Tag: dendura

  • Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, erërat dhe reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje! 600 mijë të evakuuar

    Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, erërat dhe reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje! 600 mijë të evakuuar

    Një tajfun i fuqishëm goditi provincat bregdetare të Vietnamit, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu që rrëzuan pemë dhe shkatërruan çatitë e shtëpive.

    Shkollat dhe aeroportet janë mbyllur, ndërsa rreth 600 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga banesat e tyre përpara se tajfuni Kajiki të mbërrinte në provincën bregdetare Ha Tinh, pasditen e së hënës.
    Një banor i evakuuar nga provinca Nghe An tregoi se uji përmbyti gjithçka përreth, duke e përshkuar situatën si tmerrshme.
    Ky tajfun vjen një vit pas tajfunit Yagi, stuhisë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit, e cila shkaktoi 300 viktima në këtë vend.
    Qendra meteorologjike e Vietnamit ka paralajmëruar për rrezik përmbytjesh të menjëhershme dhe rrëshqitjesh dheu, ndërsa 400 komuna në gjashtë provinca janë vënë në alarm.

    Top Channel

  • Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

    Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
    Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites.
    Në relievet e larta malore të zonës së veriut reshjet në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
    Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.
    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

  • Diell, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit këtë të diel

    Diell, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit këtë të diel

    Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë.
    Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male).
    Era me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
    Deti – Valëzimi 1-2 ballë.

    Top Channel

  • Moti për sot, e diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu

    Moti për sot, e diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu

    Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë.

    Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore.
    Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male).
    Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
    Valëzimi në dete parashikohet 1-2 ballë.

  • Vlorë – Reshje të dendura shiu, rrugët përmbyten nga uji, Bashkia shpall gjendjen e emergjencës

    Vlorë – Reshje të dendura shiu, rrugët përmbyten nga uji, Bashkia shpall gjendjen e emergjencës

    VIDEO

    Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë nisur rreth një orë më parë. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, disa rrugë në qytet janë përmbytur, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për qytetarët.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pamjet nga terreni tregojnë se niveli i ujit në rrugë është rritur ndjeshëm, ndërsa në disa zona janë raportuar probleme me kanalizimet dhe hyrje uji në ambiente të ulëta. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Përballë situatës së krijuar, Bashkia e Vlorës ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka angazhuar të gjitha strukturat përkatëse për menaxhimin e pasojave. Ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të ndërhyrë në zonat më të prekura dhe për të ofruar ndihmë për banorët në nevojë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të raportojnë çdo problem në numrat e emergjencësReklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

    Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

    Reshje të dendura shiu në qytetin e Vlorës.

    Shiu ka intensitet të lartë, ku ka krijuar probleme në disa lagje.
    Në brendësi të lagjes Pavarësia, Skelë por dhe përgjatë bulevardit kryesore.

    Top Channel

  • Moti për sot me kthjellime dhe vranësira të dendura, rritje e lehtë e temperaturave

    Moti për sot me kthjellime dhe vranësira të dendura, rritje e lehtë e temperaturave

    Ditën e sotme (5 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    SHMU parashikon mot fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

    Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.

  • Vijojnë reshjet e dendura të shiut në Kukës, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes! Ja cilat akse janë problematike

    Vijojnë reshjet e dendura të shiut në Kukës, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes! Ja cilat akse janë problematike

    Vijojnë reshjet e dendura të shiut edhe gjatë pasdites në Kukës.

    Moti i paqëndrueshëm ka sjellë vërshime të ujërave, kryesisht në rrugët e qytetit, veçanërisht në hyrje të Kukësit nga zona verilindore.
    Reshjet kanë qenë intensive dhe kanë sjellë grumbullim të ujërave në sipërfaqe, por deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo problematika serioze në infrastrukturë. Pavarësisht kësaj, në disa segmente urbane është vërejtur prani e materialeve inerte që janë sjellë nga rrjedha e ujit.
    Situata paraqitet më e qetë në akset nacionale, të cilat deri tani nuk kanë shfaqur probleme për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset malore si ato të Shishtavecit, Bushtricës dhe Qafës së Malit, ku ka prezencë të rënies së gurëve dhe rrëshqitje të materialeve inerte në rrugë.
    Sipas parashikimeve të motit, reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, ndaj rekomandohet vigjilencë, sidomos për banorët në zonat më problematike dhe për ata që udhëtojnë në drejtim të zonave të thella malore.

    Top Channel

  • Reshje të dendura shiu në Kukës! Uji mbulon rrugët, paralajmërim për drejtuesit e automjeteve

    Reshje të dendura shiu në Kukës! Uji mbulon rrugët, paralajmërim për drejtuesit e automjeteve

    Vijojnë reshjet e dendura të shiut edhe gjatë pasdites në Kukës.

    Moti i paqëndrueshëm ka sjellë vërshime të ujërave, kryesisht në rrugët e qytetit, veçanërisht në hyrje të Kukësit nga zona verilindore.
    Reshjet kanë qenë intensive dhe kanë sjellë grumbullim të ujërave në sipërfaqe, por deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo problematika serioze në infrastrukturë. Pavarësisht kësaj, në disa segmente urbane është vërejtur prani e materialeve inerte që janë sjellë nga rrjedha e ujit.
    Situata paraqitet më e qetë në akset nacionale, të cilat deri tani nuk kanë shfaqur probleme për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset malore si ato të Shishtavecit, Bushtricës dhe Qafës së Malit, ku ka prezencë të rënies së gurëve dhe rrëshqitje të materialeve inerte në rrugë.
    Sipas parashikimeve të motit, reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, ndaj rekomandohet vigjilencë, sidomos për banorët në zonat më problematike dhe për ata që udhëtojnë në drejtim të zonave të thella malore.