trump përpara se të nënshkruante urdhrin sipas CNN.
    Sipas një dokumenti informues të siguruar nga CNN, urdhri autorizon Sekretarin e Mbrojtjes, Departamentin e Mbrojtjes dhe zyrtarët e tij vartës të përdorin tituj dytësorë si “Sekretar Lufte”, “Departamenti i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar Lufte” në korrespondencë zyrtare, komunikime publike, kontekste ceremoniale dhe dokumente jokushtetuese brenda ekzekutivit. Zbatimi i këtij urdhri nisi pothuajse menjëherë.
    Zyrtarët e Pentagonit ndryshuan tabelat jashtë zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, ndërsa u bë edhe ridizajnimi i faqes zyrtare të institucionit. Faqja e mëparshme, defense.gov, tani ridrejtohet në war.gov, ku në krye të saj shfaqet titulli “Departamenti Amerikan i Luftës”. Akronimi DOD (Department of Defense) është zëvendësuar me DOW (Department of War) në disa tituj dhe nënshkrime zyrtare.
    Hegseth, i cili ishte i pranishëm në Zyrën Ovale gjatë nënshkrimit, u shpreh se kjo nismë “nuk ka të bëjë vetëm me ndërrimin e emrit, por me rikthimin e qëllimit.”
    Ai tha se ushtria amerikane do të “kalojë në ofensivë, jo vetëm në mbrojtje”, dhe se, siç pasqyrohet nga ndryshimi i emrit, vendi do të “rrisë luftëtarë, jo vetëm mbrojtës.”
    Urdhri gjithashtu u kërkon të gjitha departamenteve dhe agjencive ekzekutive të njohin dhe përshtatin titujt e rinj dytësorë në komunikimet e brendshme dhe të jashtme.
    Gjithashtu i jep Hegseth-it detyrën për të rekomanduar veprime, si legjislative ashtu edhe ekzekutive, për të ndryshuar zyrtarisht emrin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në Departamenti Amerikan i Luftës.
    Edhe pse dokumenti e pranon se për ta bërë ndryshimin të përhershëm nevojitet miratimi i Kongresit, Trump u shpreh të premten se nuk ishte i sigurt për këtë.
    “Nuk e di, por do ta zbulojmë. Nuk jam i sigurt që u duhet (pëlqimi i Kongresit),” tha ai.
    Lajmi për urdhrin e së premtes u raportua fillimisht nga Fox News.
    Herën e fundit që ky departament ndryshoi emër, ndodhi përmes një akti të Kongresit.
    Departamenti i Luftës, siç quhej dikur, u krijua nga Presidenti George Washington në themelimin e ushtrisë amerikane. Por në vitin 1949, si pjesë e një riorganizimi të gjerë të ushtrisë nën Presidentin Harry Truman, emri u ndryshua.
    Truman nënshkroi Aktin për Sigurinë Kombëtare në vitin 1947, i cili bashkoi Departamentin e Marinës, Departamentin e sapokrijuar të Forcave Ajrore dhe Departamentin e Ushtrisë – më parë i njohur si Departamenti i Luftës – në një strukturë të vetme të quajtur “Struktura Ushtarake Kombëtare”, nën drejtimin e një sekretari civil të mbrojtjes. Në gusht 1949, kjo strukturë u riemërua zyrtarisht si Departamenti i Mbrojtjes.
    Përpjekja për ta rikthyer Pentagonin në “Departamentin e Luftës” pason disa veprime të ngjashme të ndërmarra nga Hegseth për të rikthyer emrat e mëparshëm të bazave dhe anijeve ushtarake. Ai anuloi një vendim të epokës Biden që kishte hequr emrat e epokës së Konfederatës nga bazat si Fort Bragg dhe Fort Hood, duke i rikthyer ato emra, por zyrtarisht i emëroi sipas individëve të tjerë me të njëjtat emra.
    Në qershor, Hegseth urdhëroi gjithashtu ndryshimin e emrit të një anijeje furnizimi që mbante emrin e aktivistit për të drejtat e komunitetit LGBTQ dhe veteranit të marinës, Harvey Milk.

    Top Channel

  • Bardhi: Të hënën i dorëzoj SPAK dosjen me të dhënat e reja për çështjen Rama–McGonigal

    Bardhi: Të hënën i dorëzoj SPAK dosjen me të dhënat e reja për çështjen Rama–McGonigal

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se të hënën do i paraqesë SPAK-ut të dhëna të reja për dosjen McGonigal.
    Përmes një njoftimi, Bardhi bën të ditur se të dhënat që do i dërgohen Prokurorisë së Posaçme, janë bërë publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
    Bardhi shtoi gjithashtu se askush në Shqipëri nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin, teksa shpresonte që SPAK të mos ia ndalonte me vendim publikimin e informacionit.Reagimi i Bardhit:
    Publikimi i dosjes me të dhëna të reja për aferën Rama-McGonigal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, është më së shumti një këmbanë alarmi për Prokurorinë e Posaçme se kjo çështje nuk do mund të lihet kurrë në harresë.
    Si kallëzues i kësaj afere në SPAK, të hënën do t’i paraqes zyrtarisht prokurorëve të posaçëm të dhënat e reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, me shpresën se ky zhvillim i ri atje do të heq pluhurin nga dosja penale në Shqipëri.
    Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me vendim publikimin e informacionit. Qytetarët kanë të drejtë të kenë transparencë të plotë mbi këtë hetim dhe ecurinë e tij. Askush nuk mund të trajtohet si i paprekshëm dhe mbi ligjin.

