Tag: dënimi

  • U lirua me kusht pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës: Respektoj institucionin

    U lirua me kusht pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës: Respektoj institucionin

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht. Ish deputeti demokrat u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me 1 vit shtatorin e kaluar.
    Në dalje, Salianji tha se ishte prezent në respekt të institucionit, pavarësisht se dënimi i tij ishte politik.
    Ai tha se betejën e tij do ta vazhdojë në Gjykatë Kushtetuese sapo të marrë vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë dhe nëse nuk gjen zgjidhje në vend, do t’i drejtohet Strasburgut.
    “Jam në respekt të institucionit, pavarësisht se jemi në kushtet e një regjimi ku dënimi im politik konfirmon se për interesa politike dhe çdo interes tjetër që bie ndesh me vullnetin personal të Ramës për të mbajtur pushtetin, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politikë për të krijuar klimë terrori. Do të jem përsëri edhe njëherë këtë muaj, dhe më pas do të krijohet një program individual. Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për të vazhduar në Kushtetuese, dhe mezi pres përballjen në regjimin në Gjykatën e Strasburgut. “, u shpreh Salianji.
    Salianji nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve edhe sa i përket faktit që nuk u prit nga asnjë drejtues i PD-së në selinë blu. Ish-deputeti u justifikua duke thënë se ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe se shumë deputetë ishin të pranishëm në burgun e Fierit, kur ai doli nga qelia.
    “E dini që dënimi im është politik. Nuk kam pasur asnjë interes personal dhe nuk kam përfituar. Akuzohem siç edhe e ka shkruar në vendim gjykate, gjykatësi i famshëm që nëpërmjet këtij veprimi kam dashur të rrëzoj qeverinë. Ka pasur një pritje të jashtëzakonshme nga qytetarët dhe sidomos nga kolegët që kam takuar. Dua t’i falënderoj një nga një për vizitat e shpeshta në burgun e Fierit, për shkak të cilësisë së tyre si deputet kanë pasur mundësinë të vijnë më shpesh”, tha Salianji.

  • Mashtroi me taksat, Ancelotti dënohet me një vit burg

    Mashtroi me taksat, Ancelotti dënohet me një vit burg

    9 Korrik 2025

    18:24

    Telesport

    Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg në Spanjë për evazion fiskal. Bëhet fjalë për vitin 2014, gjatë sezonit të tij të parë te Real Madrid.
    Dënimi përfshin një lirim nga akuzat për një vepër të ngjashme penale nga viti pasardhës. Trajneri aktual i Brazilit mori gjithashtu një gjobë prej 386,000 eurosh.
    Për fatin e tij të mirë, sipas ligjeve spanjolle, dënimi nuk përfshin një dënim të detyrueshëm me burg, pasi trajneri italian nuk ka precedentë penalë. Prokuroria e kishte akuzuar trajnerin për shmangie prej 1.062.079 eurosh në vitet tatimore 2014 (386,361 euro) dhe 2015 (675,718 euro).
    Ligji spanjoll parashikon që një dënim më pak se dy vjet për një krim jo të dhunshëm nuk mbart dënim me burg për ata që nuk kanë të kaluar kriminale.

  • ‘Dënimi i Salianjit ishte i ashpër’, Spahiu: Tani ka potencial për drejtimin e PD

    ‘Dënimi i Salianjit ishte i ashpër’, Spahiu: Tani ka potencial për drejtimin e PD

    Juristi Kreshnik Spahiu foli në një emision televiziv për lirimin e sotëm me kusht të ish deputetit Ervin Salianji, pas rreth 9 muajsh burgim.
    Për Spahiun, Salianji është një figurë me potencial për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
    “Pa dyshim kjo provon atë që thashë unë që sa pak e drejtë është drejtësia në Shqipëri. Ka shqiptarë që besojnë që Salinjit të bëhet që është njeriu më i rrezikshëm i opozitës shqiptare. Unë mendoj që vendimi me burg për Ervin Salianjin, ai mund të jetë fajtor, por dënimi me burg ishte shumë i ashpër. Kishte mënyrë tjetër, shërbim prove. Vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Ervin Salianjit është i drejtë sepse nuk është person me rrezikshmëri shoqërore. Ervin Salianji është ndër kandidaturat e vetme e potencialin për të qenë lider i opozitës në 2029”,- tha Spahiu.
    Spahiu shtoi tashmë Salianji ka fituar simpatinë e shumë demokratëve, por nuk përjashtoi mundësinë e ‘shkopinjve nën rrota’ që atij mund t’i “futen” nga figurat e tjera në Partinë Demokratike.

