Tag: dentare

  • Alarm në shkolla, mijëra nxënës me probleme dentare dhe të shikimit

    Alarm në shkolla, mijëra nxënës me probleme dentare dhe të shikimit

    Ministria e Shëndetësisë ka ndarë statistikat e depistimit të problematikave dentare dhe okulistike te fëmijët në shkolla në kuadër të  Programit Kombëtar të Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar.
    Sipas të dhënave për vitin shkollor 2024-2025 janë depistuar 102,201 problematika me shikimin dhe 132,764 nxënës me probleme dentare. Depistimi garanton zbulim të hershëm të problemeve dhe zhvillim më të mirë të fëmijëve.
     “Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore.
     132,764 nxënës janë depistuar për problematika dentare dhe 102,201 për problematika të shikimit për vitin shkollor 2024–2025, duke garantuar zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
    Pas zbulimit të problematikave fëmijët orientohen drejt mjekëve specialistë për kurim.

  • Veterineri paralajmëron për ushqimet që mund të dëmtojnë dhëmbët e maces suaj

    Veterineri paralajmëron për ushqimet që mund të dëmtojnë dhëmbët e maces suaj

    Çdo pronar kafshësh shtëpiake dëshiron më të mirën për mikun e tij me qime, por shpesh, edhe me qëllimet më të mira, mund të bëhen gabime të padukshme. Një prej aspekteve që anashkalohet më së shumti tek macet është higjiena dentare, dhe sipas veterinerit amerikan Dr. Mark Dos Anjos, një nga ushqimet më të zakonshme në dietën ditore të maceve mund të shkaktojë dëme serioze: ushqimi i thatë.

    Sipas raportimeve të Parade Pets dhe Index.hr, pavarësisht popullaritetit të madh, ushqimi i thatë mund të paraqesë rreziqe të rëndësishme për dhëmbët dhe shëndetin e përgjithshëm të maceve.Miti i ushqimit të thatë dhe pastrimit të dhëmbëve
    Për shumë vite është besuar se ushqimi i thatë krokant ndihmon në pastrimin e dhëmbëve të maceve. Por ekspertët thonë se kjo është thjesht një ide e vjetruar. Macet, të cilat në natyrë marrin shumicën e lëngjeve nga preja, nuk kanë instinkt të fortë për të pirë ujë. Duke qenë se ushqimi i thatë ka përmbajtje të ulët uji, ushqyerja ekskluzive me këtë lloj ushqimi mund të shkaktojë dehidratim kronik.Si krijohen problemet dentare?

    Ushqimi i thatë komercial shpesh përmban sasi të larta karbohidratesh, të nevojshme për të formuar formën krokante. Gjatë ngrënies, këto karbohidrate mbeten në sipërfaqen e dhëmbëve dhe shndërrohen në sheqerna, të cilat krijojnë një mjedis ideal për zhvillimin e pllakës dentare.

    Vetëm pas 72 orësh, pllaka ngurtësohet dhe shndërrohet në gurëza – depozita të forta ngjyrë kafe që nuk hiqen me larje të thjeshtë të dhëmbëve. Bakteret që grumbullohen nën to shkaktojnë:

    • Gingivit

    • Karies

    • Infeksione të dhimbshme

    • Rrezik për humbje të dhëmbëvePse larja e dhëmbëve është thelbësore
    Veterinerët rekomandojnë që dhëmbët e maceve të lahen të paktën 2–3 herë në javë, ndërsa idealja është larja e përditshme. Pastrimi ditor parandalon ngurtësimin e pllakës dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dentare.

    Në treg ka shumë produkte, si furça dhe pasta të posaçme për macet, ndërsa alternativat si aditivët e ujit, pecetat apo sprejrat mund të ndihmojnë, por nuk zëvendësojnë larjen e vërtetë.

    Sidoqoftë, edhe me kujdes të rregullt në shtëpi, veterinerët rekomandojnë pastrim profesional një herë në vit, sidomos për macet e moshuara ose ato me predispozitë për probleme dentare.Rreziqe të tjera nga ushqimi i thatë
    Përtej shëndetit oral, dieta e bazuar kryesisht në ushqim të thatë lidhet edhe me probleme të tjera shëndetësore:

    • Sëmundje të veshkave për shkak të dehidratimit kronik

    • Probleme të traktit urinar

    • Obezitet për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve

    • Diabet dhe sëmundje metabolike
    Në natyrë, macet konsumojnë vetëm 2% karbohidrate, ndërsa ushqimi i thatë mund të përmbajë 25–50%. Në SHBA, statistikat tregojnë se rreth 60% e maceve janë obezë, ndërsa 1 në 200–300 mace vuan nga diabeti.Si të zgjidhni ushqimin e duhur për macen tuaj
    Ekspertët theksojnë rëndësinë e leximit të etiketave:

    Përbërësi kryesor duhet të jetë proteina shtazore me cilësi të lartë (pule, peshk, gjeldeti).

