Tag: dënuarit

  • Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

    Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

    Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre. Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit  për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve.
    Por ky nuk është propozimi i vetëm.
    “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.
    Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.
    Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve  sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997  lirimi me kusht  vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.
    Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.
    “Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.
    Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.
    Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta.

  • Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

    Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

    Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre

    Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve.

    Por ky nuk është propozimi i vetëm.

    “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.

    Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.

    Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997 lirimi me kusht vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.

    Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.

    “Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.

    Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.

    Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta. /tch/

  • “S’ka engjëj në këtë botë mëkatare”/ Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

    “S’ka engjëj në këtë botë mëkatare”/ Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

    Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre

    Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit  për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve.
    Por ky nuk është propozimi i vetëm.
    “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.
    Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.
    Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve  sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997  lirimi me kusht  vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.
    Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.
    “Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.
    Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.
    Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta.

    Top Channel

  • ‘S’ka engjëj në këtë botë mëkatare’/ Edhe të dënuarit kundër Kodit të ri Penal: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht!

    ‘S’ka engjëj në këtë botë mëkatare’/ Edhe të dënuarit kundër Kodit të ri Penal: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht!

    Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre.

    Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit  për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve.

    Por ky nuk është propozimi i vetëm.

    “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.

    Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.

    Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve  sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997  lirimi me kusht  vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.

    Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që sipas ‘TCh’, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.

    “Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.

    Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.

    Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta.

  • ë dënuarit në burgun e Peqinit u dërgojnë kartolina urimi fëmijëve për vitin e ri shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty

    ë dënuarit në burgun e Peqinit u dërgojnë kartolina urimi fëmijëve për vitin e ri shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty

    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që nisi me 8 shtator, të dënuarit në burgun e Peqinit u kanë dërguar kartolina urimi fëmijëve të tyre.
    Fillimi i vitit të ri shkollor solli emocione të veçanta jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit e tyre që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.
    Të dënuarit në këtë institucion shprehën dashurinë dhe krenarinë e tyre për fëmijët, duke i inkurajuar që të përqafojnë dijen.
    “Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit!’
    Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura.
    Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund’, shkruhet në disa prej kartolinave të prindërve.

    gijotina.com/

  • “Harta e ferrit” të diktaturës, ja vendet e tmerrit ku jetuan për vite me radhë të dënuarit politik

    “Harta e ferrit” të diktaturës, ja vendet e tmerrit ku jetuan për vite me radhë të dënuarit politik

    Për Shqipërinë nën diktaturë thuhet që ishte një burg i madh. Por ne ende nuk e parafytyrojmë sa e madhe do dukej harta e Shqipërisë, po të bëheshin të dukshme të gjitha vendet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar.

    Kjo video prezanton vendet ku vuajtën të dënuarit politikë nga viti 1944 deri më 1991, të ndara në tri grupe: kampet e internimit; kampet e përkohshme të punës dhe së fundi, burgjet dhe kamp-burgjet afatgjata.

    I Kampet e internimit

    Me të marrë drejtimin e Shqipërisë, komunistët filluan të grumbullojnë familjet e “armiqve” në kampe të ngjashme me ato naziste dhe të krijojnë në qytetet kryesore zona me “gjak të pastër” komunist. Nga viti 1945 deri më 1953, kampet e përqendrimit kanë qenë të rrethuara me tela me gjemba. Të rrethuarit ishin kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, duke qenë që burrat e shtëpisë ishin të arratisur, të dënuar ose të ekzekutuar. Të internuarit dërgoheshin sa më larg banimit të tyre: jugorët në veri dhe veriorët në jug; detyroheshin të punonin dhe ushqeheshin me racion. Sipas të dhënave zyrtare, në tetor 1949, në kampe ndodheshin 2618 njerëz.

    Kampet e rrethuar me tela me gjemba 1945-1953

    1.Kampi i Krujës

    Mars 1945-Shtator 1947

    Pika e parë e internimit në Veri, ku u grumbulluan deri në 900 vetë nga Jugu i Shqipërisë. Kampi ndodhej në një repart ushtarak brenda qytetit. Banorët ushqeheshin me 600 gramë bukë misri në ditë dhe shfrytëzoheshin në punë të detyruar. Pas mbylljes së tij, të internuarit u dërguan në kampin e Valiasit.

    Kampi i BeratitMars 1945-Maj 1949

    Kjo ishte pika e parë e internimit në Jug të Shqipërisë. Të internuarit u përqendruan në lagjen “Murat Çelepia”, por edhe në kalanë e qytetit dhe punonin në Kuçovë. Në vitin 1946, kishte 1275 të internuar nga Shqipëria e Mesme dhe Veriore. Me mbylljen e këtij kampi, të internuarit u zhvendosën në Tepelenë.

    Kampi i Tepelenës1949-1953

    Rrugës për në Tepelenë, bashkëshortët Fadil e Maja Petrela, humbën jetën në aksident. Katër fëmijët e tyre të mitur hynë në kamp pa prindërit, ndërsa qindra nëna dolën nga ai kamp pa fëmijët. Në kampin e Turanit dhe më pas të Tepelenës, humbën jetën nga epidemitë dhe kequshqyerja, rreth 300 fëmijë.

