Tag: dënimin

  • Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos, rikthehet në qeli. Në burg do qëndrojë disa ditë

    Përmirësohet gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos, rikthehet në qeli. Në burg do qëndrojë disa ditë

    Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është larguar këtë të diel, 21 shtator, nga ambientet e Spitalit të Durrësit. Ai është rikthyer në qelinë e burgut, ku i kanë mbetur edhe 11 ditë për të përfunduar dënimin e tij.
    Lajmi konfirmohet nga gazetarja Enkeleida Arapi.
    Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit, ditën e martë, konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë më herët nga GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit. Në të njëjtën ditë, Dako ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe është shtruar në spital për kontroll mjekësor.
    Sipas përllogaritjeve zyrtare, Dakos i mbeten vetëm 11 ditë burg, pasi pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer në paraburgim dhe arrest shtëpie.
    Vendimi i formës së prerë e kthen Dakon pas hekurave, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor të gjatë dhe të ndjekur me interes të lartë publik. /klan/

  • Kush e vrau Pëllumb Metën? Djali i madh qëlloi 3 herë të atin, motra e ndihmoi ta groposte, gruaja ‘kyçi’ gojën

    Kush e vrau Pëllumb Metën? Djali i madh qëlloi 3 herë të atin, motra e ndihmoi ta groposte, gruaja ‘kyçi’ gojën

    Pëllumb Meta dhe fëmijët

    DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimet për tre fëmijët dhe bashkëshorten e të ndjerit Pëllumb Meta, i cili u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle.
    Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për djalin e madh të familjes, Hysen Meta, i cili në bashkëpunim me motrën e tij ka planifikuar dhe kryer vrasjen e të atit, Pëllumb Meta. Konkretisht Hysen Meta në prani të motrës së tij Hygerta Meta ka qëlluar me armë zjarri të atin me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup. 
    Më pas të dy motër e vëlla kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar me mbështjelljen e trupit dhe groposjen e viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës. Për Hygerta Metën, kërkohet dënimi me 30 vite burg.
    Ndërkohë në mometin e kryerjes së vrasjes, djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka qenë në punë. Për të Prokuroria ka kërkuar dënimin me 5 vite burg, ndërsa për nënën e tyre, Blerina Meta dënimin me 3 vite qëndrim pas hekurave, pasi ka penguar në zbulimin e së vërtetës.
    NJOFTIMI:
    Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për shtetasin H.M. për vrasjen e babait të tij dhe dënime 3-30 vjet burg për pjesëtarët e tjerë të familjes që bashkëpunuan në krim
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H. Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.
    Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.
    Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.
    Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:
    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
    5. Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
    6. Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
    8.Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    9. Deklarimin fajtore të të pandehurës B. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

    900 0 1710151780xunnamed 747

    532 300 1710240018xfamilja e pellumb metes 244

  • Vr*në babain, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për djalin dhe 30 vite për vajzën

    Vr*në babain, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për djalin dhe 30 vite për vajzën

    Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Për vajzën e viktimës, Hygerta Meta është kërkuar 30 vite burgim. Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta. Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e viktimës Blerina Meta.
    Njoftimi i plotë

    Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për shtetasin H.M për vrasjen e babait të tij dhe dënime 3-30 vjet burg për pjesëtarët e tjerë të familjes që bashkëpunuan në krim Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H. Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.

    Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.
    Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.
    Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:
    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, atë më burgim të përjetshëm.
    5. Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marrёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
    6. Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
    8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    9. Deklarimin fajtore të të pandehurës Bl. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

  • Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash/Prokuroria kërkon burg për jetë për djalin, 30 vite për vajzën

    Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash/Prokuroria kërkon burg për jetë për djalin, 30 vite për vajzën

    Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024.
    Ndërkohë, për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite burgim.
    Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta.
    Njoftimi i plote
    Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për shtetasin H.M. për vrasjen e babait të tij dhe dënime 3-30 vjet burg për pjesëtarët e tjerë të familjes që bashkëpunuan në krim
     
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
     
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.
     
    Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.
     
    Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
     
    Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.
     
    Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:

    Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
    Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
    Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
    Deklarimin fajtore të të pandehurës Bl. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

     
     
     

  • Nuk ka më filma të huaj për koreano-jugorët, dënim me vdekje për ata që i shikojnë

    Nuk ka më filma të huaj për koreano-jugorët, dënim me vdekje për ata që i shikojnë

    Raporti i fundit i OKB-së ka treguar se shikimi ose ndarja e filmave të huaj rrezikon dënimin me vdekje në Korenë e Veriut.  

    Raporti i bazuar në mbi 300 intervista tregon se si popullsia e Koresë së Veriut është më e monitoruara në botë duke u kontrolluar edhe nëpërmjet teknologjisë.
    Sipas raportit Korea e Veriut po përdor gjithnjë e më shumë dënimin më vdekje, një praktikë që ka qenë në rritje gjatë dhjetë viteve të fundit. Dënimi nuk ushtrohet vetëm për krimet e konsideruara të rënda por edhe për ato të vogla ose ato që shpesh jashtë Koresë së Veriut cilësohen të padëmshme.
    Sipas raportit, dënimi me vdekje kryhet nga skuadra e pushkatimit publik për të dekurajuar njerëzit nga shkelja e ligjit.
    Vendi i udhëhequr nga Kim Jong-un, kufizon lirinë e qytetarëve të tij, duke përfshirë edhe përdorimin gjithnjë e më shumë të punës së detyruar.

    Top Channel

  • Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë/ Kërkohet burgim përjetë për Islam Metën

    Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë/ Kërkohet burgim përjetë për Islam Metën

    Prokuroria e Dibrës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”. 
    Islam Meta më datë 22 janar të vitit 2024, ka qëlluar prë vdekje Petrit Puplën, pasi ky i fundit i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë. 
    Petrit Pupla u qëllua nga Meta teksa o ecte në rrugë në fshatin Vig i shoqëruar nga një tjetër person. Pas ngjarjes, autori ka telefonuar vetë policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij. 
    “Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, Prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin I.M. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. 
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.27, regjistruar më datë 22.01.2024, rezultoi se shtetasi I.M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P. i cili ishte duke ecur në fshatin Vig me një tjetër person. Sapo ka kryer aktin, ai ka lajmëruan policinë dhe u largua drejt banesës së tij. 
    Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, para 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste. 
    Sa më sipër, rezultoi e provuar se i pandehuri I.M. ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, e provuar nga kryerja e veprimeve hetimore. Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit. 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. dhe dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm”, thuhet në shkresën e Prokurorisë së Dibrës. 
    Prokuroria e Dibrës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të një personi që në vitin 2024 vrau Petrit Puplën. Ky i fundit i kishte plagosur vajzën autorit disa vite më parë. 
     “Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste”, tha prokuroria. 
    Sipas organit të akuzës, autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka konsumuar tërësisht veprën penale të vrasjes me paramendim. 
    “Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit”, njoftoi prokuroria. 

  • “Nga vjedhja brenda familjes tek droga”, Rakipi zbulon veprat që Kodi i ri Penal do ua lehtësojë dënimin

    “Nga vjedhja brenda familjes tek droga”, Rakipi zbulon veprat që Kodi i ri Penal do ua lehtësojë dënimin

    Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka deklaruar se Kodi i ri Penal do të sjellë lehtësime të ndjeshme në dënimet për disa kategori veprash penale. Ai theksoi se ndër risitë kryesore janë dispozitat që orientojnë gjykatat drejt dënimeve më të buta, veçanërisht në mungesë të rrethanave rënduese.
    “Dua të përmend një grup dispozitash të tjera që lidhen me dënimin. Dispozita e parë orienton gjykatën kur do të japë një dënim ndaj një personi që nuk ka rrethana lehtësuese. Ky është një dënim ligjor. Ndikon drejtpërdrejt në zbutjen e dënimit.
    Çështja e dytë është që ne kemi rreth 100 dispozita ku gjyqtari orientohet të japë dënim plotësues, jo burgim dhe jo gjobë, siç mund të jetë puna në interes publik, normalizimi i marrëdhënieve me viktimën apo elementë të tjerë.“, tha Rakipi.
    Vjedhja
    Një element i rëndësishëm është trajtimi i rasteve të vjedhjeve brenda familjes, të cilat nuk do të ndiqen penalisht pa një ankim zyrtar nga pala e dëmtuar.
    “Do përmend kategoritë lehtësuese që lidhen me vjedhjen. Është një dispozitë e rëndësishme për rëndësinë e veprës; do të bëjë që të mos quhet vepër penale, pra do të konsiderohet si e patrajtueshme penalisht.Vjedhjet brenda familjes janë vlerësuar që mund të trajtohen me ankim. Prokurori nuk e fillon dot çështjen përveçse me ankim, dhe kjo është lehtësuese për politikën penale në tërësi.Një element tjetër që ndikon është çështja e alternativave të dënimit që janë shtuar — alternativa që ndikon drejtpërdrejt në dënimin gjyqësor, sepse nëse sistemi i provës e mbikëqyr, ndjek dhe referon në gjykatë.”, tha drejtuesi i grupit të punës që hartoi draftin e Kodit të ri Penal.
    Trajtimi si i mitur
    Po ashtu, një kategori e veçantë përfiton nga trajtimi si i mitur, në rastet kur të rriturit e rinj kryejnë vepra të lehta penale.
    “I rrituri nuk do të trajtohet si i mitur, por është në kuptimin që, nëse do të kryejë vepra jo të rënda, atëherë mund ta marrë këtë lehtësi, ashtu siç mund ta marrë i mituri. Është një çështje që zbut dënimin e tij në raport me veprën, nëse nuk është një vepër e rëndë. Këto përbëjnë masën dërrmuese të lëndës penale që ne kemi.”, sqaroi Rakipi.
    Shpërndarësit e drogërave
    Sa i përket shpërndarësve të drogës, Rakipi sqaroi se dispozitat e reja parashikojnë mospenalizim kur sasia është e vogël dhe kur të dyshuarit bashkëpunojnë me autoritetet duke treguar burimin e lëndës narkotike.
    “Çfarë lidhet me shpërndarësit e drogës, dispozita parashikon mospenalizim të tyre nëse sasia është e vogël — 10 apo 5 gramë, s’e mbaj mend mirë.Shpërndarësit e rrugës, kur nuk është për përdorim vetjak, ne mendojmë që të mos penalizohen, me kushtin që të tregojnë se ku e kanë marrë drogën, pra burimin.“, vazhdoi Rakipi.

  • Lirohet ish kryetari i bashkisë së Himarës/ Përfundoi së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

    Lirohet ish kryetari i bashkisë së Himarës/ Përfundoi së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

    Jorgo Goro, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.
    Ai është liruar më 12 gusht, pasi sipas përllogaritjeve të ditëve të qëndrimit në qeli e kreu dënimin me 2 vite e 20 ditë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Me gjykim të shkurtuar ai u dënua me 1 vit e 4 muaj.
    Dënimi për Goron u dha rreth një muaj më parë, ndërsa ai vazhdonte të qendronte në qeli që prej arrestimit të marsit të vitit të kaluar.
    Jorgo Goro u akuzua për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.
    Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

  • Përfundon dënimin! Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

    Përfundon dënimin! Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

    Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar të gjithë dënimin prej 2 vitesh e 20 ditësh, i dhënë nga Gjykata e Posaçme për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

    Goro u arrestua më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Më 13 mars 2025 dhe më pas më 22 korrik 2025, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO-së konfirmuan vendimin përfundimtar të dënimit.
    Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre, si dhe për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave, vepra që lidhen me detyrën e tij si zyrtar publik. Vendimi i formës së prerë u dha më 22 korrik 2025.

