Tag: dëmtuar

  • Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

    Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, aktori Olsi Bylyku, ka zbuluar detaje mbi padinë që Top Channel ka ngritur kundër tij, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në reality show.

    Olsi, i cili u eliminua papritur nga gara pas vetëm disa ditësh, ka shprehur më herët zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Më pas, ai postoi në Instagram një foto ku tregonte se ishte hedhur në gjyq nga Top Channel, për “prishje imazhi”.

    Në një intervistë të fundit në emisionin “Andale” me Dalina Buzin, ai sqaroi situatën:

    “Mërzitja që unë kisha me Top Channel-in ishte për faktin që minimalisht të kishte një bashkëpunim. Pastaj pjesa e gjyqit ishte diçka tjetër, që as sot nuk e di për çfarë arsye e kanë bërë kundër meje, sepse unë nuk e kam sharë atë televizion kurrë, madje e respektoj shumë, se kam dalë nga aty.”

    Dalina e pyeti nëse çështja lidhej me shkelje të kontratës, por Olsi mohoi një gjë të tillë:

    “Asnjë moment nuk e kam shkelur kontratën. Asnjë pikë të kontratës nuk e kam shkelur. Nëse marrim të dyja palët dhe shohim kush është më i dëmtuar, unë apo Top Channel, jam unë ai që jam dëmtuar më shumë. Dhe megjithatë, unë jam ai që jam hedhur në gjyq, sikur paskam dëmtuar Top Channel-in.”

  • SYRI TV/ Banorët e Grabovës së Sipërme në protestë: Rruga është dëmtuar, kërkojmë të rregullohet

    SYRI TV/ Banorët e Grabovës së Sipërme në protestë: Rruga është dëmtuar, kërkojmë të rregullohet

    SYRI TV

    Banorët e zonës së Grabovës së Sipërme në Gramsh kanë protestuar për rikonstruksionin e rrugës. Sipas tyre aksi rrugor është dëmtuar nga kamionët e firmës që ndërton hidrocentralet në këtë zonë dhe pse u kanë premtuar që do të investojnë nuk e kanë bërë. Gjithashtu banorët theksojnë se marrja e ujit nga këto hidrocentralet kanë lënë fshatrat pa ujë.

    Ndërtimi i tre hidrocentraleve në zonën e Grabovës së Sipërme ka shkatërrua rrugën në këtë zonë dhe banorët kanë protestuar mëngjesin e së mërkurës pasi kërkon rikonstruksionin e aksit të dëmtuar nga  kamionët që janë në përdorim të hidrocentraleve.  Këtë të fundit sipas banorëve shfrytëzojnë ujin e të gjithë zonës, por kompania nuk ka bërë asnjë investim ne zonë  ashtu siç kishte premtuar.

    Ndërkohë, përveç shkatërrimit të rrugëve banorët e fshatrave janë përballur edhe me një problem tjetër të madh,mungesën e ujit për përdorim, pasi resurset ujore të zonës shfrytëzohen nga hidrocentralet pa lënë asnjë proporcion  për banorët sikurse përcakton leja zhvillimore. Një tjetër arsye për këtë protestë ka qenë dhe papërgjegjshmëria sipas banorëve e autoriteteve lokale të cilat ata thonë nuk kanë mbrojtur interesat e tyre.

  • Ter Stegen rinis stërvitjen dhe i “tregon stolin” Szczesny, polaku mund të hiqet edhe nga lista e Champions

    Ter Stegen rinis stërvitjen dhe i “tregon stolin” Szczesny, polaku mund të hiqet edhe nga lista e Champions