    Kampet e Kamzës dhe Valiasit1948-1953

    Në Kamëz u grumbulluan të internuarit nga Jugu dhe robërit e huaj. Në vitin 1949, u ndërtua në Valias, pranë fermës “Ylli i kuq”, një kamp me baraka, i rrethuar me tela me gjemba. Në vitin 1951, disa të internuar u zhvendosën në Kodër-Kamëz. Gratë punonin në Fabrikën e Tullave.

    5. Kampi i Porto-Palermos

    Dhjetor 1949-Dhjetor 1950

    Të internuarit u çuan në kështjellën e Ali Pashës ku jetonin në izolim të plotë dhe pa asnjë ndihmë mjekësore. Ata dolën që aty thuajse të verbuar prej mungesës së ushqimit dhe ujit të pijshëm.

    Të rrethuar edhe pas heqjes së rrethimit

    Edhe pse kampet e internimit me tela me gjemba u mbyllën ligjërisht, dhjetëra të internuar vazhdonin të qëndronin të rrethuar sepse në kampet ku i çuan, në Plug dhe Savër të Lushnjës dhe Shtyllas të Fierit punonin edhe të burgosur.

    Kampet e hapura të internimit

    1954-1990

    Me mbylljen e kampeve me tela me gjemba, fshatrat e Lushnjës dhe Fierit u kthyen në qendrat kryesore të internimeve. Të internuarit jetonin në baraka dhe punonin në bujqësi. Ata paraqiteshin dy herë në ditë në apel dhe nuk mund të largoheshin nga vendi i internimit pa lejë. Familjeve të armiqve të përjetshëm: Biçaku, Mirakaj, Pervizi, Kupi, Dosti, Dema, Dine, etj., iu ripërtërihej vazhdimisht dënimi dhe shumë prej tyre kaluan në internim mbi 40 vjet. Klora Mirakaj Merlika ishte 10 vjeç kur shkoi në internim dhe gjyshe kur doli prej andej. Fshatrat ku janë internuar armiqtë e pushtetit, janë shumë më tepër sesa njeh një shqiptar mesatar.

    1954-1958 Kampi i Kuçit, Vlorë. Një kamp i izoluar nga natyra, vetëm me burra, ish-funksionarë të lartë, intelektualë dhe pjesëtarë familjesh të njohura, si Zef e Baltazar Benusi, Lekë e Valentin Pervizi, Dom Mikel Koliqi dhe Sami Kokalari.

    1970 Familja e Liri Belishovës e internuar që në vitin 1961, në Kuç e më pas në Progonat, internohet në Cërrik, ku kalon 20 vitet e ardhshme.

    1977 Në këtë kohë risillet modeli i kampeve me tela me gjemba në vendet e internimit Tale, Fishtë dhe Kalivaç të Lezhës.

    Në vitin 1982 internohen nga Lezha në Fishtë Liri Lubonja dhe i biri, Agimi, pasi bashkëshorti, Todi Lubonja dhe djali tjetër, Fatosi ishin në burg. Po këtu internohet familja e Fadil Paçramit, gjithashtu i burgosur.

    1990 Vendimi i fundit i internimit duhet të jetë marrë më 10 shkurt 1990.

    8 maj 1990: Kuvendi Popullor shfuqizoi ligjin e internimeve dhe dëbimeve.

    Dokumentet dëshmojnë për 12 mijë persona të internuar në vitet 1949-1990. Duke llogaritur fëmijët dhe të internuarit para 1949-ës numri i të internuarve dhe dëbuarve në Shqipëri është shumë më i lartë.

    II

    Kampet e përkohshme të punës

    Punët më të vështira si tharja e kënetave, hapja e kanaleve, ndërtimi i rrugëve, që shtroheshin si domosdoshmëri për qeverinë komuniste, iu ngarkuan menjëherë të dënuarve politikë, të cilët punonin si skllevër. Në fillim të viteve ’50, burgjet, me shumë pak përjashtime, u shndërruan në Reparte Riedukimi me punë të detyruar dhe të dënuarit e tyre zhvendoseshin sa nga një kamp pune në tjetrin, pranë të cilave improvizoheshin fjetore dhe vendosej rrethimi me gjemba. Këtu do të shohim kampet e viteve të para dhe ato të mëvonshme që u vendosën për një afat të kufizuar kohe pranë vendeve të punës.

    Kampi i Jubës prill 1946-tetor 1946. Në Jubë të Durrësit u ngrit kampi i parë i punës së detyruar në Shqipërinë komuniste. Mes të dënuarve ishin ish-qeveritarët Ibrahim Biçakçiu, Koço Kotta, Et’hem Cara, të cilët veçse keqtrajtoheshin në vendin e punës, duhet të hynin në kamp duke kaluar përmes një cilindri telash me gjemba, këmbadoras.

    Stadiumi “Qemal Stafa” Qershor 1946-Tetor 1946. Për ngritjen e stadiumit më të madh në vend u angazhuan robërit italianë dhe gjermanë.

    Kampi i Maliqit: Vloçisht, Orman-Pojan 1947-1951 Në kënetën, ku në nëntor të 1946-ës, ishin ekzekutuar inxhinierët e shpallur sabotatorë, vazhduan punimet me rreth 2500 të dënuar politikë, mes tyre dhe Dhimitër Pasko. Punohej 10-14 orë në ditë në ujin e mbushur me shushunja, në uri dhe etje të vazhdueshme. Josif Papamihali; Virtyt Gjylbegu dhe Elmaz Libohova janë varrosur të gjallë në këtë kënetë. Të tjerët, vetëm mrekullia i mbajti gjallë.

