Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital.
Gazetarit Stafa i është kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.
Pas marrjes së mesazhit, gazetari i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.
I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik.
Tag: denoncimet
-

Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa
-

“Hiq dorë!”/ Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa
Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital. Përmes një adrese anonime në rrjetet sociale, gazetarit Stafa i kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.
Pas marrjes së mesazhit, gazetari, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi. I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik. Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.
Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik. Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj. -

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa, publikohet sms-ja: Hiq dorë nga denoncimet për Onkologjikun
Gazetari Osman Stafa ka marrë një mesazh kërcënues me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në spitalin e Onkologjikut. Pas marrjes së mesazhit, gazetari i është drejtuar Policisë së Shtetit ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.
Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale. Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik.
Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj. -

“Miliarda do të vidhnin pa u ndalur”, Vasili godet Ramën: Pa denoncimet e opozitës, qeveria do të na kishte mbytur
Me të drejtë opinioni kërkon shumë e më shumë nga opozita si faktori i vetëm politik, që mund të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë.
Me të drejtë opozitës i bëhen kritika për një funksionim dhe organizim më të mirë e më kapilar, që rrit kontaktet me njerëzit e thjeshtë dhe fiton besimin e tyre.
Por përveç kësaj, kushdo person objektiv duhet të pranojë, jo ata që hanë tek çorba e Ramës, se pa zbulimin dhe denoncimin e qindra aferave të qeverisë prej opozitës, Rama do qeveriste e do të grabiste pa mëshirë pa i hyrë gjemb në këmbë.
I gjithë blloku kryesor opozitar PD–PL (LSI) kanë denoncuar aferat, që rrënuan Ramën dhe detyruan edhe SPAK-un të bëjë disa veprime duke cituar si bazë kallëzimet e opozitës.
Mendoni pak sikur opozita të mos ta bënte këtë, kujtoni aferat e inceneratorëve, Teatrin Kombëtar dhe shembjen e tij, aferën 5D, denoncimet pa fund për vjedhjet me rrugët e florinjta, EchoPark-un në Durrës, Portin e Durrësit, aferën McGonigal dhe lista nuk mbaron.
Pra miliarda do vazhdonin të vidheshin dhe narkoshteti do të kthehej në beton kriminaliteti, shtypjeje dhe antidemokracie.
Sot në çdo tavolinë politike vendimmarrëse të botës është e vulosur që më 11 maj ndodhi një terror elektoral mafioz, por të mos harrojë askush se vetëm falë opozitës i gjithë ky krim u bë i ditur me mijëra fakte, prova e dokumente të mbledhura me kurajo e me durim nga opozita.
Ka një skenar të qartë të Ramës për të paraqitur si problem opozitën duke sponsorizuar media dhe analistë të shpëlarë dhe të akaparuar dhe për të thënë se njëlloj jemi të gjithë.
Ky skenar është e vetmja përpjekje e dëshpëruar që Ramës i ka mbetur, por askush nuk mund të harrojë se përballë tij janë aferat miliardere të grabitjeve të qeverisë së tij, të bashkive të tij dhe i gjithë narkosistemi i tij i cili tashmë është zbuluar krejt.
Ndaj sa herë flasim për opozitën, sa herë bëhen kritika e vërejtje sigurisht të sinqerta dhe jo të kuzhinës së Ramës, nuk duhet harruar kurrë sa shumë ka bërë ajo në këto vite terrori të vërtetë të narkoshtetit dhe në çfarë situate pa asnjë rrugëdalje do të ishim pa denoncimet e saj aq të forta që kanë tronditur në themel qeverinë dhe sistemin narkoRama.
Ta përmirësojmë vazhdimisht opozitën, por pa harruar kurrë se përballë është narkoshteti i Ramës që është i vetmi në historinë qindravjeçare të Evropës.
Ndaj përballja me narkoregjimin i bën të gjithë bashkë ata, që duan një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Po të gjithë bashkë mund të përmirësojmë dhe përkryejmë opozitën për të mirën e vendit me qëllimin e pakthyeshëm largimin një herë e përgjithmonë nga historia e sotme dhe e ardhme e Shqipërisë turpin e zi të narkoshtetit monstruozisht të korruptuar.
Çdo opozitar i ndershëm është aq i domosdoshëm dhe askurrë i tepërt. -

