Tag: dënua

  • Karrierat kr’iminale të 10 bosëve që shënuan historinë e mafias në Itali dhe Amerikë

    Kanë qenë të shumtë bosët që, ashtu si Salvatore Riina, kanë krijuar kupola mafioze, por pak kanë arritur të godasin në zemër institucionet, siç bëri ai. Revista italiane “Focus” sjell një listë të bosëve që shkruan historinë e përgjakur të mafias, nga Italia në Amerikë.

    SALVATORE RIINA: MË MIZORI

    Mbi bosin e Palermos rëndojnë shumë vrasje, përveç atyre të Prefektit Carlo Alberto Dalla Chiesa (1982) dhe sulmeve të Capacit (maj 1992) dhe Rrugës Amelio (korrik 1992): ku u vranë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. I arrestuar në vitin 1993, Totò, i thirrur “‘u curtu” për shkak të gjatësisë vetëm 158 cm, u dënua me shumë dënime të përjetshme. Ai vdiq në burg. Metodat që ai përdori për të sjellë klanin e tij në krye të Cosa Nostra-s, ishin të njëjtat me ato të përdorura nga “baballarët e tij shpirtërorë”, shumë prej të cilëve kishin vdekur pa bërë asnjë ditë burg.

    VITO CASCIO FERRO: BOSI I PARË

    “Fateci vagnari ‘u pizzu” – “na lagni sqepin”: ishte kjo mënyra me të cilën mafiozët u kërkonin para tregtarëve në fillim të shekullit që kaloi. Ishte Vito Cascio Ferro (1862-1943), një prej të parëve bosë të mëdhenj siçilianë, që e bëri zhvatjen një biznes i cili më pas u eksportua në Amerikë. I lindur në Palermo, në pak vitet që kaloi në Nju Jork konsolidoi marrëdhëniet me kriminalitetin e përtej oqeanit dhe u njollos me makabrin “krimin e fuçisë” (ku futi, të bërë copë-copë, një mashtrues i cili donte të bënte biznes në territorin e tij). Ia hodhi paq plot 69 herë, por të shtatëdhjetën arrestimi ishte fatal: në vitin 1930 prefekti i hekurt Cesare Mori e dënoi me burgim të përjetshëm. Cascio Ferro vdiq i harruar në burg në Pozzuoli, pa ushqim dhe pa ujë, gjatë evakuimit të 1943.
    LUCKY LUCIANO: MË NDIKUESI
    Në moshën 19 vjeç, Salvatore Lucania (1897-1962) e ndryshoi emrin e tij në Charlie Luciano. “Lucky” erdhi pasi i mbijetoi në Nju Jork rrëmbimit prej mafias, që i la një shenjë në fytyrë dhe pseudonimin. Me origjinë nga Lercara Friddi (Padova), pasi eleminoi rivalin Joe Masseria u bë shefi i familjes Genovese (dhe revista Time e vuri në listën e 20 burrave më me ndikim të shekullit të 20-të). Në vitin 1936 u arrestua në Shtetet e Bashkuara dhe u dënua me 50 vjet burg. Ai doli nga burgu 10 vjet më vonë: sipas disa historianëve e fitoi lirinë dhe një të drejtë largimi për Itali, duke punuar me amerikanët për të favorizuar zbarkimin e aleatëve në Siçili në vitin 1943.

    AL CAPONE: NJERIU SIMBOL
    Më shumë se një bos i mafias, ai ishte një gangster dhe përfundoi duke u bërë simbol i krimit italo-amerikan. Biri i emigrantëve nga Campania, Alphonse Gabriel Capone (1899-1947), me emrin Al, lindi në Bruklin. Që i ri në moshë mori një shenjë plage me thikë në faqe (ndaj edhe nofka Njeriu me Shenjë), për mbrojtjen e nderit të motrës së tij. Pasi u transferua në Çikago u shpall “Armiku publik nr. 1”, por për ta arrestuar atë u deshën 9 agjentë të pakorruptueshëm (Të paprekshmit, të rrëfyer në filmin e 1987 nga Brian De Palma). Ai u dënua në vitin 1931 me 11 vjet burg, por për evazion fiskal.

