Tag: dëmtuar

  • Kievi godet aeroportin rus, baza e avionëve luftarakë

    Kievi godet aeroportin rus, baza e avionëve luftarakë

    Forcat Speciale Ushtarake të Ukrainës kanë goditur aeroportin Borisoglebskit në rajonin Voronezh të Rusisë, ku ndodhen avionët luftarakë rusë Su-34, Su-35S dhe Su-30SM.

    Kjo u raportua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
    Sipas Shtabit të Përgjithshëm, u godit një depo bombash dhe një avion stërvitjeje luftarake.

    Ushtria ukrainase shtoi se edhe avionë të tjerë mund të jenë dëmtuar në sulme, por nuk dha detaje të mëtejshme.
    “Ky aeroport është baza e Su-34, S-35S dhe Su-30SM të armikut”, thuhej në postim.

    Guvernatori i Voronezhit, Alexander Gusev, shkroi në Telegram se më shumë se 25 dronë që fluturonin në hapësirën ajrore të rajonit u rrëzuan gjatë natës. Ai tha se një linjë energjie elektrike ishte dëmtuar, por nuk përmendi sulmin në aeroportin ushtarak.

  • Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

    Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

    Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Nga përplasja e dy makinave janë dëmtuar 4 persona.
    Tepelenë/Informacion paraprak nga policia
    Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në fshatin Luzat, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen S. V., 25 vjeçe, banuese në Burrel, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. N., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
    Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Transferimi te Barcelona, dëmtohet sërish murali dedikuar Nico Williams: Miush m*ti…

    Transferimi te Barcelona, dëmtohet sërish murali dedikuar Nico Williams: Miush m*ti…

    28 Qershor 2025

    12:50

    Alfred Lleshi

    Pasi ishte dëmtuar një herë dhe më pas u restaurua, murali në nder të Nico Williams në periferi të Bilbaos është dëmtuar sërish nga tifozët e Athletic. Sulmuesi i ri spanjoll, për të cilin thuhet se është pranë kalimit te Barcelona, është bërë objekt i një proteste të ashpër nga ish-tifozët e tij.

    Në moshën 23-vjeçare, djaloshi i lindur në Pamplona është gati ta lërë “folezën” e Athletic Club, por largimi i tij i mundshëm është pritur shumë keq nga tifozët “rojiblancos”. Disa tifozë e kanë kritikuar ashpër në ditët e fundit, duke dëmtuar një mural të njohur, që e paraqet atë së bashku me vëllain Iñaki dhe një tjetër legjendë të klubit bask, Iker Muniain.

    Fytyra e tij ishte fshirë për t’i lënë vend frazës: “Nuk ka rëndësi nëse ikën apo qëndron, ti e ke humbur respektin tonë”. Edhe pse murali, i krijuar nga artisti Carlos López në lagjen Barakaldo të Bilbaos, ishte restauruar më pas, ai u dëmtua sërish gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës. Siç raporton gazeta “Marca”, fytyra e Nico Williams këtë herë është mbuluar me bojë blu, me fyerjen e dukshme: “Miush m*ti”.

  • Kreu i CIA-s: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë nga sulmet e fundit

    Kreu i CIA-s: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë nga sulmet e fundit

    Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, deklaroi se programi bërthamor i Iranit është “dëmtuar rëndë” si pasojë e goditjeve ajrore të fundit.

    Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ratcliffe tha se “agjencia ka marrë informacione të reja nga një burim dhe metodë historikisht e saktë dhe e besueshme, të cilat konfirmojnë se disa nga objektet kyçe bërthamore iraniane janë shkatërruar plotësisht dhe do të duhet vitet të tëra për t’u rindërtuar”.
    Kujtojmë që një raport i inteligjencës amerikane u zbulua dje, i cili sugjeronte se sulmet ajrore amerikane nuk i shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit, por e vonuan atë vetëm me disa muaj.

    Donald Trump e kundërshtoi raportin sot, duke theksuar pretendimin se SHBA-të i kanë “zhdukur” dhe e kanë kthyer programin “dekada pas”.

