Departamenti amerikan i Drejtësisë do të publikojë dosjet nga hetimi i tij ndaj Jeffrey Epstein brenda 30 ditësh. Këtë ka deklaruar këtë të mërkurë Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi pasi Kongresi votoi pro publikimit të dosjes.
Në një konferencë për shtyp, Bondi konfirmoi se Departamenti i Drejtësisë do të publikojë materialet e saj në lidhje me Epstein brenda 30 ditëve, siç kërkohet nga legjislacioni që miratoi dje Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e kontrolluar nga republikanët.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim ligjin dhe të inkurajojmë transparencën maksimale”, tha ajo.
Por ky publikim mund të mos jetë gjithëpërfshirës, pasi agjencia mund të duhet të mbajë të fshehtë materiale që mund të ndikojnë në hetimet e urdhëruara nga Trump ndaj figurave demokrate që lidhen me Epstein. Departamenti do të mbrojë gjithashtu identitetin e çdo viktime të trafikimit seksual, emrat e të cilëve shfaqen në dokumente.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi me shumicë dërrmuese të martën në favor të një projektligji që i kërkon Departamentit të Drejtësisë të publikojë të dhënat lidhur me Jeffrey Epstein. Projektligji u miratua me shumicë dërrmuese prej 427 votash pro dhe vetëm një kundër.
I vetmi person që votoi kundër ishte përfaqësuesi Clay Higgins, një republikan nga Luiziana, i cili është një mbështetës i flaktë i Trump.
Tag: departamenti
-

“Departamenti amerikan i Drejtësisë do të publikojë dosjet e Epstein brenda 30 ditësh”
-

