Prokuroria e Trapanit ka kërkuar një dënim me dhjetë vjet burg për kampionin olimpik të peshëngritjes Antonino Pizzolato, fitues të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe Lojërat Olimpike të Tokios 2021. Ai akuzohet për përdhunim të rëndë në grup.
Sipas gazetave ‘la Sicilia’ dhe ‘Giornale di Sicilia’, i njëjti dënim është kërkuar edhe për tre të pandehurit e tjerë, Davide Lupo, Claudio Tutino dhe Stefano Mongiovì. Paditësi civil, i përfaqësuar nga avokati Nicola Pellegrino, mbështet kërkesat për dënim.
Faktet e vitit 2022
Në qendër të procedurave janë akuzat për abuzim që dyshohet se është kryer në korrik 2022 në Trapani kundër një turisteje finlandeze, të cilën ai e takoi në një restorant me disa gra të tjera finlandeze.
Sipas prokurorëve Andrea Tarondo dhe Giulia Sbocchia, duke përfituar nga fakti që gruaja finlandeze kishte pirë, pasi kishte dalë nga restoranti dhe kishte larguar dy shoqet e saj, të katërtat dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj. Sulmi dyshohet se u ndal kur gruaja e re, me lot në sy, kërkoi të kthehej në hotelin e saj.
Sipas prokurores Giulia Sbocchia, “gjatë gjyqit nuk dolën prova që mund të vërtetonin ekzistencën e pëlqimit”. Gjykimi është shtyrë deri në janar dhe do të rifillojë me argumentet e palës mbrojtjese.
Tag: dënim
-

Përdhunuan në grup turisten e dehur, kërkohen nga 10 vite burg për peshëngritësin italian dhe tre shokët e tij
-

Furnizoi me ketaminë aktorin Matthew Perry, mjeku dënohet me 30 muaj burg
Mjeku nga Kalifornia, i cili i furnizoi ketaminë yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me 30 muaj burg, duke u bërë personi i parë që merr dënim me burg për vdekjen e aktorit nga mbidoza. Dr. Salvador Plasencia ishte një nga pesë të akuzuarit në një hetim federal shumëvjeçar që shqyrtoi se si Perry e siguroi anestezionin përmes një rrjeti droge në Hollywood.
Perry, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023, pas vitesh luftimesh me depresionin dhe varësinë. Familja e Perry-t i kërkoi gjykatësit një dënim të gjatë, duke e quajtur Plasencia-n “më fajtorin” dhe detajoi vështirësitë e tyre për të kuptuar pse ai e furnizonte vazhdimisht Perry-n me drogë.
“Z. Plasencia e pranon dënimin e Gjykatës sot me përulësi dhe keqardhje të thellë“, tha ekipi i tij ligjor në një deklaratë për BBC-në.
“Ai ishte një mjek i mirë, i dashur nga ata që trajtonte”, thuhet në deklaratë. “Ai është dikush që bëri gabime serioze në vendimet e tij për trajtimin që përfshinin përdorimin jashtë indikacioneve të ketaminës.”
Plasencia u deklarua fajtore gjatë verës për katër akuza për shpërndarje të ketaminës. Akuzat parashikonin një dënim maksimal prej 40 vjetësh burg, megjithëse prokurorët kishin kërkuar një dënim prej tre vjetësh.
Katër të akuzuarit e tjerë në këtë çështje, përfshirë një mjek tjetër, asistentin e tij dhe dy personat që i dhanë dozën e ketaminës që e vrau gjithashtu kanë pranuar fajësinë dhe do të dënohen në muajt në vijim.
I njohur më së miri për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, ylli i sitcom-it foli publikisht gjatë viteve për problemet e tij me depresionin dhe varësinë nga droga.
Babai dhe njerka e aktorit thanë se humbja e kishte “shkatërruar” familjen e tyre pasi “patriarku i tyre i ardhshëm” tani është zhdukur, duke fajësuar Plasencia-n, një mjek që nëna dhe njerku i Perry-t e quanin “çakall” i cili vazhdimisht e kishte thyer betimin e tij të Hipokratit.
Plasencia hoqi dorë vullnetarisht nga licenca e tij mjekësore kur u arrestua dhe hoqi dorë nga klinika e tij.
Ketamina ka disa efekte halucinogjene dhe duhet të administrohet vetëm nga një mjek. Aktori po merrte sasi të ligjshme dhe të përshkruara të ilaçit për të trajtuar depresionin e tij, por më pas filloi të donte më shumë sesa i ofrohej.
Prokurorët thonë se Plasencia, i njohur edhe si “Dr P” – i ka injektuar Perry-t ketaminë në shtëpinë e tij dhe në parkingun e një akuariumi në Long Beach, rreth 25 milje në jug të Los Angeles. Plasencia i mësoi asistentit të Perry-t, Kenneth Iwamasa i cili gjithashtu u deklarua fajtor në këtë çështje se si ta administronte ilaçin dhe u shiti atyre shishe shtesë për t’i mbajtur në shtëpi, sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura për marrëveshjen e pranimit të fajësisë.
Midis 30 shtatorit 2023 dhe 12 tetorit 2023, Plasencia shiti njëzet shishe 5 ml (100 mg/ml) me ketaminë, tableta për tableta me ketaminë dhe shiringa te Perry dhe asistenti i tij. -

GJKKO dënon ish-drejtorin e AKSH-it dhe kryeplakun e Saukut, njërit i jepet dënim me kusht
GJKKO dënon ish-drejtorin e AKSH-it dhe kryeplakun e Saukut, njërit i jepet dënim me kusht
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e korrupsionit zgjedhor ku të përfshirë janë ish-drejtori i AKSH-it në Tiranë, Dritan Stoka, dhe kryeplaku i Saukut, Agim Osmani. Të dy u akuzuan se jepnin legalizime dhe favore të tjera në këmbim të votave për Partinë Socialiste.
Dritan Stoka, shpall fajtor për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim. Ai u dënua me 2 vite burg, pas uljes së dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Stoka do të qëndrojë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Agim Osmani, morri të njëjtin dënim 2 vite burg pas uljes por gjykata vendosi t’i konvertojë pjesën e mbetur në 24 muaj me kusht. Për dy vitet e provës ai duhet të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të paraqitet rregullisht në Shërbimin e Provës. Gjithashtu, gjykata i ndaloi të shoqërohet me persona të dënuar.
Si nisi çështja
Rasti shpërtheu vitin e kaluar, kur SPAK arrestoi të dy zyrtarët, duke i akuzuar se gjatë zgjedhjeve lokale kishin ofruar legalizime, mbajtje në punë dhe favore të tjera në këmbim të votave. Hetimet kishin nisur pas dyshimeve se në zonën e Saukut ndërtimet informale po përdorëshin si mjet presioni ndaj votuesve.
SPAK deklaroi se Stoka dhe Osmani kishin kërkuar lista votuesish, i kishin detyruar disa prej tyre mbi mënyrën e votimit dhe kishin premtuar përfitime të parregullta në këmbim të mbështetjes për Partinë Socialiste.
Të dy u dënuan gjithashtu të paguajnë shpenzimet e procesit gjyqësor. Vendimi mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Dosja u konsiderua një prej rasteve ku strukturat lokale të pushtetit akuzohen se kanë përdorur legalizimet si mjet elektoral, një praktikë që është diskutuar prej kohësh në proceset zgjedhore. -

Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit
Një prokuror turk kërkon dënim burgu mbi 2.000 vjet për kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në burg që nga marsi në pritje të gjykimit për akuzat e korrupsionit, të cilat ai dhe partia kryesore opozitare i mohojnë.
Në aktakuzë, të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Imamoglu bashkë me 401 persona të tjerë akuzohet për pjesëmarrje në një rrjet korrupsioni që dyshohet se ka shkaktuar dëm prej 160 miliardë lirash (3,81 miliardë dollarë) ndaj shtetit gjatë 10 vjetëve.
Qindra anëtarë dhe udhëheqës të zgjedhur të partisë kryesore opozitare të Imamoglus, Partisë Republikane Popullore (CHP), përballen me një sërë akuzash lidhur me korrupsion, ndërsa partia e cilëson të gjithë procesin si të politizuar dhe antidemokratik.
Prokurori i përgjithshëm Akın Gurlek u tha gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë hartuar një aktakuzë prej 3.900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale në të cilat përfshihen 402 të dyshuar.
-

Përdhunoi dhe vrau 12-vjeçaren në Francë, burg përjetë për autoren/ Për herë të parë autoritetet franceze marrin këtë vendim për një grua
Tashmë është marrë vendimi për autoren e përdhunimit dhe vrasjes së një 12-vjeçareje në Paris, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.
Ky është rasti i parë në Francë ku një grua merr këtë dënim. Lola Davied u vra në tetor të vitit 2022, dhe trupi i saj u gjet në një bagazh pranë shtëpisë së saj.
Benkired, një emigrante nga Algjeria, kishte marrë urdhër për t’u larguar nga Franca.
Rasti ka nxitur reagime të forta nga politikanët e krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë, të cilët e kanë përdorur çështjen për qëllime politike.
Ndërkohë më parë, këtë dënim e kanë marrë vetëm figura të njohura, si vrasësi serial Michel Fourniret dhe xhihadisti Salah Abdeslam, pjesëmarrës në sulmet terroriste të Parisit në vitin 2015, që i morën jetën 130 personave.Top Channel
-

Jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme, gjykatësi: Dënim që tregon rëndësinë e krimeve
Gjykata Federale dënoi Sean “Diddy” Combs me burg dhe një gjobë maksimale prej 500,000 dollarësh, për krime të cilat gjykatësi Arun Subramanian i cilësoi si të ndihmuara nga “burimet e jashtëzakonshme” të artistit.
Gjobën prej gjysmë milioni dollarësh, Subramanian e justifikoi si një devijim në rritje nga udhëzimet standarde, duke theksuar se pasuria e Combs ka luajtur rol kyç në kryerjen e veprave penale.
Përveç dënimit financiar, Combs do të vuajë një dënim me burgim, i cili nuk u specifikua në informacionin paraprak. Gjykatësi e quajti këtë një periudhë të “vështirë” për të, duke u ndarë nga familja e tij, por shtoi se “ai do të ketë një jetë të re pas burgut.”
“Ky është një dënim serioz që pasqyron rëndësinë e krimeve dhe sjelljes suaj”, deklaroi Subramanian në sallën e gjyqit, duke lënë të kuptohet se vendimi synon të japë një mesazh të qartë për përgjegjësinë ligjore, pavarësisht statusit apo pasurisë.Top Channel
-

