Tag: dënimin

  • Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit

    Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ekzekutimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja.
    “Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”, shkruan Berisha në Facebook.
    Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda godinës së Gjykatës së Apelit. Autori është arrestuar dhe është identifikuar si Gjon Shkëmbi. Përveç gjyqtarit, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e birë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës.

  • “Nuk pati një gjyq të drejtë”/ Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    “Nuk pati një gjyq të drejtë”/ Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    Avokati i Babis Anagnostopoulos ka deklaruar publikisht se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Caroline Crouch, në Glyka Nera, një ngjarje që tronditi Greqinë dhe opinionin publik ndërkombëtar.

    Gjykata e Apelit vendosi të mbajë në fuqi dënimin e dhënë më parë në shkallën e parë: burgim të përjetshëm, 11 vite e 6 muaj burg shtesë dhe një gjobë totale prej 21,000 euro. Megjithatë, avokati i Anagnostopoulos argumenton se klienti i tij nuk ka pasur një proces të drejtë.
    “Secili ka të drejtë për një gjyq të drejtë. Duhet të ketë një gjyq ku të dëgjohet ajo që nuk u dëgjua më parë,” u shpreh ai për televizionin grek ANT1. Sipas avokatit, pas vrasjes, ka detaje që nuk janë shqyrtuar me vëmendjen e duhur dhe se vetë Anagnostopoulos nuk ka pasur mundësi të mbrohet siç duhet në gjykatën e mëparshme.
    Ai pretendon se klienti i tij “u dërgua në burg në mungesë dhe për një periudhë kishte dy avokatë pa dijeninë e tij”, çka sipas tij përbën bazë ligjore për të kërkuar një rigjykim.
    Megjithatë, avokati pranon se për të shkuar përpara me apelin, fillimisht “peticioni duhet të pranohet nga gjykata”.
    Avokati foli edhe për jetën aktuale të Anagnostopoulos në burg, duke thënë se ai “punon si mbikëqyrës në departamentin e kontabilitetit” dhe është i izoluar nga e bija, Lidia.
    “Nuk ka asnjë kontakt me fëmijën. Ajo u dërgua me forcë në Filipine dhe as gjyshërit e tij nuk arritën ta marrin. E di që ia kanë ndryshuar mbiemrin,” tha ai.
    Në fund, ai përshkroi gjendjen psikologjike të klientit të tij si të pashpresë: “Ai është një njeri që e ka kuptuar se jeta e tij ka mbaruar. Nuk ka asgjë për të. Është tokë e djegur.”

    Top Channel

  • Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

    Avokati i Babis Anagnostopoulos ka deklaruar publikisht se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Caroline Crouch, në Glyka Nera, një ngjarje që tronditi Greqinë dhe opinionin publik ndërkombëtar.

    Gjykata e Apelit vendosi të mbajë në fuqi dënimin e dhënë më parë në shkallën e parë: burgim të përjetshëm, 11 vite e 6 muaj burg shtesë dhe një gjobë totale prej 21,000 euro. Megjithatë, avokati i Anagnostopoulos argumenton se klienti i tij nuk ka pasur një proces të drejtë.

    “Secili ka të drejtë për një gjyq të drejtë. Duhet të ketë një gjyq ku të dëgjohet ajo që nuk u dëgjua më parë,” u shpreh ai për televizionin grek ANT1. Sipas avokatit, pas vrasjes, ka detaje që nuk janë shqyrtuar me vëmendjen e duhur dhe se vetë Anagnostopoulos nuk ka pasur mundësi të mbrohet siç duhet në gjykatën e mëparshme.

    Ai pretendon se klienti i tij “u dërgua në burg në mungesë dhe për një periudhë kishte dy avokatë pa dijeninë e tij”, çka sipas tij përbën bazë ligjore për të kërkuar një rigjykim.

    Megjithatë, avokati pranon se për të shkuar përpara me apelin, fillimisht “peticioni duhet të pranohet nga gjykata”.

    Avokati foli edhe për jetën aktuale të Anagnostopoulos në burg, duke thënë se ai “punon si mbikëqyrës në departamentin e kontabilitetit” dhe është i izoluar nga e bija, Lidia.

    “Nuk ka asnjë kontakt me fëmijën. Ajo u dërgua me forcë në Filipine dhe as gjyshërit e tij nuk arritën ta marrin. E di që ia kanë ndryshuar mbiemrin,” tha ai.

    Në fund, ai përshkroi gjendjen psikologjike të klientit të tij si të pashpresë: “Ai është një njeri që e ka kuptuar se jeta e tij ka mbaruar. Nuk ka asgjë për të. Është tokë e djegur.”

  • Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Tyler Robinson, 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënën në një seancë vendimtare në qytetin Provo, Utah.

