Tag: dënimin

  • Atentatet ndaj biznesmenëve Mena dhe Bylyku! GJKKO lë në fuqi 25 vite burg ndaj Gjergj Cukalit

    Atentatet ndaj biznesmenëve Mena dhe Bylyku! GJKKO lë në fuqi 25 vite burg ndaj Gjergj Cukalit

    Gjergj Cukali

    TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 25 vite burgim ndaj Gjergj Cukalit, i cilësuar edhe si “I forti i Myslym Shyrit”. Cukali dyshohet si i përfshirë në tentativat për të vrarë dy biznesmenët, Gjon Mena dhe Artion Bylyku. 
    Apeli zbuti dënimin për Enver Jamakun, i penduar i drejtësisë, të cilin e dënoi përfundimisht me 7 vite burgim. Kushëriri i tij, Ermond Jamaku u dënua me 8 vite. Ndërsa për Blendi Dedën u zbut masa e dënimit nga 20 vite në 18 vite burgim.
    Në fuqi u la masa e dënimit për Paris Prengën e Flor Abazin. Këta të fundit akuzohen se realizuan shpërthimin me eksploziv ndaj Artjan Bylykut, kunatit te Domart Konjarit në tetor të 2019-ës.
    Cukali akuzohet se ka porositur atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz. Automjetit tip BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol, i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Ndërkohë atentati ndaj Bylykut ka ndodhur në vitin 2019, ku ai u tentua që të vritej me një minë me telekomandë. Për ngjarjen u vunë në pranga asokohe Paris Prenga dhe Blendi Deda.
    Vendimi i Apelit të GJKKO-së:
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare),  më datë 09.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 14 akti, datë 21.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit Gj.C., E.J., E.J., B.D., P.(B.)P., dhe F.B., ndaj vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
    I. Lënien në fuqi të vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:
    1. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit E.J. në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vite burgim.
    2. Dënimin e të pandehurit B.D. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit A.B., mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 76-22-28/4 të K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
    3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit B.D. me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
    II. Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në nivel apeli i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
    III. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”.

  • “Denoncoj me forcë dënimin politik”/ Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: Vuajti jashtë çdolloj ligji dhe rregulli…

    “Denoncoj me forcë dënimin politik”/ Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: Vuajti jashtë çdolloj ligji dhe rregulli…

    Është liruar nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji pas më shumë se 1 vit dënim me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar menjëherë Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat.
    Sali Berisha:
    Dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.
    Salianji vuajti jashtë çdolloj ligj, kushtetuese e rregulli 9 muaj në burg vetëm pse dënoi Geron Xhafën.
    Mbajtja në burg është e përgjegjësi direkte personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Vendimi i sotëm i Gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë, në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pafund.

  • S’kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    S’kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    Miftar Dauti

    TIRANË- Gjyqtarja Rudina Palloi vendosi të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, që u denoncua se nuk shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gjykata u shpreh se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe se ligji i vitit 1991 nuk ka vetëm efekte ligjore, por edhe morale.
    Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në repartin e Martaneshit. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, më herët kujtoi një ligj të vitit 1991 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë, ku thuhet se “janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë personat e dënuar për krime politike”.
    Dauti tregoi se ishte internuar në moshën 18-vjeçare familjarisht në vitin 1986, kohë gjatë të cilës ai i shkroi 19 letra Kuvendit Popullor me pyetjen: “Pse isha internuar?”. Dauti shprehej më tej para prokurorit se, në kushtet kur nuk mori përgjigje, vendosi të refuzojë zgjedhjet e përgjithshme të kohës në vitin 1987. Ndaj këtij veprimi, tha më tej kryebashkiaku, iu ngrit akuza e largimit nga vendi i internimit, sepse mosvotimi nuk parashikohej si krim në atë kohë.
    Më herët, prokurori kreu edhe kërkime të tjera duke pyetur përmes Interpolit nëse ky shtetas kishte apo jo dënime të tjera, prej nga ku ka marrë përgjigjen se 58-vjeçari nuk ka asnjë rekord kriminal./Top Channel

  • Nuk kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, gjykata pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    Nuk kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, gjykata pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    Gjyqtarja Rudina Palloi vendosi të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, që u denoncua se nuk shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

    Gjykata u shpreh se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe se ligji i vitit 1991 nuk ka vetëm efekte ligjore, por edhe morale.
    Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në repartin e Martaneshit. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, më herët kujtoi një ligj të vitit 1991 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë, ku thuhet se “janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë personat e dënuar për krime politike”.
    Dauti tregoi se ishte internuar në moshën 18-vjeçare familjarisht në vitin 1986, kohë gjatë të cilës ai i shkroi 19 letra Kuvendit Popullor me pyetjen: “Pse isha internuar?”. Dauti shprehej më tej para prokurorit se, në kushtet kur nuk mori përgjigje, vendosi të refuzojë zgjedhjet e përgjithshme të kohës në vitin 1987. Ndaj këtij veprimi, tha më tej kryebashkiaku, iu ngrit akuza e largimit nga vendi i internimit, sepse mosvotimi nuk parashikohej si krim në atë kohë.
    Më herët, prokurori kreu edhe kërkime të tjera duke pyetur përmes Interpolit nëse ky shtetas kishte apo jo dënime të tjera, prej nga ku ka marrë përgjigjen se 58-vjeçari nuk ka asnjë rekord kriminal.