    Kampi i Bedenit 1948-1950 U krijua për hapjen e kanalit kullues Peqin-Kavajë. Në njërën prej brigadave punonin 28 priftërinj katolikë, nga 26-vjeçari Zef Pllumi te 75-vjeçari Çiril Cani. Në fund të vitit 1950, Mustafa Vata, që do të lirohej pas pak ditësh, u vra nga roja, i cili, siç doli më vonë, ishte nxituar sepse i dënuari nuk donte të arratisej.

    Kampet e tjera të rrethuara, ku kanë punuar të burgosurit gjatë viteve të para të regjimit komunist:

    Kampi i Lekajt në Kavajë, ku gjatë vitit 1948 u sistemua terreni i hekurudhës Durrës-Peqin dhe më vonë u përqendruan të dënuar për hapje kanalesh kullues.

    Kampi i Vlashukut në Berat, ku në vitet 1948-49 u hap një kanal kullues 2 km i gjatë. Në vitin 1953, të tjerë të dënuar vijnë për të punuar për kanalin Devoll-Thanë. Mes tyre ishin profesori Foto Bala, mjeku Isuf Hysenbegasi, avokati Jani Ikonomi.

    Kampi i Lozhanit, Korçë Prill 1949-Dhjetor 1949

    Kampi i Kamzës, që gjatë vitit 1948 u mor me bonifikimin e fushës së Kamzës dhe Valiasit. Në vitet ’50, pranë fermës Ylli i Kuq punonin 300 emigrantë grekë.

    Kampi i fermës “29 nëntori”, Lushnjë 1950

    Kampi i fermës “Çlirimi”, Fier 1950

    Kampi “Lufta e Vlorës” , Llakatund 1950

    Kampi i Cërrikut 1952

    Kampi i Fabrikës së Tullave, Tiranë 1952-1953

    Kampi i Urës së Bonës dhe kampi i Bishqemit, përgjatë rrugës Peqin-Elbasan, që në vitin 1950 punoi për ndërtimin e hekurudhës që bashkonte këto dy vende.

    Kampi i Yzberishtit në Tiranëku në vitet 1950-1951, të burgosurit ndërtuan kanalin kullues të bojërave të kombinatit tekstil.

    Kampi i Ullishteve në Vlorë, 1950

    Më pas fillon epoka e reparteve të riedukimit me punë të detyruar. Ato mbanin një numër në shpinë dhe zhvendoseshin sa në një vend pune në tjetrin. Të dënuarit ishin të burgosur, por në terminologjinë ligjore quheshin punëtorë me detyrim. Sigurisht që kampet ku punonin ata ishin të rrethuar:

    Reparti i Sukthit, Durrës 1950

    Reparti i Podgories dhe Nishavecit, Korçë 1951

    Reparti i Gosës, Kavajë 1951

    Reparti i Peqinit dhe Çengelajt 1951-1952

    Reparti i Plugut, Lushnjë 1951-1953

    Reparti i Llakatundit, Vlorë

    Reparti i Rrapit të Treshit në Tiranë 1952

    Reparti i Urës Vajgurore 1952. Të dënuarit punonin në Kuçovë për ndërtimin e aeroportit.

    Reparti i Rinasit, Tiranë 1953. Aeroporti i Tiranës, duhet të jetë vepra e parë ndërkombëtare, për përkthyesin Jusuf Vrioni, një nga shumë intelektualët që punuan për ndërtimin e tij.

    Repartet e Varibopit, Shtyllasit, Radostimës, Levanit, Selishtës dhe Kafarajt, Fier 1953-1955. Qindra të dënuar politikë u vendosën në fshatrat e Fierit për të hapur kanale ujitëse. Shumë prej tyre u sëmurën nga kushtet e këqija.

    Reparti i Zadrimës, Lezhë 1954-1958

    Reparti i pallateve Agimi dhe kampet e tjera të ndërtimeve, në Tiranë 1953-1963 Mbi 500 të dënuar u përqendruan pranë Lanës për të ndërtuar pallatet Agimi. Në vitin 1954, pasi u gjendën tunelet që të dënuarit kishin hapur për t’u arratisur, 4 prej tyre u dënuan me pushkatim dhe 13 të tjerë me vite të gjata burgu. Objekte të tjera të realizuara në këtë periudhë nga të burgosurit janë: zona e Zogut të Zi, stadiumi Dinamo, pallatet e rrugës “Myslym Shyri”, kombinati ushqimor dhe fabrika e bukës.

    Reparti i Tërbufit dhe Bubullimës, Lushnjë 1956-1958

    Reparti i Saukut, Tiranë 1959 U ngrit për ndërtimin e Sanatoriumit për të vazhduar me ndërtimin e kombinatit të mishit, peliçerisë, një pjese të uzinës së autotraktorëve dhe një pjese të godinave të fermës “Gjergj Dimitrov”.

    Reparti i Thumanës, Krujë 1958-1961 Në këtë kamp punohej për tharjen e kënetës. U vendos fillimisht në Mamurras dhe më pas në Gjorm. Të 540 të dënuarit ishin për arsye politike.

