Tag: dëmtuar

  • Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

    Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

    Gramshi është në alarm nga zjarret. 4 fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën.
    Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar.

    Ka pasur edhe persona të lënduar, mes tyre edhe 4 gra, që po mjekohen në spital, por pa rrezik jete. Forcat operacionale po punojnë që të mos lejojnë përhapjen e tij më tej, duke e lokalizuar. Nuk ka pasur përmasa kaq të mëdha të zjarreve më parë në këtë zonë.

  • Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin

    Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin

    Kali i plagosur

    VLORË- Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçarit me iniciale S.M., nga Orikumi. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një kal.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi këto kafshë të pambrojtura. Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa pjesa tjetër ndodhet e fshehur në pyll./ZËRI

  • Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…

    Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…

    Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas.
    Mësohet se një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.
    Në konflikt e sipër, është dëmtuar gjithashtu edhe vëllai i 40-vjeçarit, i cili u arrestua nga uniformat blu.
    “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.
    Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes “11 Janari”, Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. H., alias T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër).
    Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S..
    Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • ‘Kujdes se na shtype’/ Sherr me thika mes dy të rinjve në Fier

    ‘Kujdes se na shtype’/ Sherr me thika mes dy të rinjve në Fier

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    FIER- Dy persona kanë përfunduar në spital me plagë thikë. Ngjarja ka ndodhur në Fieri, ku Albion Majaci dhe Loni Seitaj, kanë përfunduar në spital të dëmtuar më thikë. Policia thotë se ata janë paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore, të cilët u plagosën me thikë pas një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin.
    I gjithë konflikti mes tyre ka ndodhur në lagjen “11 Janari” për motive banale.
    “Avash se na shtype me makinë,”- kaq ka mjaftuar për të nisur një konflikt që mund t’u rrezikonte jetën të dyve. Sipas Policisë së Shtetit, Loni Seitaj ka qenë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë, ndërsa Majaci po kalonte me makinë. Por një batutë e thënë degradoi në përplasje verbale dhe më pas në përdorimin e thikave. Seitaj është goditur në dorë, ndërsa Majaci në bark. 
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas. Tentoi të vriste me thikë një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga autori. Në konflikt e sipër, është dëmtuar me mjet prerës edhe vëllai i shtetasit të arrestuar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.
    Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes “11 Janari”, Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër). Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S.. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar

    Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar

    Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.

    Lodhje e tepërt
    Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Mirëpo pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup. Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

    Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
    Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve. Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.

    Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri. Kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

    Problemet me tretjen

    Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri. Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.

    Rrit kolesterolin e keq
    Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq. Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

    Aroma e keqe e gojës
    Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës. Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar. Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.

    Shtim në peshë
    Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë. Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.

    Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj. Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

  • Nga lodhja te floku i dëmtuar, çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

    Nga lodhja te floku i dëmtuar, çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

  • OKB publikon raportin: Rreth 80% e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar nga sulmet izraelite

    OKB publikon raportin: Rreth 80% e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar nga sulmet izraelite

    Qendra satelitore e OKB-së (Unosat) ka publikuar vlerësimin e saj më të fundit, sa i përket dëmeve në Gaza, duke zbuluar se rreth 78% e ndërtesave atje ishin dëmtuar ose shkatërruar nga Izraeli deri në korrik të këtij viti.

    Bazuar në imazhet satelitore të marra më 8 korrik, thuhet se 192,812 nga të gjitha strukturat janë dëmtuar, me 102,067 – më shumë se 40% – të shkatërruara plotësisht. Nga strukturat e dëmtuara, thuhet se gati 300,000 janë njësi banimi, si apartamente, për shembull.
    Gjatë tre muajve të fundit, rritja më e madhe e dëmeve ka qenë në zonat jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah. Këtu kemi dokumentuar së fundmi qytete të tëra që shkatërrohen sistematikisht nga ushtria izraelite, si Abasan al-Kabira, që shihet në imazhet më poshtë.
    Qartësojmë se Unosat bën vlerësimet duke krahasuar imazhet e fundit satelitore me imazhet e para luftës të kapura në vitin 2023.
     
    Top Channel

  • E paprecedentë në Pogradec/ Katër gra rrihen me njëra-tjetrën pas një konflkti, policia nis hetimet

    E paprecedentë në Pogradec/ Katër gra rrihen me njëra-tjetrën pas një konflkti, policia nis hetimet

    Një konflikt mes katër grave ëshë regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të katërta kanë dëmtuar njëra-tjetrën me sende personale.
    Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçari për të ndalur konfliktin, por në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira, e cila ka pësuar dëmtime të lehta.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset B. B., 42 vjeçe, S. F., 22 vjeçe, J. L., 20 vjeçe dhe E. P., 28 vjeçe, si dhe për shtetasin V. N., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 4 shtetaset janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar sende personale, njëra-tjetrës, ndërsa 42-vjeçari, gjatë përpjekjes për të neutralizuar konfliktin, ka shtyrë fizikisht, 42-vjeçaren, e cila është dëmtuar lehtë”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

    Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

    Një konflikt mes katër grave ëshë regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. Të katërta kanë dëmtuar njëra-tjetrën me sende personale.
    Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçar për të ndalur konfliktin, por në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira, e cila ka pësuar dëmtime të lehta.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset B. B., 42 vjeçe, S. F., 22 vjeçe, J. L., 20 vjeçe dhe E. P., 28 vjeçe, si dhe për shtetasin V. N., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 4 shtetaset janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar sende personale, njëra-tjetrës, ndërsa 42-vjeçari, gjatë përpjekjes për të neutralizuar konfliktin, ka shtyrë fizikisht, 42-vjeçaren, e cila është dëmtuar lehtë”, njoftoi sot policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

    Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

     Një bombol gazi ka shpërthyer në Leskovik.

    Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari që ndodhej në banesë.
    “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
    Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Top Channel