    Top Channel

  • “Të marrë dënimin e merituar, i dhurova 7 engjëj”/ Ngjarja tronditëse në Fier, flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga babai: Që 5 vjeçe…

    “Të marrë dënimin e merituar, i dhurova 7 engjëj”/ Ngjarja tronditëse në Fier, flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga babai: Që 5 vjeçe…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare.

    Bëhet fjalë për Zamir Metën, 36 vjeç, baba i 7 fëmijëve. Në një intervistë për TCH, nëna e vajzës shprehet se bashkëshorti i saj duhet të marrë dënimin e merituar.
    “13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte  agravuar sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha, më ra si bombë. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5 vjeçe në Gjermani. Burri mbante ekonominë e shtëpisë. Të kalbet në burg dhe të marri dënimin e duhur. Ngjarjen e mora vesh në polici.
    Vajza ishte hedhur nga dritarja kishte shkuar te komshia, ishte lajmëruar policia. Nuk e dija arsyen pse kishte ikur. Vajza i kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë babai. Ai mund të më vriste dhe në gjumë, ku dija gjë unë. Me mua vajza nuk fliste, vetëm ishte e agravuar me vëllezërit dhe motrën. E merrja me të mira por nuk tregonte. Kam 7 fëmijë, më ka ikur mendja për vajzën mezi i kam rritur.
    Burri herë blinte ushqime herë jo, por shtyheshim. Më ra halli madh me vajzën, por edhe nuk kam strehë as të ardhura. Bukë nuk kam për fëmijët, ju lutem ju përgjërohem më ndihmoni të kem një strehë afër. Ai që më përdhunoi vajzën të marri dënimin e merituar, unë i dhurova 7 engjëj. Ishim në Gjermani dhe na kanë kthyer.”-tregon bashkëshortja e 36-vjeçarit.

    Top Channel

  • I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena.
    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.
    Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu.
    Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
    “Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
    Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
    Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja. Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.
    Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit./TCH

  • EMRI / Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    EMRI / Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena.
    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.
    Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu.
    Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
    Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
    “Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
    Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
    Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja.
    Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.
    Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit.

  • 1 ton drogë e çoi drejt dënimit ekstrem/ Diplomacia shqiptare shpëton shtetasin nga vdekja në Kinë

    1 ton drogë e çoi drejt dënimit ekstrem/ Diplomacia shqiptare shpëton shtetasin nga vdekja në Kinë

    Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena.
    Paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.
    Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu.
    Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
    Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
    “Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
    Ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
    Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja.
    Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.
    Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit.

  • Ekskluzive/ Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    Ekskluzive/ Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena.

    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.
    Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu.
    Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
    Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
    “Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore” u shprehën ata.Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
    Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
    Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja.
    Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi.
    Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit.

    Top Channel

  • Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

    Klaudio Kanani

    TIRANË- Përpjekjet intensive diplomatike të qeverisë shqiptare gjatë 12 muajve të fundit shpëtojnë nga dënimi kapital në Kinë një të ri me origjinë nga Tepelena. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht ka mësuar se paraditen e kësaj të hëne gjykata e shkallës së parë në Guangzhoi në provincën Guandong e rrëzoi kërkesën e prokurorisë e cila në Maj 2024 kërkoi dënim kapital për Klaudio Kananin.
    Kjo gjykatë vendosi dënimin me 25 vite burg duke e shpëtuar nga ekzekutimi Klaudion i cili akuzohej për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu. Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
    Familjarë të Klaudio Kananit të cilën ndoqën dhënien e vendimit në këtë gjykatë në Kinë, i thanë Top Channel se ata për pak minuta mundën ta takonin.
    “Ishte i kënaqur me vendimin dhe i fortë mendërisht pas një pritje të vështirë 12 mujore,”-u shprehën ata. Prej Majit 2024 kur prokuroria në Kinë dha pretencën duke kërkuar dënimin kapital, qeveria shqiptare e vënë në lëvizje prej familjarëve, nisi përpjekjet për ti shpëtuar jetën.
    Top Channel mëson se ministri punëve të jashtme Igli Hasani gjatë 12 muajve të fundit për këtë çështje ka zhvilluar disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë. Po ashtu është përfshitë edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja.
    Ndërsa Riza Poda ambasadori ynë në Kinë e ka parur çështje prioritare menjëherë pas emërimit në Kinë dhe ka qenë prezent sot në gjykatë tek sa u lexua vendimi. Tanimë Ministria e Drejtësisë bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën do të nisë proceduat për ta transferuar Klaudio Kanit nga Kina për të vuajtur dënimin në Shqipëri por për këtë duhet pritur edhe vendimi final i gjykatës së atjeshme të apelit./Top Channel