Tag: dënimin

  • Për një orë ”Rolex” vr*u dhe groposi 16-vjeçarin, Apeli jep dënimin për Kristian Cenaj

    Për një orë ”Rolex” vr*u dhe groposi 16-vjeçarin, Apeli jep dënimin për Kristian Cenaj

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka dhënë dënimin me burgim të përjetë për Kristian Cenaj, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”.
    Ai u fajësua për vrasjen e 16 vjeçarit Mariglen Gjonaj, pas një grabitjeje të një ore “Rolex”. Trupi i Gjonajt u gjet 7 vjet pas ngjarjes, i groposur në Fushë Kuqe.

    Krimi ndodhi në vitin 2016, ku dyshohet se Cenaj e ka marrë me forcë në makinë Mariglen Gjonajn për t’i vjedhur sendet me vlerë që mbante me vete, një orë Rolex në dorë dhe një varëse floriri në qafë.
    Ora dhe varësja që kishte Marigleni kapnin vlerën e 10 milionë lekëve, ndërsa eshtrat e të riut u gjetën më 3 prill të vitit 2022 në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

  • Aksident i dehur, SPAK kërkon dënimin e deputetit të PD

    Aksident i dehur, SPAK kërkon dënimin e deputetit të PD

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i akuzuar për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
    Prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin e Xhafës me 6 muaj burg, dënim i cili të pezullohet dhe të zëvendësohet me shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.
    Nga hetimet ka rezultuar se më 11 mars të vitit 2023, Xhafa, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
    Deputeti humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyll të ndriçimit rrugor duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.
    Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij duhet të gjykohet nga GJKKO.

  • Fshehu pasurinë/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

    Fshehu pasurinë/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

    Fatos Tushe

    TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Ky i fundit kërkoi prishjen e dënimit me 1 vit burg për fshehje pasurie, dënim që iu konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
    Apeli i GJKKO-së, konfirmoi edhe konfiskimin e një apartamenti me sipërfaqe 82.33 m² në zonën e Lungomares në Vlorë, i cili nuk ishte deklaruar nga Tushe, ashtu si dhe shpenzimet për blerjen, punimet dhe mobilimin e tij.
    Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite. Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin./ZËRI
     

  • Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, prokuroria kërkon dënimin e dy kushërinjve

    Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, prokuroria kërkon dënimin e dy kushërinjve

    Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq për vrasje me paramendim dosjen ndaj dy të rinjve që akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, ngjarje që ndodhi më 11 mars të vitit të kaluar.
    Të arrestuarit e këtij rasti të rëndë janë Florjan Muka, 19 vjeç dhe kushëriri i tij, K. Muka, 17 vjeç.
    Prokuroria thotë se nga hetimet e kryer rezultoi se ditën e ngjarjes fatale në Fier, viktima dhe autorët janë takuar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale.
    Dy autorët kanë pasur armë të ftohta me vete dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur Bihucin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Prokuroria kërkon deklarimin fajtor të Florjan Mukës dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Sa i përket kushëririt të tij, për shkak të moshës së mitur, kërkon 12 vjet e 6 muaj burgim.
    Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar që tentoi për të ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit asokohe.

  • Pushohet hetimi i kryebashkiakut, Miftar Dauti nuk kishte deklaruar dënimin gjatë diktaturës komuniste

    Pushohet hetimi i kryebashkiakut, Miftar Dauti nuk kishte deklaruar dënimin gjatë diktaturës komuniste

    SPAK pushoi hetimet ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, i cili ishte denoncuar nga dy kallëzues anonimë se nuk kishte shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës.

    Në aktet e dorëzuara Gjykatës së Posaçme, të cilat TCH i disponon, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ndan të njëjtin qëndrim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që gjatë vjeshtës 2024 refuzoi t’i heqë mandatin funksionarit të Bashkisë Has.
    Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në repartin e Martaneshit. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, kujton një ligj të vitit 1991 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë, ku thuhet se “janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë personat e dënuar për krime politike”.
    I denoncuar në SPAK se kishte falsifikuar dokumentet duke mos treguar dënimin, kryebashkiaku megjithatë është pyetur nga SPAK, që njëherazi gjatë kësaj kohe ka administruar një sërë shkresash të tjera, të cilat i kanë krijuar bindjen se çështja duhet mbyllur pa akuzë dhe pa ndjekje penale.
    Dauti shprehet se ishte internuar në moshën 18-vjeçare familjarisht në vitin 1986, kohë gjatë të cilës ai i shkroi 19 letra Kuvendit Popullor me pyetjen: “Pse isha internuar?”. Dauti shprehet më tej para prokurorit se, në kushtet kur nuk mori përgjigje, vendosi të refuzojë zgjedhjet e përgjithshme të kohës në vitin 1987. Ndaj këtij veprimi, thotë më tej kryebashkiaku, iu ngrit akuza e largimit nga vendi i internimit, sepse mosvotimi nuk parashikohej si krim në atë kohë.
    Megjithatë, prokurori ka kryer edhe kërkime të tjera duke pyetur përmes Interpolit nëse ky shtetas kishte apo jo dënime të tjera, prej nga ku ka marrë përgjigjen se 58-vjeçari nuk ka asnjë rekord kriminal.
    Në përfundim, prokurori thotë se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe se ligji i vitit 1991 nuk ka vetëm efekte ligjore, por edhe morale. Kjo do të thotë, shton prokurori Gokaj, se “vendimet gjyqësore me karakter politik të dhëna nga një regjim diktatorial, despotik, totalitar dhe tiranik, konsiderohen të paqena për shtetin demokratik dhe të së drejtës. Sa më sipër, shtetasi Miftar Dauti nuk ka asnjë detyrim ligjor për të deklaruar një dënim të dhënë gjatë regjimit komunist.”