  • Dy të dëmtuar pas një konflikti në lokal në Pogradec, tre persona shoqërohen nga policia

    Dy të dëmtuar pas një konflikti në lokal në Pogradec, tre persona shoqërohen nga policia

    Një sherr i çastit për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

    Sipas informacionit paraprak, shtetasit M. Xh. dhe K. N. janë dëmtuar me sende të forta (gota) gjatë përplasjes fizike. Të dy janë dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
    Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Komisariat tre persona të përfshirë në konflikt – shtetasit A. K., N. Ç. dhe D. Xh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve

    Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve

    Sherri për një karrige mes dy zyrtarëve në Bulqizë ka përfunduar në polici. 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren, Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD). Çështja është referuar në Prokurorinë e Dibrës.
    “U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia e Dibrës.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, me 10 qershor. Shime Doda ka deklaruar se është goditur me shuplakë në ambientet e punës nga Juljan Damzi. Në dëshminë e saj, Doda pretendon se ka qenë duke sistemuar zyrat kur është paraqitur shtetasja Erla Damzi, bashkëshortja e Juljan Damzit, duke kërkuar që të marrë tavolinat pasi kishte urdhër nga lart.
    Debati ka nisur për një karrige të dëmtuar, për të cilën Doda, pretendon se i kërkoi edhe shumën prej 15 mijë lekësh të reja për të.
    “Nxorri tavolinat në korridor dhe më pas u fut tek zyra tjetër duke marrë një karrige. Karrigia ishte dëmtuar dhe filloi duke bërtitur që si e keni marrë këtë karrige ashtu do e dorëzoni. Unë i thashë që karrikja është një mjet për t’u përdorur për punët e zyrës së shtetit dhe i thashë se ajo karrige ekziston është por thjesht është prishur. Nga ky moment, ajo vazhdoi duke bërtitur dhe duke thënë që do t;i them drejtorit që keni prishur karriget dhe do të mbani ju përgjegjësi për këtë që keni bërë ose do paguani 15.000 lek të reja për karrigen e dëmtuar”, thuhet në dëshminë e saj.
    Më tej, ajo thotë se u paraqit edhe Julian Damzi, ku edhe e ka goditur me shuplakë dhe e ka ndjekur për ta sulmuar përsëri. Doda thotë se kur kolegia e saj ka tentuar të telefonojë administratorin, Damzi i ka hedhur telefonin dhe më pas është rikthyer duke e goditur me shuplakë në krah dhe pas koke.
    “Në këtë moment vjen përsëri Erla Dazmi bashkë me bashkëshortin e saj Julian Damzi, i cili më drejtohet me zë të lartë duke më thënë se çfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt më ka shtyrë dhe më ka goditur me shuplakë. Më pas kanë ndërhyrë punonjësit që ishin prezent të cilët janë Norald Zuna, Luljeta Mullameti, Elda Curri për të ndaluar por ai përsëri nuk ndalonte dhe vazhdonte duke më ndjekur për të më goditur”, thotë ajo.

  • Koreja e Veriut zhvendos anijen e dëmtuar luftarake pranë kufirit rus, analistët ngrenë dyshime për ndihmë nga Moska

    Koreja e Veriut zhvendos anijen e dëmtuar luftarake pranë kufirit rus, analistët ngrenë dyshime për ndihmë nga Moska

    Koreja e Veriut ka zhvendosur një anije të re luftarake të dëmtuar drejt një porti pranë kufirit me Rusinë, duke nxitur spekulime për një rol të mundshëm të Moskës në riparimin e saj.

    Imazhet satelitore të siguruara nga Maxar Technologies tregojnë se shkatërruesi 5,000 tonësh është vendosur në një dok të thatë në portin e Rajin, pjesë e zonës së posaçme ekonomike Rason.
    Anija, ende pa emër, u dëmtua më 21 maj gjatë një lëshimi të dështuar, kur pjesa e pasme hyri në ujë ndërsa harku mbeti në tokë, duke e kthyer mjetin anash në një manovër të pasuksesshme, shkruan CNN.
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili mori pjesë personalisht në ceremoninë e nisjes, e cilësoi riparimin e saj si një çështje nderi kombëtar dhe urdhëroi përfundimin e punimeve deri në seancën plenare të Partisë së Punëtorëve në fund të qershorit.
    Sipas mediave shtetërore, riparimet në Rajin pritet të zgjasin shtatë deri në 10 ditë – një afat që analistët thonë se është i arritshëm vetëm nëse dëmtimet nuk janë serioze.
    Afërsia me Rusinë, nyje për bashkëpunim ushtarak
    Rajin, megjithëse nuk është një kantier i madh ndërtimi anijesh si ai në Chongjin ku ndodhi incidenti, përmban pajisje për mirëmbajtje dhe riparime bazike. Sipas Yu Jihoon, drejtor i bashkëpunimit të jashtëm në Institutin Korean për Analizat e Mbrojtjes, afërsia gjeografike me Rusinë e bën Rajin një pikë kyçe për bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak mes dy vendeve.
    Një raport i vitit 2024 nga Instituti i Luftës Moderne në Akademinë Ushtarake të SHBA në West Point e identifikon zonën ekonomike Rason si një qendër të rëndësishme të bashkëpunimit Kore-Rusi, që përfshin edhe dërgesat e armëve nga Koreja e Veriut për Rusinë në luftën në Ukrainë.
    Riparimet mund të përfshijnë teknologji të ndjeshme
    Admirali i pensionuar i Koresë së Jugut, Kim Duk-ki, theksoi se dëmtimet mund të kenë prekur pjesën e harkut të anijes, ku zakonisht vendosen sonari dhe gjetësit e thellësisë – pajisje të ndjeshme dhe strategjike. Nëse këto komponente janë dëmtuar, ndihma teknike nga Rusia nuk përjashtohet.
    Zhvillimi i fundit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Phenianit dhe Moskës janë përforcuar, veçanërisht përmes shkëmbimeve të armatimit dhe bashkëpunimit teknologjik. Megjithatë, as Koreja e Veriut dhe as Rusia nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndonjë përfshirje ruse në riparimin e anijes.

    Top Channel

  • Atentat në Kurbin? Dëmtohet me armë zjarri dritarja e një lokali

    Atentat në Kurbin? Dëmtohet me armë zjarri dritarja e një lokali

    Foto ilustruese

    KURBIN- Një ngjarje ka ndodhur gjatë natës në Laç. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, një person me iniciale M.P., ka bërë një kallëzim në Polici. Ai njoftoi se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij në Laç. Për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur hetimet.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI

  • Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

    Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

    Koreja e Veriut ka vendosur objekte të panjohura, të ngjashme me balona ose tullumbace të bardha, mbi anijen e saj luftarake të dëmtuar, sipas imazheve të reja satelitore të publikuara nga Maxar Technologies.

    Anija 5,000 tonëshe ndodhet e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në qytetin portual të Chongjin, pas një lëshimi të dështuar më 21 maj.
    Analistët ushtarakë dyshojnë se balonat mund të jenë vendosur për të parandaluar përmbytjen e mëtejshme të anijes ose për ta mbrojtur atë nga survejimi ajror i dronëve.
    Sipas CNN, objektet mund të jenë aerostatë ose struktura të mbushura me gaz, të ngjashme me mini-blimpët, që ofrojnë ndihmë në stabilizimin e mjetit të dëmtuar.
    Shkatërruesi, i cili duhej të simbolizonte përparimin teknologjik të marinës së Koresë së Veriut, pësoi dëmtime të mëdha gjatë lëshimit të pasuksesshëm.
    Udhëheqësi Kim Jong Un e cilësoi incidentin si një “akt kriminal” dhe urdhëroi rikuperimin urgjent të anijes para mbledhjes së ardhshme të Partisë së Punëtorëve.
    Megjithëse mediat shtetërore minimizuan dëmin, duke pretenduar se anija kishte pësuar vetëm gërvishtje dhe kishte marrë pak ujë, ekspertët ndërkombëtarë shprehen skeptikë. Disa parashikojnë se riparimi mund të zgjasë muaj të tërë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se anija mund të çmontohet plotësisht për të lehtësuar nxjerrjen e saj.

    Top Channel

  • Incident në një minierë kromi në Bulqizë, plagoset një 40-vjeçar

    Incident në një minierë kromi në Bulqizë, plagoset një 40-vjeçar

    Një 40-vjeçare, teksa ka qenë duke punuar në minierën e Martaneshit në Bulqizë, është dëmtuar.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe mësohet se  është dërguar në spital në Tiranë, duke mos u paraqitur tek ai i Bulqizës apo i Dibrës.

    “Me datë 29.05.2025, në një subjekt minerar në Martanesh, shtetasi I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

    Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër minator, i cili kishte qenë duke punuar në thellësi të tokës në Bulqizë, kur u godit nga një masiv gurësh.