Tag: dendura

  • Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit

    Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit

    Bota E Premte, 23 Maj 2025 21:32
    Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshëri dhe vetëtima goditi këtë të premte shumë pjesë të Serbisë. Ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.
    “Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim. Reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

    Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.

  • Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia e fuqishme godet Serbinë

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia e fuqishme godet Serbinë

    Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshëri dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton Nova.rs.
    “Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.
    Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.
    “Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.
    Menjëherë pas kësaj, reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.
    Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.

  • Dita e sotme me vranësira dhe reshje të dendura shiu, temperaturat në ulje

    Dita e sotme me vranësira dhe reshje të dendura shiu, temperaturat në ulje

    Ditën e sotme (22 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura duke filluar në orët e paradites dhe kryesisht gjatë orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura.

    Pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër, reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave, duke u ndërprerë më pas në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 16 m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 7 deri 20 °C;

    Në zonat e ulëta 9 deri 23 °C;

    Dhe në bregdet 13 deri 25 °C.

  • Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten disa rrugë të Mamurrasit

    Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten disa rrugë të Mamurrasit

    Reshjet intensive të shiut që ranë pasditen e së premtes në zonën e Kurbinit shkaktuan përmbytje në disa pjesë të qytetit, duke krijuar probleme serioze në qarkullimin rrugor dhe infrastrukturë.
    Situata më e rëndë u regjistrua në lagjen “Demokracia” të Mamurrasit, ku rrugët u mbuluan nga uji, duke e bërë të vështirë lëvizjen për këmbësorët dhe automjetet.
    Sipas banorëve të zonës, përmbytjet janë pasojë e vërshimit të ujërave nga zonat malore përreth, të cilat nuk janë përballuar nga sistemet ekzistuese të kanalizimeve. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për zhbllokimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në të ardhmen.

  • Vranësira të dendura dhe reshje shiu/ Ja si do të ndryshojnë temperaturat në parashikimin e motit sot…

    Vranësira të dendura dhe reshje shiu/ Ja si do të ndryshojnë temperaturat në parashikimin e motit sot…

    Gjatë orëve të pasdites; vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu; Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.
    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 – 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë. Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

  • Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

    Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

    Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

    Vranësirat e dendura pas orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore -2 deri 9°C;

    Në zonat e ulëta 1 deri 16°C;

    Dhe në bregdet 5 deri 17°C.

  • Reshje të dendura shiu/ Del nga shtrati lumi Makrova, përmbytje masive në qytetin e Shkupit

    Reshje të dendura shiu/ Del nga shtrati lumi Makrova, përmbytje masive në qytetin e Shkupit

    Reshjet e dendura të shiut që goditën Shkupin mbrëmjen e djeshme shkaktuan rritje të nivelit të lumit Markova, duke çuar në daljen e tij nga shtrati në disa zona dhe përmbytje të pronave.
    Sipas Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, lumi ka dalë mbi urën pranë vendbanimit Lubosh dhe ka shkaktuar përmbytje në disa shtëpi, depo dhe objekte industriale në fshatrat Studeniçan dhe Batinci, si dhe në pjesë të Pintisë.
    Përmbytje janë raportuar gjithashtu në një pjesë të bulevardit Boris Trajkovski, pranë lagjes Pintija. Autoritetet lokale në Studeniçan dhe Kisella Vodë kanë ndërhyrë në terren për të menaxhuar situatën, ndërsa në zonat më të prekura janë angazhuar shërbimet emergjente.
    Në operacionet e shpëtimit dhe menaxhimit të krizës po marrin pjesë Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrjet Publike të Qytetit të Shkupit, si dhe Njësitë e Pushtetit Lokal. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për çdo përkeqësim të mëtejshëm të kushte.

  • Greqia përfshihet nga reshje të dendura shiu, ishujt Paros dhe Mykono më të prekurit

    Greqia përfshihet nga reshje të dendura shiu, ishujt Paros dhe Mykono më të prekurit

    Greqia po përballet me një mot të keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona dhe ishuj. Kreu i komunitetit shqiptar në ishullin Mitilini, Elban Dervishbehaj, përshkroi situatën si kritike në disa pjesë të vendit, ku shkollat dhe institucionet janë detyruar të mbyllen.
    Sipas tij, zonat më të prekura janë ishujt e Kikladhes, veçanërisht Paros dhe Mykono, si dhe disa ishuj pranë Rodosit. Në ishullin e Paros, përmbytjet kanë bllokuar edhe aeroportin, ndërsa dëmet e shkaktuara pritet të vlerësohen në javët në vijim.
    Dervishbehaj theksoi gjithashtu se kjo situatë mund të ndikojë rëndë në sezonin turistik grek, i cili sapo është hapur. “Kjo është një goditje e madhe për turizmin, veçanërisht pas tërmetit në Santorini,” u shpreh ai. Reshjet pritet të vazhdojnë, duke përkeqësuar më tej situatën.