Robert Papa zbardh detajet e forta, ja si po zbulohet trafiku i miliona dollarëve nga Sinaloa, përgjimet e FBI-së…
Gazetari i njohur, Robert Papa ka folur dje mbi sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj biznesmenit Luftar Hysa, i njohur ndryshe edhe si mik i Edi Ramës. Papa zbardh një seri detajesh që sipas tij lidhen me një dosje të re të përmasave të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Papa thotë se pas çështjeve që përfshijnë Ramën, si dosja McGonigal dhe fotoja me Barack Obamën që sipas tij bie ndesh me ligjet federale të financimit të fushatave, tani është shfaqur edhe një dosje masive që lidhet me kartelin e njohur Sinaloa.
Duke iu referuar informacionit që ai thotë se vjen nga struktura amerikane, Papa shprehet se personat që kanë qenë deri në zyrën e Ramës rrezikojnë arrestim nëse hyjnë në territorin amerikan, ndërsa ngre dyshimet se FBI mund të ketë përgjuar biseda dhe lëvizje financiare të lidhura me pastrimin e miliona dollarëve në Shqipëri. Ai përmend edhe deklaratat e zëvendësdrejtor i FBI Dan Bongino, i cili ka folur më herët për trafikun e Sinaloas dhe lidhjet e tij me Portin e Durrësit dhe me qeverinë shqiptare. Në këtë kuadër, Papa përfshin edhe emrat e dy ministrave.
Ja çfarë thotë Robert Papa:
“Pas dy dosjeve ku implikohet Rama, si ajo e McGonigal, fotoja me Obamën e cila shkel ligjin federal të zgjedhjeve, shfaqet dhe një dosje shumë masive me Sinaloan. Është kapur një grup i madh kriminal, të cilët kanë lidhje me kryeministrin Rama, dhe Departamenti i Thesarit ka ekzekutuar sanksione ndaj tyre. Janë tre mënyrat e sanksioneve: Lista e Zezë nga Presidenti, “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sanksionet nga Thesari. Shpesh, këto sanksione qëllojnë të jenë të ndërthurura—Departamenti i Shtetit me Thesarin. Personat që kanë qenë deri në zyrën e Ramës, në qoftë se hyjnë në Amerikë, arrestohen. A janë përgjuar bisedat e tyre dhe pastrimi i miliona dollarëve në Shqipëri? Unë mendoj se po. Don Bongino, numri dy i FBI-së, ka folur gjatë përpara se të shkonte në FBI për trafiqet e Sinaloas, për portin e Durrësit dhe lidhjet me qeverinë shqiptare. Ndërkohë, Rama vazhdon xhirot e radhës me Giorgia Melonin në Itali.
Unë i them Ramës që mos ki frikë, Don Bongino është vegjetarian. A do ta zbatojë ai planifikimin e udhëtimit privat në Manhatan në datën 18? Te Sinaloa nuk është vetëm Rama; është edhe ministri i Mbrojtjes, Vengu, drejtori i portit, Lubja (Belinda Balluku), thuajse e gjithë kupola e partisë së tij. Me këtë korrupsion galopant dhe me këto fakte të reja, çdo qeveri do të kishte rënë. Natyrisht, i takon opozitës dhe të gjithë shqiptarëve që të luftojnë për të mos pasur një kryeministër të tillë që është konsumuar dhe nuk jep dot më. Ato kullat që ai ndërton janë pikërisht me milionët e dollarëve që pastrohen, si grupi kriminal i Sinaloas. Problemi është se Amerika, pra FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, e kanë në mbikëqyrje, në vëzhgim, dhe dosja rritet. Nuk mund të them se kur do të reagojnë, sepse problemet e ngushta të politikës amerikane bëjnë që të shtyhen problemet, qoftë në Ballkan, qoftë në Ukrainë apo në Gaza”, thotw ndwr tw tjera Robert Papa.
Rama i izoluar
Ai përmend gjithashtu veprimet e Ramës në planin ndërkombëtar, duke përfshirë takimet e tij me Giorgia Melonin, marrëdhëniet me liderë të tjerë dhe qëndrimin e ftohtë të administratës së Donald Trump ndaj kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë izolimi. “Rama vjen vërdallë si satelit, në gjunjë përpara Melonit, barkas me Micotaqin, dhe me lidhje të dyshimta me Erdoganin. Administrata Trump ndaj tij është e akullt—indiferencë, injorim. Ose këtu është vendosur që me këtë figurë nuk duhet të ketë më asnjë lloj marrëveshje, mbështetje, por as blerje heshtje. Në atë takim me Giorgia Melonin të Italisë, shfaqet një servilizëm i madh.
Çfarë e lidh Melonin me Ramën veçse korrupsioni? Dosjet janë tmerrësisht masive. Ekonomia po tregon shenja krize në planet e tij madhështore për kulla të mëdha. Ata që pastrojnë miliona dollarë nuk po afrohen më, sepse tregu nuk i mban më. Ajo që më habit është: përse Rama nuk e uron Mamdani? Ata kanë të përbashkët ideologjinë, kanë të përbashkët shokun. Mamdani nuk kërkon thjesht autobusët falas dhe kujdesin për fëmijët falas. Ai kërkon të ligjërojë prostitucionin, kërkon të paguhen operacionet për transgjinorët dhe për fëmijët. Ka një agjendë tepër, tepër të majtë. Ai është një kopje e Veliajt dhe me Ramën ka shumë të përbashkëta”, shprehet Papa. -
Pas kërkesës së Trump, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së heton lidhjet e dyshuara të Epstein me Clinton dhe bankat
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfirmuar se do të hetojë lidhjet e dyshuara të financuesit Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe disa demokratë të njohur, përfshirë ish-Presidentin Bill Clinton.
Presidenti Donald Trump tha të premten se do t’i kërkonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-së të hetonin “përfshirjen dhe marrëdhënien” e Epstein me Clinton dhe të tjerët.
Bondi më pas tha në mediat sociale se i kërkoi Prokurorit të SHBA-së, Jay Clayton, të drejtonte një hetim, duke shtuar se departamenti “do ta ndjekë këtë me urgjencë dhe integritet për t’i dhënë përgjigje popullit amerikan”.
Klinton ka mohuar se kishte ndonjë dijeni për krimet e Epstein. Interesi për marrëdhëniet e Epstein u ringjall këtë javë pasi ligjvënësit amerikanë publikuan më shumë se 20,000 faqe dokumentesh nga pasuria e tij, duke përfshirë disa që përmendin Trumpin.
Përveç Clinton, Trump tha se i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hetojë bankat JP Morgan dhe Chase, ish-Sekretarin e Thesarit Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn Reid Hoffman, i cili është gjithashtu një donator i njohur demokrat.
“Epstein ishte demokrat dhe ai është problemi i demokratëve, jo problemi i republikanëve. Të gjithë e dinë për të, mos e humbni kohën me Trumpin. Kam një vend për të drejtuar”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Një zëdhënës i JPMorgan Chase tha se firma shpreh keqardhje për “çdo lidhje” që kishin me Epsteinin dhe shtoi se firma “nuk e ndihmoi atë të kryente aktet e tij të tmerrshme”.
Nuk është e qartë nëse Trump bëri një kërkesë zyrtare apo lëshoi një direktivë drejtuar departamentit të drejtësisë, apo nëse Bondi po i përgjigjej postimit të tij në platformën e tij Truth Social.
Kërkesa e Trump vjen përpara votimit të Dhomës së Përfaqësuesve javën e ardhshme nëse departamenti i drejtësisë duhet të publikojë të gjitha dosjet e tij që lidhen me hetimin ndaj Epstein, i akuzuar për pedofili, i cili vdiq në burg në vitin 2019.
Betimi i demokrates Adelita Grijalva para dhomës të mërkurën shkaktoi reagim, pasi ajo menjëherë nënshkroi një peticion shkarkimi nga kërkesa për publikimin e dosjeve.
Firma e saj ishte e 218-ta, firma e fundit e nevojshme për një votim në sallën e votimit. Katër republikanë iu bashkuan demokratëve për të kërkuar votimin. Dokumentet e publikuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën duket se tregojnë korrespondencë midis Epstein dhe ish-Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, që nga tetori i vitit 2017.Top Channel
-