    Reparti i Laçit 1961-1967 Pati disa tentativa arratisjeje, por përveç një rasti, të dënuarit e tjerë u kapën dhe disa prej tyre u vranë. Makabre është skena me të dënuarin Mark Cuf Marku që në vitin 1965, pasi e vrasin, e sjellin në kamp, e vendosin mes të burgosurve dhe i urdhërojnë që ta pështyjnë kufomën. Asnjë nuk lëviz vendit, veç një shokut të tij, Islam Cenko, që shkon dhe e puth.

    Reparti i Uzinës së Sodës Kaustike, Vlorë 1963-1965. Më 15 qershor 1964, ky kamp tronditet nga vrasja e të dënuarit tri herë, për motive politike, Mustafa Alushit, i cili shkoi me vetëdije drejt rrethimit duke thirrur “Poshtë komunizmi”.

    Reparti i Rubikut 1963-1967. Qëllimi ishte ngritja e fabrikës së përpunimit të bakrit. Në vitin e parë të jetës së këtij kampi, vritet Demir Shkoza që tentoi të arratisej.

    Reparti i Fabrikës së Çimentos, Elbasan

    290 të dënuar politikë vendosen në Elbasan për të ndërtuar fabrikën e çimentos.Reparti i Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë 1965 Të dënuarit “e specializuar” në ndërtimin e fabrikave të çimentove, vijnë nga Elbasani për të njëjtin qëllim.

    Reparti i Belshit, Elbasan

    1966-1970 U ngrit në vitin 1966 për të dënuarit në moshë të re. Ata merreshin me punë bujqësie.

    Reparti i Skrofotinës, Vlorë

    1967-1972 Në temperatura që në verë shkonin 40-45 gradë Celsius, të sulmuar nga mushkonjat dhe duke pirë ujë që vinte me fuçi nafte, të dënuarit punuan për ndërtimin e kripores së Vlorës, një argjinature dhe një hidrovori. Në vitin 1969, këtu punonin 340 të dënuar politikë.

    Reparti i Valasit, Elbasan, 1970-1983

    Reparti i Fishtës, i Ishull-Lezhës dhe Lerasit, Lezhë 1972-1983 Funksionoi si repart për të rinjtë që punonin në fermat e zonës.

    Reparti i Përparimit, Shën Vasil, Sarandë 1978-1991 Të dënuarit punonin në bujqësi, për hapjen e tarracave.

    Reparti i Tërnovës, Bulqizë 1987-1991 U hap me 400 të dënuar, 110 prej të cilëve ishin politikë dhe kishte detyrën e nxjerrjes së kromit.

    Shkolla e Riedukimit për të Mitur, Shën Koll, Lezhë 1987- 1991

    Reparti i Bardhorit, Kavajë 1987-1991 Të dënuarit punonin në kompleksin e dafinës dhe në punë të tjera bujqësore.

    Kampi kompleksit sportiv “Dinamo” 1988-1989 Të dënuarit, shumica politikë, ndërtuan kompleksin sportiv Dinamo në Tiranë.

    Reparti i Gjirokastrës 1989-1991 Jemi në vitin 1989. Ngrihet një repart i ri pune për të dënuarit politikë që punojnë pranë fushës së sportit.

    III

    Burgjet dhe kamp-burgjet afatgjata

    Burgjet ekzistuese nuk mjaftonin për numrin e lartë të të arrestuarve të regjimit komunist, ndaj në vitet e para u hapën disa të reja, duke shfrytëzuar edhe shtëpi apo kisha. Ato ndaheshin në burgje për të dënuar politikë dhe ordinerë. Pasi kishte zbuluar avantazhet e shfrytëzimit në punë të të burgosurve, regjimi i ktheu të gjitha burgjet në reparte pune, përveç Repartit 313 në Tiranë dhe 321 në Burrel. Shumica e tyre ishin të lëvizshëm, por disa u ngritën pranë minierave për të qëndruar pafundësisht aty. Këtu po sjellim këto kamp-burgje afatgjata, së bashku me burgjet që ishin vetëm vende izolimi.

    Në vitet e para të pushtetit komunist, të dënuarit politikë vuanin dënimin në:

    Burgun nr.1 Peshkopi, Burgun nr.3 Burrel, Burgu nr.4 Shkodër, Burgun nr.5 dhe Burgun nr.2 Tiranë, Burgun nr.7 Durrës, Burgun nr.9 Berat, Burgun nr. 11 Vlorë, Burgun nr.13 Elbasan, Burgun nr.15 Korçë, Burgu nr.17 Gjirokastër, Burgun nr.18 Kukës, Kampin nr.19 Valias, Burgun nr.20 Kavajë. Kushtet higjienike, ushqimi dhe veshja, siç tregojnë raportet, ishin vazhdimisht me probleme. Sëmundjet si tuberkulozi, zgjebja, bronkiti në fillim të viteve ’50, preknin shifra alarmante.

    Burgjet e Tiranës

    1944-1991 Në Burgun e Ri dhe të Vjetër të Tiranës kanë kaluar orët e fundit të jetës disa prej qeveritarëve, oficerëve dhe intelektualëve të dënuar në gjyqet e para si ai Special apo i Deputetëve apo pa gjyq fare si shkencëtarja Sabiha Kasimati, e vetmja grua në grupin e 22 vetave të pushkatuar pa faj pas Bombës në Ambasadën Sovjetike.