    Duhet shmangur ushqimi ku përbërës kryesorë janë misri, gruri, orizi, patatet ose bizelet.Në fund të ditës, shëndeti oral nuk është vetëm çështje estetike. Ai ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e maces, duke e bërë kujdesin dentar një pjesë thelbësore të rutinës së përditshme të çdo pronari të përgjegjshëm.
     

  • E rëndë në Turqi/ Shqiptari ndërron jetë pas transplantit të flokëve edhe një procedure dentare

    E rëndë në Turqi/ Shqiptari ndërron jetë pas transplantit të flokëve edhe një procedure dentare

    36-vjeçari shqiptar, Mentor Rama

    TURQI- Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mentor Rama, humbi jetën në Stamboll pasi iu nënshtrua një transplanti flokësh dhe procedurave dentare. Sipas mediave të huaja, 36-vjeçari me shtetësi britanike, por me origjinë shqiptare mbërriti në Turqi javën e kaluar për trajtime kozmetike.
    Ai vizitoi fillimisht Klinikën e Flokëve Dymed, një qendër private në Stamboll, ku iu nënshtrua një transplanti flokësh. Pas procedurës, ai u sistemua në një hotel në lagjen Sisli, një nga zonat qendrore të qytetit e njohur për mjediset e saj të turizmit mjekësor. Të nesërmen, ai shkoi në Klinikën Dentare Aqua, e cila ndodhet në kompleksin Vadi Istanbul, për trajtim dentar. Pasi u kthye në hotel, filloi të mos ndihej mirë.
    Shërbimet e urgjencës e dërguan në një spital aty pranë, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve mjekësore, ai ndërroi jetë më 11 nëntor. Policia ka nisur një hetim për incidentin. Trupi u transferua në Këshillin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll për procedurat e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndwrsa pas ekzaminimit trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje./ZËRI

  • SHBA-ja mbështet propozimin afrikan për ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030

    SHBA-ja mbështet propozimin afrikan për ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030

    Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, bënë thirrje për një ndalim global të përdorimit të merkurit në amalgamat dentare deri në vitin 2030, duke shprehur mbështetjen e tyre për një propozim të paraqitur nga vendet afrikane.

    “Është e papranueshme që qeveritë në të gjithë botën të vazhdojnë të lejojnë lidhjet me bazë merkuri në kujdesin shëndetësor kur ka alternativa të sigurta”, tha Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së, Robert Kennedy Jr., në një mesazh video në një takim në Gjenevë.
    “Pse kemi standarde të dyfishta për merkurin? Pse e etiketojmë të rrezikshëm në bateri, ilaçe pa recetë dhe kozmetikë, por e pranojmë në vaksina dhe amalgama dentare”, shtoi ai.
    Disa vende tashmë e ndalojnë përdorimin e merkurit në amalgama, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një nga 10 kimikatet me “shqetësim serioz” për shëndetin publik. Bashkimi Evropian ndaloi mbushjet me merkur në janar. Por në nivel global, vetëm 43 vende i kanë ndaluar ato, sipas organizatës joqeveritare Rrjeti Evropian për Mjekësinë Mjedisore.
    Konventa e Minamatës, e miratuar në vitin 2013, është një traktat ndërkombëtar që synon të mbrojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga emetimet dhe asgjësimi i merkurit dhe materialeve që përmbajnë merkur. Ajo parashikon që vendet do të marrin masa për të ndaluar gradualisht përdorimin e amalgamave dentare me merkur. Por vendet afrikane duan të ndalojnë prodhimin, importin dhe eksportin e tyre nga viti 2030. Për këtë qëllim, ato kanë paraqitur një amendament në Konventë, i cili do të shqyrtohet këtë javë, si pjesë e takimit të gjashtë të vendeve të Partisë Minamata, i cili po mbahet në Gjenevë deri më 7 nëntor.
    “Vendet tona e konsiderojnë si një nga mjetet për të parandaluar ekspozimin ndaj merkurit dhe ndotjen ndalimin gradual të përdorimit të amalgameve dentare. Kjo zgjidhje është e justifikuar, duke pasur parasysh se në vendet në zhvillim infrastruktura për mbledhjen, transportin dhe ruajtjen e sigurt të këtyre mbeturinave është e pamjaftueshme, nëse jo inekzistente”, shpjegoi përfaqësuesi i Burkina Fasos, në fillim të diskutimeve.
    Disa vende nuk ishin dakord me propozimin, si Britania, Irani dhe India. “Ne e konsiderojmë se data e propozuar, 2030, është shumë afër”, tha përfaqësuesi i Britanisë, duke theksuar se duhet të merren në konsideratë edhe faktorë të tjerë, siç janë kostoja dhe qëndrueshmëria e zgjidhjeve të tjera alternative.

    Top Channel

  • VIDEO/ 100 mijë euro produkte të skaduara në klinikën dentare, arrestohet administratori i “Dental Turk” (EMRI)

    VIDEO/ 100 mijë euro produkte të skaduara në klinikën dentare, arrestohet administratori i “Dental Turk” (EMRI)

    pamje nga klinika

    TIRANË- Një klinikë dentare në zonën e “Don Bosko”, me emrin “Dental Turk”, kryente evazion fiskal dhe shërbente me produkte të skaduara, ndërsa në pranga ka rënë administratori, shtetasi turk Adnan Yizdizoglu. Kompania në fjalë ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk posedonte as faturat e zhdoganimit.
    Nga kontrolli në klinikën dentare, u sekuestruan 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

    Njoftimi:
    Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.
    Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
    Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).
    Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.
    Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
    Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, “arrest në shtëpi” për dentistin dhe vajzën e tij

    Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, “arrest në shtëpi” për dentistin dhe vajzën e tij

    Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin më 5 tetor të 2023-it, pas vdekjes së një 3-vjeçari gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për rregullimin e dhëmbëve.
    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij (po ashtu mjeke), njofton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Ata dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dhe mashtrim. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për një vajzë tjetër, shtetasja M.G.
    Ngjarja u zbardh pas mbërritjes së ekspertizës mjeko-ligjore nga Italia.
    Si ndodhi ngjarja tragjikeDyshohet se se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare, ndërsa prindërit e tij e denoncuan menjëherë rastin. Sipas asaj raportohej asokohe, mësohet se pasi mjeku i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmijës duhet t’i rregulloheshin disa dhëmbë, e për këtë nevojitej narkozë totale.
    Pasi ka përfunduar ndërhyrja, fëmija nuk është zgjuar. Sipas informacioneve të atëhershme, mjeku informoi prindërit që ta merrnin fëmijën në banesë me argumentin se 3-vjeçari do të zgjohej.
    Por i mituri nuk ka dha shenja reagimi as në banesë. Në atë moment, prindërit kanë telefonuar klinikën, e sipas tyre, askush nuk u është përgjigjur në telefon.
    3-vjeçari u dërgua në spital, në pavionin e pediatrisë, në gjendje kome ku qëndroi 2 ditë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

  • 3-vjeçari humbi jetën tek klinika dentare, ekspertiza italiane përcakton shkakun e vdekjes

    3-vjeçari humbi jetën tek klinika dentare, ekspertiza italiane përcakton shkakun e vdekjes

    Ka mbërritur ekspertiza për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

    Ekspertët italianë, kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit, por, akti i ekspertimit është voluminoz  po analizohet nga prokurorja e çështjes.

    Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut., informon gazetarja Klodiana Lala. 

    Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023, tre ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të zemrës në Tiranë.

    Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.

  • Devoll/59-vjeçari vdiq pas kontrollit në klinikë, policia nis hetimin për dentistin

    Devoll/59-vjeçari vdiq pas kontrollit në klinikë, policia nis hetimin për dentistin

    Policia ka nisur procedimin penal për dentistin që i dha mjekim dje shtetasit 59-vjeçar në Devoll, i cili ndërroi jetë pas daljes nga klinika dentare.
    Sipas uniformave blu bëhet me dije se dentisti po hetohet për veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
    Kujtojmë se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm.
    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasin Sh. D., 59 vjeç, që humbi jetën, rreth 1 orë pasi mori mjekim në një klinikë dentare, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kryen veprimet procedurale dhe materialet i referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin B. L., 36 vjeç, dentisti që i ka dhënë mjekim shtetasit Sh. D.”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • “S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll

    “S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën sapo doli nga klinika dentare
    Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”.

  • Infarkt apo gabim mjekësor? Detaje nga misteri i vdekjes së 59-vjeçarit pas vizitës dentare në Devoll

    Infarkt apo gabim mjekësor? Detaje nga misteri i vdekjes së 59-vjeçarit pas vizitës dentare në Devoll

    Pas ngjarjes ku humbi jetën një 59-vjeçar nga Devolli, i cili kishte qenë në një klinikë dentare për t’u trajtuar, informacione të reja kanë dalë lidhur me këtë vdekjen e tij.

    59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”.
    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.
    Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.
    Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndëruar jetë.