    CARLO GAMBINO: DHELPRA

    Ishte një nga emigrantët e shumë, Carlo Gambino (1902-1976), kur në moshën 19 vjeç erdhi në Nju Jork nga Siçilia. Por në gjysmë shekulli të aktivitetit kriminal, ai themeloi, në fund të viteve 1950, një nga familjet më të fuqishme në Nju Jork: Gambinot. Pa u ekspozuar shumë, i lidhur me vlerat më tradicionale të mafias, ai e bëri dinakërinë armën e tij (por nuk tërhiqej shumë, kur bëhej fjalë për të vrarë kundërshtarët). Me stilin e tij “të vjetër”, ai u bë një nga modelet e personazhit të Vito Corleones në filmin The Godfather (Francis Ford Coppola, 1972). Ai vdiq nga një atak në zemër duke parë një lojë bejsbolli në TV.
    JOHN GOTTI: BIZNESMENI
    Jo të gjithë mund të kenë të gjithën për vete një kopertinë të revistës Time, si ajo e Andy Uarhol projektuar në vitin 1986 për John Gottin (1940-2002), bosi i familjes Gambino të Nju Jorkut, i cili u gjykua për vrasjen e paraardhësit të tij Paul Castellano. Nën pamjen e njeriut të botës, Gotti ishte një vrasës i pamëshirshëm dhe një narkotrafikant i madh. I quajtur “doni i teflonit”, për shkak të aftësisë për t’u rrëshqitur akuzave, doli i pastër nga çdo gjyq deri kur, në vitin 1992, krahu i tij i djathtë e tradhëtoi.
    GAETANO BADALAMENTI: PIZZA CONNECTION
    Pica dhe mafia: nga kjo pikëpamje Gaetano Badalamenti (1923-2004) ishte një italian tipik. Kreu i mafias së Cinisit (Palermo), don Tani ishte një prej eksponentëve më të fuqishëm të Cosa Nostras, i dënuar në 1987 në SHBA me 45 vite burg, për të ashtuquajturën “pizza connection” (nga emri i hetimit). Nga 1975 deri në 1984 Badalamenti menaxhoi një trafik ndërkombëtar heroine dhe kokaine, mes Palermos dhe SHBA. Shpërndarja ndodhte në pjesën e pasme të disa picerive italiane në Amerikë, ku droga vinte e fshehur mes produkteve tipike italiane. Me emrin e tij është e lidhur edhe vdekja e Pepino Impastatos (1978), aktivist antimafia që nga mikrofonët e radios Aut përqeshte veprimtarinë e “Tano sedutos”. Për këtë vrasje Badalamenti u dënua me burgim të përjetshëm në 2002.
    JOE BONANNO: MË I RIU
    Një gazetar i hutuar, në një gazetë amerikane lokale, e shndërroi emrin e tij në Joe Bananas: ai pseudonim i mbeti, por Joe Bonanno (1905-2002) u bë themeluesi i një familje mafioze të Nju Jorkut. Me origjinë nga Castellammare del Golfo (Trapani), në vitin 1931, në moshën 26 vjeçare, ai u bë shefi më i ri i mafias së Amerikës. Ai kishte një prirje për biznes (të paligjshëm, por jo vetëm), dhe ndër aktivitetet e tij kishte funeralet. Dhe jo rastësisht: ai përdorte metodën e “arkëmortit të dyfishtë” për të fshehur viktimat e vrasësve të tij nën ato të “pronarëve” legjitimë. Në vitin 1983 ai shkroi nën një pseudonim, një libër autobiografik, por … i bindur se fotografia në kapakun e tij e paraqiste atë si një gangster pesëlekësh, denoncoi botuesin e tij.
    JOE VALACHI: I PENDUARI
    Joseph Valachi (1903-1971) ishte i penduari i parë i madh, ai që foli publikisht për ekzistencën e mafies dhe e përcaktoi atë me termin “Cosa Nostra”. I lindur në Rumani, ai jetonte në Nju Jork në kontakt të drejtpërdrejtë me fuqinë e Cosa Nostra-s (ai ishte shoferi i Gaetano Reinas, klan i fuqishëm i Joe Masserias) dhe mori pjesë në Luftën e Mafias të nxitur nga Joe Masseria, Vito Genovese dhe Lucky Luciano kundër rivalëve napolitanë. Rrëfimet e tij ndihmuan në rindërtimin e organigramës së organizatës mafioze dhe në kuptimin më të mirë të rregullave që qeverisin mafien. Ai vdiq nga një atak në zemër pas një përpjekje për vetëvrasje (1971): historia e tij frymëzoi personazhin e Frankie Pentangeli në The Godfather II (Francis Ford Coppola, 1974).
    JOE MASSERIA: THE BOSS
    Në Amerikë e quanin Joe Masseria (1886-1931), ose Joe the boss, por emri i tij i vërtetë ishte Giuseppe Masseria. Me origjinë nga Castellammare del Golfo, në krahinën e Trapanit, në moshën 43 vjeç, ai fitoi një emër të denjë, diçka si “njeriu që mund të shmangte plumbat”, për shkak të një prite nga e cila doli mrekullisht i paprekur dhe me dy vrima plumbi në kapelën e kashtës. Që nga viti 1920 ai komandoi bandën Morello, një nga klanet më të fuqishme në Nju Jork. Vrasjen e tij në vitin 1931 e urdhëroi bosi Lucky Luciano gjatë konfliktit të udhëheqjes italo-amerikane, që u luftua në Nju Jork mes Maranzanove dhe Masseriave./Vox News

  • Vrau dy persona në vitin 2024 në Londër, dënohet me 42 vite burg autori

    Vrau dy persona në vitin 2024 në Londër, dënohet me 42 vite burg autori

    Një burrë kolumbian që vrau dy burra në Londrën perëndimore dhe transportoi trupat e tyre të copëtuar në valixhe në Anglinë jugperëndimore u dënua sot me 42 vjet burg. 35-vjeçari, Justin Andres Mosquera u dënua për vrasjen e Albert Alfonso, 62 vjeç, dhe Paul Longworth, 71 vjeç. Vrasja u regjistrua në korrik 2024.

    Prokurorët thanë se sulmuesi e rrahu Longworth me një çekiç dhe e goditi Alfonson për vdekje pasi dyshja kishin kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranoi vrasjen e Alfonso-s ku sipas tij e ndodhi pa dashje. Mosquera gjithashtu u deklarua fajtor për tre akuza të reja për posedim të pornografisë me fëmijë.

  • Ish-kryeministrin francez nuk ‘e shpëton’ as Gjykata e Strasburgut/ U dënua me 4 vite burg për…

    Ish-kryeministrin francez nuk ‘e shpëton’ as Gjykata e Strasburgut/ U dënua me 4 vite burg për…

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli të papranueshme ankesën e ish-kryeministrit francez François Fillon, i cili pretendonte se gjykimi ndaj tij në Francë për rastin e punësimit fiktiv të gruas së tij nuk kishte qenë i drejtë. 
    Ai argumentoi se gjykata franceze që e kishte dënuar nuk kishte qenë as objektive dhe as e paanshme, për shkak të presionit të ushtruar nga prokuroria mbi trupën gjykuese. 
    Megjithatë, Gjykata e Strasburgut vendosi unanimisht se pretendimet e tij ishin të pabazuara dhe e rrëzoi apelin. 
    Në qershor të vitit të kaluar, ish-kryeministri francez u dënua përfundimisht me katër vjet burg, prej të cilëve një vit me ekzekutim dhe tre me kusht, për deklarimin e rremë të gruas së tij si asistente parlamentare për disa vite me radhë, sipas vendimit të gjykatës franceze. 
    Gjykata urdhëroi gjithashtu François Fillon dhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy të kthejnë në Asamblenë Kombëtare rreth 800 mijë euro, shumën që korrespondon me pagesat e marra padrejtësisht nga gruaja e tij dhe një bashkëpunëtor i ngushtë, punësimi i të cilit u konsiderua po ashtu fiktiv. 
    Sipas ligjit francez, anëtarëve të parlamentit u ndalohet të punësojnë të afërm të ngushtë në zyrat e tyre politike. 

  • U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait, reagon avokatja e Hysen Metës: Ka qenë i tronditur psiqikisht

    U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait, reagon avokatja e Hysen Metës: Ka qenë i tronditur psiqikisht

    Gjykata e Durrësit dënoi me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i cili akuzohet se ka vrarë babain e tij, Pëllumb Metën.
    Avokatja Shqiponja Meta, pas seancës, deklaroi se ky vendim do të apelohet.
    “Nuk mund të shprehemi për vendimin e gjykatës, por gjëja e vetme që do të bëjmë është ankimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Sidomos sa i përket burgimit të përjetshëm të të pandehurit Hysen Meta, pasi mendoj që mund të kishte masë më të butë dënimi. Dhe për dënimin e Amarildo Metës, i cili u dënua me maksimumin e dispozitës për fshehje të kufomës, me 5 vite”, u shpreh avokatja.
    Vajza, Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burgim, Amarildo Meta u dënua me 5 vite, ndërsa e ëma, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite. 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë u zbulua në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024.
    Sipas avokates, përgjegjësi nuk mund të mbajë një familje e tërë.
    “Përgjegjësi duhet të mbajë, për aq sa ka bërë, ai që e ka kryer krimin. Nuk mund të mbajë përgjegjësi një familje e tërë. Burgimi i përjetshëm ka kushte për t’u ankimuar. Ai është vetëm 24 vjeç, e ka kryer krimin në kushtet e një dhune verbale që nga dita kur ka lindur. Ka qenë i tronditur psiqikisht në momentin kur ka kryer krimin. Dhuna e vazhdueshme ka degjeneruar në një debat dhe nuk ka qenë krim i paramenduar”, deklaroi avokatja.

  • Vranë babanë dhe e groposën në kasollen afër banesës, burg përjetë djalit të madh. 16 vite për djalin tjetër, vajzën e nënën

    Vranë babanë dhe e groposën në kasollen afër banesës, burg përjetë djalit të madh. 16 vite për djalin tjetër, vajzën e nënën

    Gjykata e Durrësit ka dhënë sot dënimet për anëtarët e familjes Meta të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e Pëllumb Metës, kryefamilarit në shkurt 2024.

     Viktima Pëllumb Meta, 50 vjeç u qëllua në banesë dhe më pas u gropos në kasollen e bagëtive, trupi u gjet 14 ditë pas ngjarjes dhe më 23 shkurt u arrestuan tre fëmijët e viktimës. 

    Hysen Meta i cili e ka qëlluar me armë babain e tij është dënuar me burgpërjetë,ndërsa dënime më të lehta kanë marrë djali, vajza dhe nëna e tyre.

    Hysen Meta, 26 vjeç – djali i madh i Pëllumb Metës u dënua me burg përjetë, ndërsa u pushua vepra penale për fshehjen e kufomës.

    Hygerta Meta e bija, 20 vjeç e cilia fillim mori përsipër krimin u dënua me 8 vite burg. U shpall e pafajshme për veprën penale të vrasjes. Mbrojtja kërkoi pafajësi për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim
    Amarildo Meta – Djali i vogël u dënua me 5 vite burg. Mbrojtja kërkoi dënimin e tij me kohën e paraburgimit.
    Blerina Meta – Gruja e Pëllumbit, nëna e fëmijëve u dënua me 3 vite burg për moskallëzim krimi.

    Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt 2024. 

     

  • Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

    Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

    Gjykata e Durrësit dënon me burgim të përjetshëm djalin e Pëllumb Metës, Hysen Meta.
    49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë u zbulua në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024.
    Vajza, Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burgim, Amarildo Meta u dënua me 5 vite, ndërsa e ëma, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite.

  • U dënua për fshehje pasurie!  Prishet vendimi, çështja e ish-kreut të Kushtetueses rikthet për gjykim

    U dënua për fshehje pasurie! Prishet vendimi, çështja e ish-kreut të Kushtetueses rikthet për gjykim

    Bashkim Dedja

    TIRANË-Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm (GJKKO) për veprat penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, me tjetër trupë gjykuese me vendim të Gjykatës së Lartë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.
    Bashkim Dedja u dënua më 26 qershor 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

    Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por Kolegjit të Posaçëm i Apelimit e rrëzoi këtë vendim pasi ai kishte një apartament në Golem, por pretendonte se ishte i vëllait. Ishte kontrata e OSHEE ajo që e nxorri zbuluar. SPAK nisi hetimet ndaj tij në maj të vitit 2020, pasi ai dyshohej se kishte pasuri të paluajtshme që nuk justifikohej nga burimet e ligjshme./ZËRI

  • Vrau të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg ‘Kobra’

    Vrau të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg ‘Kobra’

    KOSOVË-Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen që ndodhi në lokalin “Cobra City” në Prizren në vitin 2023. Hoxhaj u dënua me 23 vjet burg për vrasje të rëndë, dhe për posedim të armëve u dënua me 2 vjet burg. Edhe të akuzuarit e tjerë në lidhje me vrasjen janë dënuar me burg.

    Konkretisht Roland Susuri u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për manipulim provash, 1 vit e gjysmë burg për pjesëmarrje në sherr dhe 1 vit e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje. Gjykata i dha atij një dënim të vetëm prej 7 vjetësh burg. Arben Vezaj është dënuar me 1 vit burg për pjesëmarrje në rrahje, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi. 
    Ndërkohë, Burim Mazreku u dënua me 1 vit burg për manipulim provash, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari Jesmir Badallaj u dënua me 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje dhe 10 muaj për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me një dënim të kombinuar prej 2 vitesh burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.
    Motivi i vrasjes, sipas aktakuzës, ishte një faturë prej 400 eurosh, të cilën viktima dhe shokët e tij nuk pranuan ta paguanin. ‘Kobra’ dyshohet se gjuajti në drejtim të veturës në të cilën ndodheshin dy klientët e tij, ku njëri mbeti i vrarë, tjetri i plagosur. 
    Dibran Hoxhaj ekspozohet shumë në rrjete sociale dhe e do famën. Ai shpesh është shfaqur edhe në intervista televizive ku ka ekspozuar jetën e tij superluksoze./ZËRI

  • Babain invalid dhe motrën të sëmurë, kush është 29-vjeçari nga Kukësi që u gjet i varur në mes të Brukselit. Arsyet dhe detajet..

    Babain invalid dhe motrën të sëmurë, kush është 29-vjeçari nga Kukësi që u gjet i varur në mes të Brukselit. Arsyet dhe detajet..

    Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel. 
    Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele. 
    Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes.  
    Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me grupet kriminale. 
    29-vjeçari dyshohet se ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese të madhe kokaine. 
    Bekim Halilaj, është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni. 
    “Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi.  
    Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij  jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha gazetari Artan Hoxha. 
    Bekim Halilaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë angleze. Në 2 nëntor të vitit 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënuan me 24 vite burg në total nga Gjykata Southampton, për veprën penale të trafikimit të drogës. 
    Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016 -ës deri në prill të 2017-ës. 
    Bekim Halilaj dhe Fitim Halilaj, u deklaruan fajtorë edhe për posedimin e një dokumenti identifikimi që përdorej në mënyrë të kundraligjshme. Të katër shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në Britani.
    “Ata ishin në vend ilegalisht dhe shpesh përdorën identitete të sofistikuara të rreme për të mundësuar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe dhe të gjeneronin sasi të konsiderueshme të parave të pista, duke tregtuar kokainë”, shprehej detektivi Tim Ireson. 
    Konkretisht asokohe u dhanë këto masa për 4 shqiptarët: 
    Bekim Halilaj, 21 vjeç u dënua me shtatë vjet heqje lirie. 
    Fitim Halilaj, 27 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim. 
    Tamas Hela, 24 vjeç, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj. 
    Nuri Mucmataj, 26 vjeç u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg 
     

  • Identifikohet shqiptari që u vra dhe u var në mes të Brukselit

    Identifikohet shqiptari që u vra dhe u var në mes të Brukselit

    Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, i cili më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel.
    Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele.
    Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes. Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me grupet kriminale.
    Edhe gazetari shqiptar, Artan Hoxha, e konfirmoi këtë fakt gjatë një interviste të dhënë në “Syri Tv”.  Sipas Hoxhës, 29-vjeçari ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese të madhe kokaine.

    Bekim Halilaj

    Bekim Halilaj, është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni.
    “Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij  jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha Hoxha.
    Bekim Halilaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë angleze. Në 2 nëntor të vitit 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënuan me 24 vite burg në total nga Gjykata Southampton, për veprën penale të trafikimit të drogës.
    Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016 -ës deri në prill të 2017-ës.
    Bekim Halilaj dhe Fitim Halilaj, u deklaruan fajtorë edhe për posedimin e një dokumenti identifikimi që përdorej në mënyrë të kundraligjshme. Të katër shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në Britani.
    “Ata ishin në vend ilegalisht dhe shpesh përdorën identitete të sofistikuara të rreme për të mundësuar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe dhe të gjeneronin sasi të konsiderueshme të parave të pista, duke tregtuar kokainë”, shprehej detektivi Tim Ireson.
    Konkretisht asokohe u dhanë këto masa për 4 shqiptarët:
    Bekim Halilaj, 21 vjeç u dënua me shtatë vjet heqje lirie.
    Fitim Halilaj, 27 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim.
    Tamas Hela, 24 vjeç, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj.
    Nuri Mucmataj, 26 vjeç u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg