Tag: dënohet

  • “Opozita po nxin vendin dyert e Europës”, Romeo Kara: Berisha duhet të dënohet

    “Opozita po nxin vendin dyert e Europës”, Romeo Kara: Berisha duhet të dënohet

    Avokati Romeo Kara ka folur lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dhe qëndrimet e tij negative për ecurinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian. Ai tha se zhvillimi i reformave dhe instalimi i ndëshkueshmërisë është shumë i rëndësishëm për vendin. Kara u shpreh gjithashtu se nëse nuk dënohet ish-kryeministri Berisha, sipas tij nuk do të ketë standarde në vend.
    “Nëse Berisha hedh baltë mbi vendin duhet të kthej gishtin nga vetja sepse është një nga faktorët kryesor të problematikave. Nëse është standardi që të korruptuarit të mos ndiqen nga drejtësia, të mos instalojmë ndëshkueshmërinë dhe shtetin ligjor, atëherë unë besoj se ka me çfarë të mburret. Nuk është çudi që ky person që godet për standarde kundërshtarin e tij politik nëse edhe të kërkojë të bashkëpunojë.
    Opozita nëpër dyert e Europës ka nxirë edhe ato arritje që mund të jenë bërë në vend. Por tani një nga standardet kryesore që kërkohet nga Europa është instalimi i drejtësisë dhe vazhdimi i reformave dhe mund të them që Shqipëria nuk do ketë standard që ai të dënohet. Berisha e ka përdorur Shqipërinë. Shqiptarët duhet të zgjohet dhe dënimi i tij është një standard që duhet bërë në Shqipëri”, tha avokati.

  • Butrinti merr gjobën e majme nga FSHF, dënohen rëndë edhe dy lojtarë

    Butrinti merr gjobën e majme nga FSHF, dënohen rëndë edhe dy lojtarë

    Komisioni i Disiplines prane FSHF ka publikuar vendimet e saj te fundit.
    “KS Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
    Lojtari i KS Butrinti, Florian Selmani, për sulm ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë
    Lojtari i KS Butrinti, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”, thuhet ne njoftim.

  • Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës

    Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës

    Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës – Sporti im

    Skip to content

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.04.2025

    AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.FK Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.KS Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.Lojtari i KS Butrinti, Florian Selmani, për sulm ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritëLojtari i KS Butrinti, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Lojtari i KF Turbina, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Lojtari i KF Turbina, Markovanbasten Cema, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Lojtari i KF Turbina, Orsi Ageja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Shkumbini, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.Lojtari i KF Delvina, Donald Mehmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Olimpic Shkodra, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër UET, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.AFF Elbasani Femra U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kundër FC Kinostudio Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Jerli Hatellari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Driand Dushku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Henri Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Gaia Triumph, Klaidi Shala, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Klaus Qefalia, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Hizidjon Sulejmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Antonio Brisku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Alkid Toska, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Ramon Tafa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Daut Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Albin Kurti dënohet me 250 euro gjobë

    Albin Kurti dënohet me 250 euro gjobë

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 250 euro gjobë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin e paraqitjes për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për një rast penal të korrupsionit.
    Paparaci ka dërguar të mërkurën pyetje në drejtim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, por nuk ka pranuar ende përgjigje në lidhje me dënimin e raportuar të kryeministrit.
    Gjykata e kishte urdhëruar Kurtin që të dëshmonte për rastin penal të Rezervave Shtetërore.
    Sipas urdhëresës së nxjerrë nga gjykata, Kurti obligohej të paraqitej në Prokurorinë Speciale më 4 mars në orën 10:00.
    Kurti, kishte refuzuar.
    Për herë të parë, më 10 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri në largim ishte ftuar nga prokurorët specialë që të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit për lëndën me numër PPS.nr.62/2023, që ka të bëjë me kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
    Në bazë të nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale, Kurti mund të dënohet me gjobë dhe burgim nëse refuzon të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Disiplina me “dorë të hekurt”, pezullohet për 1 vit Kokëdhima! Gjoba për dy ekipe të Superiores, paralajmërohet Teuta

    Disiplina me “dorë të hekurt”, pezullohet për 1 vit Kokëdhima! Gjoba për dy ekipe të Superiores, paralajmërohet Teuta

    Komisioni i Disiplinës, pasi mori në shqyrtim rastet, mori vendimet përkatëse për ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.
    Nuk mund të mungonte një dënim për episodin në futbollin e femrave në ndeshjen ndaj Gramshit, teksa Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima është pezulluar me një vit nga aktiviteti.
    Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është pezulluar me 4 ndeshje, pasi për disa minuta tërhoqi ekipi nga fusha në shenjë proteste për gjykimin, në ndeshjen ndaj Tiranës. Për sjellje të gabuar të tifozëve janë gjobitur me nga 50 mijë lekë Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa Teuta është paralajmëruar në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana.
    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 28.03.2025
    1.KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.2. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.4. KF Bylis, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.5. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shekelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.6. FK Apolonia Femra, për mos marrjen e masave të nevojshme për rendin dhe sigurinë në ndeshje duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8, 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.7. Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.8. Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.9. Zyrtari i FK Apolonia, Kiri Mundija, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.10. KF Bylis U-17 Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kunder KF Lushnja Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.11. Lojtari i KF Devolli, Agudelo Gaviria Juan Diego, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.12. KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kunder Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.13. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder Flamurtari FC U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.14. Akademia e Futbollit U-15, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masaveorganizative shkelur Rregulloren e Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.15. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Arbër Shytani,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.18. Rrëzimin e kërkesës së KFF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.