Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L.
Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.
Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Tag: dëmtuar
-

Mbylli derën duke i dëmtuar këmbën të miturës, procedohet shoferi i urbanit në Tiranë
-

E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L.
Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.
Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. -

Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar
Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri në rrugën e Kavajës në kryeqytet të enjten.
Burime bëjnë me dije se pronari i picerisë ka qenë duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, por ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë.
Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari i picerisë, shtetasi Besmir Dyrmishi, 40 vjeç dhe punonjësi, Klejdi Bajrami, 28 vjeç të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. -

Ministri Salla shpërndan pamjet: Vijojnë punimet për riparimin e argjinaturës së dëmtuar në Tale
Në zonën e Tales, Lezhë, ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit po punojnë me intensitet për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore dhe minimizimin e pasojave në territor.
Sipas njoftimit të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor. Autoritetet janë angazhuar në terren për të garantuar që situata të vihet nën kontroll sa më shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të dëmeve.
Punimet pritet të vijojnë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të argjinaturës, ndërsa institucionet bëjnë thirrje për vigjilencë në zonat e prekura. -

E pabesueshme/ I dëmtuar, Neymar zbret në fushë dhe shënon
Duhet të ishte në infermieri, duke u kujdesuar për gjurin e tij të dëmtuar, por ndryshe nga se pritej, Neymar jo vetëm që nuk qëndroi në “bokse”, por zbriti në fushë si titullar ndaj Sport Recife për t’i dhënë një dorë ekipit të tij Santos që po lufton për mbijetesë.
Me meniskun e këputur, Neymar befasoi të gjithë tifozët, ku në minutën e 25-të me një veprim të bukur brenda në zonë kaloi Santos në avantazh, një gol që u festua gjatë nga Neymar dhe tifozët. Ylli brazilian ishte protagonist edhe në golin e tretë për Santos duke dhuruar një asist.
Fal këtij trepikësh, Santos merr pak frymë duke u renditur provizorisht në vendin e 15-të, por “zona e kuqe” është vetëm 2 pikë larg. Pak ditë më parë, mediat braziliane ngritën alarmin duke zbuluar se Neymar rrezikonte sezonin, madje edhe prezencën e tij në Botërorin FIFA2026, por braziliani nuk ka ndërmend të dorëzohet, do të bëjë gjithçka për të shpëtuar Santos. -

Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, policia nis hetimet
Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. -

Droni godet kryeqytetin e Çeçenisë, ndërtesa e bazës ushtarake është dëmtuar
Një bazë ushtarake në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë, u sulmua nga një dron më 27 nëntor.
Dëshmitarët okularë publikuan një foto që tregonte tym që ngrihej mbi njërën prej ndërtesave.
Kavkaz Realii gjeolokoi pamjet, duke konfirmuar se një nga ndërtesat në territorin e bazës ushtarake ishte dëmtuar.
Raportet e medias treguan se Regjimenti i 141-të Sever (Veri), pjesë e Gardës Kombëtare Ruse, është i stacionuar në këtë bazë.
Në vitin 2023, kreu i Çeçenisë u dha çmime komandantëve të njësisë në këtë vendndodhje.
Autoritetet çeçene dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk e kanë raportuar sulmin me dron.
Aeroportet në Çeçeni, Dagestan, Osetinë e Veriut dhe Ingusheti pezulluan operacionet.
Столицю Чечні атакував безпілотник: пошкоджена будівля на території військового містечка pic.twitter.com/pILYBQFRxz— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) November 27, 2025
-

Ura u dëmtua nga përmbytjet/ Bllokohen 10 fshatra në Kolonjë, banorët protestojnë
Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Protesta vjen pas izolimit të mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën.
Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.
Kjo situatë ka shkaktuar alarm tek banorët, të cilët thonë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që presin ndihmë, ndërsa askush nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të bllokimit.
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, shprehen ata.
Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar. -

“Braktisje nga qeveria”/ Berisha ndan videon: Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti
Fermerët e Konispolit po përballen me dëme të mëdha pas motit të keq që ka goditur vendin, ndërsa ndihen të braktisur nga institucionet shtetërore. Në një video të publikuar në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfaq plantacionet e mandarinave të përmbytura, ku pemëtaria duket nën ujë në gjendje katastrofale.
Postimi i tij shoqërohet me dixhiturën: “Fermerët e Konispolit të dëmtuar rëndë nga moti, të braktisur nga qeveria.” -

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka mbetur e dëmtuar pas një zjarri të rënë në banesë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh.
Foshnja është transportuar në QSUT dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.