Tag: dendura

  • Polonia e përgatitur për rrezikun e dëborës së madhe dhe ortekëve

    Polonia e përgatitur për rrezikun e dëborës së madhe dhe ortekëve

    Reshjet e dendura të dëborës, breshëri dhe temperaturat negative ndikojnë në Poloninë jugore dhe lindore. Në disa zona priten deri në 20 cm dëborë, me rrezik orteku të nivelit 2 në malet Tatra.

    Vala e parë e motit dimëror në Poloni ka mbërritur në jug dhe lindje, me paralajmërime për reshje të dendura bore për Podkarpackie, Małopolskie dhe Lublin.

    Meteorologët presin temperatura negative, breshër dhe reshje të vazhdueshme bore gjatë fundjavës. Në kodrat malore, temperaturat mund të bien në -7°C, ndërsa pjesë të Małopolska dhe Podkarpacie mund të shohin deri në 20 cm borë. Në malet Tatra, ekipet e shpëtimit raportojnë rrezik orteku të nivelit 2 dhe shtigje të mbuluara nga borë e freskët dhe e shkrifët deri në 50 cm. Ata u bëjnë thirrje turistëve të shmangin ecjet malore.

    Instituti i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave thotë se kushtet rrjedhin nga një përzierje e presionit të lartë mbi Evropën dhe presionit të ulët mbi Detet Baltik dhe Ligurian.

  • Probleme serioze në Gramsh, reshjet e dendura dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës

    Probleme serioze në Gramsh, reshjet e dendura dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës

    Reshjet e dendura të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit.

    Ura e Shëmrizës është dëmtuar në njërin krah, duke e bërë kalimin të vështirë për mjetet. Drejtoria e Infrastrukturës ndodhet në terren dhe po punon për riparimin e dëmtimit. Ndërkohë, policia është njoftuar për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda deri në stabilizimin e situatës.
    Probleme janë shënuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Firma e mirëmbajtjes është lajmëruar dhe ekipet janë nisur drejt zonës për të bërë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugës.
    Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.

  • Reshje të dendura dhe fryrje lumenjsh, përkeqësohet situata, evakuohen 14 familje në Vlorë dhe Fier

    Reshje të dendura dhe fryrje lumenjsh, përkeqësohet situata, evakuohen 14 familje në Vlorë dhe Fier

    Vendi është përfshirë së fundmi nga moti i keq, ku reshjet e dendura dhe rritja e ndjeshme e prurjeve në lumenj kanë krijuar probleme serioze në disa qarqe, kryesisht në jug.

    Pas javësh paralajmërimesh për rrezik të shtuar përmbytjesh, situata ka agravuar, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë. Deri tani, 14 familje janë evakuuar në qarqet Vlorë dhe Fier.

    Ndërkohë, 14 banesa rezultojnë të përmbytura: 10 në njësinë administrative Novoselë dhe 4 të tjera në zonën e Ferrasit.

    Lumenj të mëdhenj si Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati në disa segmente, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për zonat përreth. Strukturat vendore paralajmërojnë se prurjet mund të rriten më tej, duke mbajtur në gatishmëri ekipet e emergjencave civile.

    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonave lumore.

  • Reshje të dendura shiu në të gjitë vendin, parashikimi i motit për sot

    Reshje të dendura shiu në të gjitë vendin, parashikimi i motit për sot

    Këtë të enjte vendi ynë, do ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë me mot të zymtë dhe reshje të vazhdueshme.
    Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

    Zona veriperëndimore dhe jugperëndimore, do të përjetojnë herë pas here rrebeshe më të forta, të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi lokale.

    Gjatë gjithë ditës pritet që reshjet të vazhdojnë me intensitet të ndryshueshëm. Rajonet perëndimore mbeten më të rrezikuara për reshje të dendura, ndërsa në zonat malore të verilindjes dhe Alpeve parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë mesatarisht me rreth 8 m/s, por në segmentet bregdetare dhe gjatë periudhave të zhvillimit të vranësirave, pritet të arrijë deri në 20 m/s.
    Deti do të jetë i trazuar, me valëzim që do të arrijë forcën 4 deri në 5 ballë.
    Instituti i Meteorologjisë, rekomandon ndjekjen e përditësimeve zyrtare për ndryshime të mundshme në parashikim.

