Avokati Romeo Kara ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët përballen me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Sipas avokatit Kara, nëse provat që janë mbledhur gjatë hetimit për Ilir Metën rezultojnë të sakta dhe të pakontestueshme në procesin gjyqësor, dënimi i tij mund të jetë i rëndë dhe të arrijë deri në 10-15 vite burg. Për sa i përket zonjës Kryemadhi, ai u shpreh më i rezervuar: “nuk mund të them diçka të qartë”.
Duke folur për dinamikën dhe afatet e mundshme të procesit, Kara tha se në kushte normale, nëse kjo çështje nuk do të kishte një rëndësi kaq të madhe për opinionin publik dhe për ngarkesën simbolike që mbart, gjyqi mund të përfundonte edhe brenda një muaji. Megjithatë, duke pasur parasysh profilin e lartë të të pandehurve dhe ndjeshmërinë e lartë publike, ai parashikon që procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë mund të zgjasë deri në një vit e gjysmë.
“Po të ishte një gjyq jo kaq i rëndësishëm nga ana e opinionit mund të shkonte edhe një muaj. Por mund të zgjasë edhe më tepër. Kjo seancë nuk besoj se do t’i kalojë më tepër se gjashtë muaj. Maksimumi them. Shkalla e parë mendohet që duhet të mbyllet edhe brenda 1 viti e gjysmë. Hetimi ka qenë shumë i rëndësishëm, tani jemi përballë vijueshmërisë provave. Le të shpresojmë të jetë një proces i drejtë gjyqësor.”, tha Kara në një intervistë për emisionin “Edicioni i Fundit”.
Avokati theksoi gjithashtu se kjo është një nga çështjet më të rëndësishme të viteve të fundit për drejtësinë shqiptare, pasi për herë të parë një figurë me një karrierë të gjatë politike dhe pozita të larta shtetërore përballet me akuza të tilla serioze para sistemit të drejtësisë. Ai nënvizoi nevojën për një proces të paanshëm, ku vendimet të bazohen vetëm mbi ligjin dhe faktet.
Tag: dënimi
-

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati Romeo Kara: Ja sa mund të shkojë dënimi për Ilir Metën
-

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse akuzat provohen, dënimi mund të shkojë 10-15 vite
Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të rënda korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjatë intervistës, avokati tha se nëse provohen saktë akuzat dënimi për Metën mund të jetë 10-15 vite, ndërsa për Kryemadhin u shpreh: “nuk mund të them diçka të qartë”.
“Po të ishte një gjyq jo kaq i rëndësishëm nga ana e opinionit mund të shkonte edhe një muaj. Por mund të zgjasë edhe më tepër. Kjo seancë nuk besoj se do t’i kalojë më tepër se gjashtë muaj. Maksimumi them. Shkalla e parë mendohet që duhet të mbyllet edhe brenda 1 viti e gjysmë. Hetimi ka qenë shumë i rëndësishëm, tani jemi përballë vijueshmërisë provave. Le të shpresojmë të jetë një proces i drejtë gjyqësor”, tha më tej ai. -

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës.I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
-