“Hapësira ime Publike”, shqiptarët vërshojnë me denoncimet, 3300 ankesa brenda 2 ditëve të para
Portali
TIRANE- Në pak më shumë se një ditë u zhvillua një platformë online e dedikuar për raportimin e zaptimit të paligjshëm të hapësirave publike, dhe reagimi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i menjëhershëm. Kryeministri Edi Rama prezantoi portalin “Hapësira ime Publike”, një mjet digjital që synon të ndihmojë qytetarët të dokumentojnë rastet e shkeljeve dhe të nxisë reagimin e shpejtë të institucioneve përkatëse.
ZËRI vëzhgoi denoncimet në këtë platformë të re, ku rezulton se 3300 denoncime janë dërguar nga përdorues brenda 48 orëve të para, me disa prej tyre që kanë marrë zgjidhje të menjëhershme, ndërkohë që shumë të tjera janë ende në proces trajtimi.Megjithëse lokacionet e sakta të këtyre raportimeve nuk janë të detajuara në portal, harta e përfshirë tregon se problematika shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
Kjo iniciativë shfaqet në një kohë kur aksionet për çlirimin e hapësirave publike janë në faza intensive, ndërsa sipas Ramës, kjo punë do të vazhdojë për një periudhë të gjatë.
Portalit i janë shtuar disa kategori ku mund të raportohen: zaptimi i trotuareve, ndërtimet pa leje, parkingjet ilegale, zaptimet në rrugët kryesore, kantieret e ndërtimit dhe ndotja fizike apo akustike e hapësirës publike. Në rast se përgjigjia nga institucionet nuk vjen brenda 24 orëve, qytetarët mund të plotësojnë një formular ankesë për të kërkuar veprime të mëtejshme.
Raportimi në portal bëhet në tre faza: fillimisht, përshkruhet ngjarja, përzgjidhet kategoria përkatëse, bashkia dhe data. Më pas, kërkohet informacioni i denoncuesit, ku ai mund të identifikohet përmes sistemit e-Albania ose të zgjedhë të mbetet anonim. Së fundmi, mund të ngarkohen dëshmi si fotografi ose video që mbështesin ankesën./ZËRI -

“Procesi ka dështuar qysh në fillim”/ Zgjedhjet parlamentare, denoncimet e opozitës reagon deputeti: Krimi është…
Sipas Balliut, ka edhe një mungesë të theksuar të videove në shumë qendra votimi, kanë qenë inekzistente, pasi nuk kanë punuar kamerat.
Përmes një interviste televizive, deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu tha se denoncimet e opozitës janë një detyrë e jona për të nxjerrë një të vërtetë që e dinë të gjithë dhe duhet ta dijë edhe faktori ndërkombëtar.
Klevis Balliu:
Denoncimet e opozitës janë një detyrë e jona për të nxjerrë një të vërtetë që e dinë të gjithë dhe duhet ta dijë edhe faktori ndërkombëtar. Janë rreth 500 video të tjera ku janë konstatuar njerëz që kanë votuar më shumë se një herë, apo që kanë futur duart në kutitë e votimit. Ka edhe një mungesë të theksuar të videove në shumë qendra votimi, kanë qenë inekzistente, pasi nuk kanë punuar kamerat. Procesi ka dështuar qysh në fillim.
Në zgjedhje janë implikuar edhe krimi i organizuar. Krimi është zhvilluar sa është bërë një rrezik për mbarë Evropën, duke tejkaluar në trafiqe edhe mafiet më të njohura. Ne po bëjmë çmos përballë bandave dhe qeverisë, por është naive që të thuash se opozita do t’i arrestojë, pasi nuk e kemi këtë tagër. Ne nuk kemi as denoncimin si dytë, sepse i takon drejtësisë. -

Avokati i Popullit pret denoncimet e banorëve, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS
Institucioni i avokatit të popullit pret denoncimet e qytetarëve për tu aktivizuar e për të kuptuar nëse ka shkelje të procedurave dhe të drejtave të banorëve të Thethit, atu ku prej ditësh po mbahet aksioni për shembjen e objekteve pa leje
“Nuk ka ende ankesë nga qytetarët, por ata mund të na çojnë sms e të na tregojnë”, tha Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
Këtu nga Tirana zonja Ballanca e vuri theksin tek monitorimi i situatës përmes medias
“Ne duhet ta shohim situatën, por presim ankesa. Ndërkohë që dua të bëj të qartë se avokati i popullit është kundër ndërtimeve pa leje”, u shpreh Ballanca.
Top Channel
-

11 Maji, Prençi: Qeveria në borxh me organizatat kri*inale
Ish-kandidati i PD-së, Shemsi Prençi thotë se në 11 Maj qeveria Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila sipas tij ishte parapërgatitur më herët. Ai shprehet se është dakord me të gjitha denoncimet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për masakrën zgjedhore. Prençi shton gjithashtu se edhe vetë kryeministri nuk e donte një fitore të tillë, pasi super-pushteti krijon kriza, të cilat do të dalin në pah me kalimin e kohës.
”Sot Rama po bën analizën paszgjedhore disa kilometra poshtë inceneratorit, apo landfillit, atje ku qindra zjarrëfikës po luftojnë me flakët. Ata mbartin përgjegjësitë që nuk iu takojnë që duhet t’i mbajë kryetari i Bashkisë së Elbasanit, që është reaguesi i parë me shërbimet zjarrëfikëse të Elbasanit, por Rama ka shkuar atje të bëjë analizë dhe të bëjë autokritikë.Politikisht masakra zgjedhore është bërë… Në të gjitha denoncimet që ka bërë kryetari i opozitës unë bashkohem, duke filluar që masakra zgjedhore ka filluar me strategji të qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama. Që në përpunimin e diasporës, që në angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore në diasporë.
Pra eksportimi i krimit zgjedhor nga qeveria shqiptare në të gjitha shtetet… Edhe Edi Rama është ndërgjegjësuar që ka bërë patronazhim të tillë, sepse nuk e donte një fitore kaq të thellë. Superpushteti prodhon krizë në çdo drejtim të mundshëm. Sot detyrimet e Edi Ramës për kontributorët e patronazhimit dhe kontributorët e organizatave kriminale janë shumë të mëdha. Edi Rama nuk mund t’ua përmbushë këto detyrime”,-tha në ”A2cnn”. -

Flamur Noka në SPAK: Isha për krimet zgjedhore!
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka qëndruar për thuajse në një orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku dhe është marrë në pyetje. Pasi ka dalë nga godina, Noka ndaloi për të dhënë një prononcim për gazetarët, lidhur me arsyen e thirrjes në Prokurori. Sipas tij, sot është thirrur për të gjitha denoncimet që janë bërë nga Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por nuk zbuloi konkretisht se për cilin nga denoncimet ishte thirrur për të dëshmuar.
“Isha këtu për denoncimet që kemi bërë në fushatë elektorale. Dhe task-forca, e cila u ngritur për të hetuar krimin elektoral, na rezulton që vdiq pa u ngritur akoma. Deri më tani, krimi elektoral që na u premtua se në janar të vitit 2025 do fillonte ndëshkimin ndaj tij, sot është duke i bërë karshillëk edhe godinës së SPAK-ut. Sot krimi elektoral është më i institucionalizuar se kurrë. Sot krimi elektoral është ai që ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita kanë paraqitur te Skapi i partisë, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria. Ne nuk jemi organ hetimor. Organi hetimor presupozohet të ishte ky që është këtu mbrapa. Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Po ua përsëris, konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor, kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar,”-tha në fjalën e tij Noka.
MOMENTI KUR FUTET NË SPAK:Kjo është hera e dytë që Noka paraqitet në SPAK, ndërsa në 2024-ën u mësua se ndaj tij kishte nisur një hetim pasuror, por mesa duket sot nuk është thirrur në Prokurori për këtë çështje./ZËRI
-

Berisha vijon të mos pranojë humbjen në zgjedhje: Punonjësit e shtetit iu mblodhën kartat qytetarëve
Kreu i PD, Berisha ka vijuar me denoncimet e atyre që ai i quan shkelje gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.
Me anë të një video tjetër, Berisha publikoi denoncimet e disa qytetarëve në Shkodër, të cilët shprehen se punonjësi i postës iu mblodhi kartat dhe nuk i la të votonte duke i kërcënuar me pensionin.
“Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë.
Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve.
Unë dua të përshëndes këtë çift të moshuar, por njerëz kurajozë, që e denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra e mijëra raste.
Ju, është bërë tashmë e njohur, se një nga detyrat kryesore të punonjësve, është mbledhja e kartave të identitetit, gjer në 20 të tilla, në mënyrë që narkoqeveria të blejë të drejtën e votës ose t’i përdorë ato me emra të tjerë. Kjo është histori tjetër.
Le të ndjekim rrëfimin e tyre, një aktakuzë e rëndë, e cila rrëzon të gjithë propagandën e pseudointelektualëve, intelektualëve të llumit, që çdo ditë përpiqen duke trilluar dhe mashtruar, herë si analistë e herë si banalistë, të mbrojnë veprën kriminale të Edi Ramës, të mbrojnë farsën elektorale që iu imponoi popullit shqiptar ky narkodiktator”, tha Berisha.