  • Riemërtimi i Pentagonit në “Departamentin e Luftës”, Trump pritet të nënshkruajë sot urdhrin ekzekutiv

    Riemërtimi i Pentagonit në “Departamentin e Luftës”, Trump pritet të nënshkruajë sot urdhrin ekzekutiv

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po urdhëron që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si Departamenti i Luftës.

    Ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sot që departamenti i mbrojtjes ta përdorë emrin e ri si titull dytësor dhe që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth të njihet si Sekretar i Luftës.
    Pentagoni, i cili mbikëqyr shërbimet e armatosura të SHBA-së, është pasardhësi i Departamentit të Luftës, i cili u krijua për herë të parë si një agjenci në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947.
    Përgjegjësia për krijimin e departamenteve ekzekutive i takon Kongresit të SHBA-së, që do të thotë se do të kërkohet një amendament për të ndryshuar ligjërisht emrin e departamentit.
    BBC ka parë tekstin e urdhrit ekzekutiv, i cili thotë: “Emri ‘Departamenti i Luftës’ përcjell një mesazh më të fortë gatishmërie dhe vendosmërie krahasuar me ‘Departamentin e Mbrojtjes’, i cili thekson vetëm aftësitë mbrojtëse.”
    Në një përpjekje për të “projektuar forcë dhe vendosmëri”, urdhri autorizon sekretarin e mbrojtjes, departamentin e tij dhe zyrtarët vartës që të përdorin titujt e rinj si emra dytësorë.
    Departamenti i Luftës u themelua nga George Washington, por u riemërua pas Luftës së Dytë Botërore.
    Sipas urdhrit ekzekutiv, rivendosja e emrit të tij “do ta theksojë fokusin e këtij Departamenti në interesin tonë kombëtar dhe do t’u sinjalizojë kundërshtarëve gatishmërinë e Amerikës për të zhvilluar luftë për të siguruar interesat e saj”.
    Shtëpia e Bardhë ende nuk ka thënë se sa do të kushtojë një riorganizim i përhershëm i logos, por mediat amerikane flasin një çmim prej një miliard dollarësh për riorganizimin e qindra agjencive, emblemave, adresave të email-it, uniformave dhe më shumë, duke penguar ndoshta përpjekjet e Pentagonit për të ulur shpenzimet dhe shpërdorimin e parave.
    Trump e ka përmendur vazhdimisht idenë e ndryshimit të emrit, duke argumentuar se SHBA-të kishin “një histori të pabesueshme fitoresh” në të dy luftërat botërore nën emrin e mëparshëm.
    Ai gjithashtu ka shprehur optimizëm se ligjvënësit do ta mbështesin një ndryshim të tillë.
    “Jam i sigurt që Kongresi do të pajtohet nëse kemi nevojë për këtë. As nuk mendoj se kemi nevojë për këtë“, tha presidenti javën e kaluar. “Por, nëse kemi nevojë për këtë, jam i sigurt që Kongresi do të pajtohet”, shtoi ai.
    Riemërtimi shënon urdhrin e 200-të ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti që kur ai mori detyrën.

    Top Channel

  • Administrata Trump avancon me planet për të riemërtuar Pentagonin në Departamentin e Luftës

    Administrata Trump avancon me planet për të riemërtuar Pentagonin në Departamentin e Luftës

    Administrata Trump po avancon me planet për të riemërtuar Pentagonin në Departamentin e Luftës, raportoi të shtunën Wall Street Journal, duke cituar një burim nga Shtëpia e Bardhë.

    Rikthimi te emri i mëparshëm për departamentin më të madh të SHBA-së do të kërkonte miratim zyrtar nga Kongresi. Megjithatë, sipas raportit, Shtëpia e Bardhë po shqyrton gjithashtu mënyra alternative për të përparuar me ndryshimin, edhe pa miratimin e Kongresit.
    Kur u shfuqizua Departamenti i Luftës?
    Gjatë historisë së tij, Departamenti i Luftës i SHBA-së ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme të qeverisë federale. Ai u krijua në vitin 1789 me misionin për të organizuar dhe komanduar Ushtrinë Amerikane, dhe në momente kyçe – si Lufta Civile Amerikane dhe të dy Luftërat Botërore – luajti një rol thelbësor në koordinimin e përpjekjeve ushtarake.
    Pentagoni, në fakt, u ndërtua në vitin 1943 për të strehuar shërbimet e këtij departamenti.
    Departamenti i Luftës u shfuqizua në vitin 1947, kur Akti i Sigurisë Kombëtare krijoi Departamentin aktual të Mbrojtjes, duke bashkuar Ushtrinë, Marinën dhe Forcat Ajrore nën një udhëheqje të vetme.

    Top Channel