    Burgjet e Shkodrës

    1944-1966 Veç Burgut të Madh dhe Burgut të Gestapos, në janar 1945 u hap edhe Burgu i Ri në shtëpinë e Çekajve. Në datën 6 shkurt 1945, në burg ndodheshin 280 veta, ndërsa gjatë gjithë vitit, u burgosën mbi 3 mijë vetë. Veç burgjeve, rreth 10 shtëpi dhe kuvende katolike u kthyen në vende hetuesie. Në to, humbën jetën nga torturat avokati Myzafer Pipa, kleriku Fratel Gjini, profesori Qemal Draçini dhe jo vetëm.

    Burgu i Gjirokastrës

    1944-1953 Ndodhej në kalanë e qytetit. Izolimin dhe ashpërsinë e përzgjedhur nga pushtuesit osmanë, e shfrytëzoi edhe regjimi komunist që e bëri edhe më të errët këtë burg, duke i shtuar disa qeli të nëndheshme. Këtu humbën jetën mbi 120 të burgosur. Pasi u mbyll, të dënuarit u shpërngulën në Burgun e Vlorës.

    Burgu i Vlorës

    1944-1964 Veç burgut që shërbente prej vitesh te një ish-shtëpi private në qendër të qytetit, në fillim të viteve ’50, nisi të ndërtohej në hyrje tëVlorës një burg tjetër. Të dënuarit me pushkatim, ekzekutoheshin 300-500 metër larg qelive dhe liheshin aty. Nga torturat dhe ekzekutimet, kanë humbur jetën rreth 80 persona.

    Burgu i Burrelit

    1946-1991 Nisi të ndërtohej në vitet 1938-39, por u hap si burg në vitin 1946, për t’u shndërruar në një nga më të egrit. Në burgun e Burrelit vdiq ish-kryeministri Koço Kotta, ish-ministrat Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korça, dramaturgu Et’hem Haxhiademi, gjeneralët Abaz Fejzo dhe Vaskë Gjini, shtetasi italian, Giuseppe Terrusi dhe qindra të tjerë, eshtrat e të cilëve ende nuk kanë dalë nga rrethimi i burgut. Këtu kanë vuajtur dhe klerikë të lartë si Visarion Xhuvani dhe Hafiz Ali Kraja; përkthyes të klasikëve si Mark Ndoja dhe Gjon Shllaku dhe dhjetëra intelektualë dhe artistë si Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela e Sherif Merdani.

    Kamp-burgu Punëtoria Qendrore e Artizanatit, Tiranë

    1950-1966 U hap në Tiranë në vitin 1950 dhe shfrytëzoi punën e të burgosurve në disa zanate, por edhe përkthimet e poliglotëve si Mirash Ivanaj dhe Lazër Radi. Një pjesë e tij, luante funksionin e burgut të grave. Musine Kokalari është një nga të dënuarat e këtij burgu.

    Kamp-burgu i Bulqizës

    1954-1983 Për thuajse 30 vjet, instalohet pranë minierës së Bulqizës, ku nxirrej minerali i kromit. Të dënuarve politikë u lihej puna më e rëndë. Nga viti 1954 deri në vitin 1982 në këtë repart kanë vdekur nga aksidentet 81 të burgosur.

    Reparti nr.318, Kuçovë

    1966-1976 Ky repart funksionoi si burg grash, të cilat punonin në bujqësi dhe në industrinë e naftës.

    Kamp-burgu i Spaçit

    1968-1990 Të dënuarit shfrytëzoheshin për nxjerrjen e bakrit dhe piritit në Spaç dhe për pasurimin e bakrit në fabrikën e Repsit. Numri i të dënuarve politikë arriti deri mbi 1 mijë, ndërsa ordinerët mbetën vetëm disa dhjetëra. Ky kamp është shenjuar nga revolta e 21 majit 1973, ku u bënë thirrje që jashtë burgjeve askush nuk guxonte t’i pëshpëriste: “Ju jeni katila dhe keni lyer duart me gjakun tonë”, “Poshtë komunistët”, “Rroftë Shqipëria e lirë”. Pas revoltës, Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.

    Burgu i Tepelenës

    1970-1973 Në një periudhë kur nuk hapeshin më burgje, por vetëm reparte pune, burgu i Tepelenës përbën përjashtim. Ai u hap për tre vite në Bënçë të Tepelenës, enkas për të izoluar komunistët e përjashtuar nga Partia e Punës si Bedri Spahiu, Koço Tashko, Maqo Çomo.

    Kamp-burgu i Ballshit

    1972-1983 Në Ballsh, u përqendruan të dënuar nga disa reparte riedukimi dhe qëndruan plot 11 vjet. Deri në vitin 1979, u morën me ndërtimin e uzinës së përpunimit të naftës dhe më pas me ndërtime banesash. Në vitin 1976, në këtë kamp-burg kishte 550 të dënuar politikë.

    Burgu i grave, Kosovë, Elbasan

    1976-1991 Në vitin 1976, “burgu i grave” zhvendoset nga Kuçova, në Dumre. Mes të dënuarave politike, ishin edhe gra të huaja intelektuale, të martuara me burra shqiptarë. Burgu vazhdon të ekzistojë edhe sot.