    I dëmtuar rëndë më 22 shtator, kur këputi tendinën në gjurin e djathtë, Marc-André Ter Stegen prej disa ditësh po stërvitet me grupin dhe me sa duket e ka me nxitim. Portieri dhe kapiteni i Barcelonës dha një intervistë për “BILD”, ku foli për dëmtimin.
    “Provova një ndjesi tërheqjeje në kofshë që më përshkoi gjithë trupin. Më pas kuptova se nuk ishte vetëm diçka në kofshën time, sepse gjuri im ishte në një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga ç’duhej të ishte“, kujton Ter Stegen.
    Gjashtë muaj e gjysmë më vonë, Ter Stegen po përpiqet të rikthehet në fushë: “Fizikisht jam më mirë se kurrë më parë, plot energji. Kam një skuadër të shkëlqyer rreth meje, ndaj mund të përballoj mirë çdo stres”.
    “Dua të luaj së shpejti të jetë e mundur, por nuk kam një datë specifike në mendje. Nëse tani i zotëroj mirë të gjitha aspektet e stërvitjes në grup, do t’i jap një sinjal trajnerit që e bëj të ditur se jam gati”, tha portieri gjerman.
    Ky rikthim do të thotë se Szczesny do të ulet në stol. Madje në Champions League, Barcelona do të duhet të anullojë regjistrimin e portierit polak, sipas nenit 31.14 të rregulloreve të kompeticionit:
    “Pasi portieri i dëmtuar ose i sëmurë të jetë i aftë për t’u rikthyer në lojë, ai mund të rifitojë vendin e tij në vend të zëvendësuesit të tij. Rikthimi i portierit origjinal duhet t’i komunikohet UEFA para orarit të ardhshëm 4 orëve të ndeshjes për të marrë pjesë“.

  • Arteta në alarm para ndeshjes në Champions, katër mbrojtës të dëmtuar brenda një jave

    Arteta në alarm para ndeshjes në Champions, katër mbrojtës të dëmtuar brenda një jave

    2 Prill 2025

    9:47

    Telesport

    Arsenal fitoi 2-1 ndaj Fulham, ndeshje ku spikat rikthimi në fushë dhe te goli i Bukayo Saka. Gjithsesi, një lajm i keq është dëmtimi i mbrojtësit Gabriel Magalhaes, që ka krijuar mjaft probleme në këtë repart.
    Trajneri Mikel Arteta tashmë përballet me një ankth të madh për gjendjen fizike të katër mbrojtësve të dëmtuar përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid mesjavën e ardhshme.
    Arteta tha: “Gabi ndjeu diçka në kofshë. Ne nuk e dimë se sa problematik është ky dëmtim”. Ndërkohë, Jurrien Timber gjithashtu u lëndua në këtë ndeshje, ndërsa Ben White dhe Riccardo Calafiori nuk u aktivizuan fare.
    “Edhe Timber pati një problem fizik. Ai arriti të vazhdonte të lunate por në një moment nuk mundi dhe u zëvendësua. Ne kemi humbur katër lojtarë në vijën e mbrojtjes në një javë”, tha i zhqetësuar Mikel Arteta.
    Riccardo Calafiori u dëmtua kur luante me kombëtaren italiane, ndërsa Ben White u dëmtua në stërvitje. “Ky është një problem i vazhdueshëm për ne, por katër dëmtime në mbrojtje Brenda pak ditësh janë shumë”, shtoi Arteta.

  • Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë vëllanë, fëmijët e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge

    Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë vëllanë, fëmijët e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge

    PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

    TIRANË-Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesenë rrugën “Besnik Hidri”, Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur banesës në pronësi të Tonin Qafës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:35. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.
    Mësohet se në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai. Pas vrasjes familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit. Ngjarja nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen e ndodhur vite më parë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të tij, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

  • Tritol banesës në Tiranë! Pronari sa ishte kthyer nga SHBA, në 2009 i vranë vëllanë

    Tritol banesës në Tiranë! Pronari sa ishte kthyer nga SHBA, në 2009 i vranë vëllanë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesenë rrugën “Besnik Hidri”, Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur banesës në pronësi të Tonin Qafës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:35.
    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.
    Mësohet se në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai. Pas vrasjes familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit. Ngjarja nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen e ndodhur vite më parë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI