Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka kërkuar dënimin me 6 vite burg të shtetasit R.O., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor 2024, kur R.O. ka tentuar ta tërheqë me forcë të miturin A.Gj., duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe duke bërë përpjekje për të kryer veprime të turpshme.
Sipas dosjes hetimore, viktima ka njoftuar menjëherë të atin, i cili ka ndërhyrë dhe ka shmangur përshkallëzimin e ngjarjes. Ekspertiza mjekoligjore vërtetoi dëmtime fizike në trupin e të miturit, të shkaktuara nga mjet i fortë.
R.O. rezulton të jetë një pedofil përsëritës, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Bazuar në provat dhe dëshmitë, Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 6 vite burgim.
Tag: dënimin
-

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, prokuroria kërkon 6 vite burg për autorin
-

Akuzohet për korrupsion, SPAK kërkon 4 vite e gjysmë burg për ish-drejtuesin e Prokurorisë Vlorë
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për Aurel Zarkën, ish-drejtues i Prokurorisë së Vlorës.
Sipas burimeve, nëse edhe gjykata e vendos, Zarka për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet përfundimisht me 3 vite heqje lirie.
Aurel Zarka akuzohet pët veprat penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Ndërkohë mbetet për t’u parë vendimi që do të marri Gjykata e Posaçme antikorrupsion, lidhur me akuzat dhe dënimin e kërkuar nga SPAK ndaj Zarkës. -

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish gjyqtaren Zamira Vyshkën, 2 vite shërbim prove për korrupsion
Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, në të cilën shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove për akuzën e korrupsionit.
Gjykata e Lartë kishte urdhëruar pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve, rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
Por edhe trupa e re la në fuqi shkallën e parë. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
Gjithashtu me 1 vit e 4 muaj burg dhe 6 muaj burg u dënuan edhe dy persona të tjerë për korrupsion, pasi ndërhynë tek avokati dhe gjyqtarja me 400 mijë lekë për të liruar një nga të arrestuarit.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ishte e përbërë në trupë gjykuese nga Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), teksa vendimi u shpall këtë të hënë, 7 prill.
Vendimi
“Çështja penale nr. 11, e datës 8 janar ishte kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykuese nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, të datës 26 janar 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur nga Vyshka dhe Pashaj, ndaj vendimit nr. 45, datë 4 korrik 2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e marrë.
Në fund u shpall fajtore ish-gjyqtarja Vyshka për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, duke e dënuar me 3 vite burgim, po për shkak të Nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykimi i shkurtuar, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
Dhe në aplikim të Nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet ‘pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit (8 prill), e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”.
Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Dënim u dha edhe për T.R. për kryerjen e veprës penale “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, me 2 vite burg, i kthyer në 1 vit e 4 muaj me gjykim të shkurtuar, që gjithashtu lirohet pas vuajtjes së izolimit. Edhe A.T., u dënua me 9 muaj burg që kthehet në 6 muaj me gjykim të shkurtuar dhe i shuhet masa arrest në shtëpi.
-

Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj
Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka.
Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndaj ish-magjistrates.
Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit. -

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka.
Gjithashtu Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.
Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj. Apeli vendosoi pefundimisht denimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje. -

U arrestua me urdhër të SPAK, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, për avokatin u vendos…
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për korrupsion të ish-gjyqtares se Elbasanit Zamira Vyshka. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj.
Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje. -

Pas vdekjes së Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënimin me vdekje: Krime të neveritshme
Kryetari i Bashkisë së Ternit dhe sekretari i partisë Alternativa Popullore, Stefano Bandecchi, ka kërkuar që shteti italian të rikthejë dënimin me vdekje.
Ai thekson se ka dy krime që ai i quan ‘tepër të neveritshme’, feminicidin dhe pedofilinë.
Propozimi i tij është bërë publik përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram.
Deklarata e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë nga Terni, e cila u vra për vdekje dhe më pas u fut në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, 23 vjeç, raportohet në mediat italiane. -

Vrasja e Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit në Itali kërkon dënimin me vdekje për feminicidin dhe pedofilinë
Dënim me vdekje për krimet e feminicidit dhe pedofilisë ka kërkuar Stefano Bandecchi, kryebashkiak i Ternit dhe sekretar i Alternative Popular, pas vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula.
Përmes një video të postuar në faqen e tij në Instagram, ai i bën thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjëse që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për këto dy krime.
“Kemi arritur në momentin që çdo ditë vritet një grua. Ai ka vrarë një grua me thikë e mbylli në valixhe, pastaj është penduar dhe ka rrëfyer. Është e papranueshme. I kërkoj politikës, shtetit italian që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për dy krime; feminicidin dhe pedofolinë. Më vjen keq por dënimi me vdekje është e vetmja zgjidhje”, thotë ndër të tjera në video kryebashkiaku i Ternit.
Ndërhyrja e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare nga Terni dhe me origjinë shqiptare, e cila u godit me thikë për vdekje dhe më pas u mbyll në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari Mark Samson.
-

Pas vdekjes së Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënimin me vdekje: Feminicidi dhe pedofilia të neveritshme
Kryetari i Bashkisë së Ternit dhe sekretari i partisë Alternativa Popullore, Stefano Bandecchi, ka kërkuar që shteti italian të rikthejë dënimin me vdekje.
Ai thekson se ka dy krime që ai i quan ‘tepër të neveritshme’, feminicidin dhe pedofilinë.
Propozimi i tij është bërë publik përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram.
Deklarata e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë nga Terni, e cila u vra për vdekje dhe më pas u fut në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, 23 vjeç, raportohet në mediat italiane. -

Ilaria u vra, kryebashkiaku: Dënimin me vdekje për feminicidin dhe pedofilinë
Dënim me vdekje për krimet e feminicidit dhe pedofilisë kërkon Stefano Bandecchi, kryebashkiak i Ternit. Thirrja vjen pas vrasjes së studentes shqiptare, Ilaria Sula.
Përmes një video të postuar në faqen e tij në Instagram, ai i bën thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjëse që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për këto dy krime.“Kemi arritur në momentin që çdo ditë vritet një grua. Ai ka vrarë një grua me thikë e mbylli në valixhe, pastaj është penduar dhe ka rrëfyer. Është e papranueshme. I kërkoj politikës, shtetit italian që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për dy krime; feminicidin dhe pedofolinë. Më vjen keq por dënimi me vdekje është e vetmja zgjidhje”, thotë ndër të tjera në video kryebashkiaku i Ternit.