    “Burgu i pleqve”, Zejmen, Lezhë

    1982-1987 Në Zejmen u ngrit një repart për të moshuarit dhe të sëmurët ku mbizotëronin të dënuarit politikë. Edhe pse i përket periudhës së reparteve të punës, përbërja e të dënuarve bën që në këtë repart përgjithësisht mos të punohej.

    Kamp-burgu i Qafë-Barit

    1982-1990 U ndërtua për shfrytëzimin e minierës së bakrit dhe përpunimin e tij në fabrikat e Fushë-Arrëzit. Nisi nga puna në gusht të vitit 1982. Të dënuarit ishin kryesisht politikë. Numri i tyre, çdo vit, ishte mbi 300. Ata rrezikoheshin nga aksidentet, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën disa të dënuar; keqtrajtoheshin nga policët e kampit dhe nuk kishin as ujë të ngrohtë për t’u larë. Në maj të vitit 1984, shpërtheu një revoltë tronditëse, pas së cilës, humbi jetën nga dhuna Sandër Sokoli dhe u ekzekutuan Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.(

  • Propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë, shpërthejnë avokatët dhe gazetarët, ja pse drafti…

    Propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë, shpërthejnë avokatët dhe gazetarët, ja pse drafti…

    Ditën e djeshme u paralajmëruan  disa ndryshime në Kodin Penal. Drejtuesi i grupit të punës, ish Prokurori i Përgjithshëm, aktualisht drejtues i Shkollës së Magjistraturës, Z.Arben Rakipi, gjatë prezantimit, theksoi edhe një risi, “të guximshme”, siç ai e tha vetë; lirimi para kohe me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm. “Ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Nisur nga besimi, që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen nga kushtet në të cilat vendosen dhe nëse puna me ta është e efektshme”, kështu citohet Z.Rakipi.
    Reagimet
    Gazetari Mentor Kikia është shprehur kundër këtij drafti.  “1-Lirimi para kohe, ka kuptim për atë që është dënuar për një “farë kohe”, pra që ka një limit, dhe për sjellje të mirë, ai nuk e kryen dënimin të plotë, por lirohet. Burgimi i përjetshëm nuk ka kohë, që ta lirojmë para kohe. 2-Burgimi i përjetshëm aplikohet për vepra penale absolutisht të rënda, krime që kanë marrë jetë njerëzish me vetëdije, në kushte specifike, me një apo më shumë viktima. Sado që ai të pendohet apo “të lexojë libra në burg”, lirimi “i parakohshëm”, nuk justifikohet, as moralisht as penalisht. 3-Me këtë shkallë korrupsioni që ne kemi në administratën e burgjeve dhe hallka të tjera të drejtësisë, “certifikatën për sjellje të mirë”, e merr çdo lloj krimineli e banditi, siç edhe e kanë marrë më herët, për ti shpëtuar dënimeve kapitale. 4-Në një shoqëri, ku hakmarrja e gjakmarrja vazhdojnë të jenë ende  normë gjyqësie, nxjerrja e një vrasësi të “rehablituar”, do ti hapë rrugë hakmarrjes. Ka ndodhur në shumë e shumë raste. Nuk kam pikën e dyshimit se kjo nismë ka ardhur si pasojë e vullnetit për të ndërtuar një Kod Penal më human dhe jo shumë ndëshkues. Por, vetëm për sa rendita më sipër, unë mendoj se ky ndryshim është jo i dëmshëm, por i rrezikshëm. Ai mund tu hapë derën e burgjeve njerëzve që janë të gatshëm të vrasin përsëri, e për kapjen dhe dënimin e të cilëve shteti, policia, prokuroria e gjykata, janë investuar për vite me radhë”, shprehet ai.
    Reagojnë avokatët
    Avokatët kanë shpërthyer në kritika të ashpra ndaj propozimeve për ndryshimet në Kodin Penal, sidomos ndaj risisë që parashikon mundësinë e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm. Ata e konsiderojnë këtë nismë jo vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për sigurinë juridike dhe dinjitetin e viktimave. Gazeta “SOT” kontaktoi disa nga zërat më të njohur në komunitetin ligjor. Avokati Idajet Beqiri u shpreh me tone të forta kundër mënyrës së hartimit të draftit. “Po bëhet një draft për Kodin Penal dhe 13 mijë avokatë në Shqipëri nuk janë informuar fare. Dy shoqata të rëndësishme, ajo e Avokatëve Penalistë dhe Forumi i Avokatëve për Drejtësi, e mësuan sot për herë të parë që paskësh nisur një proces reformimi! Kush e hartoi? Arben Rakipi?! Turpi i dheut! Një njeri i dështuar, sektar e i paaftë që nuk arrin të bashkojë dy juristë, po merr përsipër të ridizenjojë Kodin Penal të një Republike?! Kjo është tallje me drejtësinë,” tha ai. Po aq kritik është edhe avokati Edmond Petraj, i cili kërkon transparencë të plotë dhe përfshirje reale të profesionistëve të fushës. “Kush janë konkretisht autorët e këtij drafti? Me çfarë funksionesh dhe përgjegjësish? Pse hartimi është bërë në heshtje totale, pa konsultim dhe jashtë çdo standardi të mirëfilltë ligjor? Ky draft prek të gjithë sistemin e drejtësisë – avokatët, gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Pres me interes të lexohet publikisht dhe të vihet në tryezën e analizës profesionale. Nëse ky është një produkt pa penalistë me integritet dhe vizion, atëherë kemi përballë një rrezik serioz: Kodin Penal si instrument politik