Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në perëndim të Kenias gjatë reshjeve të dendura.
Përmbytjet kanë shkatërruar rrugët, duke izoluar zonën, dhe qeveria ka dërguar katër avionë ushtarakë për ndihma dhe furnizime.
Reshjet e dendura vazhdojnë në të gjithë vendin, duke shkaktuar përmbytje dhe zhvendosje të mijëra banorëve. Ministri i Brendshëm, Kipchumba Murkomen, njoftoi se furnizimet dhe provimet kombëtare do të transportohen me avion në zonat e prekura, ndërsa qeveria do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të lënduarit dhe do të ripozicionojë banorët pa strehë.
Ekspertët paralajmërojnë se zona e Rift Valley mbetet e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut, ndërsa komuniteti këshillohet të zhvendoset në vende më të sigurta.
Në vitet e fundit, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar humbje të shumta jetësh në Kenia, duke u lidhur me efektet e ndryshimeve klimatike.
Tag: dendura
-

Rrëshqitje dheu në Kenia, humbin jetën 26 persona
-

Izolohet fshati Thirrë në Mirditë/ Reshjet e dendura, bllokohen rrugët…
Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë.
Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës.
Raportohet gjithashtu për dëmtime në disa ura që lidhin fshatrat përreth, çka e ka bërë edhe më të vështirë qarkullimin dhe transportin e mallrave.
Grupet e emergjencave civile të Bashkisë Mirditë ndodhen aktualisht në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me qëllim rindërtimin e kalueshmërisë dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat ku rreziku i rrëshqitjeve dhe prurjeve mbetet i lartë. -

Reshje të dendura shiu në Mirditë, dëmtohen disa ura
Reshjet e dendura të shiut gjate natës kanë shkaktuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë.
Rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar kështu fshatin.
Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave.
Grupet e emergjencave të bashkisë Mirditë ndodhen në terren për identifikimin e dëmeve dhe mundësive për ndërhyrje. -

Reshjet e dendura të shiut në vend, përmbytje të përkohshme në Vaun e Dejës
Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona.
Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përrenjve, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore për disa minuta, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se me pushimin e reshjeve, niveli i ujit ka nisur të tërhiqet gradualisht, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga strukturat vendore të emergjencave civile.Top Channel
-

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë ‘kërdinë’ në këtë vend, reshjet e dendura “pushtojnë” banesat dhe automjetet
Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur Messolonghinë në Greqi, duke sjellë përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit.
Reshjet gjithashtu kanë prekur edhe qytetin e Aitolikos.
Raportohet se uji i rreshjeve tashmë ka hyrë brenda në banesa dhe ka përmbytur automjetet në rrugë.
Burimet lokale kanë njoftuar se në shumë zona po vërehen problematika me qarkullimin, duke e bërë të rrezikshëmë kalimin me në rrugë me makinë.
Në këtë situatë, iu është bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme. -

Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur
Reshjet e dendura të shiut dhe lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Meksikën qendrore dhe lindore, ku raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale
Lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra të tëra, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë shkatërruar rrugë e ura ndërsa numri i viktimave po rritet me shpejtësi.
Autoritetet meksikane njoftuan se të paktën 64 persona kanë humbur jetën, ndërsa 65 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Sipas Laura Velázquez, kreut të autoriteteve të mbrojtjes civile, përmbytjet kanë goditur më rëndë shtetet Veracruz, Hidalgo dhe Puebla. Numri i viktimave është rritur me 17 vetëm në 12 orët e fundit, çka tregon përmasat e rënda të katastrofës natyrore.
Presidentja Claudia Sheinbaum bëri të ditur se mijëra forca të ushtrisë dhe të shpëtimit janë vendosur në terren, së bashku me anije, aeroplanë dhe helikopterë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në shpërndarjen e ndihmave.
Mbi 10 mijë trupa ushtarake janë angazhuar në zonat më të goditura, ndërsa dhjetëra strehimore janë hapur për familjet që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Meksika është përballur me reshje jashtëzakonisht të dendura gjatë gjithë vitit 2025, duke shënuar edhe rekorde historike të shiut në kryeqytetin Mexico City.Top Channel
-

Përmbytje masive nga reshjet e dendura të shiut në Bullgari
Katër persona humbën jetën nga reshjet e dendura në Bullgari, pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar.
Banorët janë të frikësuar nga ngjarje të tjera të mundshme të motit ekstrem.
Resorti Elenite në Bullgari mbetet i mbyllur pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar. Katër persona humbën jetën për shkak të reshjeve të dendura. Dëmet janë të mëdha dhe banorët kanë frikë nga ngjarje të tjera ekstreme të motit.
Ndër viktimat janë edhe dy shpëtimtarë që u dërguan për të ndihmuar banorët dhe turistët. Qindra njerëz në rajon u detyruan të evakuohen pasi mbi 200 litra ujë për metër katror ranë në Elenite vetëm brenda disa orësh.Qindra njerëz janë mobilizuar për të ndihmuar banorët të rimarrin disa nga sendet e tyre, por për arsye sigurie, resorti është i hapur vetëm nga ora 8 e mëngjesit deri në 5 pasdite.
Vullnetarë nga e gjithë Bullgaria kanë mbërritur në Elenite me ushqim, ujë dhe çaj për ata që po ndihmojnë në pastrimin e mbeturinave.
Autoritetet mezi kanë arritur të pastrojnë plazhin dhe rrugët nga makinat që u morën nga përmbytjet. Shumica janë thuajse të shkatërruara. Asgjë nuk mund të rikuperohet nga ato që përfunduan në det.
Bullgaria ka përjetuar një tjetër episod të motit të rëndë që ka prekur tetë qytete në jug gjatë orëve të fundit. Ndër to janë Burgas, Dobrich dhe Varna. Në qytetin turistik të Lozen, shumë hotele janë përmbytur. Do të ketë kufizime në qarkullim në Bullgari për shkak të paralajmërimeve për reshje të dendura.
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 7 tetor 2025…
Shërbimi Meteorolgjik Ushtarak njoftoi sot se ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës dhe relievet kodrinore – malore të territorit. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe të dobëta prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 14 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Meteorologu grek njofton reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri
E enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje të dendura shiu dhe dëbore në shumë zona të Shqipërisë
Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.Lajmin e bën të ditur meteorologu i njohur grek dhe njëkohësisht eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme kohes qe prekin vendin tone.Sipas meteorologut grek, në veri të vendit, nga Shkodra deri në Kukës e Peshkopi, priten reshje të dendura shiu, ndërsa mbi kuotën 900–1000 metra do të bjerë borë e fortë me shtresim të madh. Edhe zonat qendrore, si Dibra, Burreli dhe Elbasani, do të përfshihen nga reshje të shumta, ndërsa në malet e Korabit dhe Shebenikut dëbora do të fillojë mbi 1000 metra, duke u intensifikuar në lartësi më të mëdha.Po ashtu në juglindje, në Gramsh, në Korçë dhe rreth maleve Moravë dhe Gramoz, parashikohen reshje të dendura shiu dhe dëborë mbi 1200 metra. Ndërsa në jug, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa nuk përjashtohen reshje bore në zonat mbi 1200–1300 metra.
Ndryshe paraqitet situata në bregdetin perëndimor, nga Tirana e Durrësi deri në Vlorë, ku reshjet do të jenë të pakta dhe të dobëta, madje në disa zona mund të mungojnë fare.
Moti i keq do të shkaktojë probleme në lëvizjen e automjeteve në disa akse malore. Zinxhirët do të jenë të nevojshëm në rrugën Shkodër–Kukës, në segmentin malor Burrel–Peshkopi mbi 900–1000 metra, në rrugën Elbasan–Librazhd drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut mbi 1000 metra, si dhe në disa kalime malore drejt Korçës dhe rreth Gjirokastrës e Përmetit mbi 1300–1400 metra.
-

Moti, pritet furtunë në Shqipëri/ Meterologu grek jep alarmin: Priten përmbytje dhe reshje bore
Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.
Lajmin e bën të ditur meteorologu i njohur grek dhe njëkohësisht eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme kohore që prekin vendin tonë përmes Top Channel.
Sipas tij e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje të dendura shiu dhe dëbore në shumë zona të Shqipërisë.
Konkretisht në veriun e vendit, nga Shkodra deri në Kukës dhe Peshkopi, priten reshje shumë të forta shiu, ndërsa mbi 900–1000 metra lartësi do të ketë reshje të dendura bore me shtresim të konsiderueshëm. Në zonat qendrore, si Dibra, Burreli dhe Elbasani, reshjet do të jenë po ashtu të bollshme, ndërsa në malet Korab dhe Shebenik dëbora do të nisë mbi 1000 metra, me intensitet në lartësi më të mëdha -thekson meteorologu grek.
Po ashtu në juglindje, në Gramsh , në Korçë dhe rreth maleve Moravë dhe Gramoz, parashikohen reshje të dendura shiu dhe dëborë mbi 1200 metra. Ndërsa në jug, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa nuk përjashtohen reshje bore në zonat mbi 1200–1300 metra.
Ndryshe paraqitet situata në bregdetin perëndimor, nga Tirana e Durrësi deri në Vlorë, ku reshjet do të jenë të pakta dhe të dobëta, madje në disa zona mund të mungojnë fare.
Moti i keq do të shkaktojë probleme në lëvizjen e automjeteve në disa akse malore. Zinxhirët do të jenë të nevojshëm në rrugën Shkodër–Kukës, në segmentin malor Burrel–Peshkopi mbi 900–1000 metra, në rrugën Elbasan–Librazhd drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut mbi 1000 metra, si dhe në disa kalime malore drejt Korçës dhe rreth Gjirokastrës e Përmetit mbi 1300–1400 metra.
Erërat do të fryjnë të enjten në mbrëmje përgjatë vijës bregdetare nga Vlora deri në Shkodër, me shpejtësi 60–80 km/h, që korrespondojnë me forcën 8 të shkallës Beaufort, ndërsa në brendësi të vendit era nuk pritet të kalojë forcën 5–6 Beaufort.Top Channel