Tag: dendura

  • Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten disa lagje. Emergjencat në terren

    Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten disa lagje. Emergjencat në terren

    Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 09:37
    Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona.
    Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Lezhës nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit “11 Janari” dhe “11.2 Hektare” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

    Shërbimet e emergjencës u angazhuan për të ndihmuar në largimin e ujit dhe për të shmangur dëmtimet në katet e para të banesave.

    Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë–Shëngjin, ndërsa një pemë u rrëzua dhe vështirësoi qarkullimin. Gjithashtu, kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit.

    Autoritetet lokale njoftojnë se grupet e emergjencës dhe mjetet e pastrimit janë në terren për të normalizuar situatën, ndërsa apeluan qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura.
    Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit. Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.
    Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

  • Lezha përfshihet nga reshjet e dendura, përmbyten disa lagje, emergjencat në terren

    Lezha përfshihet nga reshjet e dendura, përmbyten disa lagje, emergjencat në terren

    Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona.

    Sistemi i kanalizimeve në qytetin e Lezhës nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit “11 Janari” dhe “11.2 Hektare” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
    Shërbimet e emergjencës u angazhuan për të ndihmuar në largimin e ujit dhe për të shmangur dëmtimet në katet e para të banesave.
    Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë–Shëngjin, ndërsa një pemë u rrëzua dhe vështirësoi qarkullimin. Gjithashtu, kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit.
    Autoritetet lokale njoftojnë se grupet e emergjencës dhe mjetet e pastrimit janë në terren për të normalizuar situatën, ndërsa apeluan qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura.
    Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit. Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje. Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.
    Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

    Top Channel

  • Nga sonte priten reshje të dendura shiu, Vengu inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës, mbledh emergjencat në Shkodër

    Nga sonte priten reshje të dendura shiu, Vengu inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës, mbledh emergjencat në Shkodër

    Nga mbrëmja e sotme pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Për të marrë masa për shmangien e përmbytjeve, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. 

    Pas një inspektimi fillestar në pika që konsiderohen si kritike për parandalimin e pasojave nga reshjet e shiut, Ministri i Mbrojtjes do të drejtojë mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:00 në zyrat e Prefekturës së Qarkut Shkodër. 

  • Moti i keq, Lezha në gatishmëri për çdo situatë! Rrezik përmbytjesh në disa zona

    Moti i keq, Lezha në gatishmëri për çdo situatë! Rrezik përmbytjesh në disa zona

    Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 12:55
    Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë pritet të përfshijë edhe Qarkun e Lezhës, duke nisur nga mesnata e së hënës.
    Sipas parashikimeve meteorologjike, situata mund të sjellë probleme në disa zona të ulëta, ndaj strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre bashkitë e qarkut janë vënë në gatishmëri të plotë.

    Strukturat po monitorojnë veçanërisht funksionimin e hidrovoreve, si dhe furnizimin me energji elektrike të popullatës, ndërsa ekipet në terren janë gati të ndërhyjnë në rast nevoje.

    “Jemi njoftuar se qarku jonë do të përfshihet me reshje të dendura shiu, shoqëruar me erëra të forta. Të shtatë hidrovoret në të gjithë qarkun janë në gatishmëri të plotë. Jemi në gatishmëri të plotë non stop. Kemi edhe një numër kontakti për çdo gjë apo nëse kemi ndonjë përkeqësim të situatës”, tha Nikoll Tushi, përgjegjës i Mbrojtjes Civile.

    Zonat më të rrezikuara nga përmbytjet mbeten Zadrima dhe Bregu i Matës në Bashkinë Lezhë, si dhe Fushë-Kuqja në Bashkinë Kurbin. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për situatën që mund të krijohet.

  • Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa akse, vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

    Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa akse, vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

    Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Bulqizës, si në rrugët nacionale ashtu edhe në ato rurale.

    Një ndër zonat më të prekura është aksi rrugor që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, i cili është përmbytur plotësisht, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve.
    Nga pamjet e siguruara nga korrespodenti Dëfrim Karaj, shihet aksi i përmbytur ku ka vështirësi qarkullimin e mjeteve por edhe të kalimtarëve.
    Drejtues të mjeteve dhe banorë shprehen se ky fenomen ndodh sa herë që ka reshje.
    Vitin e kaluar në këtë aks rrugor disa makina pësuan dëme në pjesët motorike për shkak të nivelit të lartë të unit në rrugë.

    Top Channel

  • Elbasani nën pushtetin e ujit/ Rreshjet e dendura sjellin vështirësi në qarkullimin e mjeteve

    Elbasani nën pushtetin e ujit/ Rreshjet e dendura sjellin vështirësi në qarkullimin e mjeteve

    Vendi ynë këtë të shtunë u përballë me rreshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Situata u paraqit disi më problematike në qytetin e Elbasanit.

    Nga pamjet e publikuara në media, shihen rrugët e qytetit të përmbytura dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

    Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e nesërme.

  • Stuhi breshëri në Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas

    Stuhi breshëri në Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas

    Kronikë E Shtunë, 8 Nëntor 2025 17:28
    Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.
    Gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta lokale të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.
    Fenomeni është vërejtur gjithashtu edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

  • VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

    VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

    Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.

    Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi lokale të forta të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.

    Fenomeni është vërejtur gjithashtu në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

    Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën me kujdes, në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen më tej.

  • Reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të shtunë

    Reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të shtunë

    Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje të dobëta dëbore.
    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

    Top Channel

  • Moti i keq në Barcelonë, aeroporti anulon dhjetëra fluturime

    Moti i keq në Barcelonë, aeroporti anulon dhjetëra fluturime

    Shiu i rrëmbyeshëm detyroi anulimin e të paktën 47 fluturimeve dhe vonoi dhjetëra të tjera në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, njoftoi operatori spanjoll i aeroportit “Aena”.
    Zona bregdetare e provincës së Barcelonës, përfshirë kryeqytetin, mbeti në alarm portokalli për reshje të dendura shiu dhe erëra të forta deri në mes të pasdites, pasi “Aena” që këshilloi që udhëtarët vendas dhe të huaj të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të shkonin në aeroport.
    Reshjet e dendura dhe erërat e forta ndërprenë gjithashtu trafikun rrugor, duke përmbytur rrugë dhe nënkalime, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në të gjithë zonën metropolitane.

    Imazhet nga qytete të tilla si Sant Cugat del Valles tregojnë rrugë të përmbytura, ndërsa disa lumenj dhe përrenj kërcënojnë të dalin nga shtrati i tyre.
    Presidenti katalonjas Salvador Illa u bëri thirrje banorëve të tregojnë “kujdes maksimal”.
    “Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të emergjencës, shmangni udhëtimet e panevojshme dhe mos u afrohuni lumenjve, përrenjve ose rrjedhave”, shkroi ai në mediat sociale.
    Brigada e zjarrfikësve të Barcelonës tha se u është përgjigjur gati 40 thirrjeve emergjente të lidhura me shirat ndërsa shërbimi rajonal i zjarrfikësve katalonjas raportoi rreth 300 incidente në të gjithë provincën.
    Sistemi i stuhive po lëviz në veri drejt Gironas dhe pritet të ndikojë gjithashtu në Ishujt Baleare. Diku tjetër, rajonet bregdetare, përfshirë Galician, Asturias dhe Granadën, janë në gatishmëri për dallgë që arrijnë deri në 7 metra.
    Stuhia vjen pothuajse një vit pas përmbytjeve shkatërruese në Valencia, ku si pasojë humbën jetën 237 persona.