Tag: dëmtuar

  • Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët?

    Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët?

    Stilimi dhe modelimi i flokëve është një proces shumë personal megjithatë të gjithë njerëzit duhet t’i presin flokët.
    Prerja e tyre mund të jetë e rregullt, madje disa herë në vit në mënyrë që të hiqni flokët e këqinj e të mund t’i jepni jetë atyre të rinjve.
    Nëse do të pyesnim një ekspert do të thoshte se të paktën një herë në 2 muaj duhet të bëni një vizitë tek parukieri juaj.

    Në këtë mënyrë do të arrini të hiqni të gjithë majat e këqija nga koka juaj.
    Por edhe këtu disa lloje floku e modelesh mund të bëjnë përjashtim.
    Pra, sa herë në vit duhet t’i prisni flokët realisht?
    Rregulli i përgjithshëm
    Siç treguam dhe më lart ku vjen puna tek flokët nuk ka një përgjigje universal për të gjithë njerëzit.
    Dy faktorë kyç që duhet të merrni parasysh në këtë proces janë: nëse po arrini rezultatin e dëshiruar dhe a janë flokët tuaj shumë të dëmtuar.
    Pasi t’i jepni përgjigje të dy këtyre pyetjeve, fokusohuni në modelin e flokëve që keni.
    Flokët e shkurtër
    Ekspertët rekomandojnë prerjene flokëve të shkurtër çdo 3 apo 7 javë në varësi të rritjes së tyre.
    Edhe nëse nuk jeni shumë të dhënë pas tyre, por dëshironi të mbani gjatësinë e fillimit kjo kohë mund të zgjatet deri në 4-5 javë.
    Flokët e gjatë
    Për flokët e gjatë e sidomos ato poshtë shpatullave, prerja mund të shtyhet çdo tre muaj.
    Kjo sigurisht edhe në varësi të flokëve që ju keni dhe intensitetin të rritjes s ëtyre apo gjendjes nga dëmtimet.
    Personat me flokë të gjatë duhet të kenë në mendje që flokët e gjatë janë të vjetër e për këtë arsye është më e thjeshtë që të dëmtohen apo këputen.
    Për këtë arsye flokët e gjatë janë zakonisht më të dëmtuar në maja.
    Flokët kaçurrela
    Flokët kaçurrela shpesh ndër më të vështirët për tu menaxhuar.
    Megjithatë ekspertët sugjerojnë që t’i prisni çdo 12 javë nëse keni flokë me onde.
    Flokët me kaçurrela shumë të denduar nga ana tjetër mund të kenë një kohë më të vonë për tu prerë nëse nuk i shikoni të dëmtuar.
    Flokët e dëmtuar
    Nëse keni flokë shumë të dëmtuar, që bien e kanë tendencë të këputen kini kujdes që t’i prini flokët tuaj çdo tetë javë.
    Prisni vetëm majat në mënyrë që të largoni flokët e djegur e t’i jepni jetë atyre të rinjve.

  • Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

    Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit

    Një sulm ajror rus ka dëmtuar rrjetin elektrik që furnizon me energji strukturën mbrojtëse të re në termocentralin bërthamor të Çernobilit, objekt që mbulon pjesën e reaktorit të dëmtuar gjatë katastrofës së vitit 1986. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Energjisë së Ukrainës.
    Sipas njoftimit zyrtar, “si pasojë e luhatjeve në furnizimin me energji, Këllëfi Mbrojtës i Ri, një strukturë thelbësore që izolon njësinë e katërt të dëmtuar dhe ndalon lirimin e materialeve radioaktive në mjedis, ka mbetur pa energji elektrike”.
    Më herët gjatë ditës, një dron rus ka goditur një nënstacion elektrik në qytetin Slavutych, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë në qytet dhe në disa zona të krahinës Chernihiv, sipas autoriteteve lokale.

    Nuk është hera e parë që kjo strukturë goditet. Në muajin shkurt, një tjetër dron rus i tipit Shahed kishte goditur të njëjtin objekt mbrojtës mbi reaktorin e katërt. Edhe pse struktura pësoi dëmtime, nuk pati atëherë rrjedhje serioze radioaktive.
    Ndërkohë, situata në termocentralin tjetër bërthamor në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, vijon të jetë kritike. Ky impiant ndodhet nën kontrollin e forcave ruse që nga marsi i vitit 2022 dhe aktualisht është i shkëputur nga rrjeti elektrik i Ukrainës për më shumë se 100 orë – një rekord i rrezikshëm.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi më 30 shtator se situata në Zaporizhia është “kritike”, duke shtuar se stacioni po mbahet funksional nga gjeneratorë me naftë, prej të cilëve një është tashmë jashtë funksionit.

