Tag: dënoi

  • Apeli uli dënimin për Hoxhajn, familja e viktimës: Beteja jonë nis tani

    Apeli uli dënimin për Hoxhajn, familja e viktimës: Beteja jonë nis tani

    Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi. Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi. Nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit. Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi Mazen.
    Nëna e të ndjerit akuzon edhe prokurorin Albert Demirneli se ka manipuluar ngjarjen. Fakt që vërtetohet edhe në dosjen hetimore ku në konkluzionet përfundimtare prokurori thotë që nxjerrja e mjetit prerës është bërë nga viktima dhe ky i fundit ka sulmuar i pari Akselin. Aksel Hoxhaj ka pohuar vetë në gjyq që thika ishte e tij dhe e mbante sepse hapte kutitë e kremit te dyqani i babait. Po ashtu sipas ekspertit të videos Akseli ka sulmuar i pari.
    Familja e Stiven Toshkëzit akuzon babain e Ensi Mazes për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për të amnistuar autorët e vrasjes. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur konflikt me Stiven Toshkëzin pasi ky i fundit ishte konfliktuar fizikisht me mikun e tyre Arbër Murataj.

  • Zbardhet vendimi, GJKKO e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, Alqi Bllako lirohet nga qelia

    Zbardhet vendimi, GJKKO e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, Alqi Bllako lirohet nga qelia

    Ish deputeti i PS Alqi Bllako është liruar nga qelia. Ky është vendimi i GJKKO. Gjykata Kundër Krimit të Organizuar e dënoi Bllakon me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.
    Ai akuzohej për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës, nga i cili kishte përfituar 119 mijë euro përmes korrupsionit.
    Por duke qenë se dënimi i tij është shlyer gjatë kohës së paraburgimit, GJKKO ka vendosur lirimin e tij.

    “Urdhërohet lirimi i të pandehurit Alqi Edmond Bllako nga paraburgimi nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm”, thuhet në vendim.
    Alqi Bllakos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite./vizionplus.tv

  • Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

    Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

    Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pesë anëtarë të lartë të familjes mafioze Bai, pjesë e një rrjeti kriminal që drejtonte skema të mëdha mashtrimi dhe trafikimi, ndërsa 21 persona gjithsej u shpallën fajtorë për mashtrim, vrasje, lëndime dhe krime të tjera, njoftoi media shtetërore.

    Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Shenzhenit dënoi me vdekje Bai Suocheng (patriarkun) dhe djalin e tij Bai Yingcang, si dhe tre të tjerë, Yang Liqiang, Hu Xiaojiang dhe Chen Guangyi. Vendimi vjen si pjesë e një fushate më të gjerë kineze për të shkatërruar rrjetet e mashtrimeve që veprojnë në Azinë Juglindore.
    Numri i të dënuarve: 21 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes Bai u shpallën fajtorë; dënime variojnë nga dënime me vdekje (5), dënime me vdekje me kusht (2), burgim i përjetshëm (5) dhe burgime nga 3 deri 20 vjet për të tjerët.
    Aktivitetet çuan në vdekjen e së paku 6 qytetarëve kinezë, një vetëvrasje dhe shumë të lënduar; mijëra punëtorë të trafikuar, përfshirë shumë kinezë, u detyruan të punonin dhe të mashtrojnë të tjerë.
    Një hetues kinez i cituar në dokumentarin e transmetuar nga mediat shtetërore tha: “Është për të paralajmëruar njerëzit e tjerë, pavarësisht se kush jeni, ku ndodheni, për sa kohë që kryeni krime të tilla të tmerrshme kundër popullit kinez, do ta paguani çmimin.”

    Top Channel

  • Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas

    Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas

    Rusia ka dënuar 15 ushtarë ukrainas të akuzuar për terrorizëm, pas një gjyqi që Kievi e dënoi si një mashtrim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
    Sipas AFP, gjykata ushtarake dënoi 15 ushtarë nga batalioni “Aidar” – të cilin Rusia e ka cilësuar si grup terrorist – me burgim nga 15 deri në 21 vjet.
    Ky ishte gjyqi i dytë i të burgosurve të luftës ukrainas që nga marsi, kur 23 anëtarë të brigadës elitare “Azov” u dënuan për akuza të ngjashme. Edhe ky gjyq u dënua nga Ukraina si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

    Kur gjyqi i anëtarëve të “Aidar” nisi në vitin 2023, i dërguari i të drejtave të njeriut i Ukrainës, Dmytro Lubinets, e dënoi atë si “të turpshëm” dhe akuzoi Rusinë se po i bënte kriminelë ata që kishin mbrojtur tokën e tyre amtare.
    Zëdhënësi i “Aidar”, Ivan Zadontsev, dënoi procedurat si “një gjyq politik për të ndëshkuar ushtarakët ukrainas” dhe u zotua se do të vazhdonte të lobonte për lirimin e të burgosurve të luftës.
    “Memorial”, një grup i shquar rus për të drejtat e njeriut, i ka cilësuar të pandehurit si të burgosur politikë.
    Ai ka argumentuar se gjyqi kishte shkelur konventat ndërkombëtare që mbronin të burgosurit e luftës, duke vënë në dukje se të pandehurit po përballeshin me gjyq vetëm sepse kishin shërbyer në batalionin “Aidar”, dhe jo për ndonjë krim specifik lufte.

  • Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij dhe kompaninë e saj

    Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij dhe kompaninë e saj

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gruas së gjyqtarit të Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Moraes, i cili kryesoi gjyqin që çoi në dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, një çështje që ka rritur tensionet midis Uashingtonit dhe Brazilias.

    Për muaj të tërë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe administrata e tij kanë ushtruar presion mbi autoritetet gjyqësore braziliane, duke i akuzuar ato për ndjekje penale të padrejtë të ish-presidentit dhe aleatit të Trump.
    Gjyqtari de Moraes është objektivi kryesor i sanksioneve, pasi Uashingtoni e akuzon atë për “orkestrimin e një gjuetie shtrigash”. Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, madje e krahasoi gjyqtarin me Voldemortin, rivalin e ligë të Harry Potter.
    Sanksionet e reja të shpallura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së synojnë gruan e gjyqtarit, Viviane Barsi de Moraes, si dhe një kompani të lidhur me familjen e saj. Ato kanë të bëjnë me ngrirjen e të gjitha aseteve të saj në SHBA, ndërsa kompanitë amerikane dhe qytetarët amerikanë gjithashtu ndalohen të punojnë me të, nën kërcënimin e sanksioneve.
    Sekretari i Thesarit Scott Bessent paralajmëroi se departamenti i tij do të vazhdojë të shënjestrojë “individët që ofrojnë mbështetje materiale për De Moraes”, i cili po shkel “të drejtat e njeriut”.
    Më 11 shtator, Gjykata Supreme e Brazilit e dënoi Bolsonaron me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor për komplot për të mbetur në pushtet pas humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual, Luiz Inacio Lula da Silva në vitin 2022.

    Top Channel

  • Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij

    Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gruas së gjyqtarit të Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Moraes, i cili kryesoi gjyqin që çoi në dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, një çështje që ka rritur tensionet midis Uashingtonit dhe Brazilias.

    Për muaj të tërë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe administrata e tij kanë ushtruar presion mbi autoritetet gjyqësore braziliane, duke i akuzuar ato për ndjekje penale të padrejtë të ish-presidentit dhe aleatit të Trump.

    Gjyqtari de Moraes është objektivi kryesor i sanksioneve, pasi Uashingtoni e akuzon atë për “orkestrimin e një gjuetie shtrigash”. Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, madje e krahasoi gjyqtarin me Voldemortin, rivalin e ligë të Harry Potter.

    Sanksionet e reja të shpallura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së synojnë gruan e gjyqtarit, Viviane Barsi de Moraes, si dhe një kompani të lidhur me familjen e saj. Ato kanë të bëjnë me ngrirjen e të gjitha aseteve të saj në SHBA, ndërsa kompanitë amerikane dhe qytetarët amerikanë gjithashtu ndalohen të punojnë me të, nën kërcënimin e sanksioneve.