    Top Channel

  • Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

    Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

    Një shtetas shqiptar u arrestua në Itali, duke zbatuar urdhrin e lëshuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Bolonjës.

    Shqiptari ishte dënuar më parë me mbi 9 vjet burg për një dënim kumulativ për tentativë vrasjeje, trafik droge, sulm, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, të kryera në provincën e Ferrarës deri në vitin 2017.

    Shqiptari u gjurmua nga karabinierët në një strukturë ku ai ishte pranuar për të përfituar nga dënimi alternativ, por këtu ai dyshohet se ishte përgjegjës për një sërë shkeljesh, të konstatuara nga karabinierët dhe, për këtë arsye, ai u dërgua në burgun e Forlit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij.

  • Tentativa për vrasjen e Inez Hajrullës, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg

    Tentativa për vrasjen e Inez Hajrullës, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg

    Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi

    TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë Inez Hajrullën. Për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 7 vite e 4 muaj burg.
    Leonard Luzi u vu në pranga pas rrëfimit të Amarildo Nikollit, i cili ishte personi që u vu në pranga pasi ishte nisur të vriste Hajrullën. Bashkëpunimi i Nikollit alias Xhanej çoi në shpalljen në kërkim të Luzim dhe më pas në arrestimin e tij dhe ekstradimin nga Spanjë në Shqipëri.
    Dyshja janë përballur dhe në Gjykatë në momentin që Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dënimin e Luzit dhe ky i fundit e ka kërcënuar Amarildo Nikollin (Xhanej).
    “Do ta shohësh ti Amarildo. Do e shikojmë kur të dal nga burgu,”-është shprehur Luzi, duke goditur edhe me grusht xhamin e kafazit të gjyqit. 
    Për ngjarjen, GJKKO ka dënuar me 11 vite burg edhe Muharrem Korroveshin, ndërsa me 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, pasi ky i fundit fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

  • I njëjti avaz, Taulant Xhaka merr dënimin e fundit në karrierë për sjelljen e tij problematike

    I njëjti avaz, Taulant Xhaka merr dënimin e fundit në karrierë për sjelljen e tij problematike

    18 Maj 2025

    11:54

    Telesport

    Taulant Xhaka shfaq gjithmonë probleme me ruajtjen e nervave dhe pezullimet kanë qenë thuajse gjithmonë refren i karrierës së tij.
    Së fundmi ka ardhur një tjetër ndëshkim për mesfushorin shqiptar të Kosovës, i pezulluar me një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Zvicerane të Futbollit.
    Arsyeja është mënyra sesi ai festoi titullin kampion. Xhaka akuzohet se përdori fjalor ofendues ndaj skuadrave rivale, ndërsa mbajti edhe lëndë piroteknike.
    34-vjeçari ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist aktiv, por i duhet edhe të bëjë rreth 18 orë punë në komunitet si pjesë e dënimit nga Federata.

  • Sa vota mori Ilir Meta në burgun 313, ku po vuan dënimin?

    Sa vota mori Ilir Meta në burgun 313, ku po vuan dënimin?

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë 58 vota në burgun 313 në Tiranë.
    Me këtë rezultat për votën preferenciale, Ilir Meta ka lënë pas kandidatët e tjerë që garojnë në listën e hapur të Partisë Demokratike.
    Kujtojmë se Ilir Meta po e vuan dënimin në burgun 313 në Tiranë, ku mori edhe këtë rezultat votash.
    Meta është akuzuar për korrupsion nga SPAK dhe prej disa muajsh ndodhet në qeli, teksa ndaj tij Gjykata nuk ka dhënë ende një dënim përfundimtar.

  • SPAK kërkon dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën/ Kreu i grupit që trafikoi 3.3 mln euro drogë në Gjermani…

    SPAK kërkon dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën/ Kreu i grupit që trafikoi 3.3 mln euro drogë në Gjermani…

    Me gjykim të shkurtuar 11.4 vite burgim, dhe me 17 vite burgim SPAK ka kërkuar dënimin e Islam Sefës për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400, informoi sot SPAK.
    Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove. Agjentët e BKH-së mësyen në kafenë ku Sefa e kishte lënë për të takuar një avokat, vetëm 100 metra larg SPAK. Ai është gjithashtu vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Islam Sefa i dyshuar si kapoja e trafikut u arrestua më datë 2 korrik 2024 në një lokal pranë Prokurorisë së Posaçme.