  • Problematika në qarkun Gjirokastër/ Pasojat e reshjeve të dendura, bllokohet rruga Suhë-Poliçan, dëmtohet…

    Problematika në qarkun Gjirokastër/ Pasojat e reshjeve të dendura, bllokohet rruga Suhë-Poliçan, dëmtohet…

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës.
    Sheper, rruga që lidh Zagorinë me Poliçanin rrezikon të bllokohet. Ndërsa rruga Suhë-Poliçan është bllokuar.
    Dëmtime ka pësuar dhe ujësjellësi, e për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa ujë.

  • Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Qarkun e Lezhës, dëmtohet argjinatura e kënetës në Tale/ Rrezikohet përmbytja e disa banesave

    Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Qarkun e Lezhës, dëmtohet argjinatura e kënetës në Tale/ Rrezikohet përmbytja e disa banesave

    Qarku i Lezhës ka kaluar sërish një natë të vështirë si pasoje e motit te keq me reshje te dendura shiu.

    Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit të lagunës shkaktoi dëmtim të argjinaturës, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë gjithë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme.
    Ndërkohë, situata ka qenë problematike edhe në Mirditë, ku aksi rrugor Rrëshen–Bukmir ka pësuar shembje në disa pika, duke rrezikuar bllokimin e qarkullimit. Punëtorët dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme.
    Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaruan se ky segment rrugor ka pasur prej kohësh problematika të shumta, të cilat janë përkeqësuar pas reshjeve intensive.
    Rruga Rrëshen–Bukmir është një arterie e rëndësishme, pasi i shërben qindra banorëve dhe lidh fshatrat e Njësisë Administrative Kaçinar me qendrën urbane.

    Top Channel

  • Reshje të dendura shiu prekin vendin, si parashikohet moti për këtë të enjte

    Reshje të dendura shiu prekin vendin, si parashikohet moti për këtë të enjte

    Shqipëria këtë të enjte po ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë me mot të zymtë dhe reshje të vazhdueshme.

    Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Zona veriperëndimore dhe jugperëndimore do të përjetojnë herë pas here rrebeshe më të forta, të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi lokale.
    Gjatë gjithë ditës pritet që reshjet të vazhdojnë me intensitet të ndryshueshëm. Rajonet perëndimore mbeten më të rrezikuara për reshje të dendura, ndërsa në zonat malore të verilindjes dhe Alpeve parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
    Era do të fryjë mesatarisht me rreth 8 m/s, por në segmentet bregdetare dhe gjatë periudhave të zhvillimit të vranësirave, pritet të arrijë deri në 20 m/s.
    Deti do të jetë i trazuar, me valëzim që do të arrijë forcën 4 deri në 5 ballë.
    Instituti i Meteorologjisë rekomandon ndjekjen e përditësimeve zyrtare për ndryshime të mundshme në parashikim.

    Top Channel

  • Reshjet e dendura paralizojnë qarkullimin/ Trafik i rënduar gjatë gjithë ditës në aksin Elbasan–Librazhd

    Reshjet e dendura paralizojnë qarkullimin/ Trafik i rënduar gjatë gjithë ditës në aksin Elbasan–Librazhd

    Gjatë gjithë ditës së sotme, trafiku në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe në drejtim të kundërt ka qenë tepër i rënduar, duke shkaktuar ngadalësime të konsiderueshme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
    Shkak për situatën e krijuar janë bërë reshjet e dendura të shiut, shoqëruar herë pas here me mjegull të dendur, të cilat kanë ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Përveç kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet që po kryhen në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor kanë shtuar edhe më shumë ngarkesën dhe vonesat në qarkullim.
    Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën provizore në zonat ku po kryhen punime dhe mbi të gjitha, të kenë durim në lëvizjet e tyre. Autoritetet rikujtojnë se ky aks mbetet një nga më të frekuentuarit e qarkut dhe se kushtet e motit me reshje kërkojnë vëmendje maksimale nga çdo përdorues rruge.
    Policia thekson se prania e patrullave është shtuar gjatë orëve të pasdites me qëllim menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve, ndërsa u bën apel të gjithë drejtuesve të ulin shpejtësinë, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të udhëtojnë të pajisur me mjetet e nevojshme për mot të keq.
    Autoritetet nënvizojnë se situata do të monitorohet në vijim, ndërsa kërkojnë bashkëpunimin e çdo qytetari përdprues të kësaj rruge për të garantuar qarkullim të sigurt përgjatë këtij aksi kombëtar.

  • Reshjet e dendura të shiut përmbytin Laçin, rrugët kthehen në ‘lumej’

    Reshjet e dendura të shiut përmbytin Laçin, rrugët kthehen në ‘lumej’

    Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit.

    Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje.
    Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.
    Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

    Top Channel