Denar Biba
TIRANË-Në Komisionin e Ekonomisë, Autoriteti i Konkurrencës prezantoi raportin vjetor. Autoriteti u shpreh se nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer, janë konstatuar probleme.
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur. Biba kërkoi që njëjtë si SPAK, edhe ata të ndërhyjnë në telefonat e kompanive që janë nën hetim nga Konkurrenca.
Denar Biba: Homologët tanë ju marrin celularët. Ky (celulari) është tradhtari më i madh për çdo lloj gjëje. Nëse do realisht të bësh punë skrupuloze hetimore, kjo është. Edhe ata zotërinjtë e SPAK-ut apo të prokurorisë në Shqipëri shumicën e sukseseve të tyre e kanë pasur nga sky nga Encrochat. Ne nuk e kemi këtë mundësi. Polakët e kanë, turqit e kanë, italianët, gjermane, të gjithë vendet e BE-së i kanë. Kur flet me ta kështu Of Records, të gjithë nxjerrin shpirtin edhe t’i thonë të gjitha. Kur vjen puna për të ofruar një mesazh WhatsApp-i që e ka pasur me grumbulluesin përkatës, thotë mos na merrni në qafë. Ju themi nuk do t’ju nxjerrim, ore kemi detyrim ndaj ligji. Nëse ne ju nxjerrim, ju shkojmë për shpërdorim e tyre, nuk pranojnë në asnjë lloj rrethane. Fenomeni nuk është vetëm shqiptar.
Edhe deputeti i PD, Eno Bozdo, kërkoi që Autoriteti të përfshijë ndihmën shtetërore për hetimet dhe të paraqesë kërkesat për instrumentet e nevojshme që duhen shtuar apo përmirësuar për të rritur hetimet në tregje.