  • La qelinë pas 10 muajsh, Salianji: Dënimi im, regres në demokraci

    La qelinë pas 10 muajsh, Salianji: Dënimi im, regres në demokraci

    Ish deputeti Ervin Salianji fitoi lirinë këtë të martë, tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

    Vendimi u dha në Gjykatën e Fierit, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli, ndërsa edhe Prokuroria dha dakordësinë.
    Salianji, në një konferencë për mediat, deklaroi se burgosja e tij ishte politike, teksa shtoi se dënimi që iu bë solli regres në demokraci. Ish-deputeti nuk kurseu as akuzat ndaj Ramës dhe Partisë Socialiste.

    Salianji: Rikthehem pas 10 muajsh, thuajse siç ju premtova edhe herën e fundit kur u vetëdorëzova. Sot ja ku jemi, fatkeqësisht me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria. Me një Shqipëri që, edhe me dënimin tim, nuk pati ndonjë përfitim, por vetëm regres në demokraci. Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve më të mëdha të drogës në lidhje me pushtetin. Pushteti i Ramës buron nga këto lidhje, dhe dënimi politik ishte për të dhënë mesazh ndaj kolegëve të tjerë se kushdo që është kundër qeverisë mund ta pësojë edhe pa bërë asgjë. Është rasti i parë që një individ dënohet për këtë vepër penale, për kallëzim të rremë, ndërkohë që kallëzim nuk është bërë fare, vetëm një denoncim publik.
    /vizionplus.tv

  • “Burg politik”, Ervin Salianji flet pasi la qelitë e Fierit: Dënimi për të më shmangur nga betejat zgjedhore

    “Burg politik”, Ervin Salianji flet pasi la qelitë e Fierit: Dënimi për të më shmangur nga betejat zgjedhore

    Sapo doli nga burgu i Fierit, ku qëndroi për 10 muaj, ish-deputeti Ervin Salianji mbajti një prononcim për gazetarët e pranishëm.
    Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së: Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë. Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike.
    284 ditë burg bëri Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, që u dënua për kallëzim të rremë, si fabrikues i dosjes “Babalja”. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi ka kryer 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1-vit shtatorin e kaluar.

  • Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

    Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj i cili është dënuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha në vitin 2020.
    Kjo do të thotë se mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për vrasje me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Rekursi që është rrëzuar po ashtu, e kishte depozituar edhe Prokuroria e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg, dënimi maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn.
    Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.
    Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.
    Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

  • Vranë të riun, jepet dënimi për dy vëllezërit

    Vranë të riun, jepet dënimi për dy vëllezërit

    20-vjeçari Grei Bihuci u qëllua për vdekje më 11 mars 2024, në qendër të qytetit të Fierit. Mesditën e kësaj të hëne u paraqitën të gjitha palët në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit Fier, ku seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
    Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi e Elira Hroni. Prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj, ndërsa dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Ervis Goxhaj. Pas leximit të fakteve dhe dëshmive të dhëna në Prokurori, prokurori Vukaj kërkoi shpalljen fajtor të të pandehurve. Për Florian Mukën u kërkua 25 vjet burg, ndërsa për të miturin K.M., kushëririn e Florianit, 12 vjet burg.

    Nga ana e saj, mbrojtja deklaroi se Florian Muka e ka pranuar vrasjen, duke thënë se e ka kryer në kushte vetëmbrojtjeje. Ndërsa i mituri, 16-vjeçari K.M., vëllai i autorit, pohoi se ka qenë i pranishëm në vendngjarje gjatë sherrit, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Të dy të pandehurit kërkuan falje dhe shprehën pendesë për veprimet e kryera.
    Akuza për Florian Mukën ishte “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, sipas nenit 78/1 të Kodit Penal, për të cilën prokuroria kërkoi 25 vjet burg. Por duke marrë parasysh pranimin e fajësisë dhe pendesën, ai u dënua me 12 vjet burg, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Për të miturin K.M., u kërkua dënimi me 12 vjet burg, por ai u dënua vetëm për moskallëzim krimi, me 1 vit burg, të cilin e ka kryer gjatë paraburgimit, ndaj është lënë i lirë.

  • Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulm seksual pas rigjykimit në New York

    Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulm seksual pas rigjykimit në New York

    Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein u shpall fajtor për sulm seksual në Nju Jork, pasi dënimi i tij për krime seksuale në shtet u rrëzua.