    Sekretari i Thesarit Scott Bessent paralajmëroi se departamenti i tij do të vazhdojë të shënjestrojë “individët që ofrojnë mbështetje materiale për De Moraes”, i cili po shkel “të drejtat e njeriut”.

    Më 11 shtator, Gjykata Supreme e Brazilit e dënoi Bolsonaron me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor për komplot për të mbetur në pushtet pas humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual, Luiz Inacio Lula da Silva në vitin 2022.

  • ‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

    ‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

    8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.
    Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.
    Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.
    Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

  • Qëllohet me dy plumba në kokë kandidati për President në Kolumbi (VIDEO)

    Qëllohet me dy plumba në kokë kandidati për President në Kolumbi (VIDEO)

    Miguel Uribe Turbay

    KOLUMBI- Kandidati për President në Kolumbi është qëlluar tre here, dy prej të cilave në kokë, në një aktivitet zgjedhor në kryeqytetin Bogota.
    Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme njerëzish në një park, një ditë më parë. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje.
    Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij. “Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë atë,”- tha ajo.
    Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin. Pamjet e filmuara me telefon të shpërndara në internet duket se tregojnë momentin kur ai u qëllua në kokë ndërsa po fliste, duke bërë që njerëzit të largoheshin të panikosur.

    Paramedikët thanë se ai ishte qëlluar një here në gju dhe dy herë në kokë. Ai u transportua me helikopter në klinikën Sante Fe ku mbështetësit janë mbledhur jashtë për të mbajtur një roje.
    Qeveria e Presidentit të krahut të majtë Gustavo Petro tha se e dënoi “kategorikisht dhe me forcë” sulmin si një “akt dhune jo vetëm kundër personit të tij, por edhe kundër demokracisë”.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dënoi gjithashtu të shtënat që i konsideroi një “kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë”.
    Uribe njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në tetor.
    Ai vjen nga një familje e shquar politike në Kolumbi, me lidhje me Partinë Liberale të vendit. Babai i tij ishte udhëheqës sindikate dhe biznesmen.
    Nëna e tij ishte Diana Turbay, një gazetare e cila u vra në vitin 1991 në një përpjekje për ta shpëtuar, pasi ishte rrëmbyer nga karteli i drogës Medellin, i drejtuar në atë kohë nga Pablo Escobar.

  • U kap me 23 kg kokainë, dënohet me burg shqiptari në Belgjikë

    U kap me 23 kg kokainë, dënohet me burg shqiptari në Belgjikë

    Gjykata Penale e Brukselit dënoi të hënën një burrë shqiptar me 40 muaj burg për transportimin e 23 kilogramëve kokainë.
    Droga ishte fshehur në një ndarje të fshehur të makinës së tij. Burri, i cili më parë ishte liruar pasi kishte paguar lirimin me kusht, nuk u paraqit në gjyq dhe u dënua në mungesë.
    Shqiptari u kap gjatë një kontrolli trafiku nga Policia Federale e Autostradave. Meqenëse ai u soll dukshëm nervoz gjatë kontrollit, oficerët vendosën ta kontrollonin me kujdes automjetin e tij. Ata gjetën pako kokaine të fshehura në konsolën qendrore dhe nën sediljen e pasagjerit.
    Një kërkim më intensiv zbuloi një ndarje të fshehur në automjet që përmbante 21 pako të tjera me kokainë. Në total, pesha ishte 23 kilogramë.
    Burri pranoi faktet dhe deklaroi se i ishin premtuar 5.000 euro për të kryer transportin. Meqenëse ndarja e fshehur doli shumë e vogël, ai kishte fshehur dy pako diku tjetër në makinë.
    I dyshuari kishte një adresë të përhershme dhe u lirua pasi pagoi një garanci prej 10.000 eurosh. Megjithatë, ai nuk u paraqit në seancën dëgjimore të çështjes.
    Gjykata përfundimisht e dënoi burrin me 40 muaj burg dhe urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm. 10.000 eurot që shërbyen si garanci u shpallën të konfiskuara.