Nën sanksione nga SHBA familjarisht, Klodiana Lala shpjegon kush është Luftar Hysa
Gazetarja Klodiana Lala flet për sanksionimin e Luftar Hysës dhe familjes së tij, nga Departamenti i Thesarit në SHBA. Lala dha detaje nga aktiviteti i dyshuar i Hysës dhe familjes së tij. “Vendimi i dalë nga Departamenti i Thesarit, që ka sanksionuar familjen e Luftar Hysës, nën dyshim se pastrojnë paratë e kartelit të Sinaloa. Mendohet se janë pastruar në disa vende, përfshirë Shqipërinë. Vëllezërit janë nga Belshi, vendosur herët në Meksikë. Luftari ka edhe pasaportë kanadeze. Sipas sanksionimit, në rastin konkret, duke u konsideruar si familje mafioze, nuk mund të ketë lëvizje të parave pa autorizimin e Departamentit të Thesarit.
Luftar Hysa nuk ishte shumë i njohur, derisa u filmua duke hyrë në Kryeministri, u takua me kryeministrin. Gjatë një interviste tha se nuk ishte takim për biznes, por kishte të bënte me një mik skocez që donte të bënte libër për Shqipërinë. Më pas kryeministri, gjatë një intervistë për mediat italiane, pranoi se ishte diskutuar për një licensë kazinoje. Familja Hysa ka kazino në Meksikë, por ka edhe në Shqipëri.
Kanë aktivitet edhe në Vlorë. Në atë kohë, kur foli Hysa, diskutimi kishte të bënte, kam parë bilancet e kompanisë, bëhej fjalë për 12 mln euro. Luftar Hysa u ekspozua për herë të parë nga mediat në Meksikë. U mohua dhe u tërhoqën gazetarët fillimisht, sepse e dini që karteli Sinaloa është ndër më të fuqishmit në botë, është kthyer në shqetësim të madh edhe për SHBA. Por, tashmë është një vendim i SHBA, Departamentit të Thesarit. Ka patur qëllim goditjen e milionave të dollarëve. Kur një familje goditet te paratë, me sa duket Departamenti e sheh si masën ekstreme për të paralizuar aktivitetin e grupit”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. -

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici
Aida Hajnaj ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranë, me këtë të fundit që ka caktuar ditën e martë si seancë të parë.
Ajo kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin.
Ajo kërkon të kthehet si zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.
Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh./ TCH -

VIDEO/ Sekretari amerikan i Luftës stërvitet bashkë me ushtarët, ngre pesha dhe rrotullon goma
Departamenti i Luftës i SHBA-së ka publikuar foto të sekretarit të Luftës Pete Hegseth duke ushtruar me ushtarë amerikanë të stacionuar në Malajzi.
‘Sekretari Hegseth iu bashkua luftëtarëve tanë për një ushtrim fizik në mëngjes në Kuala Lumpur, Malajzi. Nga lart poshtë, do të jemi në formë, JO të shëndoshë’, shkroi Departamenti në një postim në rrjetin social X.
Early morning PT with the Secretary of War. This is what READINESS looks like. pic.twitter.com/wZ1EgRrME5— DOW Rapid Response (@DOWResponse) October 31, 2025
Pamjet vijnë vetëm një muaj pasi Hegseth njoftoi se i gjithë personeli luftarak do të duhet të përmbushë standardet më të larta fizike për të mbajtur pozicionet e tyre.
Në shtator, presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv që e riemërtoi Departamentin e Mbrojtjes në Departamentin e Luftës.
Vetëm disa javë pasi Trump lëshoi urdhrin e tij ekzekutiv, sekretari deklaroi se ‘epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka mbaruar’.
‘Nga ky moment e tutje, misioni i vetëm i Departamentit të Luftës të sapokrijuar është ky: Lufta. Përgatituni për luftë dhe përgatituni për të fituar’, shpjegoi ai.
-

Policia e Shtetit hap konkursin për 4 pozicione drejtuese
Policia e Shtetit njofton fillimin e aplikimeve për pozicionet e larta drejtuese, ku përfshihen postet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
Konkursi është pjesë e procesit të ri të avancimit brenda strukturave të policisë dhe është i hapur për punonjësit me role drejtues të mesëm, nga data 3 deri më 11 nëntor 2025.
Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional. -

Ndryshime në nivele të larta në Policinë e Shtetit
Policia e Shtetit ka hapur sot zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.
Më herët ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Fatmir Hoxha.Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues.
Njoftimi:
Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional. -

Jep dorëheqjen Drejtori i Policisë, Fatmir Hoxha/ Hapet aplikimi për pozicionet e larta në Policinë e Shtetit
Policia e Shtetit ka hapur sot zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.
Më herët ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha.
Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues.
Njoftimi:
Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.
Top Channel
-

Vende të lira pune në nivele drejtuese, Policia e Shtetit hap zyrtarisht aplikimet
policia e shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.
Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues. Në mesin e vendeve të lira është drejtor departamenti për kufirin dhe migracionin, drejtor departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe pozicionet e drejtorit vendor në Elbasan dhe Shkodër.