    Një juri prej shtatë grash dhe pesë burrash diskutoi për pesë ditë pas një gjyqi gjashtë-javor përpara se të votonte unanimisht për ta dënuar atë për njërën nga tre akuzat.
    Juria e shpalli atë të pafajshëm për një akuzë shtesë për sulm seksual, por ende nuk ka arritur një vendim për akuzën e përdhunimit.
    Dënimi, siç vëren BBC, vjen përveç një dënimi prej 16 vitesh që Weinstein nuk e ka vuajtur ende pasi u dënua për krime seksuale në Los Angeles.
    Gjyqi u bazua në dëshminë e tre grave, ish-asistentes së prodhimit televiziv Miriam Haley, aktores Jessica Mann dhe modeles Kaya Sokola. Të treja akuzuan Weinstein se kishte përdorur pushtetin e tij në industrinë e argëtimit për t’i abuzuar seksualisht.
    Juria e shpalli ish-producentin fajtor për sulmin ndaj Hailey dhe të pafajshëm për sulmin ndaj Chocola. Ata ende nuk kanë arritur në një vendim për Mann, por planifikojnë të vazhdojnë shqyrtimin të enjten.
    Në prill, një gjykatë apeli rrëzoi dënimin e mëparshëm të Weinstein për krime seksuale, duke vendosur se ai nuk pati një gjykim të drejtë në vitin 2020 sepse gjyqtari lejoi gratë që bënë akuza kundër tij përtej akuzave specifike të dëshmonin. Weinstein, i cili vuan nga kanceri dhe diabeti, u mbajt në Spitalin Bellevue në vend të burgut të Rikers Island për arsye shëndetësore gjatë gjyqit.

    Top Channel

  • GJKKO bëri ‘sikur e dënoi’, drejtoresha e Veliajt niset me pushime dhe i nxjerr gjuhën nga Athina

    GJKKO bëri ‘sikur e dënoi’, drejtoresha e Veliajt niset me pushime dhe i nxjerr gjuhën nga Athina

    Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së.
    Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg, e cila nga gjykimi i shkurtuar i është ulur dënimi në 8 muaj burgim. Gjithsesi, GJKKO ia ka pezulluar dënimin me burg, duke ia konvertuar në 16 muaj shërbim prove. Po ashtu, Dëborah Keçit i është dhënë edhe dënim plotësues me heqjen e të drejtës për 5 vite për të ushtruar funksione publike.
    Vetëm pas tre ditësh, Deborah ka shpërndarë një postim në Instagram ku duket se dënimi nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private dhe është nisur me pushime në Athinë. Ajo shfaqet në një koncert, në shoqërinë e disa personave dhe duket se po e ‘shijon në maksimum’.
    Pra dënimi nga gjykata Gjykata e Posaçme nuk e ‘ka bezdisur’ aspak Keçin.

  • Abuzoi për dekada me qindra pacientë, shumica nën 15 vjeç: Jepet dënimi për ish-kirurgun

    Abuzoi për dekada me qindra pacientë, shumica nën 15 vjeç: Jepet dënimi për ish-kirurgun

    Gjykata franceze ka dhënë verdiktin për një ndër rastet më shokuese! Ish-kirurgu francez, Joël Le Scouarnec, sot 74 vjeç, është dënuar me 20 vjet burg, për abuzim seksual të qindra pacientëve, shumë prej tyre nën moshën 15 vjeç. Me dënimin e tij, përfundoi edhe gjyqi më i madh për abuzimin ndaj fëmijëve në historinë e Francës.

    Joël Le Scouarnec punoi si kirurg gastrointestinal në spitale publike dhe private në perëndim të Francës. Gjatë karrierës së tij, ai shpesh operoi fëmijë që vuanin nga apandesiti.

    Gjatë gjyqit tremujor në Vannes, ai u akuzua për 111 përdhunime dhe 189 sulme seksuale në periudhën 1989-2014 në spitale të ndryshme. Shumë nga fëmijët që ai abuzoi ishin nën anestezi ose sapo ishin zgjuar pas operacioneve. Disa u abuzuan në shtretërit e tyre në spital. Mosha mesatare e viktimave ishte 11 vjeç.

    Le Scouarnec më në fund pranoi të gjitha akuzat në gjykatë, duke thënë në deklaratën e fundit:
    “Nuk po kërkoj mëshirë nga gjykata.”

    Gjatë gjyqit ai tha: “Unë isha një kirurg që përfitoi nga statusi për të sulmuar fëmijët, nuk e mohoj këtë.”

    Vlerësimet psikologjike treguan se ai vazhdon të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

    Vetë avokati i Le Scouarnec, Maxime Tessier, i tha gjykatës: “Ai është plotësisht fajtor.”

    Tessier shtoi se bota mjekësore dhe politikanët francezë duhet të nxjerrin mësime nga “dështimi i madh i sistemit shëndetësor”, që nuk e ndaloi Le Scouarnec gjatë dekadave të abuzimeve.

    Le Scouarnec u raportua tek autoritetet franceze nga FBI në vitin 2004 pasi shihte imazhe të abuzimit ndaj fëmijëve në dark web. Në vitin 2005, ai u dënua në një gjykatë franceze për zotërim të materialeve të abuzimit ndaj fëmijëve dhe u dënua me 4 vjet burg me kusht, por gjykata nuk vendosi që ai të mos punonte më me fëmijë.

    Ai vazhdoi të merrte poste prestigjioze në spitale në të gjithë Francën deri kur doli në pension, në vitin 2017 dhe abuzoi sistematikisht me fëmijët që u nënshtroheshin operacioneve që ai kryente.

    Grupet e viktimave dhe aktivistët për mbrojtjen e fëmijëve thanë se gjyqi solli në pah dështime serioze nga shteti dhe zyrtarët. Ata kërkuan një vlerësim të plotë nga qeveria për mënyrën se si kirurgu mundi të vazhdonte të punonte dhe të abuzonte për kaq gjatë. Dënimi me 20 vite burg është maksimumi që Le Scouarnec mund të marrë për përdhunim të rënduar. Në Francë, dënimet nuk grumbullohen, ndryshe nga SHBA ku Le Scouarnec do të ishte dënuar me 2,000 vite burg, sipas prokurorit të shtetit, Stéphane Kellenberger.

    Le Scouarnec ndodhet tashmë në burg pasi u dënua në dhjetor 2020 me 15 vite për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj 4 fëmijëve. Kellenberger tha se pritet një tjetër gjyq pasi zyra e prokurorisë hapi një hetim për të gjetur më shumë viktima që nuk përfshihen në çështjen aktuale.

    “Ti ishe djalli dhe ndonjëherë djalli vishet me mantelin e bardhë,” i tha Kellenberger ish-kirurgut.

    Dënimi i tij në vitin 2005 nuk u raportua automatikisht në spitalet ku ai punoi. Ai u punësua në disa spitale rajonale që vareshin nga ekspertiza e tij për të qëndruar hapur.

    Në një rast, Le Scouarnec i kishte treguar Michèle Cals, ish-drejtoreshës së spitalit “Jonzac” në Francën perëndimore për dënimin e tij të vitit 2005, duke thënë se kishte parë imazhe abuzimi ndaj fëmijëve vetëm sepse ishte ndarë nga gruaja. Cals nuk mori asnjë paralajmërim për të mos u punësuar, ndaj vijoi sërish aktivitetin. “Na duheshin kirurgë,” i tha ajo gjykatës.

    Cals tha se dënimi i vitit 2005 nuk ia ndalonte të ishte pranë të miturve. Ajo pranoi se “nuk hulumtoi mjaftueshëm” dhe e cilësoi si një “dështim” nga ana e saj dhe e eprorëve.

    Joël Belloc, kreu i Urdhrit të Mjekëve në Charente-Maritime, ku Le Scouarnec e përfundoi karrierën, u pyet nëse mund të kishte vepruar ndryshe. Ai tha: “Me mendje të kthjellët, është e qartë që po.” Ai shtoi se “perceptimet ishin ndryshe” në atë kohë.

    Rreth 20 viktima të Le Scouarnec dhe të afërmit e tyre protestuan jashtë gjykatës më herët këtë muaj për atë që e quajtën “heshtja e botës politike”. Ata kërkuan ngritjen e një komisioni qeveritar për të adresuar mësimet nga rasti Le Scouarnec dhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Grupi deklaroi: “Jemi të tronditur që gjyqi i shekullit nuk po shihet si një pikë kthese nga qeveria dhe nga publiku i gjerë.”

    Manon Lemoine, tani 36 vjeç, një nga viktimat që Le Scouarnec pranoi ta kishte përdhunuar kur ajo ishte 11 vjeç, tha: “Po përpiqen ta paraqesin si një monstër, por kjo është monstra që shoqëria krijoi dhe e lejoi të vazhdonte rrugën e vet”.