  • Fiks Fare/ Një hap larg tragjedisë, çatia rrezikonte jetën e banorëve, ndërhyrje urgjente pas denoncimit

    Fiks Fare/ Një hap larg tragjedisë, çatia rrezikonte jetën e banorëve, ndërhyrje urgjente pas denoncimit

    Një banesë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019 dhe nga moti i keq i shtatorit të këtij viti, ka rrezikuar seriozisht jetën e banorëve në rrugën “Siri Kodra”, në lagjen nr. 3 të kryeqytetit. Në këtë banesë jeton e vetme një 72-vjeçare, ndërsa struktura e amortizuar e çatisë ka përbërë kërcënim të përditshëm edhe për kalimtarët.

    Sipas banorëve të zonës, situata është bërë e padurueshme pas stuhisë që goditi Tiranën në fillim të shtatorit, gjatë së cilës pjesë të çatisë kanë filluar të bien në rrugë. “Para disa ditësh ra një tullë, mund të na kishte zënë fëmijët,” thotë një banore. “Kemi bërë shumë ankesa, por askush nuk ka marrë masa.”
    Zonja Paqe Fishta, e cila jeton në godinën e dëmtuar, rrëfen me lot në sy se është detyruar të flejë tek një shoqe, nga frika se mos i bie çatia mbi kokë. Ajo thotë se ka marrë një ndihmë prej vetëm 3 milionë lekësh të vjetër, por që nuk mjaftojnë për asgjë.
    Pas denoncimit të banorëve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, nisi reagimi institucional. Fillimisht, Njësia Administrative nr. 8 konfirmoi se kishte informuar strukturat përkatëse si Policia Bashkiake, IKMT dhe Emergjencat Civile që në datën 1 shtator, por nuk kishte marrë përgjigje.
    Ndërhyrja erdhi vetëm pas insistimit të “Fiks Fare”, që kontaktoi të gjitha institucionet përgjegjëse. Brenda pak ditësh, reaguan Policia Bashkiake, zjarrfikësit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike (DNP3), të cilët eliminuan rrezikun duke shembur çatinë e dëmtuar dhe vendosur një perimetër sigurie.

    Top Channel

  • “Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

    “Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

    NJë 41-vjeçar ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se i ka dëmtuar makinën një gruaje. Ngjarja ndodhi në Tiranë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 41 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dëmtuar automjetin e shtetases L. A., me pretendimin se ishte parkuar në garazhdin në pronësinë e tij.”, sqaron policia.

  • Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    Një pronar servisi banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar policinë pasi ka gjetur biznesin e tij të dëmtuar.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se biznesi i Alfred Gurras është dëmtuar me lëndë plasëse, teksa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tritol servisit të makinave në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    Tritol servisit të makinave në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    FOTO ILUSTRUESE

    KRUJË-Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer një ditë më parë (28 shtator) jashtë ambjenteve të një servizi makinash në Fushë-Krujë. Incidenti është raportuar nga vetë pronari i biznesit, i cili mëngjesin e sotëm e ka gjetur qepenin e servisit të dëmtuar. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • Plas tritoli në Fushë-Krujë, biznesmeni gjen derën e servisit të dëmtuar

    Plas tritoli në Fushë-Krujë, biznesmeni gjen derën e servisit të dëmtuar

    Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 09:53
    Pronari i një servisi në zonën e Fushë-Krujës ka denoncuar në polici dëmtimin e biznesit të tij. Paraprakisht mendohet se qepeni i servisit është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse.
    Pronari A. G., ka bërë njoftimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.
    “Krujë – Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

  • E konfirmuar: Barcelona, pa dy titullarë të rëndësishëm kundër PSG

    E konfirmuar: Barcelona, pa dy titullarë të rëndësishëm kundër PSG

    26 Shtator 2025

    16:54

    Telesport

    Hansi Flick do ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen e Barcelonës me Paris Saint-Germain.
    Gazetari Gerard Romero shkruan se Joan Garcia është dëmtuar paraditen e sotme gjatë stërvitjes. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të portierit spanjoll.
    Ndërkohë, Raphinha është gjithashtu i dëmtuar dhe pritet të mungojë për rreth dy javë.
    Këto dy mungesa janë realisht të rëndësishme, por Barcelona ka plot opsione.

