Tag: dendura

  • Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

    Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

    Ditën e sotme (3 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

    Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.

  • Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

    Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

    Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

    Top Channel

  • Stuhia ‘goditi’ Shqipërinë një ditë më parë, bëhet bilanci i dëmeve: Permbytje, pemë të rrëzuara…

    Stuhia ‘goditi’ Shqipërinë një ditë më parë, bëhet bilanci i dëmeve: Permbytje, pemë të rrëzuara…

    TIRANË- Një stuhi e fortë ere, shoqëruar me reshje të dendura shiu përfshiu mesditën e djeshme vendin tonë, duke shkaktuar probleme dhe dëme të mëdha në disa qytete. Përmbytje rrugësh, pemë të thyera, bllokim i lundrimit në det në të gjitha portet dhe anulim fluturimesh, ky është bilanci paraprak i shkaktuar nga stuhia ‘e çmendur’.
    Era e fortë preku Tiranën, duke marrë çdo gjë para, ndërsa në disa zona të kryeqytetit u shkaktua kaos në trafik për shkak të përmbytjeve të rrugëve por edhe nga rrëzimi i pemëve. U dëmtuan disa automjete të parkuara në rrugë. Ndërkohë objekte në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar. Gjithashtu u regjistruan edhe raste plagosjeje, ku mbi 20 qytetarë pësuan lëndime nga xhamat e thyer apo objekte të rëna. 10 prej tyre po marrin trajtimin mjeksor të veçantë.
    Moti i keq shakktoi probleme dhe në qytetin bregdetar të Durrësit, ku ka pasur dëmtimë të linjës së energjisë elektrike, përmbytje dhe trafik. Rrugët e qytetit u përmbytën duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Probleme u regjistruan edhe në port, ku era e fortë shkaktoi shkëputjen nga litarët lidhës me kalatën të tragetit të linjës Durrës–Bari, duke e spostuar atë. U pezullua gjithashtu lundrimi i anijeve të vogla dhe i mjeteve të peshkimit, deri në përmirësimin e situatës.
    Edhe qyteti bregdetar i Vlorës u ‘pushtua’ nga stuhia e fortë. Rrugët e qytetit u përmbytën brenda pak minutash nga reshjet e dendura, duke krijuar trafik të rënduar në akset hyrëse dhe dalëse. Uji ka shpërthyer nga rrugët dhe ka depërtuar brenda shtëpive, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët. Situata ka qenë kritike në fshatin Xhyherinë të Vlorës, ku shirat çanë kanalin dhe rrezikojnë dy banesa dhe një pulari. 
    Reshjet e rrëmbyeshme në mesditë përmbytën edhe rrugët kryesore të Lezhës. Përmbytjet prekën disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Shëngjin. Trafiku drejt Shëngjinit u paralizua, pasi shumë pushues u larguan drejt shtëpive të tyre.
    Edhe Lushnja nuk i shpëtoi pasojave të stuhisë. Rrugët u përmbytën në qendër të qytetit dhe në zonën e gjimnazit “18 Tetori”. Edhe qyteti i Beratit është goditur nga një stuhi e fortë ere dhe reshje shiu. Era e fortë ka ngritur pluhurin ë qytetit në ajër ndërsa mjegulla ka mbuluar vendin.
    Reshje të dendura dhe era e fortë, përfshinë qytetin e Fierit. Era e fortë shkaktoi rënie pemësh në aksin Fier–Cakran dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Patosit, Divjakës, Levanit dhe Cakranit. Ndërkohë në qytetin bregdetar të Sarandës u ndalua dalja në det e mjeteve turistike dhe peshkarexhave për shkak të erërave të forta. Në plazhe janë ngritur flamujt e kuq si paralajmërim për pushuesit qe te mos futen ne det.
    Ndryshimi i motit solli disa problematika edhe në aeroportin e Rinasit, ku u regjistruan vonesa dhe anullime fluturimesh. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pezulloi për 30 minuta operacionet në pistë, ndësa situata aktualisht vijon normalisht. Pati vonesa me 14 fluturime në mbërritje dhe 7 në nisje. Ndërsa 4 fluturime të tjera u anuluan: Tiranë-Torino, Verona-Tiranë, Pescara-Tiranë, Hamburg-Tiranë.
    Pas stuhisë tropikale të pazakontë, pritet një përmisim i kushteve të motit. Sipas sinoptikantëve, priten reshje shiu por me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura e kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës./ZËRI

  • Moti i keq, përmbytje dhe probleme me ergjinë në disa qytete

    Moti i keq, përmbytje dhe probleme me ergjinë në disa qytete

    Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka përfshirë vendin, duke sjellë problematika në disa qytete. Në Lezhë bëhet me dije se janë përmbytur disa zona kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.
    Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
    Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.
    Në Fier, për shkak të stuhisë pati avari në rrjetin elektrik që prekën Mallakastrën, Cakranin, Frakullën dhe zonën bregdetare Darëzezë-Seman. Me ndërhyrjen e ekipeve në terren defektet u riparuan dhe pritet rikthimi i energjisë në zonat bregdetare.
    Në disa akse rrugore si Fier-Patos, Fier-Lushnje në afërsi të Mbrostarit dhe segmenti Fier-Rroskovec, u bllokua përkohësisht qarkullimi rrugor nga vërshimi i ujit, ndërsa në Lushnje dhe përgjatë autostradës Levan-Tepelenë u rrëzuan disa pemë, por pa shkaktuar dëme.
    Edhe në Lushnje reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë. Kryesisht, akset rrugore në qendër të qytetit kanë prezencë uji, duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve. Po ashtu, edhe në aksin nacional Lushnje- Fier, Lushnje-Rrogozhinë dhe Pluk-Savër kanë prezencë ujë në disa segmente.
    Po ashtu edhe në qytetin e Vlorës janë përmbytur disa akse rrugore, konkretisht rruga e Spitalit Rajonal (rruga Ali Demi), rruga e Bashkisë dhe rruga e Portit.
    Në Portin e Durrësit, era e fortë shkëputi edhe një nga litarët lidhës me kalatën të tragetit të linjës Durrës-Bari, por fatmirësisht situata u menaxhua me shpejtësi, duke shmangur problemet. Autoriteti Portual Durrës njofton se pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.
    Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje edhe në aksin rrugor hyrës të Gjirokastrës. Rrethrrotullimi në hyrje të qytetit ndodhet nën ujë, duke sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

  • Stuhia në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona paraqiten të ‘Trauma’

    Stuhia në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona paraqiten të ‘Trauma’

    Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët.
    Burime bëjnë me dije se deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje.
    Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.
    Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës.
    Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

  • Përmbytje dhe rrëshqitje gurësh/ Dëmet nga shirat e dendura në Burrel-Milot

    Përmbytje dhe rrëshqitje gurësh/ Dëmet nga shirat e dendura në Burrel-Milot

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën nacionale Burrel-Milot, duke bllokuar trafikun dhe krijuar rrezik për përdoruesit e saj. Sipas informacionit të fundit, në segmentin nga sektori C deri te tuneli i vogël i Shkopetit, ka pasur rrëshqitjesh gurësh, pavarësisht përpjekjeve të punëtorëve të firmës që po punonin për pastrimin e rrugës.
    Situata ka bërë që rruga të mbetet e bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet e trafikut njoftojnë se njëra krah rrugës ka mbetur e bllokuar, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve, si ato që levizin drejt Milotit, ashtu edhe ato që udhëtojnë drejt Burrelit.

    Ky fenomen nuk është i ri për këtë aks, pasi çdo herë që shira të dendura bien, rruga përballet me të njëjtën situatë. Drejtuesit e mjeteve janë duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë segment të rrugës, për të shmangur rrezikun dhe për të siguruar kalimin pa probleme.

     
     

     
     
     

  • Reshjet e dendura të shiut probleme të mëdha në Burrel-Milot, rrëshqitjesh gurësh

    Reshjet e dendura të shiut probleme të mëdha në Burrel-Milot, rrëshqitjesh gurësh

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën nacionale Burrel-Milot, duke bllokuar trafikun dhe krijuar rrezik për përdoruesit e saj. Sipas informacionit të fundit, në segmentin nga sektori C deri te tuneli i vogël i Shkopetit, ka pasur rrëshqitjesh gurësh, pavarësisht përpjekjeve të punëtorëve të firmës që po punonin për pastrimin e rrugës.

    Situata ka bërë që rruga të mbetet e bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet e trafikut njoftojnë se njëra krah rrugës ka mbetur e bllokuar, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve, si ato që levizin drejt Milotit, ashtu edhe ato që udhëtojnë drejt Burrelit.

    Ky fenomen nuk është i ri për këtë aks, pasi çdo herë që shira të dendura bien, rruga përballet me të njëjtën situatë. Drejtuesit e mjeteve janë duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë segment të rrugës, për të shmangur rrezikun dhe për të siguruar kalimin pa probleme.

  • Fieri përfshihet nga reshje të dendura shiu, trafik dhe ndërprerje energjie në disa zona

    Fieri përfshihet nga reshje të dendura shiu, trafik dhe ndërprerje energjie në disa zona

    Edhe qyteti i Fierit është përfshirë mesditën e sotme nga reshje të dendura shiu dhe stuhi ere, ashtu siç kishte paralajmëruar shërbimi meteorologjik.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Fieri Web, për shkak të motit të keq në rrugët e qytetit është krijuar trafik, ndërsa automjetet lëvizin me shpejtësi të ulët dhe drejtuesit po tregohen të kujdesshëm në timon. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në disa lagje të Fierit është ndërprerë energjia elektrike, ndërkohë që në aksin rrugor Fier–Cakran disa pemë janë rrëzuar si pasojë e stuhisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërmarrja e shërbimeve publike ka qenë në gatishmëri të plotë për pastrimin e shimbledhësve, me qëllim shmangien e përmbytjeve në rrugët kryesore të qytetit.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

  • Reshjet e dendura të shiut përmbytin Lushnjën dhe Fierin! Uji del mbi trotuar, vështirësi në qarkullim

    Reshjet e dendura të shiut përmbytin Lushnjën dhe Fierin! Uji del mbi trotuar, vështirësi në qarkullim

    Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me stuhi ere, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Lushnjës, duke bllokuar disa prej akseve kryesore rrugore.

    Në qendër të qytetit, aksi pranë postës qendrore, kryqëzimi i gjimnazit “18 Tetori” dhe kryqëzimi i spitalit janë mbuluar nga uji, i cili ka dalë mbi trotuare, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Probleme janë shënuar gjithashtu edhe në aksin kombëtar Lushnjë-Fier, Lushnjë-Rrogozhinë dhe Pluk-Savër, ku prania e ujit në segmente të veçanta paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve.
    Edhe qyteti i Fierit është përfshirë nga reshje të dendura vetëm pak minuta më parë. Automjetet po lëvizin me shpejtësi të ulët dhe shoferët janë të kujdesshëm në timon për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

    Ndërkohë, ndërmarrja e shërbimeve publike në Lushnjë ka qenë në gatishmëri për pastrimin e kanaleve dhe grumbulluesve të ujit, me qëllim shmangien e përmbytjeve më të mëdha.
    Sipas shërbimit meteorologjik, moti i keq ishte i parashikuar për mesditën e sotme, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erëra të forta në disa zona të vendit.
    /vizionplus.tv

  • FOTO+VIDEO/ Stuhi në gjithë vendin/ Në Vlorë bllokohet qarkullimi, përmbyten rrugët në Lezhë, ndërprerje energjie në disa zona

    FOTO+VIDEO/ Stuhi në gjithë vendin/ Në Vlorë bllokohet qarkullimi, përmbyten rrugët në Lezhë, ndërprerje energjie në disa zona

    I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, pas ditëve të nxehta të gushtit. Në Tiranë stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e oxhakut, ku qarkullimi është bllokuar për shkak të rrëzimit të një pemë.

    Vlora është përfshirë gjatë ditës së sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për qytetarët.
    Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës.

    Edhe qyteti i Fierit është përfshirë nga reshje të dendura shiu mesditën e sotme.
    Për shkak të stuhisë dhe reshjeve në rrugë të qytetit është krijuar edhe trafik.
    Ndërkohë ndërmarrja e shërbimeve publike është në gatishmëri për të evituar përmbytjet e rrugëve.
    Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

    Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.