Tag: dënime

  • Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

    Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

    Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pesë anëtarë të lartë të familjes mafioze Bai, pjesë e një rrjeti kriminal që drejtonte skema të mëdha mashtrimi dhe trafikimi, ndërsa 21 persona gjithsej u shpallën fajtorë për mashtrim, vrasje, lëndime dhe krime të tjera, njoftoi media shtetërore.

    Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Shenzhenit dënoi me vdekje Bai Suocheng (patriarkun) dhe djalin e tij Bai Yingcang, si dhe tre të tjerë, Yang Liqiang, Hu Xiaojiang dhe Chen Guangyi. Vendimi vjen si pjesë e një fushate më të gjerë kineze për të shkatërruar rrjetet e mashtrimeve që veprojnë në Azinë Juglindore.
    Numri i të dënuarve: 21 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes Bai u shpallën fajtorë; dënime variojnë nga dënime me vdekje (5), dënime me vdekje me kusht (2), burgim i përjetshëm (5) dhe burgime nga 3 deri 20 vjet për të tjerët.
    Aktivitetet çuan në vdekjen e së paku 6 qytetarëve kinezë, një vetëvrasje dhe shumë të lënduar; mijëra punëtorë të trafikuar, përfshirë shumë kinezë, u detyruan të punonin dhe të mashtrojnë të tjerë.
    Një hetues kinez i cituar në dokumentarin e transmetuar nga mediat shtetërore tha: “Është për të paralajmëruar njerëzit e tjerë, pavarësisht se kush jeni, ku ndodheni, për sa kohë që kryeni krime të tilla të tmerrshme kundër popullit kinez, do ta paguani çmimin.”

    Top Channel

  • Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës, Ermir Ndreaj

    Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës, Ermir Ndreaj

    Në Belgjikë është zhvilluar seanca gjyqësore kundër dy figurave kryesore të mafies ballkanike në Antverpë, Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, ku prokuroria ka kërkuar dënimet maksimale për ta. Sipas autoriteteve belge, organizata e tyre kriminale ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine deri në Evropë, duke operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe duke përdorur kompani të ndryshme për trafikim. Ermir Ndreaj, i arrestuar muajin korrik në Tiranë, kërkohet të dënohet me 20 vite burg, ndërsa për Al Murdaan janë kërkuar 15 vite.
    Sani Al Murdaa, i njohur si një nga trafikantët më të mëdhenj në Belgjikë dhe lideri i kësaj organizate, menaxhon rrjetin kriminal që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi. Ai ka investuar miliona euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës, ndërsa përfshinë edhe bashkëpunimin me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve të rrezikshme kimike. Policia e ka vështirë të gjejë vendndodhjen e tij, duke e quajtur “Shade” për aftësinë e tij për t’u fshehur dhe shmangur hetimet.
    Prokurorja federale Marianne Cappelle shprehu zhgënjimin për dënimet e mundshme, duke theksuar se ligji lejon maksimum 20 vite burg, ndonëse ajo do të dëshironte të kërkonte dënime shumë më të rënda për këta kriminelë. Përveç Al Murdaad dhe Ndreajt, në procesin Kookëas janë kërkuar dënime edhe për disa anëtarë të tjerë të rrjetit, ndërsa gjyqi do të vazhdojë në ditët në vijim për të sqaruar më tej rolin e të gjithë pjesëmarrësve.
    Kërkesat për dënime:
    Sani Al Murdaa – 15 vjet (pa dënime të mëparshme)
    Ermir Ndreaj (Cinco) – 20 vjet (me rekord penal)
    Yassine M. – 15 vjet
    Ronald V.M. – 18 vjet
    Bert V.G. (ndërtuesi) – 7 vjet

  • Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës

    Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës

    Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Antverpë, Belgjikë, dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike – Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj – po përballen me kërkesa për dënime të rënda nga prokuroria, pas akuza serioze kundër tyre.

    Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim.
    Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg.
    Për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.
    Sani Al Murdaa, i njohur si një prej trafikantëve më të mëdhenj në Belgjikë dhe lider i rrjetit të kriminalitetit që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi, thuhet se ka investuar milionë euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës dhe ka bashkëpunuar me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve kimike të rrezikshme. Ai shpesh quhet “Shade” për aftësinë e tij për t’u fshehur dhe shmangur hetimet policore.
    Gjyqi “Kookëas” nuk përfshin vetëm Al Murdaan dhe Ndreajn, por edhe disa persona të tjerë të përfshirë në rrjetin, ku prokuroria po kërkon dënime për secilin sipas rolit të tij. Seanca vazhdon në ditët në vijim, me qëllim qartësimin e veprës dhe përgjegjësive të secilit të akuzuar.

    Top Channel

  • Dënime të rënda në draftin e ri: 8 vite burg për ata që shesin ilaçe të skaduara

    Dënime të rënda në draftin e ri: 8 vite burg për ata që shesin ilaçe të skaduara

    Pas situatës sfiduese që vendi, edhe e gjithë bota, përjetuan gjatë pandemisë së koronavirusit, në draftin e propozuar për Kodin e ri Penal të vendit, i është kushtuar një kapitull të veçantë mbrojtjes së shëndetit publik.
    Jo më pak se 35 vjet dhe deri në burgim të përjetshëm parashikohet në nenin 441 të draftit, nëse dikush shkakton qëllimisht një epidemi përmes shpërndarjes së viruseve apo baktereve patogjenë. Dënim shumë i rëndë parashikohet edhe për rastet kur kjo ndodh nga pakujdesia, 10 deri në 20 vjet heqje lirie. Kodi aktual nuk ka asnjë nen që lidhet me shkaktimin epidemisë.

    Megjithatë, propozuesit e draftit të ri kanë marrë pothuajse identik nenin që flet për përhapjen e sëmundjeve infektive. Burgim deri në 8 vjet parashikohet përhapja e një sëmundjeje ngjitëse krijon pasoja të rënda.
    Neni 444 sanksionon se zyrtarët publikë që nuk raportojnë sëmundjet infektive apo pandemike, sipas detyrimeve ligjore, do të përballen me gjoba apo edhe masa administrative plotësuese. Nga ana tjetër, mosrespektimi i rregullave të karantinës, urdhrave shëndetësorë apo masave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet, në varësi të rrezikut të krijuar.

    Transmetimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme duke qenë i vetëdijshëm për infektimin, do të përbëjë vepër penale që dënohet nga 2 deri në 6 vjet.
    Në draftin e ri janë parashikuar masa të forta edhe për kontrollin e tregut farmaceutik. Prodhimi, importimi ose tregtimi i barnave pa leje, të skaduara, ose që paraqesin rrezik për shëndetin, do të dënohet me burgim deri në 8 vjet, në varësi të rrezikut. Mashtrimi në përmbajtjen, përbërjen apo dokumentacionin e barnave, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë, efikasitetin apo cilësinë e produkteve mjekësore, do të ndëshkohet me dënime që variojnë nga 2 deri në 8 vjet burgim.

    Edhe reklamimi “mashtrues” apo shpërndarja e produkteve të dëmshme për shëndetin, veçanërisht kur i drejtohen fëmijëve apo personave vulnerabël, dënohet me gjobë ose burgim deri në 4 vite.
    Nëse këto vepra penale kryhen nga personel shëndetësor, mësues, zyrtarë publikë apo punonjës të institucioneve publike, ato konsiderohen rrethana të rënduara dhe dënimi mund të rritet deri në 50%.
    Nëse përgjegjëse janë kompani apo institucione, ato mund të përballen me mbyllje të përhershme, gjobë të shumëfishtë apo konfiskim të pronës dhe të ardhurave të paligjshme.