dhe jo ligjor”, tha ai për gazetën “SOT”. Petraj shtoi gjithashtu: “Propozimi që edhe dënimi me burgim të përjetshëm, i cili zëvendësoi dënimin me vdekje të lejojë ‘shërbimin prove’ është një absurditet ligjor. Është dhunim i kujtesës së viktimave dhe mohim i parimeve minimale të drejtësisë. Kodi i ri nuk mund të jetë thjesht një kopje e vjetër e zbukuruar me fjalor modern. Nëse mbetet një produkt mediokër, i hartuar në mënyrë sektare, atëherë le të jemi të sinqertë: nuk do të kemi një Kod Penal, por një manual të kriminalizimit institucional.” Ai përmbylli reagimin me një thirrje të fortë: “Drejtësia nuk ndërtohet me frikë e propagandë. Drejtësia ndërtohet me mendje të lira, me profesionalizëm, me dinjitet dhe me respekt për ligjin. Shqipëria nuk ka më luksin të hartojë kode penale për interesa politike apo për të mbushur sallat e PR-it me studentë dhe llustra. Kodi Penal i një Republike duhet të mbajë peshën e shtetit të së drejtës.”
    Detajet nga drafti, si do të lirohen nga qelia të dënuarit me burg përjetë
    Por si do të jetë procedura e nxjerrjes nga qelia të një personi të dënuar me burg përjetë? Sipas ligjit të ri, kushti bazë është që i të dënuarit me burgim të përjetshëm ka shlyer jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim deri në ditën e bërjes së kërkesës dhe, vetëm nëse gjatë shlyerjes së dënimit ka dhënë prova se është penduar dhe është larguar nga bota e krimit. “1. Lirimi me kusht i të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lejohet, pasi ka shlyer jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim deri në ditën e bërjes së kërkesës dhe, vetëm nëse gjatë shlyerjes së dënimit ka dhënë prova pjesëmarrjeje në programin e trajtimit, ka shfaqur një pendim të sigurt në bazë të sjelljes në tërësi, vullnetit të tij për t’u integruar në shoqëri, që rezulton nga interesi për vlerat etike dhe shoqërore, prova të mirësisë dhe solidaritetit, në qëndrimin e mbajtur për viktimën e veprës së kryer prej tij, zëvendësimin e dëmeve që u ka shkaktuar atyre, ndërprerjes së kontakteve me botën e krimit, dhe synimit për të fshirë pasojat e dëmshme të veprës penale, jo thjesht ekonomike, por edhe sociale, psikologjike apo të rendit publik. 2. Kërkesa për lirimin para kohe me kusht paraqitet personalisht nga i dënuari. Ajo i drejtohet gjykatës së vendit ku i dënuari po shlyen dënimin. Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku i dënuari po shlyen dënimin, merr masat për përcjelljen e menjëhershme të kërkesës pranë gjykatës kompetente, duke i njoftuar pa vonesë kopje të saj prokurorit pranë gjykatës së vendit të ekzekutimit dhe shërbimit përkatës të provës. Autoritetet e Institutit të Ekzekutimit të Dënimit shoqërojnë kërkesën me një raport të hollësishëm që përmban të dhënat e detajuara për sa kërkohet nga përmbajtjet e paragrafit të parë të këtij neni dhe nenit 174 të këtij Kodi dhe detyrimet e vëna nga ligji për ekzekutimin e vendimeve penale për subjektet pjesëmarrëse. 3. Në seancën gjyqësore të lirimit para kohe me kusht, përveç të dënuarit, prokurorit dhe shërbimit të provës, gjykata dëgjon edhe mendimin e viktimës së veprës penale. Gjykata e përbërë nga tre gjyqtarë, nëpërmjet debatit gjyqësor, shqyrton hollësisht nëse janë plotësuar kriteret e lirimit para kohe me kushte të shënuara në këtë nen dhe nenin 174 të këtij Kodi. 4. Në vlerësimin e përgjithshëm të të gjitha rrethanave gjykata duhet të çmojë nëse i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij dhe, mbi këtë vlerësim të japë vendimin e saj. Gjendja e kriminalitetit në vend dhe prirjet në politikën penale të zbatuara nga gjykatat në dhënien e vendimeve për krimet e kryera në përgjithësi, janë elemente që merren parasysh në zbatimin e lirimit para kohe me kusht. Edhe palët e tjera në këtë proces, sipas interesave që përfaqësojnë, vlerësojnë të njëjtat rrethana. 5. Vendimi i gjykatës që urdhëron lirimin para kohe me kusht ekzekutohet menjëherë.
    Neni 182- Detyrimet e personit të dënuar me burgim të përjetshëm të liruar me kusht

    Gjykata, kur pranon kërkesën, urdhëron të dënuarin me burgim të përjetshëm që të mbajë kontakte me shërbimin e provës për një periudhë pesëvjeçare nga dita që vendimi merr formë të prerë dhe të përmbushë disa nga detyrimet e të dënuarit gjatë nënshtrimit në shërbimin e provës të parashikuara nga ky Kod. 2. Kur i dënuari me burgim të përjetshëm nuk mban kontakte me shërbimin e provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e përcaktuara sipas dispozitave për detyrimet e të dënuarit gjatë nënshtrimit në shërbimin e provës të parashikuara nga ky Kod, përveçse kur mospërmbushja vjen nga rrethana objektive të pranuara, gjykata vendos revokimin e vendimit dhe vijimin e ekzekutimit të vendimit me burgim të përjetshëm. I dënuari nuk mund ta përsërisë më kërkesën për lirimin e tij para kohe me kusht.

  • “Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

    “Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

    Ish-Drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur mbi skandalet e fundit në burgjet shqiptare, ku të dënuarit takohen në shkelje me ligjin me vajza të shoëbizz-it.
    Ajo ka theksuar se nëse në institucionet e burgut vendosen njerëz të ndershëm, të dënuarit do të zbatojnë ligjin dhe nuk do të ketë asnjë problem.
    Ajo ka rrëfyer se gjatë kohës që ka qenë drejtuese e institucionit ka marrë disa herë telefonata nga ministrat, por nuk i ka zbatuar urdhërat, duke shtuar se kjo nuk ka sjellë asnjë hakmarrje më pas.
    “Kur kam qenë drejtoreshë më merrnin në telefon ministrat. Unë si kam pranuar kërkesat e trye, ata nuk më kanë shkarkuar pasi shihnin se jam e pakorruptuar”, tha Jakaj.
    Jakaj tha se nëpër burgje ka shumë problematika, teksa përmendi fikjen e kamerave të sigurisë gjatë natës dhe dalja e të burgosurve nga ambientet e burgut. Ish-drejtoresha e burgut të grave shtoi se të dënuarit kthehen në mëngjes.
    Ajo nënvizoi se një rast i tillë ka ndodhur para pak kohësh, pa ndarë më shumë detaje.
    “Ka shumë probleme sistemi. Para se të merremi me eskortat dhe dyshekun, duhet të merremi me faktin që fiken kamerat natën dhe shpesh herë dalin nga sistemi penitenciar. Bëjnë një dalje dhe kthehen në mëngjes. Ka probleme pafund. Ne nuk po themi që nuk ka probleme. Ka ndodhur para pak kohësh realisht”, tha Jakaj.

  • Komunikimi nuk humbi kurrë! I gjithë grupi i Laert Haxhiut në burg me telefona dhe kufje, me kë flisnin?

    Komunikimi nuk humbi kurrë! I gjithë grupi i Laert Haxhiut në burg me telefona dhe kufje, me kë flisnin?

    Laert Haxhiu

    TIRANË- Pak ditë më parë, në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, u zbulua një telefon celular në qelinë e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut. Aparati celular u gjet pas një aksioni të zhvilluar nga efektivët e “Operacionales” në qelitë e burgut. Disa ditë më pas, një gardian u vendos në pranga pasi nga përgjimet e urdhëruara nga Prokuroria e Korçës u zbulua se ishte ai personi që fuste në burg sende të ndaluara dhe lëndë narkotike.

    Megjithatë, deri më tani nuk është gjetur asnjë fije lidhëse mes tij dhe celularit të Haxhiut, i cili është dërguar për të “çkoduar” bisedat që ai ka zhvilluar. Por duket se telefoni i të dënuarit përjetë është vetëm maja e asjbergut.
    Një dosje hetimore e siguruar nga gazetari Elton Qyno për “Ora News” zbulon detaje të tjera lidhur me atë që ndodh brenda mureve të burgut të Drenovës. Dy anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhit, po ashtu të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili janë vendosur në sektorin “A” të burgut të Drenovës, me dhoma ngjitur me njëri-tjetrin. Pranë tyre janë vendosur Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit. Gjatë kontrollit në dhomat e tyre, “Operacionalia” gjeti 4 iPhonë dhe Samsung, por edhe kufje. Pra edhe pse në qeli, të paktën anëtarët e bandës së Lushnjes duket se kanë pasur akses për të kontaktuar me këdo që kishin dëshirë, pa u shqetësuar nga askush. 
    Si u zbuluan celularët?
    Mesa duket pas nisjes së hetimit nga Prokuroria e Korçës dhe përgjimeve të gardianit është mësuar se në qeli ka pasur disa aparate celulare. Sapo efektivët janë futur për kontrolle, telefonat janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, por ky veprim është pikasur nga “blutë”. Kështu, janë hapur kamerat e burgut për të kuptuar se nga cilat dritare u hodhën telefonat.
    Menjëherë pas këtij konstatimi, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar se me kë komunikonin të dënuarit. I përdornin për të kontakuar me familjarët, apo edhe pse në qeli, vazhdonin me aktivitetin e tyre kriminal./ZËRI

  • Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

    Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

    Foto ilustruese

    Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, që të dënuarit nga kjo gjykatë të mund ta vuajnë dënimin me burgim në këtë shtet.
    “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet”,- tha kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas një njoftimi për media. Trendafilova u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që të nënshkruajnë marrëveshje me Dhomat e Specializuara – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në mënyrë që, sipas saj “të fuqizohet korniza e gjykatës për zbatimin e dënimeve”.
    Specialja kujtoi se të dënuarit në formë të prerë duhet të vuajnë dënimin jashtë Kosovës, bazuar në këmbimin e letrave më 2014 mes përfaqësueses së atëhershme të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cathrine Ashton, dhe atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.
    Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
    Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Deri më tani, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje./REL