    Ai dhe avokatja e tij e sapoemëruar, Kathryn Nester, do të vendosin nëse do të kërkojnë një seancë paraprake dëgjimore, ku gjykata do të shqyrtojë nëse ka prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq, apo nëse do të heqin dorë nga kjo fazë dhe të kalojnë direkt në një aktakuzë zyrtare.
    Prokurorët kanë akuzuar Robinson për vrasje të rëndë dhe kanë deklaruar se do të kërkojnë dënimin me vdekje.
    Sipas prokurorëve, hetimet kanë zbuluar mesazhe të rënda dhe prova të ADN-së që e lidhin drejtpërdrejt Robinsonin me vrasjen.
    Mediat e huaja raportojnë se Robinson u u dorëzua vetë, së bashku me prindërit në qytetin e tij të lindjes në jugperëndim të Utahut.
    Charlie Kirk, i njohur si një figurë kryesore si aktivist dhe një aleat i ngushtë i Donald Trump, kishte ndikuar fuqishëm në orientimin e votuesve të rinj drejt kauzave të djathta përmes organizatës së tij Turning Point USA. Vrasja e tij ka tronditur spektrin politik amerikan dhe ka shkaktuar reagime të forta në të djathtën republikane.
    Presidenti  Trump e ka quajtur Kirk-un një martir të lirisë dhe ka bërë thirrje për masa të ashpra kundër, siç e cilësoi ai, së majtës radikale.
    Pas vdekjes së Kirkut, disa individë në sektorin publik dhe privat janë përballur me masa disiplinore ose pushime nga puna për deklaratat e tyre rreth figurës së tij.
    Ndërkohë, eventet përkujtimore për Kirkun do të vazhdojnë. Të martën, në një aktivitet në Universitetin Shtetëror të Utahut, do të marrin pjesë figura të shquara të Partisë Republikane, përfshirë guvernatorin Spencer Cox dhe senatorin Mike Lee.

    Top Channel

  • Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasjen e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Prokuroria kërkon dënimin me vdekje për vrasjen e Charlie Kirk, 22-vjeçari pritet të dalë para gjykatës

    Tyler Robinson, 22 vjeç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënën në një seancë vendimtare në qytetin Provo, Utah.

    Ai dhe avokatja e tij e sapoemëruar, Kathryn Nester, do të vendosin nëse do të kërkojnë një seancë paraprake dëgjimore, ku gjykata do të shqyrtojë nëse ka prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në gjyq, apo nëse do të heqin dorë nga kjo fazë dhe të kalojnë direkt në një aktakuzë zyrtare.
    Prokurorët kanë akuzuar Robinson për vrasje të rëndë dhe kanë deklaruar se do të kërkojnë dënimin me vdekje.
    Sipas prokurorëve, hetimet kanë zbuluar mesazhe të rënda dhe prova të ADN-së që e lidhin drejtpërdrejt Robinsonin me vrasjen.
    Mediat e huaja raportojnë se Robinson u u dorëzua vetë, së bashku me prindërit në qytetin e tij të lindjes në jugperëndim të Utahut.
    Charlie Kirk, i njohur si një figurë kryesore si aktivist dhe një aleat i ngushtë i Donald Trump, kishte ndikuar fuqishëm në orientimin e votuesve të rinj drejt kauzave të djathta përmes organizatës së tij Turning Point USA. Vrasja e tij ka tronditur spektrin politik amerikan dhe ka shkaktuar reagime të forta në të djathtën republikane.
    Presidenti  Trump e ka quajtur Kirk-un një martir të lirisë dhe ka bërë thirrje për masa të ashpra kundër, siç e cilësoi ai, së majtës radikale.
    Pas vdekjes së Kirkut, disa individë në sektorin publik dhe privat janë përballur me masa disiplinore ose pushime nga puna për deklaratat e tyre rreth figurës së tij.
    Ndërkohë, eventet përkujtimore për Kirkun do të vazhdojnë. Të martën, në një aktivitet në Universitetin Shtetëror të Utahut, do të marrin pjesë figura të shquara të Partisë Republikane, përfshirë guvernatorin Spencer Cox dhe senatorin Mike Lee.

    Top Channel

  • Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

    Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

    Vangjush Dako ka kryer përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Pasi u kthye në burgun e Durrësit në zbatim të vendimit të 16 shtatorit nga Apeli i GJKKO, që vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin për “shpërdorim detyre”, Dako ka lënë këtë të premte qelinë e tij.
    Ish-kryebashkiaku i Durrësit përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënimi final ndaj tij ishte 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Më 16 shtator se në zbatim të vendimi të Apelit, Dako duhej të kthehej në qeli për të vajtuar pjesën e mbetur të dënimit, por nuk saktësuan ditët, apo javët.
    Nga ana tjetër, referuar kohës së qëndrimin në masën “arrest në burg” dhe atë të “arrestit në shtëpi”, llogaritej që Dako duhet të qëndronte afërsisht dy javë deri në përfundimin e dënimit, afat kohor që ka përfunduar sot.
    Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Dako shpërdoroi detyrën gjatë procedurës së miratimit të lejes për ndërtimin e një pallati, si edhe gjatë projektimit për ndërtimit të një shëtitoreje në qytetin bregdetar.
    Dako u prangos me kërkesë të SPAK në qershor 2023, ndërsa u lirua në shkurt të vitit pasardhës për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit. Deri në shpalljen e vendimit në Apel ish-zyrtari i lartë qëndroi në “arrest shtëpie”.
    Në të njëjtin vendim me Dakon Apeli i Posaçëm la të pandryshuar dënimin me nga 2 vjet burg për të bashkëpandehurit Fiqiri Farruku dhe Edmond Bulku, të fajësuar për “falsifikim të dokumenteve”, dënim që ju konvertua në Shërbim Prove.

  • Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fran Marashin

    Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fran Marashin

    fran marashi

    TIRANË- Gjykata e posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit, i akuzuar për masakrën e Urws Vajgurore në vitin 1997. Në mars të 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashin.

    Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e Policisë së Shtetit po ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Dëshmitarët okularë kanë dëshmuar në gjyq se mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse nga Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Marashi momentalisht ndodhet në Regjimin e Posaçëm “41-bis”./ZËRI

  • Trump rikthen dënimin me vdekje në Washington: Nëse vret një oficer policie, ose…

    Trump rikthen dënimin me vdekje në Washington: Nëse vret një oficer policie, ose…

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në kuadër të politikës së tij të “Ligjit dhe Rendit”, duke firmosur një urdhër ekzekutiv që lejon zbatimin e dënimit me vdekje për krime të caktuara.
    “Dënimi me vdekje në Uashington,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit – dënim me vdekje. Dhe shpresojmë që ata nuk do ta bëjnë këtë.”
    Çfarë thotë urdhri ekzekutiv i Trump?
    Urdhri udhëzon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi dhe Prokuroren e SHBA-së për DC-në Jeanine Pirro që të kërkojnë dënimin me vdekje “në të gjitha rastet e përshtatshme” dhe të ndjekin juridiksionin federal për rastet që përfshijnë krime në DC sa herë që është e mundur
    Urdhri i së enjtes i shtohet një urdhri tjetër ekzekutiv që Trump lëshoi ​​në ditën e tij të parë në detyrë, duke urdhëruar Bondin të kërkojë dënimin me vdekje në një shkallë më të gjerë.
    Trump tha se urdhri ishte përpjekja e fundit e administratës së tij për të ulur krimin në qytet, pas marrjes së kontrollit nga qeveria federale, e cila skadoi në fillim të këtij muaji.
    “Ne jetonim në ferr”, tha Trump për Uashingtonin përpara urdhrit të emergjencës.
    Presidenti Donald Trump po kërkon dënimin me vdekje për të gjitha vrasjet në Uashington, pavarësisht se dënimi me vdekje është ndaluar në kryeqytet më shumë se 40 vjet më parë. Ky veprim ka ngjallur kritika në kryeqytet, i cili e ka ndaluar dënimin me vdekje që nga viti 1981./ZËRI

  • Trump firmos memorandum për të rikthyer dënimin me vdekje në Uashington: Do të jetë për krimet më të rënda

    Trump firmos memorandum për të rikthyer dënimin me vdekje në Uashington: Do të jetë për krimet më të rënda

    Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep dritën jeshile rivendosjes së dënimit me vdekje për vrasje në Uashington, DC, gjë që ai tha se do të ndihmonte në parandalimin e dhunës në kryeqytetin e vendit. 
    Urdhri udhëzon Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pamela Bondi dhe Prokuroren e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias Jeanine Pirro që të “zbatojnë plotësisht” dënimin me vdekje aty ku provat e mbështesin atë. Trump njoftoi masën gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga Bondi, Zëvendëspresidenti JD Vance, Drejtori i FBI-së Kash Patel dhe të tjerë. 
    “Dënim me vdekje në Uashington”, tha Trump ndërsa nënshkruante direktivën. “Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit – dënim me vdekje. Dhe shpresojmë që të mos ketë më. Kemi pasur javë pas jave ku nuk kemi pasur vrasje.” 
    Sekretari i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, e përshkroi dënimin me vdekje si “një nga mjetet më të fuqishme parandaluese që kemi kundër krimit të dhunshëm” dhe tha se ishte pjesë e përpjekjeve të Trump për ta bërë Uashingtonin “një qytet të sigurt për banorët e tij dhe të gjithë ata që e vizitojnë”. 
    Masa vjen pas masave të gjera të Trump kundër krimit në kryeqytet. Në gusht, ai thirri Aktin e Rregullave të Brendshme të vitit 1973 për të shpallur një emergjencë të sigurisë publike, duke e vendosur Departamentin e Policisë Metropolitane të qytetit nën kontrollin federal dhe duke vendosur qindra trupa të Gardës Kombëtare për të mbështetur zbatimin e ligjit në nivel lokal. 

  • Mbaroi dënimin, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Mbaroi dënimin, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

    Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg.
    Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
    Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditën e mbetura të dënimit në qeli.
    Vangjush Dako, në momentin që mori vesh dënimin, u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.
    Avokati i tij deklaroi se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve i mbaron dënimi. Pjesën më të madhe të dënimit ai e ka kryer në “arrest shtëpie”.
    Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
    Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
    Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.