Prokurorët amerikanë kërkojnë mbi 11 vite burg për Sean “Diddy” Combs
Prokurorët federalë në SHBA po i kërkojnë gjyqtarit Arun Subramanian të dënojë me mbi 11 vite burg producentin dhe reperin e njohur Sean “Diddy” Combs, duke argumentuar se një dënim i gjatë është i nevojshëm për shkak të abuzimeve fizike dhe psikologjike që ai ka ushtruar për vite me radhë ndaj partnereve dhe punonjësve të tij. Në një dosje prej 161 faqesh, e paraqitur të hënën mbrëma, prokurorët i kërkuan gjykatës të refuzojë kërkesën e Combs për një dënim shumë më të shkurtër prej 14 muajsh (koha e kaluar në paraburgim).
Sipas tyre, Combs nuk ka treguar pendesë dhe është përpjekur të fajësojë viktimat. “Ai ka treguar vazhdimisht se shqetësohet vetëm për pushtetin dhe kontrollin e tij. Vetëm një dënim i konsiderueshëm me burg mund ta dekurajojë dhe t’u japë viktimave të ardhshme besim se abuzuesit do të mbahen përgjegjës, pavarësisht pasurisë apo famës,” shkruajnë prokurorët. Ata po ashtu kërkojnë gjobën maksimale prej 500 mijë dollarësh.
Departamenti Amerikan i Lirimit me Kusht rekomandoi një dënim mes pesë dhe shtatë viteve, ndërsa prokurorët paraqitën edhe letra nga Cassie Ventura, prindërit e saj dhe ish-punonjës të Combs, të cilët i kërkuan gjykatësit të marrë parasysh frikën dhe pasojat tek viktimat.
Vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 3 tetor. Combs u lirua në korrik nga akuzat më të rënda, si shantazhi dhe trafikimi i qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, por mbetet nën akuzë sipas Aktit Mann, që parashikon dënime deri në 10 vite burg për çdo shkelje. -

Prokurorët kërkojnë dënim maksimal për Diddyn/ Ja sa vite rrezikon producenti i njohur i shpallur fajtor për prostitucion
Sean “Diddy” Combs mund të përballet me një dënim deri në 11 vjet e tre muaj burg, pasi prokurorët federalë i kërkuan gjyqtarit të martën të vendosë këtë masë pas shpalljes së tij fajtor këtë verë për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni.
Rekomandimi i dënimit erdhi pak pas mesnatës dhe vetëm disa ditë para se Combs të dënohej, gjë që është planifikuar të premten. Në korrik, ai u shpall fajtor nga një juri federale, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe komplot shantazhi.
Në memorandumin e tyre, prokurorët kërkojnë gjithashtu një gjobë prej 500,000 dollarësh, duke theksuar se krimet e tij janë serioze dhe kanë justifikuar dënime mbi 10 vjet për të pandehurit që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar të tjerët. Ata shtuan se Combs nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e tij.
Gjatë gjyqit, prokurorët e akuzuan artistin për përdorimin e famës, pasurisë dhe ndikimit të tij për të detyruar dy ish-të dashurat e tij të merrnin pjesë në takime seksuale të orkestruara nga droga dhe eskorta meshkuj. Mbrojtja ka mohuar trafikimin dhe shtrëngimin, duke deklaruar se aktiviteti ishte konsensual dhe pjesë e një “stili jetese midis çifteve që shkëmbenin partnerë”.
Combs është mbajtur në burg federal në Bruklin që nga arrestimi i tij në shtator 2024. Avokatët e tij kërkuan një dënim më të lehtë, jo më shumë se 14 muaj, duke marrë parasysh kohën e kaluar në burg dhe rehabilitimin e tij gjatë këtij periudhe.
Sipas CNN, departamenti i lirimit me kusht në SHBA ka rekomanduar një dënim prej pesë deri në shtatë vjet burg.
Në dokumentet e dërguara gjykatës, prokurorët theksuan se Combs përpiqet të “riinterpretojë dekadat e abuzimit thjesht si marrëdhënie të ndërsjella toksike” dhe se ai “nuk është viktima”. Ata kërkuan që gjykata të marrë parasysh ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi viktimat.
Mes letrave të dorëzuara ishte edhe ajo e Casandra “Cassie” Ventura, ish e dashura e Combs, e cila dëshmoi për marrëdhënien dhjetëvjeçare që sipas saj ishte e shënuar nga abuzimi fizik dhe emocional. Në letrën e saj drejtuar gjyqtarit, Ventura kërkoi që dënimi i Combs të reflektojë përvojën e saj si viktimë dhe të marrë parasysh makthet dhe nevojën për kujdes psikologjik që ajo vazhdon të ketë.
“Nëse ai lirohet, veprimet e tij të para do të jenë hakmarrje ndaj meje dhe të tjerëve që folën për abuzimin e tij në gjyq,” shkruan Ventura. “Shpresoj që vendimi juaj të marrë në konsideratë të vërtetat që juria nuk arriti t’i shihte.”
Dënimi i Combs pritet të shpallet këtë të premte, duke vënë një pikë të rëndësishme në një nga rastet më të ndjekura të një artisti të famshëm në SHBA. -

Salianji për herë të fundit para Shërbimit të Provës: Mbaroi një dënim i padrejtë, tani betejë për një shoqëri me rregulla
Ish deputeti i PD Ervin Salianji, ka zbatuar vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit këtë të premte në zbatim të masës së shërbimit të provës.
Në një deklaratë për mediat ai tha se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese, e nëse ajo rezulton e kapur nga kryeministri, etapa e radhës do të jetë Strasburgu.
“Mbaroi një periudhë kufizimi dhe një dënim i padrejtë. Pasoja që solli denoncimi im ishte pozitive për shoqërinë, sepse një trafikant përfundoi në burg. Dënimi im nuk ishte për vepra që dëmtojnë shoqërinë – unë nuk kam vjedhur, nuk kam vrarë, nuk kam ushtruar dhunë dhe nuk kam bërë korrupsion. Përkundrazi, kam denoncuar me forcë korrupsionin, vjedhjet, vrasjet dhe trafikantët. Ky dënim u vendos sepse e kam mundur qeverinë, sepse kam goditur trafikantët, sepse kam fituar përballjet politike dhe elektorale me Edi Ramën”, tha Salianji.
Sipas tij “Gjatë kësaj periudhe prove, ashtu siç edhe pritej, nuk kreva asnjë krim, nuk dëmtova askënd dhe nuk i solla asnjë pasojë negative shoqërisë. I vetmi që u ndje i dëmtuar ishte pushteti, sepse unë e kam sfiduar dhe e kam fituar atë me votë e me denoncime. Do të bëj betejë për një shoqëri me rregulla, me drejtësi të barabartë për të gjithë dhe për demokraci të vërtetë. Ky është një angazhim që nuk e ndal asnjë padrejtësi.”.Top Channel
-

Sean Combs në prag të vendimit gjyqësor: A do të përfundojë në burg për më gjatë?
Artisti dhe producenti i njohur Sean “Diddy” Combs ndodhet përballë një momenti kyç në betejën e tij ligjore në New York, ku më 3 tetor pritet të shpallet dënimi për akuzat nën Aktin Mann, që lidhen me promovimin e prostitucionit.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar një dënim maksimal prej 14 muajsh burg, duke theksuar se Combs ka qëndruar pa incidente në burg dhe ka përballuar kushte të vështira për më shumë se një vit. Ata shtuan se reputacioni i tij është “shkatërruar në themel”, dhe dorëzuan rreth 70 letra mbështetëse nga familjarë dhe miq, përfshirë nënën e tij Janice Combs dhe fëmijët, të cilët e përshkruajnë si një baba të përkushtuar dhe figurë të rëndësishme në familje.
Në krahun tjetër, prokurorët kërkojnë një dënim shumë më të rëndë, duke argumentuar se provat tregojnë një model të përsëritur dhune, presioni dhe kontrolli. Ndër dëshmitë më tronditëse ishte ajo e ish-partneres Cassie Ventura, e cila përshkroi seancat seksuale të detyruara, shpesh të shoqëruara me drogë dhe manipulim emocional.
Mbrojtja e pranoi se Combs ka pasur sjellje problematike dhe marrëdhënie të vështira, por mohoi kategorikisht akuzat për trafikim seksual, duke e përshkruar si një person me të meta, por jo kriminel.
Çështja ka tërhequr vëmendje të madhe publike, duke u cilësuar si një nga proceset më të bujshme në historinë e industrisë muzikore amerikane.