  • Neni “Inkuizitor” i Kodit Penal: Dënime me burg për “tallje” me politikanët

    Neni “Inkuizitor” i Kodit Penal: Dënime me burg për “tallje” me politikanët

    Një ndër pikat më të kontestuara në draft-Kodin e ri Penal është Neni 236, i cili parashikon dënime deri në katër vjet burg për “përdhosjen e Republikës dhe simboleve të saj”. Ky nen, ndryshe nga Kodi Penal aktual, zgjeron ndjeshëm listën e atyre që mbrohen ligjërisht, duke përfshirë Presidentin, Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Gjykatën Kushtetuese, sistemin gjyqësor, Forcat e Armatosura, si dhe “Dëshmorët e Atdheut”.
    Sipas përkufizimit të draftit, “përdhosja” do të kuptohet si “tallja, përbuzja, përçmimi, poshtërimi apo bërja e padobishme” e këtyre institucioneve. Më shqetësuese është se dënimi me burg deri në katër vjet rrezikon të përdoret për të goditur mediat dhe gazetarët, në rast se kritikat e tyre vlerësohen si “përdhosje”. Për “subjektet juridike,” ky nen parashikon masa shtesë, si ndalimi i veprimtarisë deri në pesë vjet.
    Kritikët e shohin këtë draft si një kthim pas në kohën e rregjimeve totalitare. Kodi aktual penal, në nenin 268, parashikon si “poshtërim” të Republikës vetëm dëmtimin e flamurit apo stemës dhe dënimi i parashikuar është shumë më i ulët, deri në tre muaj burg. Për më tepër, drafti i ri duket se jep masë ndëshkimi më të lartë për institucionet se sa për “përdhosjen” e vetë flamurit.
    Ky propozim shkon në kundërshtim të plotë me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila mbron fuqishëm lirinë e shprehjes. Në vitin 2012, Shqipëria shfuqizoi veprën penale të “shpifjes ndaj presidentit të Republikës,” në përputhje me nenin 10 të kësaj Karte. Drafti i ri jo vetëm që injoron këtë përparim, por shton mbrojtje shtesë për politikanët, gjë që bie në kundërshtim me parimin se udhëheqësit politikë duhet të kenë një shkallë më të lartë tolerance ndaj kritikave sesa qytetarët e zakonshëm.
    Kritikë të tjerë, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe kryetarin e Dhomës së Avokatëve Maksim Haxhia, e kanë cilësuar draftin si “inkuizitor” për shkak të politikës penale tepër të ashpër. Këto shqetësime lidhen gjithashtu me ashpërsimin e penaliteteve për shpifjen dhe fyerjen, sidomos kur preken politikanë, gjë që tregon se hartuesit e këtij dokumenti duket se kanë qenë të izoluar nga realiteti global dhe standardet ndërkombëtare.

  • Kodi i ri Penal/ Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

    Kodi i ri Penal/ Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

    Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë. Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.
    “Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.
    23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, -është shprehur Haxhia.

  • Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

    Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

    Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.
    Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.
    “Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.
    23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.
    Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet  të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”-është shprehur Haxhia.

  • Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë kundër Kodit të ri Penal: Dënime më shumë se në komunizëm

    Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë kundër Kodit të ri Penal: Dënime më shumë se në komunizëm

    Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.
    Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.

    “Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.
    23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.
    Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Haxhia.

  • Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit

    Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.
    Sipas pretencës së SPAK:
    Leonard Duka rrezikon 32 vite burg, me kërkesën që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë;
    Fatmir Hyseni gjithashtu 32 vite burg;
    Erlis Duka 25 vite burg;
    Aleksandër Manxhaku 22 vite burg;
    Oltjon Loga dhe Dritan Agai, nga 23 vite burg secili.
    Të pandehurit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik narkotikësh”, vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

  • EMRI / “Krime, jo shumë esktreme”, gjyqtarja lejon shqiptarin me 50 dënime që të qëndrojë në Britani

    EMRI / “Krime, jo shumë esktreme”, gjyqtarja lejon shqiptarin me 50 dënime që të qëndrojë në Britani

    Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton The Telegraph.
    Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme.
    Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.
    Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”. Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Kjo vendim shkaktoi reagime të forta politike. Chris Philp, sekretar i opozitës për çështjet e brendshme, e kritikoi gjyqtaren duke e quajtur “të larguar nga realiteti” dhe theksoi se Beshi është “qartë një rrezik për publikun britanik”.
    “Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të mbrojnë qytetarët ligjorë britanikë dhe jo kriminelët e huaj,” tha Philp.
    “Të gjithë të huajt që kanë kryer krime në Britani ose jashtë duhet të depërtohen, pa kushte. Duhet që të drejtat tona njerëzore për sigurinë të respektohen, e jo të drejtat e kriminelëve të jenë më të rëndësishme. Nëse unë bëhem sekretar i brendshëm, kjo do të ndryshojë.”