Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për denoncimet anonime, ku tha se në faqen e SPAK marrin denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin.
Dumani, teksa nxiti qytetarët të denoncojnë korrupsionin, tha se nuk u kërkohet dokument identifikimi.
“Do ta vlerësoja mirë. Unë e përmenda pak numrin e referimeve, kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat bashkëpunojmë. Ka shumë për të bërë më mirë sa i takon bashkëpunimit me Policinë e Shtetit apo institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit. Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK.
Sa i takon denoncimeve anonime, në faqen e SPAK marrim denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin. Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit. Ekziston kjo mundësi që të bësh denoncime anonime përmes faqes online, krahas asaj që vijnë më shkresa.“-tha Dumani te Komisioni i Ligjeve.
Tag: denoncime
-

Dumani nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin: Nuk kërkojmë dokument identifikimi!
-

Zaptimi i trotuareve nga parkimet dhe ndërtimet pa leje, qytetarët denoncojnë mbi 4500 raste në 5 ditë
Zaptimi i trotuareve, ndërtimet pa leje dhe parkimet private të paligjshme rezultojnë të jenë 3 shqetësimet kryesore të qytetarëve. Platforma e denoncimeve “Hapësira ime publike”, u krijua 5 ditë më parë për të marrë raportime nga shkeljet në territor. Në total rezultojnë 4501 denoncime, prej të cilave janë zgjidhur deri tani vetëm 486 ose gati 1 në 11 nga rastet e raportuara nga qytetarët. Për pjesën tjetër denoncimet janë në proces shqyrtimi nga autoritetet.
Tirana zë 50% të denoncimeve në rang vendi, ose 2246 shkelje të raportuara. Gjysma e tyre, ose 1146 denoncime, shkojnë për zënie të trotuareve ose hapësirave publike. 318 raportime për parkimet e paligjshme private dhe 292 raste të ndërtimeve pa leje apo në shkelje të lejes. Në Tiranë shqetësuese mbetet ndotja fizike e akustike me 172 denoncime. 227 qytetarë kanë denoncuar për shkelje të tjera në dëm të pronës publike. Durrësi është qyteti i dytë me numrin e denoncimeve më të lartë, me 417 raste në total, prej të cilave kampion mban sërish zënia e trotuareve me 206 raportime.
71 për ndërtimet pa leje dhe 67 për parkime private të paligjshme. Edhe në Durrës ndotja fizike e akustike është shqetësuese. Vlora si një nga qytetet më në zhvillim për shkak të turizmit, regjistron 236 denoncime. Edhe këtu zaptimi i trotuareve dhe hapësirave komunitare mbetet shqetësimi kryesor me 101 raportime, për të vijuar me ndërtimet pa leje në 45 raste, parkimet dhe ndotja akustike. Edhe qytetarët e Elbasanit ndjejnë të njëjtin shqetësim, zaptimi i trotuareve në 65 raste nga 172 në total. 34 denoncime për ndërtime pa leje dhe 27 për parkimet.
157 denoncime kanë ardhur nga qytetarët e Shkodrës, dhe 129 nga të Fierit. Edhe në këto dy qytete shqetësimi kryesor mbeten trotuaret. Më pak denoncime vijnë nga Berati, Lezha, Gjirokastra, Korça, Kukësi dhe Dibra por edhe këtu zaptimi i trotuareve zë vendin e parë. Qytetarët duhet të plotësojnë një formular, me përshkrimin e ngjarjes apo shkeljes së pretenduar, të saktësojnë vendndodhjen dhe të ngarkojnë foto ose video nga hapësira e zaptuar. Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat. Në rast të mosreagimit nga ana e autoriteteve brenda 24 orëve, qytetarëve u jepet mundësia e ankimit përmes një tjetër formulari.
Denoncimet në platformën “Hapësira ime Publike”
Korçë 87
Berat 55
Lezhë 53
Dibër 39
Gjirokastër 29
Kukës 10 -

Portal për hapësirat publike, Rama: Deri tani 600 denoncime nga qytetarët për zaptuesit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e portalit të ri për denoncimin e zaptimeve të zonave të përbashkëta i quajtur “Hapësira ime publike”.
E konsideruar si një dritare e re ku qytetarët mund të informojnë për zaptimet publike, kreu i qeverisë shkruan se kjo platformë do të shërbejë për të mbrojtur hapësirat publike dhe shmangien e mjedisit të ndotur.
Deri më tani në portal numërohen rreth 600 denoncime të bëra nga qytetarët për zonat pranë tyre.“Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike.
Kujtojmë se hapja e këtij portali u paralajmërua nga kryeministri pak ditë më parë.
/vizionplus.tv -

Çdo ditë 7 gra rrihen, në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në marrëdhënie familjare
Dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri.
Referuar statistikave të policisë çdo ditë rreth 7 persona denoncojnë dhunë në marrëdhëniet familjare.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, janë regjistruar 1260 denoncime të kësaj natyre, duke e kthyer këtë fenomen në një alarm social.
Denoncimet pasohen me urdhër mbrojtje të lëshuara nga gjykata për periudha të caktuara që variojnë nga një muaj deri në një vit, por kjo nuk e ndal dhunën.
Pas çdo shifre fshihet një histori, një nënë, një fëmijë, apo shpesh herë edhe të moshuar të cilët dhunohen nga personat që presupozohet t’iu ofronin dashuri dhe mbrojtje
Vetëm një ditë më parë në Tiranë përfunduan në derën e komisariatit një nënë 39-vjeçare pasi rezultoi se dhunonte të bijën e saj të mitur ndërsa në një rast tjetër një 31-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj xhaxhait dhe gjyshes së tij, si dhe u kishte dëmtuar disa pajisje.
Sipas të dhënave zyrtare, shumica e viktimave të dhunës janë gra dhe fëmijë, ndërsa në shumë raste dhuna ndodh në heshtje, pa u denoncuar çka tregon se shifra reale e këtij fenomeni mund të jetë edhe më e lartë.
-

Krimet zgjedhore/ SPAK publikon të dhënat: Janë referuar 156 materiale kallëzuese
SPAK ka publikuar të dhënat e fundit mbi krimet zgjedhore të denoncuar ose deklaruara, në kuadër të zgjedhjve të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, SPAK informon se janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal.
Deri tani janë regjistruar 39 procedime penale dhe 50 denoncime në mënyrë elektronike.
Administrimi i materialeve kallëzuese
Nga 156 materialet e administruara:
39 janë procedime të hapura penale,25 janë mbyllur me vendim për mosfillim të hetimit penal,24 janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e rretheve,17 janë dërguar për verifikim shtesë në Policinë Vendore,1 është bashkuar me një çështje ekzistuese.
Procedime penale të regjistruara:
Deri tani janë regjistruar 39 procedime penale, të ndara sipas veprave penale në këtë mënyrë:
33 raste për korrupsion aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal),4 raste për korrupsion aktiv dhe pasiv (neni 328 dhe 328/b),1 rast për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a),1 rast tjetër për shkelje të nenit 328/a dhe nenit 248 (shpërdorim detyre).
Denoncime:SPAK ka marrë 50 denoncime në mënyrë elektronike përmes portalit Denonco Krimin Zgjedhor dhe adresës zyrtare të email-it ([email protected]), si dhe 5 sinjalizime në numrin e gjelbër.
Sipas SPAK, pjesa e mbetur është ende në proces verifikimi. -

Denoncime për blerje votash në Shkodër dhe Pukë, PD kërkon ndërhyrjen e SPAK
Partia Demokratike ka bërë publike denoncime të rënda lidhur me përpjekje sistematike për blerje votash dhe intimidim të votuesve në Shkodër dhe Pukë, duke përfshirë emra konkretë dhe pozicione publike. Sipas informacioneve të mbërritura pranë degës së PD në Shkodër, disa individë të lidhur me Partinë Socialiste dhe kandidatin Tom Doshi po kryejnë veprime të paligjshme me qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor.
Në Oblikë, Gjergj Zef Qershia, i cili ka një lokal në këtë zonë dhe më parë ka punuar për Tom Doshin, akuzohet për përfshirje në fushatë të paligjshme. Po ashtu, Lek Fusha, ish-kryeplak i PS-së, dhe Mrije Kol Trolli, kryetare komisioni për Partinë Socialiste në këtë zonë, janë denoncuar për intimidim dhe blerje votash me ndihmën e Adi Shullanit – kandidat për deputet nga PS dhe aktualisht Administrator i Njësisë Administrative “Ana e Malit”.
PD deklaron se, ata po shpërndajnë para ose premtime për favore për të ndikuar votën e qytetarëve. Në këtë skemë përfshihen edhe persona të tjerë si Pashko Bryli, Ilmi Sadiku dhe Gjolek Nikolli.Në zonën e Gjegjanit, Pukë, është raportuar një tjetër rrjet personash që po ushtrojnë presion dhe përfshihen në blerje votash: Dod Doda, Zef Luka, Ndue Luka, Lek Luka, Gjin Gega (punonjës në OSSHE), Vitor Lleshi (drejtor i shkollës në Gojan të Madh) dhe Eugent Sherri (mësues).
Në të njëjtën zonë, po sipas PD, Pllumesha Lasku, Vlash Gjoni, Eduart Gjoka dhe Shkurt Lasku po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor përmes veprimeve të paligjshme dhe presionit ndaj zgjedhësve.
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të ndërhyjë urgjentisht, të nisë hetimet për këto raste dhe të garantojë mbarëvajtjen e një procesi të drejtë, të lirë dhe të pandikuar nga veprimet kriminale:
“Drejtësia duhet të veprojë menjëherë për të ndëshkuar çdo përpjekje për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”. -

“Në mbylljen e fushatës së PS pati përplasje”, Këlliçi: Kam marrë denoncime se njerëzit u…
“Mitingu ishte madhështor. Ka qenë një takim përmbyllës i jashtëzakonshëm. Nuk kanë reshtur së brohorituri dy orë rresht pjesëmarrësit”.
Kështu u shpreh në emisionin “Çdo Kënd me Merita Haklaj” në A2 CNN Belind Këlliçi, drejtues politik për Tiranën dhe kandidat për deputet nga PD, për mitingun mbyllës të fushatës elektorale.
Ai më tej ngriti akuza se ka marrë denoncime se në tubimin e PS-së janë detyruar njerëz të shkojnë me forcë.
“Gjatë kohës që isha në miting kam marrë disa denoncime në raport me tubimin që u zhvillua në anën tjetër. Ka pasur persona që nuk duan të shkojnë, ka pasur përplasje. Kam marrë denoncime të reja për dikë që punon të Agjencia Shtetërore e Kadastrës që më kanë dhënë të dhënë shtesë. Sigurisht, tentativat për të intimiduar vazhdojnë nga partia shtet.
Padiskutim që ai denoncim që unë bëra për përdorimin e ambulancave dhe rrjetin e institucioneve shtetërore të shëndetësisë është shumë shqetësues, por e kam të verifikuar në tre burime të ndryshme dhe ndaj vendosa ta bëj publike. Kjo ishte një gjë e padëgjuar më parë. I thërras SPAK-ut të nisë aksionin dhe padiskutim që do ta raportojmë edhe në OSBE/ODIHR”, tha Këlliçi në “Çdo Kënd me Merita Haklaj”. -

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë bërë 115 kallëzime, ka nisur hetimi për 35 raste
SPAK ka njoftuar ditën e sotme se ka marrë 115 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore.
Këto kallëzime janë bërë nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK.
Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.
“Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
-Kallëzime nga subjekte politike
-Referime nga Policia e Shtetit
-Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
-Denoncime nga Platforma Online
-Denoncime nga qytetarët
-Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
-Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
-Janë regjistruar 35 procedime penale.
-Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK”, njofton SPAK.
