Tag: dendura

  • Përmbytjet e rënda shkatërrojnë rajone të shumta në Kinë, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

    Përmbytjet e rënda shkatërrojnë rajone të shumta në Kinë, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

    Kohët e fundit, reshje të vazhdueshme të dendura shiu kanë prekur rajonet lindore, veriore dhe verilindore të Kinës, duke shkaktuar përmbytje, fatkeqësi gjeologjike dhe viktima të shumta në Pekin, Hebei, Jilin dhe Shandong.
    Që nga nata e së dielës Pekini është goditur nga shira të rrëmbyeshëm.
    Deri në mesnatën e së hënës, të paktën 30 persona humbën jetën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Pekin. Reshjet e pandërprera të shiut dëmtuan gjithashtu 31 rrugë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në 136 fshatra. Që nga e hëna, reshjet mesatare në Pekin arritën në 165.9 mm, me Distriktin Miyun që përjetoi reshjet më të dendura me 543.4 mm.
    Përpjekjet për ndihmë në rast fatkeqësie, duke përfshirë shpëtimin, trajtimin, zhvendosjen e të evakuuarve dhe riparimet emergjente në zonat e prekura, janë në kulmin e tyre. Aktualisht 80.332 persona janë zhvendosur në të gjithë Pekinin. Shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar edhe objektet e energjisë elektrike dhe telekomunikacionit në distriktet veriore të Miyun, Huairou dhe Yanqing. Pas punës intensive të reparimit, deri më tani, 162 stacione bazë në të treja distriktet kanë rifilluar punën. Ndërkohë është rivendosur furnizimi me energji elektrike për gati 15.000 familje.
    Tani, kryeqyteti kinez ka intensifikuar përpjekjet e tij për parandalimin dhe kontrollin e përmbytjeve. Operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e zhdukur janë duke u zhvilluar, dhe ekipet e shpëtimit dhe furnizimet për ndihmë në rast fatkeqësie janë dërguar menjëherë.
    Presidenti i Kinës Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithanshme për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve në luftën kundër përmbytjeve dhe fatkeqësive gjeologjike, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që aktualisht po prekin disa pjesë të Kinës.
    Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës ka shpërndarë urgjentisht 200 milionë juanë nga buxheti qendror për të mbështetur përpjekjet e Pekinit në rimëkëmbjen emergjente pas përmbytjeve. Fondet do të lehtësojnë kryesisht riparimet urgjente të infrastrukturës së dëmtuar dhe objekteve të shërbimeve publike, duke përfshirë rrjetet e transportit, sistemet e ruajtjes së ujit dhe institucionet mjekësore në zonat e prekura rëndë si Miyun dhe Huairou, për të përshpejtuar rivendosjen e jetës normale dhe prodhimit.
    Provinca Hebei, përfshirë Chengde dhe Baoding, ka pësuar gjithashtu dëme të konsiderueshme. Në kontenëLuanping, një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, vrau tetë veta dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Kontej Fuping në qytetin Baoding përjetoi reshje ditore rekord, me pasojë dy humbje jete dhe dy të zhdukur.
    Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur zona të tjera në Kinën Lindore e Verilindore, duke çuar në përmbytje dhe fatkeqësi gjeologjike.
    Deri të martën, Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave caktuan 350 milionë juanë për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 korrik 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 8 korrik 2025…

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe zonën e qendrës në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 12-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Paralajmërim i ri për përmbytje/ Teksas ‘i kërcënuar’ nga reshjet e dendura

    Paralajmërim i ri për përmbytje/ Teksas ‘i kërcënuar’ nga reshjet e dendura

    Bashkia e Kerrville ka lëshuar një paralajmërim të ri për përmbytje, duke deklaruar se kërcënimi nga reshjet e dendura dhe përmbytjet vazhdon në disa pjesë të qarkut.

    “Sasi shtesë reshjesh prej 5 deri në 10 cm, dhe në raste të izoluara deri në 25 cm janë të mundshme brenda zonës së paralajmërimit për përmbytje”, thuhet në një postim të Bashkisë Kerrville në Facebook, duke cituar Shërbimin Kombëtar të Motit.

    Shtohet se “ka pak siguri se në cilën zonë saktësisht do të kalojë kjo stuhi”.

    Paralajmërimi i ri për përmbytje do të jetë në fuqi deri të shtunën në orën 19:00 CDT (01:00 sipas orës BST).

  • ‘Çmendet’ moti në Turqi, reshje të dendura dëbore në verilindje, zjarre në bregdetin perëndimor

    ‘Çmendet’ moti në Turqi, reshje të dendura dëbore në verilindje, zjarre në bregdetin perëndimor

    Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.

    Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.

    Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë.

    “Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize. Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” tha Gjenxha Karafazlioglu. “Ka rënë dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvinit, pranë kufirit me Gjeorgjinë, është goditur më shumë. Në Rize jemi mësuar me anomali klimatike… Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik rreth 30-40 vite më parë, por që atëherë nuk ka ndodhur më.”

    Pamje të transmetuara nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë në Rize.

    Reshjet kanë prekur gjithë rajonin verilindor të vendit, në një shtrirje prej rreth 100 kilometrash.

    Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, reshjet e dendura të shiut në provincën e Trabzonit janë shndërruar në dëborë në disa zona, për shkak të një rënieje të ndjeshme të temperaturave.

    Ndërkohë, në një distancë prej 1.600 kilometrash në perëndim, rajoni turistik i Izmirit përballet ende me zjarre të fuqishme, të nxitura nga thatësira dhe erërat e forta që arrijnë shpejtësinë deri në 85 km/h.

    Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë fundjavës, duke arritur të paktën 40°C në fillim të javës së ardhshme në bregdetin perëndimor dhe në juglindje të vendit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për banorët e Ankarasë, ku pritet që temperaturat të kalojnë 36°C.

  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

    FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

    Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.
    Në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.
    Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Pogradeci përfshihet nga reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere

    Pogradeci përfshihet nga reshje të dendura shiu, breshër dhe stuhi ere

    Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere kanë përfshirë pasditen e sotme zonën e Dardhasit dhe të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Pogradecit, duke krijuar situata problematike në disa akse rurale.
    Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që lëkundjet e erës kanë dëmtuar zona te ndryshme
    Sipas informacioneve paraprake, grupet e emergjencës civile janë në gadishmëri, të vendosura në disa pika të zonës, për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës ose për të ndihmuar banorët në nevojë.
    gijotina.com/

  • Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

    Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

    Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

    Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë në pedonale, kjo edhe për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.
    Megjithatë jo vetëm reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e rrugëve nacionale dhe ato ruale.
    Aktualisht nuk raportohen dëme në Bujqësi.

    Top Channel

  • Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale

    Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale

    Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë në pedonale, kjo edhe për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.
    Megjithatë jo vetëm reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e rrugëve nacionale dhe ato ruale.
    Aktualisht nuk raportohen dëme në Bujqësi.

  • Stuhi e fuqishme godet serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

    Stuhi e fuqishme godet serbinë, Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

    Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton nova.rs.

    “Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.

    Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.

    “Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.

    Menjëherë pas kësaj, reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

    Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë vende, por ende nuk ka informacione më të detajuara nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale në ndonjë vend.

  • Kthjellime dhe vranësira të dendura, merrni me vete çadrat/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

    Kthjellime dhe vranësira të dendura, merrni me vete çadrat/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

    Vendi ynë do të përjetojë një ditë me mot të paqëndrueshëm këtë të shtunë, ku alternohen kthjellimet me vranësira të dendura, të cilat në disa zona do të shoqërohen me reshje shiu.

    Në veri dhe verilindje të vendit, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale në këto zona do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale pritet të mos kalojë 20°C. Prania e erërave të lehta veriore do të sjellë ndjesi freskie gjatë gjithë ditës.
    Në zonat e ulëta, do të ketë intervale me diell, por vranësirat do të jenë të shpeshta, kryesisht në orët e pasdites. Reshje të izoluara nuk përjashtohen. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.
    Në bregdetin shqiptar, moti do të jetë më i qëndrueshëm në orët e paradites, por pasdite parashikohet shtim i vranësirave, me mundësi për reshje të lehta në zonat si Vlora dhe Durrësi. Era do të fryjë nga veriu me intensitet mesatar, ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë deri në 3 ballë.
     

    Top Channel