    Në momentin e këtij vendimi, Goro kishte kryer tashmë 1 vit, 11 muaj e 29 ditë izolim në burgun “Jordan Misja” në Tiranë. Me përllogaritjen e plotë të dënimit, më 12 gusht 2025 u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tij nga qelia.
    /vizionplus.tv

  • Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

    Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

    Trump kërkon dënimin me vdekje për të gjitha vrasjet në Uashington, DC

    Gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë të martën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të kërkojë dënimin me vdekje për të gjitha rastet e vrasjeve në Uashington, DC, si pjesë e një fushate të re kundër krimit në kryeqytet.

    “Do të kërkojmë dënimin me vdekje,” tha Trump, duke e quajtur këtë akt një “parandalues shumë të fortë”.

    Shumica e rasteve të vrasjeve në Uashington trajtohen nga ligji lokal në Gjykatën e Lartë të DC-së, ku dënimi maksimal është burgim i përjetshëm. Megjithatë, në rrethana të caktuara, prokurorët mund t’i kalojnë çështjet në gjykatën federale, ku ligjet federale mundësojnë kërkimin e dënimit me vdekje.

    Ukraina godet sektorin energjetik rus, redukton ndjeshëm kapacitetin e rafinimit

    Ukraina ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ndaj sektorit energjetik të Rusisë javët e fundit, duke shkaktuar humbje të mëdha në burimin kryesor të financimit të makinës luftarake të Moskës.

    Sipas raporteve, sulmet e fundit të Kievit ndaj 10 rafinerive ruse të naftës kanë dëmtuar rreth 17% të kapacitetit total të rafinimit të vendit, ose rreth 1.1 milion fuçi në ditë.

    Fushata e Ukrainës është përqendruar në goditjen e rafinerive, depozitave të naftës dhe objekteve të industrisë ushtarake. Kjo strategji ka kufizuar aftësinë e Moskës për të përpunuar dhe eksportuar naftë, duke shkaktuar mungesa në disa rajone të Rusisë dhe në Krimenë e aneksuar.

    Pakistani evakuon mijëra qytetarë pas përmbytjeve nga India

    Pakistani ka evakuuar dhjetëra mijëra banorë drejt zonave më të sigurta, pasi India fqinje lëshoi ujë nga digat dhe lumenjtë e tejmbushur drejt rajoneve të ulëta pranë kufirit, thanë zyrtarët të martën.

    Ky veprim erdhi një ditë pasi Nju Delhi njoftoi Islamabadin për rrezikun e përmbytjeve ndërkufitare, kontakti i parë publik diplomatik mes dy rivalëve me armë bërthamore pas disa muajsh heshtjeje.

    Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive në Pakistan (NDMA) tha se kishte dërguar paralajmërim për rritjen e prurjeve në lumin Sutlej dhe rrezikun e përmbytjeve në provincën Punjab. Sipas deklaratës, nga distrikti Kasur janë evakuuar mbi 14,000 persona, ndërsa më shumë se 89,000 të tjerë janë zhvendosur nga qyteti Bahawalnagar pranë kufirit me Indinë.

    Polonia ndalon financimin për Starlink në Ukrainë

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, vuri veton të hënën ndaj një projektligji për zgjatjen e paketës së ndihmës për Ukrainën, duke deklaruar se Varshava nuk mund të vazhdojë të paguajë për shërbimin Starlink që mban lidhur Ukrainën me internetin.

    Kjo do të thotë se nga 1 tetori, Polonia do të ndalojë financimin për aksesin ukrainas në rrjetin Starlink, një zhvillim që mund të ndërpresë lidhjet e trupave në vijën e frontit me informacionin në kohë reale.

    Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022, Polonia ka mbështetur përdorimin e Starlink në Ukrainë. Humbja e këtij shërbimi jetik pritet të jetë një goditje e rëndë për forcat ukrainase.