Kodi i Ri Penal! Njihuni me veprat e reja penale, dënimin për bigaminë dhe lehtësirat për të burgosurit përjetë
PAMJE NGA MBLEDHJA
TIRANË-Për tre vite me radhë, institucionet në Shqipëri kanë punuar për një Kod të Ri Penal që pritet të marrë aprovimin e Bashkimit Evropian dhe të kalojë në Kuvend për miratim me shumicë. Ky Kod Penal që synon të jetë i qëndrueshëm për 20 apo 30 vitet e ardhshme, do të prekë shtresat thelbësore të shoqërisë përfshin një sërë ndryshimesh. Gjithsej janë bërë 30 ndërhyrje. Kodi i Ri parashikohet të jetë me 327 nene, në krahasim me atë aktualin i cili ka 285 nene e 550 paragrafe.
Gjithashtu, Kodi i ri organizon veprat penale në mënyrë më logjike dhe me më pak përsëritje, për shembull, krimet seksuale, korrupsioni, dhuna familjare, janë të grupuara qartë. Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me lirimin e të dënuarve përjetë. Një i dënuar i përjetshëm lejohet të përfitojë nga ligji pasi ka shlyer jo më pak se 35 vjet burg, nëse ka shfaqur pendesë dhe vlera etike e shoqërore.Mashtrimi do të ndëshkohet me 5 vjet burg, krahasuar me maksimale 3 vjet në ligjin aktual. Për trafik droge, kodi i ri parashikon dënime nga 5 deri 15 vjet burg, ndërsa kodi aktual kishte maksimum 10 vjet në raste të rënda. Mosha e përgjegjësisë për marrëdhënie seksuale me të mitur. Mosha e lejueshme rritet nga 14 në 16 vjeç, dhe dënimi parashikon nga 5 deri 10 vjet burg. Mosha mbi 14 nëse ka konsensus, nuk përbën vepër penale, ndërsa nën 14 vjeç ndëshkohet edhe nëse ka consensus.
Burg për bigaminë, dënime deri në 4 vjet për martesë të dyfishtë. Lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale. Bashkëjetesa e një personi të rritur me një të mitur 14-16 vjeç për qëllime martesore dënohet me 4-8 vjet burg. Bashkëjetesa me të mitur 16-18 vjeç dënohet me 2-5 vjet burg. Prindi, kujdestari ose personi që ushtron autoritet prindëror dhe nxit bashkëjetesën me të miturin 14-18 vjeç dënohet me 5-10 vjet burg. Nëse bashkëjetesa kryhet me person nën 14 vjeç, dënimi është 8-16 vjet burg.
Në rast të përfitimit pasuror nga kjo vepër penale, dënimet në secilin rast shtohen deri në gjysmën e dënimit fillestar.Evazioni fiskal dhe kontrabanda trajtohen me rreptësi: dënim deri në 10 vjet burg për kontrabandë dhe humbje të privilegjeve të gjobave në favor të burgimit të mundshëm, zakonisht zgjidhet administrativisht, por në raste evazioni me vlera të larta ka dhe dënim me burg.
Paraburgimi dhe llogaritja e tij kanë pësuar gjithashtu ndryshime. Një ditë paraburgimi vlerësohet si një ditë burg (kundrejt 1.5 ditë në ligjin aktual), duke rezultuar në dalje më të hershme nga burgu për të paraburgosurit. Mbrojtje më e madhe për pronën dhe reagim ndaj agresionit në banesë. Zgjerohet parimi i mbrojtjes së pronës, vetëmbrojtja në shtëpi nuk kërkon më proporcionalitet të rreptë, parashikohet si e “ligjshme në çdo rast”. Konfiskimi i pasurive nga vepra penale parashikon konfiskimin e mjeteve dhe të ardhurave nga krimi, por shpesh kërkon vendim përfundimtar.
Prishja e qetësisë publike. Me Kodin e ri Penal pritet të ulet dënimi për personat që prishin qetësinë publike. Kjo vepër penale do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Ndërsa sipas Kodit Penal në fuqi, kjo vepër dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg. Por do të ashpërsohen masat për organizatorët e aktiviteteve që tejkalojnë kushtet e përcaktuara në leje. Sipas Kodit të ri Penal, kur kjo vepër kryhet nga persona të pajisur me leje për organizimin e aktiviteteve të zhurmshme, por në shkelje të kushteve të vendosura nga autoritetet, dënimi penal rritet me një të dytën e masës së parashikuar.
Përdorimi i paligjshëm të imazhit. Lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg. Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar. Krimet kibernetike mund të dënohen me burgim nga gjashtë deri në tre vjet burg. Por, po ashtu, është menduar edhe për ngacmimin kibernetik. Në këto raste dënimi mund të jetë nga një deri në katër vjet.
Surrogacia me qëllim fitimin dënohet me gjobë ose deri në 3 vjet burg. Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë që ka shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç̧, apo kur janë rastet e parashikuara në këtë Kod, edhe për personat që nuk kanë mbushur moshën 21 vjeç si dhe ndaj grave.
Ndalimi i së drejtës për t’u zgjedhur në organet legjislative kombëtare apo vendore, për një kohë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet deri në njëzet e pesë vjet, jepet ndaj personit që ka kryer një krim që lidhet me krimet zgjedhore, ushtrimin e detyrës duke shpërdoruar funksionin publik ose, kur ka kryer një krim për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se pesë vjet./ZËRI -

FOTO/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët
Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj.
Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma si koncerte, festa apo evente të tjera, por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.
Neni 406
Prishja e qetësisë publike
1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij. -

Drafti i Kodit të ri Penal/ Ulet dënimi për prishjen e qetësisë publike, por penalizim më i ashpër për organizatorët
Me Kodin e ri Penal do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj. Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg.
Por, sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma – si koncerte, festa apo evente të tjera – por i tejkalojnë kushtet e vendosura në leje, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë më i ashpër. Sipas Kodit të ri penal, dënimi i parashikuar për këtë vepër penale nëse kryhet nga organizatorët shtohet me një të dytën e tij.
Neni 406
Prishja e qetësisë publike
1. Krijimi i zhurmave shqetësuese, si: muzika me zë të lartë përtej normës së lejuar në aktet dhe ligjet e posaçme, përdorimi jashtë rregullave i sinjaleve akustike, si dhe çdo lloj tjetër zhurme që vjen nga sjellje të papëlqyeshme apo nga kafshët, kur kryhen në rrugë, sheshe, qendra banimi, punë apo vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e gëzimit të jetës dhe pronës apo mospërfillin haptazi rregullat e mjedisit urban dhe respektin për të, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
2. Kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë, kryhet nga personat që mbajnë leje të organizojnë rastet që mund të prodhojnë zhurma, në tejkalim të kushteve të saj, siguruar nëpërmjet nëpunësve publikë, dënimi penal shtohet me një të dytën e tij. -

Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin
Bota E Mërkurë, 23 Korrik 2025 21:03
30-vjeçari që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm. Bryan Kohberger u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje që nënkuptonte se ai do të shmangte dënimin me vdekje.
Kohberger hyri fshehurazi në një shtëpi me qira në Idaho, e cila nuk është shumë larg kampusit universitar, dhe vrau Ethan Chapin, Xana Kernodle, Madison Mogen dhe Kaylee GoncalvesNë gjykatë, Bethany Funke, e cila i mbijetoi sulmit, tha për shoqet e saj të dhomës në një deklaratë: “E urrej që ato kanë ikur, por për ndonjë arsye, unë jam ende këtu dhe kam mundësi të jetoj. Ende mendoj për këtë çdo ditë. Pse unë? Pse arrita të jetoja unë dhe jo ato?”.
-

I përfshirë në bastisjen fatale ku u vra një grua me ngjyrë, dënohet me 33 muaj burg ish-oficeri
Brett Hankison, ish-oficer i policisë në Kentucky, është dënuar me 33 muaj burg për shkelje të të drejtave civile gjatë bastisjes së vitit 2020 që çoi në vrasjen e Breonna Taylor, një gruaje me ngjyrë.
Ky është dënimi i vetëm i dhënë ndaj një oficeri të përfshirë në bastisjen fatale në apartamentin e saj.
Një juri federale e shpalli Hankison fajtor për përdorim të forcës së tepruar, pasi ai qëlloi dhjetë herë në drejtim të apartamentit të Taylor pa pasur shikueshmëri të qartë. Plumbat e tij nuk e goditën Taylor-in, por përfunduan në një apartament fqinj ku ndodheshin një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Avokatët e familjes e quajtën dënimin “drejtësi të vogël”, ndërsa nëna e Taylor, Tamika Palmer, kritikoi Departamentin e Drejtësisë për rekomandimin fillestar të një dënimi simbolik prej vetëm një dite burg. Protestuesit u mblodhën jashtë gjykatës, dhe tezja e Taylor, Bianca Austin, u arrestua gjatë demonstratës.
Dënimi erdhi pas rizgjedhjes së Donald Trump, administrata e të cilit rekomandoi një dënim shumë më të lehtë se ai i kërkuar më parë nga zyrtarët e epokës Biden. Rekomandimi për një ditë burg nga Departamenti i Drejtësisë i udhëhequr nga Trump u cilësua si “ofendues” nga përfaqësuesit ligjorë të familjes Taylor.
Breonna Taylor u vra gjatë një bastisjeje “pa trokitje” në shtëpinë e saj nga oficerët me rroba civile. Rasti i saj ndezi protesta masive dhe u bë simbol i lëvizjes Black Lives Matter. Ndërkohë, administrata Trump ka filluar të tërheqë hetimet mbi sjelljet sistematike të policisë, duke shkaktuar largimin e qindra avokatëve nga Departamenti i Drejtësisë.
Hankison do të përballet me tre vjet liri të mbikëqyrur pas përfundimit të dënimit. Një ish-oficere tjetër, Kelly Goodlett, pritet të dënohet vitin e ardhshëm për konspiracion në falsifikimin e urdhrit të bastisjes.Top Channel
-

Oficeri i përfshirë në bastisjen fatale të Breonna Taylor dënohet me 33 muaj burg
Brett Hankison, ish-oficer i policisë në Kentucky, është dënuar me 33 muaj burg për shkelje të të drejtave civile gjatë bastisjes së vitit 2020 që çoi në vrasjen e Breonna Taylor, një gruaje me ngjyrë. Ky është dënimi i vetëm i dhënë ndaj një oficeri të përfshirë në bastisjen fatale në apartamentin e saj.
Një juri federale e shpalli Hankison fajtor për përdorim të forcës së tepruar, pasi ai qëlloi dhjetë herë në drejtim të apartamentit të Taylor pa pasur shikueshmëri të qartë. Plumbat e tij nuk e goditën Taylor-in, por përfunduan në një apartament fqinj ku ndodheshin një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Avokatët e familjes e quajtën dënimin “drejtësi të vogël”, ndërsa nëna e Taylor, Tamika Palmer, kritikoi Departamentin e Drejtësisë për rekomandimin fillestar të një dënimi simbolik prej vetëm një dite burg. Protestuesit u mblodhën jashtë gjykatës, dhe tezja e Taylor, Bianca Austin, u arrestua gjatë demonstratës.
Dënimi erdhi pas rizgjedhjes së Donald Trump, administrata e të cilit rekomandoi një dënim shumë më të lehtë se ai i kërkuar më parë nga zyrtarët e epokës Biden. Rekomandimi për një ditë burg nga Departamenti i Drejtësisë i udhëhequr nga Trump u cilësua si “ofendues” nga përfaqësuesit ligjorë të familjes Taylor.
Breonna Taylor u vra gjatë një bastisjeje “pa trokitje” në shtëpinë e saj nga oficerët me rroba civile. Rasti i saj ndezi protesta masive dhe u bë simbol i lëvizjes Black Lives Matter. Ndërkohë, administrata Trump ka filluar të tërheqë hetimet mbi sjelljet sistematike të policisë, duke shkaktuar largimin e qindra avokatëve nga Departamenti i Drejtësisë.
Hankison do të përballet me tre vjet liri të mbikëqyrur pas përfundimit të dënimit. Një ish-oficere tjetër, Kelly Goodlett, pritet të dënohet vitin e ardhshëm për konspiracion në falsifikimin e urdhrit të bastisjes.Top Channel
-

Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës, vazhdon beteja për ankimim deri në Strasburg: Akuzohem se kam dashur të rrëzoj qeverinë!
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur në orët e para të mëngjesit në zyrat e Shërbimit të Provës, i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho. Ky veprim vjen në kuadër të lirimit të tij me kusht, pas vuajtjes së 9 muaj e gjysmë burgimi nga dënimi prej 1 viti.
Salianji u lirua nga burgu i Fierit më 8 Korrik, me vendim të Gjykatës së Fierit, pasi kishte përfunduar dy të tretat e dënimit. Lirimi i tij u bazua në raporte pozitive nga burgu i Fierit dhe Shërbimi i Provës, si dhe në dakordësinë e shprehur nga prokurori i çështjes. Ish-deputeti ndodhej në burg që prej 27 shtatorit të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë – një vendim i cilësuar gjegjësisht politik.
Dënimi erdhi pas denoncimeve të Salianjit ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin ai e kishte akuzuar për trafik droge. Vendimi i Apelit u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Ervin Salianji dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar dënimin e tij si një hakmarrje politike nga Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj, duke pohuar se vendimi nuk bazohet në prova dhe ligj. Salianji e konsideron veten si një të dënuar politik dhe ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen ligjore në të gjitha nivelet, deri në Gjykatën e Strasburgut.
Pas paraqitjes në Shërbimin e Provës, Salianji ka folur për mediat, duke bërë të ditur hapat e ardhshëm ligjorë që do të ndërmarrë. Salianji paralajmëroi se nëse nuk gjen drejtësi në gjykata shqiptare do të drejtohet Strasburgut dhe u shpreh me ironi se drejtësia e ka akuzuar se ka “dashur të rrëzoj qeverinë”. Qëllim ky për të cilin shtoi se do të luftojë cdo ditë.
“Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori. Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit. Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”, tha Salianji.
Ai njoftoi se do të paraqitet sërish në Shërbimin e Provës brenda këtij muaji dhe më pas do të ndërtohet një program i posaçëm. Salianji shtoi se ndërkohë që respekton vendimin e gjykatës, ai mbetet i vendosur për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të drejtën e tij.