Tag: dëmtuar

  • Koçiu inspekton urën e dëmtuar në fshatin Xhyrë: Të gjitha strukturat do jenë në terren për sigurinë e qytetarëve

    Koçiu inspekton urën e dëmtuar në fshatin Xhyrë: Të gjitha strukturat do jenë në terren për sigurinë e qytetarëve

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në terren pranë urës së dëmtuar në fshatin Xhyre, Njësia Administrative Hotolisht në Librazhd, ku reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze dhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve, për arsye sigurie.
    Ministrja, së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, po koordinojnë masat për ndërhyrje të menjëhershme dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit në urë.Lexo edhe :Related Posts
    Deri në normalizimin e situatës, lëvizja e automjeteve po kryhet përmes rrugës së vjetër, e cila aktualisht shërben si alternativë. Ndërsa për fëmijët që ndjekin shkollën është siguruar transport nga të dy anët e urës, e cila kalohet vetëm në këmbë.

    Ministrja Koçiu theksoi se angazhimi në terren vijon pa ndërprerje dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq./vizionplus.tv

  • Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë

    Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë

    1.2 ha sektarë sera janë dëmtuar nga përkeqësimi i kushteve të motit në Buzmadh të njësisë administrative Cakran.
    Sipas fermerëve të prekur nga stuhia, serat janë të kultivuara me luleshtrydhe, kulturë kryesore në ekonomitë e tyre familjare.
    Edhe pse dëmshpërblimet janë një histori e hidhur për shumë fermerë të dëmtuar ndër vite të kësaj zone, pasi nuk kanë përfituar asnjëherë, ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse t’i ndihmojnë për të përballuar dëmet nga pasojat e motit të keq.

  • Tha se ishte dëmtuar për të munguar në Kombëtare dhe iku në Dubai, ish-lojtari i Francës për Mbappe: Do ta kisha bërë copë-copë

    Tha se ishte dëmtuar për të munguar në Kombëtare dhe iku në Dubai, ish-lojtari i Francës për Mbappe: Do ta kisha bërë copë-copë

    Kylian Mbappe do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë vitin e ardhshëm. Ai ka arritur në finalet e dy të mëparshmeve dhe ka shënuar tashmë katër gola në ndeshjet e titullit. Megjithatë, në orët e fundit nuk ka pasur mungesë polemikash rreth performancës së tij, të gjitha për shkak të mungesës së tij në ndeshjen e ekipit kombëtar francez.
    Mbappe u tha se ishte dëmtuar dhe mungoi për Kombëtaren, por në këtë kohë zgjodhi që të udhëtonte në Dubai dhe është gati për të luajtur për Real Madrid në ndeshjen e fundjavës. Kjo ka irrituar shumë edhe ish-lojtarin e Francës, Rothen.
    “Nuk ka të bëjë fare me Kylian Mbappe, unë jam thjesht i zemëruar me kapitenin e ekipit kombëtar, çdo ekipi kombëtar. Nëse ndonjë kapiten tjetër do ta kishte bërë këtë, do ta kisha bërë copë-copë. Si mund ta lejonte Didier Deschamps këtë?”, tha Jerome Rothen, një ish-lojtar i kombëtares franceze, për RMC.Ky burim detajoi udhëtimin e Mbappe në Dubai. Ylli francez kaloi më shumë se gjashtë orë e gjysmë në aeroplan. Ai u pa gjithashtu midis personazheve të famshëm në një klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Dëmtime të urave dhe rënie dherash”/ Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq, reshjet e shiut shkaktojnë probleme

    “Dëmtime të urave dhe rënie dherash”/ Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq, reshjet e shiut shkaktojnë probleme

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarkut të Kukësit, ku raportohen për dëmtime të urave dhe rënie dherash e inerte në disa rrugë nacionale. Sipas informacionit nga Emergjencat Civile, në Ujmisht ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë në Lusèn, Malqene dhe Tejdrinë, po ashtu dhe në Zapod.
    Si rezultat i erës është dëmtuar dhe mbulesa e një çatije në shkollën e fshatit Bele. Në Kolsh, si rezultat i vërshimit të ujrave janë dëmtuar rrugët e fshatit Myç-Mamëz dhe Mamëz të aksit rrugor Kukës-Surroj, ndërsa në Tropojë, në disa zona janë evidentuar problematika në disa ura.
    Konrketisht, si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit janë dëmtuar këmbët mbajtëse të tyre. Gjithashtu, për shkak të amortizimit, disa ura kanë pësuar dëmtime në shtrojën e tyre.

  • VIDEO-Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari/ Sulmohet me shkop bejsbolli makina e tij

    VIDEO-Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari/ Sulmohet me shkop bejsbolli makina e tij

    Një sherr është regjistruar në Konispol, mes një grupi të rinjsh. Dje, duke iu referuar burimeve zyrtare, disa të rinj, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Në kërkim janë shpallur; Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19 vjeç.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.”, sqaron policia.
    Ndërkohë, gazetarja Shpresa Dine ka siguruar dhe pamjet nga sherri në fjalë, ku të rinjtë kanë goditur makinën me shkop bejsbolli.

  • Dhunuan me sende të forta 18-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, policia shpall në kërkim 4 të rinj në Sarandë

    Dhunuan me sende të forta 18-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, policia shpall në kërkim 4 të rinj në Sarandë

    Katër të rinj, mes tyre dhe 1 i mitur, janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, të cilët kanë dhunuar dhe dëmtuar një 18 vjeçar në Konispol.
    N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjeç, janë personat  e shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me sende të forta, 18-vjeçarin me iniciale E. K., si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Plumba të leshuar në  tym, si shpëtoi mrekullisht anëtari i FRPD që po priste nënën në Rinas

    Plumba të leshuar në tym, si shpëtoi mrekullisht anëtari i FRPD që po priste nënën në Rinas

    Nga Elton Qyno – Syri

    Dhjetëra plumba kallashnikovi, janë hedhur në tym dhe pa adresë nga autorët e krimit të masakrës së Rinasit, duke rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjerë që ndodheshin në rrugë dhe hotelin përballë.

    Mes personave që i ka shpëtuar mrekullisht sulmit me armë është dhe një i ri, anëtar i FRPD, i cili kishte shkuar për të pritur nënën e tij që po vinte në Shqipëri.

    Mjeti i tij është përshkuar nga 4 apo 5 plumba në pjesën e derës së prapme dhe fatmërisht shoferi nuk ka pësuar asnjë dëmtim

    I riu që s’ka preferuar të bëhet publik për shkak të tronditjes dhe frikës për hakmarje, është shoqëruar në policinë e Tiranës dhe ka dhënë deklarime.

    Kjo është foto e makinës së dëmtuar dhe që policia ka kryer veprimet e nevojshme hetimore. 

    Foto: Makina e anëtarit të FRPD e dëmtuar nga plumbat

  • Vlorë/ Shkatërron derën e Urgjencës, shpallet në kërkim 31-vjeçari

    Vlorë/ Shkatërron derën e Urgjencës, shpallet në kërkim 31-vjeçari

    Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë
    Vlorë – Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë.
    Sipas policisë ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht”.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, përfundon në spital

    E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, përfundon në spital

    Një incident është regjistruar këtë të hënë në Tiranë, pasi një 43-vjeçar tentoi t’i japë fund jetës.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.Xh., ka dëmtuar duart me mjet prerës dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    “Më datë 03.11.2025, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, shtetasi E. Xh, 43 vjeç, ka dëmtuar duart dyshohet me një mjet prerës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • “Vendi po mbetet pa opozitë”, Çupi: Vetë SPAK e ka dëmtuar shumë rëndë duke e favorizuar

    “Vendi po mbetet pa opozitë”, Çupi: Vetë SPAK e ka dëmtuar shumë rëndë duke e favorizuar

    Për analistin Frrok Çupi, vetë SPAK e ka dëmtuar opozitën, duke e favorizuar, c’ka është përkthyer në rënie të mbështetjes ndaj saj.
    Në studion e Neës Line, Çupi tha se vendi po mbetet pa opozitë, pasi nuk ka as ide, as teza, as zhvillim politik
    “Ka një kujtesë gjithmonë, juristët prokurorët gjyqtarët, kanë një mendim ndryshe për popullin. Populli ka një kujtesë të fortë, ndodhemi para një fakti që mbështetja ndaj maxhorancës ka një rënie. Por lajmi është se ka rënë mbështetja ndaj opozitës.
    Në kohën që jemi duke ndezur motorët për BE, opozita gjithmonë ka ngritje. Maxhoranca ishte në pistën e saj të zakonshme,por po ndodh që opozita në të gjitha planet po bie, po shkohet drejt asaj që ankohen të gjithë që vendi po mbetet pa opozitë. Rënia e opozitës është performanca në zgjedhje, manifestimi në konferenca ku fliten gjëra të pavërteta.
    Nuk ka as ide, as teza, as zhvillim politik. SPAK duhet të mbajë mend se duke i rënë në qafë atij që të binte, maxhorancës dhe duke favorizuar opozitën vetë SPAK e ka dëmtuar shumë rëndë opozitën. Ka mbajtur anën e shtrembër të njeriut.”-tha ai.