Një i dënuar me 25 vite burg ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima është Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Ai ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar.
Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.
Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Ai është gjykuar dhe dënuar për vrasjen e gruas së tij, e cila ishte shtatzënë.
Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.
Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve.
Tag: dënuar
-

I dënuari me 25 vite burg humb jetën në reanimacionin e “Nënë Tereza”; zbardhen detajet
-

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.Lexo edhe :Related Posts -

Humbi jetën në burg, Shpëtim Çeliku ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë
Shpëtim Çeliku, i burgosuri që humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune, rezulton i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.
Çeliku është arrestuar pasi ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë.Lexo edhe :Related Posts
Çifti në vitin 2012, në kohën kur ndodhi ngjarja tragjike, ishin të martuar prej 16 vitesh. Nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë. Në atë kohë përkatësisht një djalë 12 vjeç dhe dy vajza 7 dhe 3 vjeç.Ndërkohë që Manushaqja, viktima, ishte në mujan e 6 të shtatzanisë. Priste të sillte në jetë një tjetër djalë.
-

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, Shpëtim Çeliku ndërron jetë në Burgun e Shkodrës
Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë ka ndërruar jetë.
Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas me foshnjën në bark.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 9 dhjetor të vitit 2012 në Orikum, ku gruaja u gjet e pajetë në një shtëpi të braktisur.
Vdekja e të dënuarit ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.
Njoftimi:
Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.
Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve.Top Channel
-

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.
Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.
Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj.Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.
-

Të dënuar për vrasjen e Ish policit/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, të dy të dënuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko të ndodhur në gusht të vitit 2019.
Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Gaçaj me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në grupin kriminal që vrau Malkon. Për këtë vrasje po zhvillohet edhe një tjetër proces gjyqësor në GJKKO ndaj Leonard Dukës të dyshuar si kreun e grupit kriminal që vranë ish-policin.
Pas prishjes së vendimit, dosja ndaj dy të dënuarve do të kthehet për rigjykim.
-

VIDEO/ Berisha: Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD. Rama sot është gazi i Europës
Lideri i demokratëve Sali Berisha, gjatë ‘Foltores’ me strukturat dhe simpatizantët degës numër 9 të PD-së në Tiranë, deklaroi se ‘forcat demokratike në Europë dhe në botë i kanë sytë tek Partia Demokratike’, ndërsa akuzoi Edi Ramën për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe për ndërtimin e një ‘narko-shteti’ në Shqipëri.
Berisha theksoi se askush nga jashtë ‘nuk do të vijë për të rrëzuar Ramën’, duke nënvizuar se kjo është detyrë e opozitës dhe qytetarëve. Ai lajmëroi nisjen e një analize të brendshme në çdo seksion të PD-së për veprimtarinë zgjedhore, listat, organizimin dhe performancën e strukturave, me synim përgatitjen për një betejë të re politike.
Sipas tij, një sërë rezolutash ndërkombëtare kanë dënuar kapjen e shtetit dhe deformimin e zgjedhjeve në Shqipëri, çka tregon, siç tha Berisha, se pritshmëritë e aleatëve demokratikë janë të larta ndaj PD-së.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Cilido që lexoi telegramin e sekretarit Rubio, mos harroni, çfarë tha?
SHBA do bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës, bashkëpunëtorëve të tyre.
Po kush nuk e di se Edi Rama është bashkëpunëtor i tyre?
Të gjithë e dinë.
Kush nuk e di që ministrat e tij janë të lidhur këmbë e krye me drogën?
Cili nuk e di që Edi Rama priti në zyrë Sinaloan?
Dërgoi ministrat në Aruba me avionë specialë.
Pra, deri diku, disa hapa janë bërë.
Por njeri në Shqipëri për të na e hequr Edi Ramën, nuk do vijë.
Ju garantoj.
Duhet ta heqim vetë Edi Ramën.
Prandaj ne këtë analizë, sigurisht fushata zgjedhore dhe e gjithë veprimtaria zgjedhore duhet të analizohet nga ne, seksion në seksion, si i përmbushëm detyrat.
Pati rinumërime, numëruesit tanë dolën faqebardhë, treguan se e kanë bërë detyrën.
Në tërësinë e tyre, unë nuk them.
Po pati të tjerë që pas zgjedhjeve u emëruan drejtorë, ata qofshin.
Ata nuk punuan për fitoren e PD, ata pritën me çdo kusht grabitjen e mandatit dhe marrjen e postit të drejtorit.
Nuk kanë asnjë lidhje me ne.
Pati të tjerë që nuk u bënë drejtorë, ama në fushatë nuk punuan.
Bënë zgjedhje shumë të gabuar.
Dhe ne do ua themi atyre.
Ti në momentin e betejës ku ishe?
Zgjedhjet janë betejë.
Nga ana tjetër do shohim vetë ku kemi mungesa seksionesh, ku kemi mungesa në mënyrë që të bëjmë një verifikim të vetvetes.
Kemi një problem ne, që unë e shtroj këtu, do e shtroj kudo.
Me të drejtë për garën tonë, garuesit shtrojnë si problem listën.
Absolutisht u garantoj se ato lista nuk synon kush të manipulojë me lista, listat kanë pasaktësi sepse njerëzit lëvizin, njerëzit ikin.
Prandaj u lutem shumë edhe në debatin tuaj, të diskutojmë si t’i japim përgjigje kësaj, çfarë bëjmë ne për të hequr këtë debat midis nesh. Për të pasur lista më të pranueshme.
Do bëjmë një analizë në të gjithë aspektet në mënyrë që të përgatitemi për kohën më të shpejtë të mundshme.
Unë e kam thënë dhe e them me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por u garantoj se Edi Rama të ardhme nuk ka.
Jo, nuk ka të ardhme.
Ju e shihni se ç’po ndodh.
Ai është sot gazi i Europës, me Lubinë ai është bërë sot gazi i Europës si kurrë ndonjëherë ndonjë drejtues tjetër.
Edhe më shumë do bëhet.
Prandaj edhe ne do përgatitemi.
Forcat demokratike në Europë dhe në botë sytë i kanë tek PD.
Në një seri rezolutash, gjer sot 5 dhe të tjera do presim, ata kanë dënuar grabitjen e zgjedhjeve, kanë dënuar narkoshtetin shqiptar, kanë dënuar përdorimin politik të drejtësisë, kanë dënuar autokracinë elektorale apo diktaturën autoritare.
Të gjitha këto forca, sytë, mendjen e kanë tek PD dhe opozita.
Unë kam bindjen më të madhe se ju, ne të gjithë së bashku do t’u japim përgjigjen më të merituar pritshmërisë së tyre.
-

Sundimtarët talebanë të Afganistanit kryejnë ekzekutime publike në stadiumin sportiv
Autoritetet talebane të Afganistanit kryen të martën ekzekutimin publik të një burri të dënuar për vrasjen e 13 anëtarëve të një familjeje, përfshirë disa fëmijë, në fillim të këtij viti.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në ekzekutimin në një stadium sportiv në qytetin lindor të Khostit, të cilin Gjykata Supreme e quajti të njëmbëdhjetin që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021, pas tërheqjes kaotike të forcave amerikane dhe të NATO-s.
Ekzekutimi u urdhërua pasi një dënim me vdekje u dha nga një gjykatë, një gjykatë apeli dhe vetë Gjykata e Lartë, përpara se të miratohej nga udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada.
Burri u qëllua për vdekje nga një i afërm i atyre për të cilët ishte dënuar, sipas policisë së Khostit.
Ai ishte dënuar së bashku me të tjerë për hyrjen në një shtëpi familjare dhe vrasjen e një familjeje të zgjeruar, përfshirë nëntë fëmijë dhe nënën e tyre.
Të afërmve të viktimave u ishte ofruar mundësia e pajtimit që do t’i kishte kursyer jetën burrit, por në vend të kësaj kërkuan dënimin me vdekje, tha Gjykata e Lartë.
Përpara ekzekutimit, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Richard Bennett, kishte bërë thirrje që ai të ndalej.
“Ekzekutimet publike janë çnjerëzore, një ndëshkim mizor dhe i pazakontë, dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, shkroi ai në një postim në X të martën në mëngjes.
Kombet e Bashkuara i kanë kritikuar ashpër talebanët për kryerjen e ekzekutimeve publike, rrahjeve me kamzhik dhe goditjeve me gurë që nga marrja e pushtetit dhe u kanë bërë thirrje sundimtarëve të tyre që t’i ndalojnë praktikat e tilla.
Bennett tha në tetor se përdorimi i dënimit me vdekje në Afganistan ishte “veçanërisht alarmues” sepse sistemit të drejtësisë të kontrolluar nga talebanët “i mungon çdo lloj pavarësie apo procesi të rregullt ligjor”.
Autoritetet talebane të Afganistanit kanë imponuar një interpretim të rreptë të ligjit të Sheriatit, i cili ka përfshirë rikthimin e ekzekutimeve publike, si dhe ndalimin e grave dhe vajzave afgane nga shkolla e mesme dhe arsimi universitar dhe nga shumica e formave të punësimit.
-

Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali, në qershor iu sekuestruan 14 pasuri
Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për autoritetet.
32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroriae Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian. -

Pak ditë në burg, Trump liron drejtorin ekzekutiv të dënuar për mashtrim financiar
Bota E Martë, 2 Dhjetor 2025 00:36
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur dënimin e ish-menaxherit të investimeve David Gentile, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte filluar vuajtjen e një dënimi me shtatë vjet burg për mashtrim. Të dhënat e Byrosë së Burgjeve tregojnë se Gentile u lirua të mërkurën, më pak se dy javë pasi ishte paraqitur në burg.
Gentile, ish-shefi ekzekutiv dhe themeluesi i GPB Capital, u dënua vitin e kaluar për atë që prokurorët federalë e përshkruan si një skemë shumëvjeçare për të mashtruar më shumë se 10,000 investitorë duke paraqitur në mënyrë të rreme performancën e fondeve private të kapitalit.Ai është i fundit në një varg kriminelësh “me jakë të bardhë”, dënimet e të cilëve Trump i ka zbutur. Gentile u dënua në gusht të vitit të kaluar për akuza të mashtrimit me letra me vlerë dhe mashtrimit elektronik, dhe u dënua në maj. I pandehuri tjetër në këtë çështje, Jeffry Schneider, u dënua me gjashtë vjet burg për të njëjtat akuza.
Prokurori amerikan Joseph Nocella tha në kohën e dënimit të Gentile se GPB Capital ishte ndërtuar mbi një “themel gënjeshtrash” dhe se kompania kishte fituar 1.6 miliardë dollarë (1.2 miliardë paund) duke përdorur kapitalin e investitorëve për të paguar shpërndarjet për investitorët e tjerë. “Dënimet e dhëna sot janë plotësisht të merituara dhe duhet të shërbejnë si një paralajmërim për mashtruesit e mundshëm se përpjekja për t’u pasuruar duke përfituar nga investitorët ju siguron vetëm një biletë njëdrejtimëshe për në burg,” tha ai.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë thotë se Departamenti i Drejtësisë nën ish-Presidentin Joe Biden bëri gabime të shumta dhe se investitorët ishin në dijeni se paratë e tyre mund të shkonin për dividentët e njerëzve të tjerë. “Edhe pse kjo u ishte bërë e ditur investitorëve, Departamenti i Drejtësisë i Biden-it pretendoi se kjo ishte një skemë Ponzi,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se “ky pretendim u minua thellësisht nga fakti se GPB u kishte thënë në mënyrë eksplicite investitorëve se çfarë do të ndodhte.”
Zyrtari gjithashtu përmendi shqetësimet e Gentile se prokurorët kishin nxjerrë dëshmi të rreme. Zbutja e dënimit të Gentile nga Trump nuk e pastron atë nga krimet e tij, siç do të bënte një falje e plotë presidenciale, dhe nuk heq penalitete të tjera të mundshme të vendosura.
Deri më tani në mandatin e tij të dytë, presidenti ka falur ose zbutur dënimet e disa personave të dënuar për lloje të ndryshme mashtrimi, përfshirë mashtrimin elektronik, me letra me vlerë, tatimor dhe në kujdesin shëndetësor. Muajin e kaluar, ai fali Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit Tennessee, Glen Casada, i cili ishte dënuar për akuza të mashtrimit, pastrimit të parave dhe komplotit.
Korrigjim 1 dhjetor 2025: Ky artikull deklaroi gabimisht se Jeffry Schneider “mbetet pas hekurave”. Ai është ndryshuar për ta bërë të qartë se ai ende nuk ka filluar vuajtjen e dënimit të tij me burg.