  • Kërcënoi bashkëfshatarin se do ta vriste me sëpatë, arrestohet

    Kërcënoi bashkëfshatarin se do ta vriste me sëpatë, arrestohet

    Një 53-vjeçar, me inicialet A. G., është arrestuar pas disa ngjarjeve të dhunshme në fshatin Kosmaç.
    Ai dyshohet se dhunoi një bashkëfshatar dhe e ndoqi me sëpatë, ndërsa më parë kishte dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, duke thyer xhamat e dyqanit dhe të furgonit të tij, dhe kishte dëmtuar një automjet tjetër.
    Më 23 shtator 2025, 53-vjeçari është parë pranë banesës së viktimës duke mbajtur një sëpatë në dorë. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 3 thika dhe një sëpatë, të cilat shërbyen si prova materiale.
    “Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë. 53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë. Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi:
    A G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta. Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.”, njofton policia.

  • Tirana në revolucion, vetëm pesë titullarë kanë mbetur nga vjet

    Tirana në revolucion, vetëm pesë titullarë kanë mbetur nga vjet

    Tirana përgjysmon titullarët. Bardhe blutë kanë hyrë në një fazë rikonstruksioni të thellë dhe ky transformim shihet qartë në krahasimin mes skuadrës së sezonit të kaluar dhe asaj aktuale. Nga 11-shja titullare që mbylli kampionatin(“play out”) ndaj Pogradecit, plot pesë emra të rëndësishëm, Selmani, Mici, Përgjoni, Zharmuni dhe Ndreca, nuk janë më pjesë e bardhebluve.
    Largime që jo vetëm zbrazin repartet, por edhe prishin ekuilibrin e krijuar në edicionet e shkuara. Kontingjenti i mbetur përfshin emra me peshë si Dembele, Kola, Vera, Rafael, Soler dhe Haxhiu. Por as këta nuk kanë qenë plotësisht të pranishëm. Kola është i dëmtuar, Dembele mungoi në sfidën e fundit dhe vetëm këtë javë rikthehet, ndërsa Haxhiu nisi nga stoli me Flamurtarin.

    Kjo tregon se edhe bërthama ekzistuese nuk ka arritur të japë stabilitetin e nevojshëm në fushë. Në ndeshjet e para të kampionatit, shpesh është vënë re që skuadra ka vështirësi në ruajtjen e vazhdimësisë gjatë 90 minutave, duke alternuar periudha të mira me momente pasigurie. Edhe pankina ka ndryshuar shumë, veç trajnerit ku nuk është as Shkëmbi e Mile. Harizaj, Smaci dhe Bajrovic nuk janë më, ndërsa lojtarë si Ismajli, Meta dhe Gjumsi kanë qëndruar, por janë të dëmtuar.
    Marku (titullar në sfidën e fundit) dhe Mihana janë ndër të paktët që janë të gatshëm, por me rol më periferik. Kjo situatë ka ulur ndjeshëm alternativat për trajnerin, i cili shpesh është detyruar të bëjë rotacion të detyruar dhe jo të zgjedhur.
    Nga ana tjetër, merkatoja ka sjellë emra të rinj që pritet të marrin peshë me kalimin e javëve. Integrimi i tyre është një proces që kërkon kohë, por që duhet përshpejtuar, pasi kampionati nuk fal. Tifozët bardheblu kanë pritshmëri të mëdha, sidomos pas dështimit për të siguruar trofetë kryesorë sezonin e shkuar. Presioni i tribunës është i madh dhe kjo e bën edhe më delikat procesin e rindërtimit.
    BOSHTI – Në këtë kontekst, trajneri duhet të gjejë balancën mes lojtarëve të mbetur nga sezoni i shkuar dhe afrimeve të reja, duke ndërtuar një bosht të qartë titullarësh që mund t’i japin skuadrës stabilitet dhe identitet. Rikthimi i Dembelés dhe rikuperimi i Kolës e lojtarëve të tjerë të dëmtuar pritet të jenë vendimtarë për ecurinë e Tiranës në javët e ardhshme.
    Nëse rikthimi i lojtarëve të dëmtuar shkon sipas parashikimeve dhe afrimet arrijnë të integrohen shpejt, Tirana ka potencial të rivalizojë sërish për objektivat madhorë. Por deri atëherë, bardheblutë duken ende në kërkim të versionit më të mirë të vetes. Ky është një sezon ku durimi dhe puna në prapaskenë do të peshojnë po aq sa rezultatet në fushë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb